Altin Morina, Ekil Nderjaku dhe Mond Çekiçi

Kronikë

DOSJA/ 'A t’ja prishim gjilpërën pistoletës në laborator?', përgjimet në SkyECC! Nderjaku i kërkoi Morinës të ndërhynte për të liruar Mond Çekiçin

23 Maj, 13:05| Përditesimi: 23 Maj, 18:06

  • Share

Në dosjen “Ura”, të siguruar nga Report TV, pasqyrohet edhe një episod ku Ekil Ndernjaku i kërkon një favor një personi të paidentifikuar në Sky Ecc që të kontaktonte me Altin Morinnë për të falsifikuar raportin e ekspertëve të policisë për një armë të sekuestruar për një person të arrestuar të quajtur “Ceke”.

“Në datën 24 shtator 2020, përdoruesi i PIN 5PNNS9, i identifikuar si Ekli Nderjaku nis një bisedë me përdoruesin e PINIT DFE3F3, i padentifikuar, i cili i kërkon të kontaktoje me “Altin-in”, me qëllim që të konsultohej me disa të njohur që i përkisnin Forcës së Policisë, për të ndërhyrë/falsifikuar raportin e ekspertëve për një armë të sekuestruar “për t’i prishur gjilpërën” një personi të arrestuar të quajtur “CEKE”, aktivitet që do të kryejë në laboratorin balistik në Tiranë “....në laborator në Tr...”, ku përdoruesi i PIN 5PNNS9 thotë që do t’i shkruante “Altinit” dhe do t’i bënte të ditur sa më shpejt”, thuhet në dosje.

Në një tjetër komunikim në shtator të vitit 2020, Nderjaku i kërkon ndihmë ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina që të ndërhynte për të liruar Mond Çekiçin, i arrestuar në Durrës me armë. 

"Ekil Nderjaku: O shokkot me tpyt...A kemi naj nji me rregullu atje ir kur tkapin me arm... Kan kap i shok a mun ti rregullojm pun e gjilpons... Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher... Sa tjet qoka...Sot... E kan kap... 

Altin Morina: Kur e kan kap dhe si e ka emrin...por do pyes nje shok tjeter... po po e marr...vesh kush eshte robi... 

Ekil Nderjaku: Mond Cekici.

Altin Morina: Në Tiran e kan kap apo Durrës.

Ekil Nderjaku: Ktu në Dr.

Altin Morina: Ok.", thuhet në bisedën e tyre të zbardhur në dosje. 

Kujtojmë që Edmond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi u ekzekutua me armë zjarri në mars të vitit 2021. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.16, Durrës pranë Drejtorisë Arsimore, pranë shtëpisë së prindërve të tij. “Mond Çekiçi”,konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte i dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Pjesë nga dosja

Në datën 24 shtator 2020, përdoruesi i PIN 5PNN99, i identifikuar si Ekil Nderjaku nis një bisedë me përdoruesin i PINIT DPEFIP, i paidentifikuar, i cili kërkon të kontaktonte me "Altin-in", me qëllim që të konsultohej me disa të njohur që i përkimin Forcës së Policisë, për të ndërhyrë falsifikuar raportin e ekspertëve për një armë të sekuestruar "për t'i prishur gilpërën një personi të arrestuar të quajtur "CEKE", aktivitet që do të kryhej në laboratorii balistik në Tiranë "...në laborator në Tr...", ku përdoruesi i PIN SPNNS9 thotë që do tí shkruante" Altin-it" dhe do ti bëntë të ditur sa më shpjet:

DFEF3F: E shok a fol dot me altinin se kan nalu ceken me arm me duket, ...... me ja prish gjilponen... te laboratori ne tr...

Ekil Ndernjaku: Kur e kan nalu sot...

DFEF3F: Po vlla sot.....

Ekil Ndernjaku: Ja i shkr sa tpergji...

DFEF3F: Ok shok....

Menjëherë më pas përdoruesi i PINIT SPNNS9 fillon të bisedojë me përdoruesin e PINIT 1UN9CQ, siç i kishte premtuar përdoruesit i PINIT DFEF3F, duke i kërkuar nëse mund të fliste me ndonjë pjesëtar të Forcave te Policisë për të shpetuar shokun e tij "Mond Cekici", i cili ishte ndaluar në Durrës me armë:

Ekil Ndernjaku: O shok kot me tpyt ...A kemi naj nji me rregullu atje ir kur tkapin me arm... Kan kap i shok a mun ti rregullojm pun e gjilpons... Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher... Sa tjet qoka...Sot... E kan kap...

