Retorikën me sulme ndaj drejtësisë, që shqiptarët i thanë një ‘Jo’ të madhe më 11 maj, Berisha e përsëriti edhe këtë të hënë para SPAK, ku u paraqit si i pandehur në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën Partizani.
“Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit përbën një krim anti kushtetutes në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij Edi Rama”.
Sulmet dhe akuzat nuk i harroi edhe ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
“Dhe që e vërteta , nuk është e vetmja. Unë solla këtu para jush me vulë apostile dokumentin e gjykatës së Janinës se është e dënuar me tre muaj burg. Pra siç e shihni gjykata speciale kryesohet nga kriminelë specialë.", tha Berisha.
Zgjedhjet i quan të vjedhura, ndërsa si deputeti më i vjetër, Berishës do t’i takonte të drejtonte seancën konstituese të Kuvendit të ri por edhe për këtë nderim që ia jep mosha kreu i PD e refuzon.
“Nuk do mund të ndodhë ndonjëherë ajo, dhe u siguroj se beteja jonë do vazhdojë gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Të mos mendojë njeri se ne intimidohemi, as se ne impresionohemi, përkundrazi.”, shtoi Berisha.
Ndëshkimin e madh që mori nga diaspora shqiptare e cila i dha vetëm 23.5% të votave, Berisha e quan fitore.
“Diaspora ka votuar masivisht për PD, por siç keni parë ju, kutitë e votave dhe votimi i tyre është fund e krye manipuluar njëlloj si në Korenë e Veriut apo në diktaturën hoxhiste, diaspora kundër narkoshtetit do të thotë fuqishëm fjalën e saj sepse përdhosja dhe shkelmimi që iu bë vullnetit të lirë të shqiptarëve në Evropë do të marrë përgjigje shembullore po nga shqiptarët jashtë vendit. “
Një falje nuk e kishte për agresionin e paprecedentë që drejtuesit më të lartë të PD-së i bën gazetarëve në protestën e 16 majit, ndërsa dhunën e justifikoi, duke i dhënë një “këshillë” absurde gazetarëve.
“Unë nuk e kam parasysh të gjithë situatën. Në protesta gazetari, në qoftë se nuk e mbështet protestën dhe s’ka arsye pse ta mbështesë, duhet të ketë kujdes dhe të mos marrin porosi sepse nuk është vendi për të marrë porosi aty sepse mund të shkaktojë gjaknxehtësi”
Në fund edhe një pyetje edhe për Chris LaCivita, këshilltarin me të cilin shpresonte të fitonte zgjedhjet, por që ende s’ka deklaruar sa e pagoi.
“Dua të falënderoj për punën që ka bërë, çështjet e privatësisë edhe Berisha sado që është njeriu më publik, ka edhe ai privatësinë e tij”.
Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur poshtë mundësinë se do të jetë ai që do të çelë seancën parlamentare në shtator si deputeti më i vjetër. Për gazetarët, ai tha se ‘nuk do mund të ndodhë ndonjëherë’, duke shtuar se do të vazhdojë betejën për rikthimin e votës së lirë
“Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje më monstruozen e 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste. Këto vjedhje, kësaj here, kjo vjedhje monstruoze, ka qenë një vjedhje e paralajmëruar, pasi është e denoncuar paraprakisht në 4 rezoluta ndërkombëtare me forcën dhe fuqinë më të madhe.
Së dyti, kjo vjedhje është denoncuar në raportin paraprak të vëzhguesve ndërkombëtarë. Ne vazhdojmë betejën tonë gjer në rikthimin e të drejtës së votës së lirë të shqiptarëve...Kjo pyetje e ka përgjigjen. Nuk do mund të ndodhë ndonjëherë ajo, dhe u siguroj se beteja jonë do vazhdojë gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Të mos mendojë njeri se ne intimidohemi, as se ne impresionohemi, përkundrazi.
