Abstenoi komisionin hetimor për 'Shëndetësinë', Braçe për Report Tv: Berisha u tërhoq nga hetimi i dy koncesioneve klienteliste! Hemodializa e laboratorët, të lidhura me Allajbeun

22 Mars, 11:20| Përditesimi: 22 Mars, 18:39

  • Share

TIRANE-  Me ngritjen e dy komisioneve hetimore, të kontratave koncensionare në Shëndetësi dhe për daljen e të dhënave në sistemin tims, rithemelimi i dha fund kaosit në parlament, por votën pro e dhanë vetëm gjysma e tyre.  Mes 95  kartonëve jeshilë për hetimin e sterilizimit dhe check up-it, 71 ishin të socialistëve ndërsa 24 të deputetëve të Rithemelimit, ndërsa u dallua një abstenim, ai e socialistit Erion Braçe.

Ish-zëvendëskryeministri, në një reagim për Report TV, sqaron votën e tij, duke e cilësuar ngritjen e këtij komisioni si një për përpjekje të Sali Berishës për të delegjitimuar SPAK, që prej kohësh po heton këto dy kontrata koncensionare.

Në fakt isha kundër, por respektova disa rregulla të grupit. E para, jam kundër hetimit politik për çështje që heton ligjërisht, penalisht, ka ngritur e komunikuar akuzë, ka bërë e marrë përgjegjës-madje duke i dërguar në burg SPAK! Hetimi politik i disa deputeteve nuk mund të rihapë e konkurrojë hetimin penal te SPAK. Është përpjekje e përditshme e Sali Berishës Delegjitimi nga ballkoni i SPAK, në një linje me këtë qëllim është hetimi politik i kërkuar nga grupi i tij!

Komisionin për koncesionet në shëndetësi Rithemelimi e kishte kërkuar për 4 kontrata koncesionare por gjatë diskutimeve u tërhoq për 2 prej tyre, atë të hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë.  Për deputetin Braçe tërheqja e lidhen me marrëdhënien e qartë klienteliste të Berishës. 

Hetimi politik i kërkuar nga Sali Berisha, materializuar në këtë komision, nxjerr në pah klientelizmin e neveritshëm, i cili nisi në spitalin ushtarak në vitin 2006-2007 dhe vijon ende; të lesh pa hetuar zbatimin e kontratës nga oligarku që ka kthyer në monopol tregun privat të shëndetësisë, për më tepër që zbatimi i asaj kontrate prej tij ka patur viktima, dëshmon se sa politik dhe i korruptuar është ky hetim” 

Shërbimi i hemodializës për të cilin rithemelimi është tërhequr nga hetimi parlamentar është fituar që në 2015-tën, nga Diavita Sh.P.K, një kompani asokohe në bashkëpronësi të spitalit amerikan dhe biznesmenit Klodian Allajbeu. Ndërsa kontrata koncensionare për laboratorët mjekësorë është përfolur si një firmë fituese në Holandë e lidhur po me të njëjtin emër.

Mes 45 deputetëve që nuk votuan ngritjen e komisionit përveç 20 të Rithemelimit ishin edhe deputetët e Bashës që e braktisën seancën pas përjashtimit të kreut të PD, ndërsa të pranishëm nuk ishin edhe 3 deputetët socialistë, ligjvënësit e PDIU, Partisë së Lirisë dhe aleatët e partive të djathtë.

Reagimi i Erion Braçes për Report Tv

Në fakt isha kundër, por respektova disa rregulla të grupit. Dy arsye: e para, jam kundër hetimit politik për çështje që heton ligjërisht, penalisht, ka ngritur e komunikuar akuzë, ka bërë e marrë përgjegjës-madje duke i dërguar në burg SPAK! Hetimi politik i disa deputeteve nuk mund të rihapë e konkurrojë hetimin penal te SPAK; asnjë hetues politik në Kuvend nuk mund te relativizojë, zhvlerësojë, ushtrojë presion politik mbi SPAK!

Është përpjekje e përditshme e Sali Berishës Delegjitimi nga ballkoni i SPAK, në një linje me këtë qëllim është hetimi politik i kërkuar nga grupi i tij! Ndërkohë, hetimi politik i kërkuar nga Sali Berisha, materializuar në këtë komision, nxjerr në pah klientelizmin e neveritshëm, i cili nisi në spitalin ushtarak ne vitin 2006-2007 dhe vijon ende; të lesh pa hetuar zbatimin e kontratës nga oligarku që ka kthyer në monopol tregun privat të shëndetësisë, për më tepër që zbatimi i asaj kontrate prej tij ka patur viktima, dëshmon se sa politik dhe i korruptuar është ky hetim!

Në anën tjetër, edhe komisioni tjetër hetimor është me probleme të rënda. Në përbërje të atij komisioni ka deputete tërësisht te papërshtatshëm me aksesin në të dhëna sensitive për qytetarët dhe sigurinë kombëtare!

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?