PRISHTINË- 17 vjetorin e Pavarësisë gjen Hashim Thaçin në burg në Hagë. Njeriu që shpalli Pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008 po përballet me dy procese gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe është në paraburgim në Hagë, qytetin holandez prej vitit 2020.
Kryeministri Edi Rama duke bërë rishare postimin e të dërguarit të SHBA-së Richard Grenell tha se "sa më shumë të vijojë padrejtësia, aq më e madhe njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë"
I dërguari amerikan për operacione të posaçme, Richard Grenell, duke uruar miqtë në Kosovë për 17-vjetorin e pavarësisë shkruante se
Ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e madhe. Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë – jo mbrapa grilave në Hagë”, ka thënë Grenell përmes një postimi në X – dikur Tëitter.
Sipas tij, evropianët kanë dështuar që të veprojnë kundër “kësaj padrejtësie në pesë vjetët e fundit” por
“Edhe institucionet shtetërore të Kosovës, për shkak të politikës, kanë dështuar që të ndërmarrin veprime të domosdoshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, ka thënë mes tjerash Grenell në X.
Në qershor 2020 Thaçi pati ndërprerë një vizitë të planifikuar për në Uashington, në qershor të vitit 2020 - në mandatin e parë të presidentit amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë - pasi Zyra e Prokurorit u pati dërguar Dhomave të Specializuara në Hagë një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën emri i Thaçit përmendej për një sërë krimesh.
Në rastin e parë, ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, po ashtu ish-zyrtarë të lartë në Kosovë.
Aktakuzën e pati ngritur prokurori Jack Smith, i cili më vonë pati dhënë dorëheqje për të hetuar presidentin Trump për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.Ai ka thënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, si dhe hetimet ndaj Trumpit kanë pushuar pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2024.
Në rastin e parë, Thaçi akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, po ashtu ish-zyrtarë të lartë në Kosovë.
Më 6 dhjetor të vitit 2024, Thaçit i është konfirmuar edhe një aktakuzë e re për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në rastin e parë gjyqësor. Përveç Thaçit, në aktakuzën e dytë janë përfshirë edhe emrat e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakajt, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilajt, dhe Fadil Fazliut.
Vetë Thaçi ka mohuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm për të dy rastet duke shtuar se dy aktakuzat kundër tij janë ngritur vetëm pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Gjithashtu ai ka përmendur të paktën dy herë në dhjetor të vitit 2024, domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës nga Specialja.
Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar në Holandë.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale - hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Pergatiti online: Suela Gera
Foto: Richard Grenell dhe Hashim Thaçi
Richard Grenell, i dërguar për misione të veçantë i presidentit amerikan Donald Trump, e ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e Pavarësisë.
Përmes një postimi të publikuar në X Grenell shprehet se presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë - jo pas hekurave në Hagë. Grenell ka theksuar gjithashtu se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë.
“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë një festë të gëzueshme dhe të sigurt në 17 vjetorin e pavarësisë së tyre. Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë - jo pas hekurave në Hagë", shkroi Grenell në X.
Më tej ai nënvizon se ky burgim duhet të marrë fund teksa ka vendosur me hashtag emrin e ish-kryeprokurorit të Hagës, Jack Smith.
"Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t'i dhënë fund kësaj padrejtësie - për shkak të politikës. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund, #JackSmith", përfundon shkrimi i Grenell.
Komente

Ky Greneli duhet te shallet persona non grata ne gjith Evropen nuk e gjen askund nji anti Shqipetare si ky i mbron ata qe nenshkruajten ndarjen e Kosoves ,kurse kritikon ata qe mbrojne Kosoven .
Përgjigju