Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj

Politikë

Arrestimi i Veliajt/ Rama: S’jemi zyrë avokatie, por nuk heshtim për standardet! Bashkisë iu pre ‘koka’ para zgjedhjeve, por SPAK asnjë urgjencë për 21 janarin

12 Shkurt, 14:06| Përditesimi: 12 Shkurt, 15:30

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa përjashton në çdo rast një debat PS-PD për këtë çështje. Në një postim në platformën ‘X’, Rama shkruan se PS nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mbështetjen ndaj drejtësisë e as nuk bëhen zyrë avokatie për Ejonin apo ndokënd tjetër, por kanë të drejtën të komentojnë mbi standardet demokratike të këtij procesi.

Vijojnë të thotë se Veliaj u burgos pa gjyq, ndërsa thotë se PS nuk ka shans të bëhet pjesë e kënetës politiko-mediatike për çështjet e drejtësisë.

Një mesazh e ka edhe për kundërshtarët politikë, për të cilët thotë se në ndryshim nga bufi i kënetës që kërkon kontroll të plotë politik mbi drejtësinë, PS do drejtësi europiane më pavarësi të plotë nga pushteti politik.

Këtë lloj debati, Rama shkruan se do ta bëjnë vetëm me popullin në zgjedhjet e 11 majit, në mbështetje të SPAK e GJKKO, por pa heshtur për faktin që befas bëhet prerja e kokës së bashkisë së Tiranës 3 muaj para zgjedhjeve, por nga ana tjetër 5vjet nga krijimi, SPAK nuk ka asnjë urgjencë për të dhënë drejtësi për 21 janarin.

Postimi i plotë i Edi Ramës

Kanalet kërkuaka debate PS - PD për rastin e Erionit, pra nuk paskan kuptuar akoma se ne kemi kaluar nga pesë vjet heshtje në një fazë të re, kur do t’i japim vetes të drejtën të bëjmë komentet tona konstruktive për standardet dhe shkeljet në procese, por nuk kemi ndryshuar thelbin e qëndrimit tonë se PS nuk është zyrë avokatie e askujt që është proces, përfshirë edhe Erjonin.

E para, fakti që burgosja pa gjyq e kryetarit të bashkisë, për një problematikë që s’ka asnjë lidhje me kushtet kur jepet kjo masë, duke ndërprerë arbitrarisht kontratën e tij me zgjedhësit, kur gjykimi mund të vazhdonte në gjendje të lirë, ka të bëjë me standartet jo me fajësinë a pafajësinë e Erjonit, të cilën duhet ta ndajë drejtësia jo debatuesit e PS.

E dyta, nuk ka asnjë shans që ne  të bëhemi pjesë sharjeshpifjeve nokturne për çështje të drejtësisë, kur kanalet bëhen si gjykatat e pazareve të mesjetës, ku gjuhet me gurë nga të katër anët dhe ku kuakuakuatë e kënetës politiko-mediatike arrijnë klimaksin e tyre.

Dhe e fundit, askush nuk ka për të na tërhequr dot në debate politike për SPAKUN e për GJKKO, sepse mes nesh dhe kënetës është kufiri mes dy botëve; asaj të drejtësisë së re europiane që duam ne, me pavarësi të plotë nga pushteti politik e me standarte demokratike, dhe asaj të drejtësisë së vjetër vulgare që do bufi me kënetën e tij, me kontroll të plotë politik e me pazare si ato që e bënë këtë vend për 100 vjet mbretërinë e padrejtësisë.

Këtë lloj debati do ta bëjmë në popull, në rrugën drejt 11 majit, në mbështetje të plotë të SPAK e GJKKO kundër korrupsionit dhe patjetër, pa heshtur për shqetësimet që krijohen nga gabimet apo fajet në raport me standartet ose fjala vjen nga fakti që befas, bëhet me urgjencë prerja e kokës së Tiranës kur kemi hyrë në zgjedhje, ndërsa pesë vjet nga krijimi i tij SPAKU s’ka asnjë urgjencë për të dhënë drejtësi për 21 janarin!

Ja kështu dhe përveç spektaklit të sharjeshpifjeve e të teorive idiote të konspiracionit në ato kanale, shërbejini pak edhe të vërtetës, duke kërkuar ku janë provat, a mjaftojnë a s’mjaftojnë, a janë a s’janë kushtet për burg pa gjyq e me radhë, por jo me partitë politike e aq më pak me kënetën opozitare.

SI.E./A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • dion: 12/02/2025 15:33

    SPAK me Dum Duma që ka mbledhur nuk i intereson jeta e njerëzve që vetëm në dy ngjarje u vranë 30 njerëz, në Gërdeci dhe në 21 janar dhe për karshillëk Fatmir GËRDECI përsëri do bëhet deputet,ky është SPAK që paguhet me miliona nga taksat e fukarenjtë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?