-
Ylli Pata: Dilemat e qeverisë së 4 të Edi Ramës, fytyra e PS-së së re, apo makijazh?
Në mandatin e parë kur ishte në koalicion me PS-në dhe gjysmën e mandatit të dytë, përkatësisht deri në protestat e studentëve të dhjetorit 2018, ministrat në qeveritë e Edi Ramës kanë qenë më politik, shumica e tyre anëtarë kryesie dhe drejtues politik qarqesh.
9 Shtator -
DËSHMIA/ Trëndafile Visha: Unë në QSUT, në këtë investim 17 milionë euro ku pacientët dalin jashtë spitalit për të defekuar
Është absolutisht skandaloze dhe e papranueshme që në një pavion spitalor në këtë kohë, në qendrën më të madhe spitalore të vendit (QSUT), pacientët të detyrohen të dalin jashtë ose të gjejnë mënyra alternative vetëm për të kryer një nevojë bazike fiziologjike.
9 Shtator -
Sokol Basha: VV në Kosovë mbështet BDI në Maqedoninë e Veriut
Por kjo nuk është rastësi, sepse e vërteta është e thjeshtë: Vetëvendosja e Albin Kurtit ia ka marrë BDI-së së Ali Ahmetit sloganin, fjalë për fjalë, pa asnjë përpjekje për ta ndryshuar.
9 Shtator -
Alban Daci: SHBA dhe Kina në një rend të ri botëror! Po Rusia?!
Rusia nuk është superfuqi dhe është e detyruar të ndjekë Kinën! Hera e parë që nga Lufta II që Rusia nuk është një ndër superfuqitë e boshtit të ri botëror! Lufta e Ukrainës e ka dëmtuar pozicionin e Rusisë në nivel botëror dhe nuk e ka forcuar! Interesat ruse nuk kanë përputhje me ato kineze!
9 Shtator -
Enver Robelli: Përkëdheljeve nga Brukseli, Vuçiç iu përgjigjet me sharje nga tavolina e kafenes
Që nga njoftimi i ambasadorit Emanuele Giaufret, në Serbi kanë ndodhur shumë ngjarje. Pas rrëzimit të kulmit të stacionit të trenit në Novi-Sad më 1 nëntor 2024, në këtë vend shpërthyen demonstratat më të mëdha në historinë e tij më të re
9 Shtator -
Fatos Çoçoli: Ç’fitojmë nga Operatori i Prodhimit të Ujit?
Më shumë ujë, më cilësor dhe investime afatgjata. Besimin se qeveria e ka seriozisht me ujin. Operatori do të ketë dhe një njësi të dedikuar mbi kërkimin dhe teknologjinë.
9 Shtator -
Eduard Zaloshnja: Analizë probabilitare e ndeshjes Shqipëri-Letoni
Nga 10 mijë simulacione të modelit, në plot 68% të simulacioneve “ndeshja” në kompjuter përfundoi me fitoren e Shqipërisë, ndërsa në 22.3% të tyre përfundoi barazim. Vetëm 9.7% e simulacioneve përfunduan me fitore të Letonisë.
9 Shtator -
Ylli Pata: Efekti politik i ministrave demokratë në qeverinë e Edi Ramës
Ekipi i Edi Ramës ka prej kohësh, demokratë të marrë nga komuniteti politik i Sali Berishës së 2009-2013. Përtej polemikave, ai “ekip demokratësh” është marrë që nga të fortët e 2013-s, që është shtrirë në kohë vit pas viti, e sidomos në zgjedhjet përkatëse parlamentare po vendore.
8 Shtator -
Augustin Palokaj: BE-ja me gjithë sanksionet e padrejta ndaj Kosovës, nuk i ka kthyer kosovarët kundër saj
Kosova, pas Turqisë, ka mbështetjen më të vogël të qytetarëve brenda BE-së edhe pse dallimi mes atyre që do ta pranonin Kosovën në BE dhe atyre që janë kundër nuk është i madh. Në favor të pranimit të Kosovës në BE do të ishin 43 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian ndërsa 46 për qind janë kundër.
8 Shtator -
Eduard Zaloshnja: Bashkia Shkodër, më e rëndësishmja elektoralisht deri më 2027
Me përafërsi, mund të parashikohet qysh sot se PS-ja do të ketë kryebashkiakët e saj më 2027 në 54-56 bashki. Por Bashkia Shkodër do të jetë më e rëndësishmja ndër to.