Altin Morina: Kur e kan kap dhe si e ka emrin...por do pyes nje shok tjeter... po po e marr...vesh kush eshte robi...

Ekil Ndernjaku: Mond Cekici...

Altin Morina: Ne Tiran e kan kap apo durres ...

Ekil Ndernjaku: Ktu ne dr...

Altin Morina: Ok.

Pjesë nga dosja 

Ora 15:11
Dosja ‘Ura’, zbardhen mesazhe të tjera mes Morinës dhe Nderjakut: A kemi ndonjë shok që ka të bardhë se do ortaku im...

1748006071_6400altinmorina1png417.png

Në dosjen “Ura”, përfshihen gjithashtu transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky Ecc mes ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina dhe Ekil Nderjakut, lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në një bisedë që mban datën 29.12.2020, ish-efektivi i RENEA-s flet për një anije për të bërë transportimin e lëndës narkotike nga Spanja për një të njohur që kishte në Ekuador.

Altin Morina: Me shkrujti një shok që kam në Ekuador...që ishte hipje dhe dalje andej...në Spanjë...e ta hedhin ë det...por i duhet një marinar.

Ekil Nderjaku: Marinar ku atje ne Ekuador..

Altin Morina: Në Spanjë...

Nderjaku: Shok folim nga afër...

Në një tjetër rrethanë, në datën 08.02.2021, Morina i thotë Nderjakur për të gjetur një kontakt për të marrë kokainë nga Holanda sepse “ortaku” i tij kishte kërkuar 20 pako.

Morina: Në Holandë kemi naj shok...që ka te bardhe...se do ortaku im 20 buk.

Nderjaku: Me tbardh...

Morina: Të bardhë...

Nderjaku: Se di sjam ngatërru mo...se di shok...po do pyes.

Pjesë nga dosja 
 
Ora 14:06
Bisedat në Sky ECC/ Ish-efektivi i RENEA-s komunikonte me Nderjakun për trafikimin e kokainës: Malli është 800-ësh

1747831091_altinmorina.jpg

Nga analiza e mesazheve të shkëmbyera mes Altin Morinës dhe Ekli Nderjakut në Sky Ecc rezulton se ata janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal, që operon në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me bazë në Shqipëri. Komunikimet mes tyre, të cilat zbardhen në dosjen “Ura”, tregojnë përfshirje për transportin e lëndëve narkotike si kokaina. 

Në një episod të datës 14 gusht 2020, Altin Morina përdor aplikacionin SkyECC për të komunikuar me Ekil Nderjakun në lidhje me një sasi kokaine të destinuar për tregtim.

“Menjëherë pas kësaj, vazhdoi shkëmbimi i mesazheve mdiis subjekteve të lartpërmendura, përmbajtja e të cilave ishte e lidhur me lëndën narkotike të fotografuar, kishte për qëllim të kuptonte origjinën, çmimin, cilësinë dhe sasinë  e saj.

Ekil Nderjaku: Ku osht kjo...Ca çmimi.

Altin Morina: 29.5

Ekil Nderjaku: Cmimi i mir qenka...Po mos o e lame (e preme).

Altin Morina: Ky shoku më tha jo...

Ekil Nderjaku: Ca o kjo shok. Colom apo Boliv. Do njoni 50 cop...dhe po pat i foto të thyne...

Altin Morina: Ta pyes shok edhe të them direkt.

Ekil Nderjaku: Kam disa që dun me e pa...Dun goxha..."

Të nesërmen, Altin Morina, duke përdorur përsëri SkyECC i komunikon Nderjakut informacion më të detajuar rreth sasisë së kokainës.

“Ditën tjetër, me datë 14.08.2020, Altin Morina duke përdorur Sky Ecc 1UN9CQ, me sa duket pasi mori një përgjigje nga mbajtësi i drogës, i komunikoi SkyEcc 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku, sasinë e kokainës në dispozicion për tregtim:

Altin Morina: Më shkrujti ky shoku dhe më sqaroi malli thotë është 800 qindsh dhe 1- copë paska...e lan mallin ky shok...ky më thotë co ndonji ti shohi ams (nep. Amsterdam)...me e pa mallin shok po më thot...co ndonjë shok po desh me e pa...do tak në shok se po vij për Durrës...”, thuhet në dosje.

Pjesë nga dosja
Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?