Politikë

Karton jeshil qeverisë, ‘harruan’ veten! 61 projektligjet e deputetëve në sirtarë! PS nuk hodhi në votim 38 nisma të PD, në mes ‘beteja’ për ‘ish sigurimsat’ në politikë

61 nisma ligjore, disa të paraqitura me bujë si propozime nga vetë deputetët, u harruan në sirtarët e Kuvendit në 4 vitet e legjislaturës që për pak javë mbyllet. Një hulumtim i Report TV, konfirmon se deputetët kanë dhënë votën për ligjet e sjella nga qeveria por kanë harruar propozimet e tyre. Pjesa më e madhe janë iniciativa të opozitarëve, që socialistët nuk i çuan asnjëherë në votim, por nuk mungojnë dhe nismat e braktisura të vetë deputetëve të PS.

6 Qershor, 16:03