Çdo përpjekje për të përligjur vjedhjen, vetëm sa dëshmon amoralitetin dhe bashkëfajësinë e të gjithë atyre që e ndërmarrin. Sepse vjedhja kësaj here ka ndodhur publikisht, me vendime qeverie, pa u fshehur fare. Ndaj dhe ne qëndrojmë të fuqishëm dhe kemi besim se do t’ia dalim.”, u shpreh Berisha.
Pas humbjes së thellë në zgjedhje, Sali Berisha u pyet para SPAK nëse ka komunikuar me këshilltarin e tij elektoral Chris LaCivita. Berisha nuk dha detaje nëse ka komunikuar me LaCivita, por e falënderoi për punën që ka bërë, edhe pse në fakt PD me aletatët morën një humbje të thellë.
“Dua të falënderoj për punën që ka bërë, çështjet e privatësisë edhe Berisha sado që është njeriu më publik, ka edhe ai privatësinë e tij. E falënderoj për kontributin dhe ndihmën që në ka dhënë”, tha Berisha.
Në prononcimin për mediat, Sali Berisha u pyet edhe për përplasjen e deputetëve dhe mbështetësve të tij me gazetarët në protestën e së premtes. Kreu i PD u përpoq të minimizonte incidentin, duke thënë se nuk e kishte parasysh të gjithë episodin dhe se partia e tij i ka mbështetur gjithmonë gazetarët.
“Personalisht siç e dimë kam falenderuar me sinqeritet në mënyrë të përsëritur gazetarët për kontributin që kanë dhënë në denoncimin e farsës elektorale. Ato kronikat e tyre, edhe para zgjedhjeve, veçanërisht ditën e zgjedhjeve dhe në vazhdim, janë të çmuara. Nuk jam nga ana tjetër, të sugjeroi miqësisht të lexosh raportet e OSBE, çfarë thonë për mediat në Shqipëri. Thonë se u sollën si në diktaturë, jo gazetarët e kronikës. I përjashtoj gazetarët e kronikës nga ky klasifikim pasi ka prej tyre që kanë rrezikuar veten me raportimet me guxim e trimëri. Por gjendja e mediave flet që shëmbëlltyrë e vendeve në diktaturë.
E thotë raporti, nuk kam lexuar një raport të tillë tjetër. Unë s’e kam të gjithë episodin para sysh, jam për respektin e gazetarëve. Nëse ju në anën tjetër në tre muaj nuk bëni dot një pyetje, keni bërë pyetje dhe keni marrë përgjigje për çfarë keni dashur. Çdo politikan duhet të ketë kujdes të veçantë në marrëdhënie me gazetarin. Në protesta kur ka kauzë, besoj se gazetari nëse nuk e mbështet protestën, nuk duhet të përpiqet të marrë porosi që nuk është vendi për t’i zbatuar se mund të krijojë gjaknxehtësira. Por marrëdhëniet me PD ju i keni pasur më normale krahasuar me të tjerat. “, tha Berisha.
Sali Berisha sulmon nga SPAK, Altin Dumanin, duke e quajtur shërbëtor të shpifur të Ulsi manjës dhe Arben Rakipit. Berisha tha se Dumani qëndron në krye të amastisë së krimit elektoral
“PD ka dorëzuar gjatë fushatës mbi 15 padi të cilat do të kenë fatin e të gjithë partive të tjera, sepse në krye të amastisë së krimit elektoral, qëndron Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdor në shkallë ekstreme nga Rama. Kemi dorëzuar gjatë fushatës me dhjetarë padi.
Prokurorët e tjerë kanë një drejtues dhe ti e pe rastin e Veliajt, nuk të bëri përshtypje se si i arrestuari me firmë të Dumanit, për këtë gjë u bë fajtor Olsi Dado. Për të mbrojtur dumanin ia veshën të gjitha ato që bëri Dumani, Olsi Dados. Edhe po të kenë vullnet me atë që u bë, ata do heshtin”, tha Berisha.
