Ndotja në lumin Fan, ekspertët: E akumuluar prej vitesh! Vlera e hekurit 12 herë më e lartë se normat e BE (VIDEO)
Disa matje nga grup ekspertësh të pavarur në lumin Fan, tregojnë një situatë alarmante të ndotjes. Uji dhe toka poshtë fabrikës së bakrit në Fushë Arrëz është e ndotur rëndë. Rezultatet tregojnë prani të hekurit, 12 herë më të lartë se normat e BE, Po ashtu edhe plumbi dhe alumini janë përtej standardeve. Ekspertët që bënë analizat thanë në Report TV se këto norma të metaleve të rënda, rrezikojnë bimët dhe njerëzit, si dhe helmojnë ujërat nëntokësorë.
24 Korrik, 12:23