Politikë

EKSKLUZIVE/ Sondazhi i parë i Piepolit dhe Report Tv për 11 majin, analizohet prirja e votës! PS drejt 19 mandateve në Tiranë! PD rënie në Durrës! Lapaj dhe Shehaj në 'luftë' për vendin e tretë! PL nuk arrin mandat

13 Shkurt, 21:00| Përditesimi: 13 Shkurt, 23:51

  • Share

TIRANE- Kur kanë mbetur vetëm 3 muaj nga zgjedhjet parlamentare Instituti i njohur italian i sondazheve Piepoli në bashkëpunim me Report Tv sjellin ekskluzivisht rezultatet e sondazhit të parë paraelektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Rezultatet e sondazhit të parë të Institutit Piepoli që masin pulsin e votuesve në qarqet Tiranë dhe Durrës për zgjedhjet parlamentare u publikuan mbrëmjen e 13 shkurtit në emisionin ‘Frontline’ me Marsela Karapançon.  

Për qarkun e Tiranës, Partia Socialiste projektohet 17-19 mandate deputetësh, 44-48%. PD, përllogaritet me 36-40 % të votave, 12-14 mandate deputetësh. ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapaj projektohet si forca e tretë me 4-8%, 1-3 mandate deputetësh. Diku më pak shikohet ‘Mundësia’ e Agron Shehajt ,e 3.5-7.5%, pra 1-3 mandate deputetësh. 

Ndërkohë duke llogaritur zgjedhësit që jetojnë në Tiranë, plus dhe ata zgjedhës të Tiranës pjesë të Diasporës në Itali, rezultati në përqindje dhe mandate nuk lëviz. ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapaj projektohet si forca e tretë me 4-8%, 1-3 mandate deputetësh. Diku më pak shikohet ‘Mundësia’ e Agron Shehajt ,e 3.5-7.5%, pra 1-3 mandate deputetësh.

Në qarkun e Durrësit, PS rezulton forcë e parë me 49-53% të votave, llogaritur në mandate 6-8 deputetë. PD projektohet 37-4%, me 4-6 deputetë. Më e mundshmja për të qenë forcë e tretë është Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt, 2-6%, pra 0-2 mandate deputetësh. Lëvizja ‘Bashkë’ e Arlind Qorit dhe ‘Mundësia’ e Agron Shehajt, me nga 1-5% luftojnë për një mandat deputeti në qarkun Durrës.

Suprizë është Partia e Lirisë e cila ka humbur ndjeshëm mbështetje. Ndërsa Partia e Ilir Metës, e cila në 2021 kandidoi si Lëvizja Socialiste për Integrim (shenim: LSI ndryshoi emër në 2022 në PL) mori 2 mandate në Tiranë, nga prirja e votës e analizuar nga instituti Piepoli, në zgjedhjet e 11 majit mund të mos arrijë të marrë asnjë mandat. Në rezultatin e Institutit Piepoli kjo parti është përfshirë në fund tek zëri 'Të tjera" për shkak të mbështetjes së vogël.

Piepoli mati pulsin e zgjedhësve shqiptarë që jetojnë në Itali. Sipas kalkulimeve të institutit italian, Partia Socialiste projektohet 48-52% të votave të diasporës shqiptare në Itali.

Ndërkohë, PD-ja e renditur forcë e dytë projektohet 30-34%. Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ projektohet nga sondazhi 5.5-9.5% të votave të diasporës italiane. Lëvizja e Lapajt është ‘kokë më kokë’ me Partinë Mundësia të Agron Shehajt e cila projektohet me shqiptarët e Italisë, 3.5-7.5%.

Sondazhi i zhvilluar me metodologjinë C.A.T.I. u zhvillua nga 29 janari deri më 6 shkurt 2025. Shtojmë këtu se në sondazh morën pjesë edhe shqiptarë nga diaspora në Itali, zgjedhës në Tiranë dhe Durrës për 11 majin.

Në qarkun e Tiranës u zhvilluan nga instituti Piepoli 400 intervista, në qarkun e Durrësit 350 intervista dhe me qytetarët shqiptarë rezident në Itali janë zhvilluar 300 intervista, gjithsej 1050 me anë të celularit.

Ora 22:03
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit 'mat pulsin e shqiptarëve në Itali, PS forcë e parë, 18% më shumë se PD-ja! 'Shqipëria Bëhet' dhe 'Mundësia' garë për vendin e tretë

1739480616_sondazhi4.jpg

Për herë të parë vjen një sondazh për votën e diasporës për zgjedhjet e 2025-ës. Instituti i njohur italian 'Piepoli' publikoi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’  në Report Tv rezultatet e prirjes së votës për zgjedhësit shqiptarë që jetojnë në Itali. Sipas kalkulimeve të institutit italian, Partia Socialiste projektohet 48-52% të votave të diasporës shqiptare në Itali.

