Serie A e futbollit në Itali mbylli të hënën (12 maj) raundin e 36-të. Tri pikë siguruan Atalanta dhe Venezia. Humbje për Fiorentinën që mbetet jashtë zonës evropiane, ndërsa Roma humbet shansin për të marrë pozitën e katërt që do e dërgonte në Champions League.
Në Bergamo, Atalanta vendase fitoi 2-1 kundër Romës dhe ka siguruar pozitën e tretë në renditje. Zikaltërit kaluan në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë me golin e Ademola Lookman. Ishte De Ketelaere që asistoi për shokun e skuadrës, me Lookman që nuk gaboi. Roma u kundërpërgjigj dhe barazoi me Cristanten brenda pjesës së parë (32'). Fraksioni i dytë solli edhe golin e radhës, me Atalantën që gjeti rrjetën e tri pikëve me autor Sulemana në minutën e 76-të. Gjatë gjithë ndeshjes Berat Gjimshiti qëndroi në fushë për Atalantën. Kështu, pas 21 ndeshjeve radhazi pa humbje në Serie A, Roma pëson disfatë pikërisht nga Atalanta, e cila më 2 dhjetorin e 2024 i kishte shkaktuar humbjen e fundit, 0-2 në "Olimpico".
Në "Pierluigi Penzo" vendasit e Venezias mposhtën 2-1 Fiorentinën dhe siguruan tri pikë me peshë në garën për mbijetesë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, para se Feli Cande në minutën e 60-të të shënonte golin e parë për Venezian. Më pas Oristanio tetë minuta më vonë shënoi golin e dytë për vendasit duke siguruar tri pikët. Goli i Mandragoras shërbeu sa për statistika te Fiore, që duket se nuk e ka kaluar eliminimin në Conference League vetëm një hap larg finales.
Dy javë nga fundi i Serie A, gara për titullin kampion mbetet e hapur. Napoli kryeson me 78 pikë, një më shumë se Interi ndjekës. Garë e fortë mes gjashtë ekipeve për vendin e katërt që të dërgon në Champions League. Edhe mbijetesa është ende në lojë, veç Monzës që sezonin e ri do jetë pjesë e Serie B.
Serie A, raundi 36-të:
Venezia 2-1 Fiorentina
Atalanta 2-1 Roma
Renditja:
Roma humbi 2-1 në Bergamo nga Atalanta. Pas 21 ndeshjeve radhazi pa humbje, fill pas uljes në stol të Claudio Ranierit, Roma humbet sërish, por jo pa polemika. Në minutën e 63-të të ndeshjes Roma fitoi një penallti të akorduar nga kryesori Sozza, por pas konsultës me VAR, arbitri ndërroi vendimin pasi ripa kontaktin në zonë mes Pasalic dhe Kone.
Pas ndeshjes për "DAZN" trajneri Claudio Ranieri tha se është i habitur sesi mund të anulohet një penallti si ajo, me rezultatin që në atë moment ishte 1-1.
"Nuk e di nëse Champions është më e arritshme pas ndeshjes, por do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë duke luftuar deri në fund. Forcën dhe intensitetin e Atalantës e njohim, komplimente atyre. Por do të desha të dija nëse penalltia e Kone ishte apo jo.
Na kanë thënë gjithmonë se VAR-i ndërhyn vetëm nëse ka një gabim të dukshëm, aty shihet qartësisht që Pasaliç gabon ndërhyrjen dhe shkon te gjuri i lojtarit tim. Nuk mund të bëhet një herë po dhe një herë jo. Padyshim ka një mungesë njëtrajtshmërie gjykimi, ajo është penallti, nëse e ka dhënë gjyqtari pastaj nuk mund të ndërhysh, kjo është ajo që na kanë thënë.
Komplimente Atalantës, por edhe lojtarëve të mi. Unë nuk po them nëse është penallti apo jo, por nëse mund të ndërhyjë VAR-i. Pranojmë gjithçka, por duam të dimë për shkak të drejtësisë sportive, pasi ai ndërhyri. Si mund të thuash që nuk është penallti?”, shfryu i inatosur trajneri i Romës.

Komente