Prishet akseleratori linear te Spitali Onkologjik në QSUT, pacientët me tumor nuk mund të bëjnë radioterapinë
Pajisja që shërben për radioterapinë e të sëmurëve me tumor në spitalin Onkologjik, akseleratori, nuk funksion. QSUT në një reagim të vonuar pas insistimit të vazhdueshëm të Report Tv, njoftoi se pajisja pësoi defekt të premten e do të rregullohet të hënën. Edhe një tjetër pajisje, brakiterapia, nuk ka funksionuar për një kohë që QSUT nuk e përcakton
28 Qershor, 11:26