Megjithëse rezultatet nga diaspora treguan një mbështetje të konsiderueshme për PS, Sali Berisha pretendon se emigrantët votuan për PD por rezultati u manipulua. Në prononcimin për gazetarët, teksa u pyet edhe për ‘goditjen’ që i dhanë emigrantët, kreu i Partisë Demokratike u shpreh:
“Diaspora ka votuar masivisht për PD, por siç keni parë ju, kutitë e votave dhe votimi i tyre është fund e krye manipuluar njëlloj si në Korenë e Veriut apo në diktaturën hoxhiste, diaspora kundër narkoshtetit do të thotë fuqishëm fjalën e saj sepse përdhosja dhe shkelmimi që iu bë vullnetit të lirë të shqiptarëve në Evropë do të marrë përgjigje shembullore po nga shqiptarët jashtë vendit. Ata që menduan se mund të dalin diasporës të tipit Kore e Veriut do të marrin përgjigje eksemplare.”, tha Berisha.
Kreu i PD, Sali Berisha, pasi doli nga SPAK për masën detyrim paraqitjeje, vijoi sërish sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka, duke thënë se tentoi që të fshihte dënimin në Greqi për falsifikim dokumentesh. Duke e cilësuar si një “mashtruese ordinere, delinkuente të paturp e të pacipë, Berisha tha se gjyqtarja është subjekt i ligjit dhe se gjykata speciale është e mbushur me kriminelë specialë.
“Tani, kreu i Gjykatës speciale, pseudogjykatësja me pesë mbiemra, është një mashtruese ordinere dhe delinkuente, e paturp, e pacipë, subjekt i ligjit. Ndërsa deklaron në formularët e saj, që i ka dorëzuar motrës së Lubi Ballukut, se nuk ka marrë ndonjëherë dënim në ndonjë vend, siç kërkon formulari. A jeni dënuar me burgim me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga ndonjë autoritet? Jo, thotë. A është marrë ndonjëherë masë dëbimi nga shteti i huaj? Jo, thotë Irena me 5 mbiemra.
Por këtu shqiptarët duhet të mësojnë se kjo delinkuente, me datën 31.03.2013, ka firmosur tek noteri Fejzo Behaj, prokurën për vete, duke u paraqitur edhe si bashkëshortja e Stefan Gjokës. Në fakt, certifikatën e martesës e ka tre vite mbrapa. Pra, autorizon të drejtë përfaqësimi Andon Ikonomu, avokat me siguri, të paraqesë çdo lloj prove të nevojshme dhe të nënshkruajë, të marrë në dorëzim çdo akt që është i nevojshëm për heqjen e masës së dhënë.
Ne, thotë, të përfaqësuarit Stefan Gjoka, Irena Maneku, bashkëshortja e Stefan Gjokës, mashtrim me certifikatë, autorizojmë zotin Andon Ikonomu me banim në Patra, Aleksandër Ispilandi, të na përfaqësojë me pranë Ministrisë së Rendit publik në Athinë dhe çdo institucion tjetër të nevojshëm në lidhje me heqjen e masës së ndalimit të dhënë ndaj nesh në mënyrë të paligjshme.
Ky dokument vërteton se ajo është dëbuar nga shteti grek. Vërteton se ajo është dënuar nga shteti grek. Vërteton se ajo ka mashtruar shtetin shqiptar qoftë për dënimin, qoftë për dëbimin. Ajo publikisht e ka mohuar që kurrë nuk kam pasur gjëra të tilla, ndërkohë ka marrë prokurë për t’i hequr këto masa.
Nuk mund të ketë mashtrim më ordiner dhe më të dënueshëm se ky. Se këtu ka një formular, të cilën sigurisht ia mbyll Lubia. Ndërkohë unë solla këtu para jush me vulë apostile dokumentin e gjykatës së Janinës se ajo është dënuar me tre muaj burg. Pra, siç e shihni, gjykata speciale kryesohet nga kriminelë specialë. Dhe që e vërteta , nuk është e vetmja.Unë solla këtu para jush me vulë apostile dokumentin e gjykatës së Janinës se është e dënuar me tre muaj burg. Pra siç e shihni gjykata speciale kryesohet nga kriminelë specialë.", tha Berisha.
Komente