8 Shtator -
Bajram Peçi: Kolegët italianë vlerësuan kontributin e Carlo Bolinos edhe në mediat shqiptare, duke përbuzur sulmet mesjetare 30-vjeçare ndaj tij
Edhe pas mëse 30 vjetësh në “radhorët” e armiqve të PD-së dhe Sali Berishes, emri Carlos atje është, nuk ka lëvizur kurrë! Askush nuk do habiste, unë jo që jo, por kushdo me mend në kokë, nëse pas këtij çmimi do shohim të shfaqen “Qentë e luftës”, për të sharë Italinë, gazetarët elitarë të saj e për të përçmuar që këtë çmim të vyer intelektual ia dhanë një figure, tashmë prej dekadash të urryer prej këtij formacioni mesjetaro-klanor?
8 Shtator -
Lea Ypi: Përgjimi dje dhe sot
“A e ke parë foton e gjyshes që të është bërë virale në Facebook?”, lexova mesazhin e një të afërmi. “Nuk ka mbetur njeri pa e përfolur atë foto”.
7 Shtator -
Ylli Pata: Pse 11 shtatori po konsiderohet më i rëndësishëm se 11 maji?
11 shtatori, e paralajmëruar si dita e shpalljes së qeverisë së katërt të Edi Ramës, ka shumë gjasa që të mos jetë aq shumë lajm politik.
7 Shtator -
Rama dhe 'Rama IV'!
Diskutimet e mëdha janë për çfarë do të ndodhë në shtator. Një gjë është e sigurt se në shtator nuk do të ndodh "Kiameti", por do të jetë një rutinë e zakonshme e Republikave Parlamentare: Rama do të vendos kush do të jetë ministër dhe kryetar Kuvendi dhe ky i fundit me një shumicë thuajse absolute do e votojë pa e menduar dy herë!
7 Shtator -
Edison Ypi: Faleminderit Carlo
Për Carlo Bollinon "Çmimi Antonio Maglio" që mori është pak, fare pak. Meriton shumë më tepër.
7 Shtator -
Indrit Vokshi: Si më ndryshuan të çmendurit e PD?
Me kanë ndihmuar shumë të çmendurit e PD, gjatë 4 vjetëve që shkuan, gjatë asaj luftës së brendshme që bënë për të spastruar nga partia armiqtë e udhëheqësit të fundit ish-komunist. Ata ma nxorrën qejfit.
7 Shtator -
Spartak Ngjela: Çfarë është absurditeti i një ideologjie që drejton një shtet apo një shoqëri?
Nëse një popull e adhuron demokracinë por kryeministri i atij shteti i thotë popullit se demokracinë ua solla unë; kuptohet se ai popull nuk është në demokraci dhe nuk e njeh fare se çfarë është demokracia. Dhe kjo shoqëri kuptohet gjithashtu se indirekt jeton në diktarurë, kurse shumica e popullsisë adhuron diktatorin.
6 Shtator -
Ben Andoni: Rama 4, iluzion i bukur në kohë të këqija!
Pak ditë para shpalljes së qeverisë Rama IV kanë filluar parashikimet për emrat, konfigurimin dhe idetë e kryeministrit më jetëgjatë të periudhës së demokracisë.
6 Shtator -
Ylli Pata: Betejat epike të shtatorit që digjen në fund me benzinë!
Opozita jonë, që këtë herë nuk qe monolite ka pasur rezultatet ë ndryshme më 11 maj. Partia Demokratike e Sali Berishës ka pësuar një disfatë të përgjithshme, duke humbur pozicione në çdo qark të vendit. Partia e Lirisë e Ilir Metës thuajse është asgjësuar në territor.
6 Shtator -
Eduard Zaloshnja: Gara politike e Ramës deri më 2029, me veten…
Tani që PS ka një shumicë pothuaj të cilësuar në Kuvend, Rama duhet të mendojë kryesisht për të ardhmen e vendit, kur ta krijojë kabinetin e ri qeverisës. Sepse tani ka garë politike me veten PD mund të mbledhë maksimumi 500 mijë vota, LSI më pak se 30 mijë vota, dhe partitë e tjera 150 mijë vota të shpërndara.
6 Shtator