-
Lorenc Vangjeli: Nëse humb, Berishës nuk i shërben për gjë as të bëhet qytetar nderi në Washington
E para, entuziazmi i demokratëve është real. Mbas një periudhe shumë të gjatë izolimi ata kanë mundur të hapin një kanal komunikimi me anë të lobimit me qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Duke gjykuar nga thellësia e humnerës që ishin zhytur ish-sovranistët e djeshëm në marrëdhëniet me anën tjetër të Atlantikut, kjo nxjerrje koke mbi sipërfaqe është realisht një moment për t’u mbushur me frymë.
28 Prill -
Augustin Palokaj: Duhet një papë i cili s’do t’u lejojë politikanëve të bëhen më katolikë sesa ai
Për disa ditë kardinalët do të mblidhen në Konklavë në Romë për të zgjedhur pasardhësin e Françeskut. Ka shumë rryma dhe politikanë nëpër botë që do të donin të ndikonin këtë proces, që të mos ia lënë vetëm Shpirtit të Shenjtë të vendosë se kush do të jetë prijësi i Kishës më të madhe në botë.
28 Prill -
Bledi Lumani: Çudia më e madhe tre ditë zgjat, kur relativizohet e keqja dhe korrupsioni
Drejtuesi i opozitës - në një vend që konsiderohet si ndër më të varfërit e Europës - që përbetohet ditë e natë se është i ndershëm dhe ka vetëm 1 apartament 40 metra katrorë dhe 100 mijë euro në llogari bankare, ka vendosur të paguajë 6 milionë dollarë për lobim, për t’i hequr non grata-n
28 Prill -
Edison Ypi: Doktor hajduti
Doktor hajduti, alias Sali Kulla, ka zbuluar së fundmi se Amerika nuk është ai që thoshte kurvi: Ai xhandari ndërkombëtar, ajo luftënxitësja, ajo gjakpirësja e popujve, ajo shushunja që s'nginjet me gjak proletarësh heroikë të pafajshëm, por një matufe, një syleshe, një pisanjose, një ngordhalaqe dhe budallaqe që s'e ka shoqen.
28 Prill -
Adriatik Doçi: Maga po i kthehet në magmë, si Berisha përdori 'dy shkopinj' për aferën 6 milionë euro me formulën e kontributit patriotik të dhëndrit
Për të futur në veprim cash-in Zenit, ka gjetur 'dy shkopinj sushi', duke mos prekur asgjë me duart e Familjes. I pari, Nuredin Seci, një elektriçist me pasion shkëmbinjtë nga Tropoja, garant i 6 milionë eurove, është sot 72 vjeç. Çfarëdolloji rrjedhe të marrë hetimi, Seci nuk bën burg për shkak të moshës.
27 Prill -
Skënder Minxhozi: Kur Elon Musk shndërrohet në elektricist
Është një sasi parash që nuk tregon lobim normal, por që zbulon një hall të madh. Si ai i Donald Trump me mbi 90 akuza penale, që u zgjidh me injektimin e 200 milion dollarëve nga xhepi i Elon Musk në fushatën zgjedhore në SHBA.
27 Prill -
Mero Baze: Problemi ligjor, problemi moral dhe problemi politik i heqjes së njollës së Berishës me lekë
Ligji shqiptar i financimit të partive politike ndalon në mënyrë të qartë çdo entitet të huaj të financojë fushatën zgjedhore. Nëse administrohet si provë deklarata zyrtare e PD-së që thotë se financimin e ka marrë përsipër një fondacion shqiptaro-amerikanësh në SHBA, është entitet i huaj dhe është ligjërisht e ndaluar të financojë fushatë elektorale në Shqipëri.
27 Prill -
Preç Zogaj: Zgjedhjet e 11 majit pa asgjë të re, ose të fundit e tranzicionit
Ketë Shqipëri politike e gjen të djeshme e pardjeshme, si të jetë ndaluar koha. Pothuajse identike me atë që ka lënë herën e kaluar dhe herën tjetër para herës së kaluar dhe herën e herës tjetër para herës së herës së kaluar.
27 Prill -
Fatos Çoçoli: Pse FMN vlerëson sektorin bankar?
Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë mundësuan frenimin e inflacionit dhe nuk e lejuan atë të kalonte në një inflacion shumë të rrezikshëm dyshifror, sikurse ndodhi në vendet e tjera të rajonit, gjatë periudhës gati dyvjeçare mars 2022-dhjetor 2023.
