Politikë

U largua nga Nisma Thurje, Loku kritika Shabanit: Mandati të shkonte në listën e hapur! Do shihnim nëse Lapaj do mbante zotimin për ta djegur

Rigerta Loku Tushaj thotë se vendimi për t’u larguar nga Nisma Thurje ishte një qëndrim kundër asaj që ndodhi për mandatin. Për Report TV, ajo thotë se mandati duhet t’i shkonte një personi në listën e hapur. E pyetur nëse duhej ta merrte Lapaj, Loku shtoi se ishte dakord dhe më pas do të shihej nëse ai do ta mbante fjalën e dhënë para zgjedhjeve, se nëse do të merrnin një mandat, do ta digjte.

24 Korrik, 14:53