Sociale

‘Po qelbemi, s’kemi ujë për të larë as për të pirë’, banorët e Varibopit në Fier protestë ndaj Ujësjellësit: Po tallen me ne, sjellin 10 minuta ujë në ditë

Mbi 240 familje në Varibop të Fierit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në verë. Ata protestuan këtë të hënë, duke kërkuar të merren masa nga Drejtoria e Ujësjellësit në Fier. Sipas banorëve, prej muajit maj, uji shkon në çezma me orar të reduktuar, vetëm 10 minuta në ditë.

16 Qershor, 15:36