Ndërkohë, PD-ja e renditur forcë e dytë projektohet 30-34%. Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ projektohet nga sondazhi 5.5-9.5% të votave të diasporës italiane. Lëvizja e Lapajt është ‘kokë më kokë’ me Partinë Mundësia të Agron Shehajt e cila projektohet me shqiptarët e Italisë, 3.5-7.5%.

Deri në 2% mund të shkojnë edhe Partia Social-Demokrate dhe Nisma Thurje e Lëvizja Bashkë. 

Ora 21:50
Sondazh i Piepoli për Durrësin, PD rënie nga zgjedhjet e 2021, PS mbetet solide! ‘Shqipëria Bëhet’ drejt marrjes së mandatit të deputetit

1739479882_sondazhiipiepolit.png

Instituti italian Piepoli pasqyroi sonte në Frontline sondazhin paraelektoral për qarkun e Durrësit. Duke marrë në konsideratë vetëm zgjedhësit që jetojnë në qarkun e Durrësit, PS rezulton forcë e parë me 49-53% të votave, llogaritur në mandate 6-8 deputetë.

PD projektohet 37-4%, me 4-6 deputetë. Më e mundshmja për të qenë forcë e tretë është Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt, 2-6%, pra 0-2 mandate deputetësh.

Lëvizja ‘Bashkë’ e Arlind Qorit dhe ‘Mundësia’ e Agron Shehajt, me nga 1-5% luftojnë për një mandat deputeti në qarkun Durrës. Ndërkohë, duke llogaritur zgjedhësit në Durrës dhe ata zgjedhës në qarkun Durrës që jetojnë në Itali, sondazhi nuk sheh ndryshim për forcën e parë, Partinë Socialiste.

Sa i përket PD-së duke bashkuar dhe votat e diasporës në Itali, ka një rritje me 0.5%, megjithatë marzhi i mandateve është 4-6. Ndryshim me diasporën italiane të Durrësit, ka dhe Partia Mundësia e Shehajt, me 0.5% rritje, duke iu afruar mandatit të deputetit në këtë qark. Kujtojmë se në zgjedhjet e 2021, PS mori 8 mandate në Durrës, ndërsa PD-ja mori 6.

Ora 21:07
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i parë i Piepolit për zgjedhjet e 11 majit, Në qarkun e Tiranës 'Shqipëria Bëhet' e Lapajt dhe 'Mundësia' e Shehajt luftojnë për 3 mandate

1739477210_sondazhi1.jpg

Mbrëmjen e sotme në Report Tv u publikuan ekskluzivisht rezultatet e sondazhit paraelektoral të Institutit të njohur italian të sondazheve Piepoli për qarkun e Durrësit dhe qarkun e Tiranës.  

Sa i përket Tiranës, prirja e votës duke llogaritur vetëm votat e atyre që jetojnë në kryeqytewt, instituti italian nxjerr PS forcë të parë me marzh përqindjeje 44-48%, e përkthyer në mandate, 17-19 deputetë.

PD, përllogaritet me 36-40 % të votave, 12-14 mandate deputetësh. ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapaj projektohet si forca e tretë me 4-8%, 1-3 mandate deputetësh. Diku më pak shikohet ‘Mundësia’ e Agron Shehajt ,e 3.5-7.5%, pra 1-3 mandate deputetësh.

Poshtë tyre përllogaritet Lëvizja ‘Bashkë’ e Arlind Qorit me 2.5-6.5%, pra 0-2 deputetë. Ndërkohë duke llogaritur zgjedhësit që jetojnë në Tiranë, plus dhe ata zgjedhës të Tiranës pjesë të Diasporës në Itali, rezultati në përqindje dhe mandate nuk lëviz.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 2021, PS mori 18 deputetë në Tiranë, ndërsa PD dhe aleatët 15.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 13/02/2025 23:04

    italia eshte me ps ,,,hahahah ku mer piopoli ku ,,as pd as ps ,,shqiperia sot ska alternativa ,parti hajdutesh ,para zgjedhjeve jane te gjithe me hallet e popullit,sa marin pushtet ,thone jemi me mire se gjermania,,ne sdo votojme hajdute,,kurre

    Përgjigju
  • Dkamsjfkdj: 13/02/2025 22:27

    Diaspora esht pr ps pd do dal dhe me keq se te rejat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?