27 Prill -
Ilir Demalia: Tullumbacja e Nuredinit
Dje, të gjithë kandidatët për deputetë dhe strukturat e SHQUP-it dolën të ekzaltuar në media dhe televizione, duke deklaruar se plaku Mere, Sali Berisha, tashmë do të hiqet nga lista “non-grata” me ndihmën e një fondacioni që, sipas tyre, zotëron 6 milion dollarë. Por faktet flasin ndryshe.
27 Prill -
Mero Baze: Të lumtur që po gjejnë avokatë për humbjen
Ideja se PD do të humbasë, pastaj nuk do të njohë zgjedhjet apo do të braktisë Kuvendin, nuk është as ndonjë ide e re, as ndonjë praktikë e re. Është ajo që PD dhe Berisha kanë bërë gjithë jetën, që kur kanë humbur
26 Prill -
Yllka Gjikopulli: Mbrëmë u ndjeva nga Tropoja
Shpesh më është servirur si një vend i ashpër, i fortë, i largët. Por mbrëmë, në koncertin "K’cimi i Tropojës", një shfaqje për të kremtuar përfshirjen e K'cimit në trashëgiminë jomateriale të UNESCO-s, realizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit nga Ansambli Popullor dhe valltarët virtuozë të Tropojës, ndjeva se Tropoja ishte vendi me shpirtin më të bukur
26 Prill -
Eduard Zaloshnja: Si e favorizon formula D’Hont subjektin e parë zgjedhor në qark
Formula D’Hont filloi të bëhet e njohur për publikin shqiptar qysh nga prilli i vitit 2008. Atë vit u bë një ndryshim rrënjësor në sistemin elektoral, miratuar nga Berisha (atëherë kryeministër) dhe Rama (atëherë kryeopozitar). Dhe qysh atëherë, formula D’Hont përdoret për ndarjen e mandateve parlamentare mes subjekteve zgjedhore në secilin qark.
26 Prill -
Alban Daci: Vota e emigrantëve
A është e rëndësishme që emigrantët të votojnë? Përtej rëndësisë është një e Drejtë Kushtetuese dhe si e tillë është e detyrueshme për t'u aplikuar!
26 Prill
-
Arben Qirezi: Kuvendi në pritje, si ndikon kultura politike në procesin e konstituimit
Kultura politike në Kosovë është ndikuar në masë të madhe nga sistemi zgjedhor dhe prania qeverisëse ndërkombëtare. Kështu, prej vitit 2001, pyetja se kush fiton çka, kur dhe si është zgjidhur përmes dialogut, kompromisit dhe marrëveshjeve mes elitave politike.
25 Prill -
Diagnoza ime si mjek, është se Berisha është 'I pakorrigjueshëm'
Diagnoza që mjeku Shehu i bënte dje “pacientit” Berisha, mbetet aktuale edhe sot, ndonëse kanë kaluar mbi dy dekada.
25 Prill -
Eduard Zaloshnja: Korça, qarku më interesant statistikisht në këto zgjedhje
Më 2021, PS-së i duhej të merrte në Qarkun Korçë qoftë edhe 1 votë me shumë se PD-ja, që ta siguronte mandatin e 6-të të saj. Ndërsa tani mund t’i duhen rreth 14 mijë vota epërsi, për të siguruar mandatin e 6-të, sepse këtë vit Qarku Korçë ka gjithsej 10 mandate parlamentare (e jo 11 si para katër vjetësh).
25 Prill -
Edison Ypi: Rrena më e bukur
Partia Demokratike do fitojë zgjedhjet. Kjo rrenë është aq e pabesueshme, njësoj si me thënë se Dhisar Shiti është shkrimtar, Fevzo Varkari gazetar i ndjeshëm, Robert Karipllari orator brilliant.
25 Prill -
Fatos Çoçoli: Beteja për energjinë
Ulja më herët e çmimit të energjisë elektrike: mundësi apo dëshirë? Partia Demokratike duhet të thotë sa mendon ta rrisë pjesën e prodhimit të energjisë nga dielli dhe era. Nëse energjia nga dielli dhe era shkon në gati një të tretën e prodhimit tonë kombëtar, çmimi për qytetarët mund të zbresë edhe në 6 lekë brenda katër viteve të ardhshme
25 Prill -
Ilir Metaj: Më 11 maj nuk votohet për mrekullinë më të madhe, por për kujtesën! Vlora e di këtë
Sot në Vlorë është gri. Jo e keqe. Gri. Si një kujtesë: drita nuk është garant. Është zgjedhje. Ka re. Ka peshë. Ka qetësi të rëndë. Si para një vendimi. Disa presin kthjellim. Të tjerët nisen. Disa vishen me fjalë. Të tjerë zhveshin errësirën me hapa. Disa premtojnë rrugë të sigurta.
25 Prill