SHKODËR- Një ditë pas masakrës me 2 të vrarë e 2 të plagosur në Shkodër, Policia ka arritur të identifikojë dhe shpallur në kërkim dy prej personave që kanë ndihmuar autorin Ragip Gila të sigurojë armët, me të cilat qëlloi me breshëri drejt lokalit ku ndodheshin shënjestrat pranë Bashkisë së Shkodrës. Njëri prej të shpallurve në kërkim është një i mitur, 17 vjeç, ndërsa tjetri një figurë jo pak e njohur për blutë e Shkodrës, Barush Bregu. 39-vjeçari njihet edhe si Bajram Bregu dhe dyshohet se është anëtar i grupit të Ibrahim Licit, grupi rival i Bajrave në Shkodër.
Baza me armë
Gjatë aksionit, policia ka arritur të zbulojë edhe një banesë që ishte kthyer në një bazë armësh. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike. Burimet i thanë Report Tv se banesa është në pronësi të motrës së Mustafa Licit, babai i Ibrahim Licit. Ajo ndodhet jashtë shtetit dhe banesa ishte përshtatur në bazë për fshehjen e armëve.
Gila njeriu kryesor i vrasjeve për llogari të grupit Lici
Prej vitesh, Bregu njihet një nga njerëzit kryesorë të vrasjeve për llogari të grupit Lici. Në vitin 2012, ai ka ndryshuar emrin nga Bajram në Barush. 39-vjeçari është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “trafikim të lëndëve narkotike".
Më 4 maj 2019, Bregu u arrestua në Komunën e Parisit në Tiranë, pasi rezultonte i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në vitin 2016, si dhe kishte masë sigurie "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje. Po ashtu, gjatë një aksioni në shtatorin e 2018-ës, pas vrasjes së Fatbardh Licit, në banesat e fisit Lici u gjet një armë zjarri automatike e cila kishte gjurmët e gishtave të Bregut.
Autori me shishe benzine
Report TV siguroi foton e autorit Ragip Gila pas masakrës mëngjesin e 8 shtatorit. Në foton e siguruar nga gazetari Sokol Dema shihet 29-vjeçari me kaskë motori në kokë dhe armën e zjarrit me të cilin kreu krimin duke u larguar. Në momentin e arrestimit, policia i ka gjetur 29-vjeçarit dy armët që i ka përdorur gjatë atentatit, 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole. Po ashtu, iu sekuestrua edhe skafandra, të cilën e ka pasur të vendosur në kokë në momentin që qëlloi me breshëri plumbash drejt lokalit. Blutë i sekuestruan edhe jeleku antiplumb, por edhe një shishe 1.5 litra e mbushur me benzinë, që tregon qartë se plani i autorit, si në çdo atentat, ishte të digjte mjetin tip BMW ngjyrë gri, që e grabiti nën kërcënimin e armës për tu arratisur nga vendi i ngjarjes.
Autori me skafandër dhe armë në dorë
Erogen Brajoviç: S’kam lidhje me grupet kriminale
29-vjeçari Gila, i cili u arrestua nga forcat Shqiponja në tentativë për t’u arratisur, ka pranuar se objektivi i tij ishte Erogen Brajoviç. 43-vjeçari, i njohur edhe me mbiemrin Vaso ndodhet në spitalin e Traumës, nga ku ka bërë edhe një reagim ku thekson se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal ndërsa kërkon që të zbardhen sa më shpejt motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Distancohem plotësisht nga informacione që lidhin personin tim me emra dhe grupe të caktuaa në Shkodër. Jam sipërmarrës në disa biznese, një pjesë trashëguar nga babai im gjithashtu ai sipërmarrës deri në fund të jetës, ish-futbollist i Shkodrës dhe kombëtares shqiptare”, thotë Brajoviç.
Dinamika e atentatit
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës. Autori 29-vjeçar hyri brenda në lokal dhe qëlloi me breshëri. Armando Pali, i cili po pinte kafe me Erogen Brajoviçin, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa truproja e këtij të fundit, Liridon Kraja (Lushi) vdiq në spital. Dy plumba mori edhe Meri Kaceri, kamarierja 25-vjeçare e lokalit, e cila gjithashtu nuk ka rrezik për jetën.
29 vjeçari i armatosur me 2 armë, një pistoletë dhe një scorpions, i veshur me antiplumb, shkoi pranë lokalit me një motoçikletë të zezë, të cilën e la jashtë të ndezur. Hyri në këmbë dhe qëlloi në drejtim të tavolinës ku ndodheshin 3 personat, ndërsa në afërsi ishte edhe kamerierja. Pas breshërisë së plumbave doli nga aty përmes një dere të dytë në anën tjetër të lokalit.
Më pas hyri në një rrugicë të Shkodrës duke braktisur motoçikletën dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “BMË”, ngjyrë gri. Gjatë rrugës në ikje, Gila u përplas me dy automjete, dhe pasi mbërriti pranë shinave të Trenit në lagjen “Skënderbeg”, braktisi makinën. Në këmbë tentoi të largohet duke kaluar lumin Kir, megjithatë tashmë ishte pikasur nga policia.
Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç është vëllai i Denis Brajoviç, i shumëkërkuari që u ekstradua në korrik nga Dubai me akuzën e vrasjes së Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër për llogari të Ervis Martinajt. Përveç të vëllait, edhe emri i Erogenit ka dalë si i përfshirë në vepra kriminale. Në vitin 2023, u përmend në një dosje të SPAK si pjesë e grupit të Bajrave. Në atë kohë u lëshuan 14 masa sigurimi për akuzat vrasje me paramendim, grup të strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për vrasje, korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
Lajm në përditësim....
Oficerët e policisë kriminale të Shkodrës kanë marrë në pyetje Erogen Brajoviç, i cili ka rrëzuar alibinë e Ragip Gilës, duke deklaruar se nuk e njeh dhe se nuk ka patur asnjë konflikt me të.
"Nuk kam konflikte. Jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet", është shprehur Brajoviç para hetuesve.
Ndërkohë, Ragip Gila ka pretenduar se disa muaj më parë, Brajoviç i ka ndërprerë rrugën me një automjet të blinduar dhe e ka ofenduar. Policia po heton pistën e një vrasjeje të porositur me pagesë.
Barush Bregu
Një prej anëtarëve të grupit Lici, rivalët e grupit Bajri në Shkodër, u shpall në kërkim një ditë pas masakrës së Shkodrës me 2 të vrarë e 2 të plagosur. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Barush Bregu, i njohur ndryshe edhe si Bajram Bregu, për të cilin blutë e Shkodrës dyshojnë se i ka siguruar armët autorit Ragip Gila. Barush Bregu është një emër i njohur për blutë e Shkodrës dhe me një të kaluar kriminale në fushën e narkotikëve, por jo vetëm. Prej vitesh, Bregu njihet një nga njerëzit kryesorë të vrasjeve për llogari të grupit Lici.
Në vitin 2012, ai ka ndryshuar emrin nga Bajram në Barush. 39-vjeçari është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “trafikim të lëndëve narkotike".
Më 4 maj 2019, Bregu u arrestua në Komunën e Parisit në Tiranë, pasi rezultonte i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në vitin 2016, si dhe kishte masë sigurie "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje. Po ashtu, gjatë një aksioni në shtatorin e 2018-ës, pas vrasjes së Fatbardh Licit, në banesat e fisit Lici u gjet një armë zjarri automatike e cila kishte gjurmët e gishtave të Bregut.
Bregu u arrestua në 2019-ën nga një operacion i RENEA-s me snajperë të vendosur në pika të larta të pallateve, e cila bastisi banesën ku fshihej i riu. Në pranga ra edhe Bajram Çekorja nga Shkodra, personi që e kishte ndihmuar të fshihej.
Në momentin e arrestimit të autorit të masakrës së Shkodrës, policia i ka gjetur 29-vjeçarit Ragip Gila dy armët që i ka përdorur gjatë atentatit, 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole. Po ashtu, iu sekuestrua edhe skafandra, të cilën e ka pasur të vendosur në kokë në momentin që qëlloi me breshëri plumbash drejt lokalit pranë Bashkisë së Shkodrës, duke i marrë jetën 2 personave dhe plagosur dy të tjerë.
Po ashtu, iu sekuestrua edhe jeleku antiplumb, por edhe një shishe 1.5 litra e mbushur me benzinë, që tregon qartë se plani i autorit, si në çdo atentat, ishte të digjte mjetin tip BMW ngjyrë gri, që e grabiti nën kërcënimin e armës për tu arratisur nga vendi i ngjarjes.
Policia e Shkodrës informoi po ashtu se u sekuestrua edhe motori, pa targë e numër shashie, me të cilin shkoi në vendin e ngjarjes.
Report Tv sjell pamjet nga operacioni që ka zhvilluar Policia e Shkodrës për zbardhjen e masakrës me 2 të vrarë e 2 të plagosur. Në kërkim janë shpallur dy personat që i kanë siguruar armët autorit dhe policia ka zbuluar edhe bazën e tyre. Një banesë, në pronësi të një gruaje që ndodhet jashtë shtetit, të cilën dy personat e shpallur në kërkim e kishin përshtatur si bazë për të ruajtur armët e municionet luftarake. Policia, sekuestroi 1 automatik, 6 pistoleta, fishekë, 45 kapsolla detonatorë, një ‘Audi’ me targa të vjedhura në Lezhë, 5 dronë dhe 5 aparate fotografike.
Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona që dyshohet se i kanë siguruar armët autorit të ngjarjes së masakrës së Shkodrës, njëri prej tyre i mitur.
Njoftimi i Policisë
Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi R. G. qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës.
Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:50, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja” dhe me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. G., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
U sekuestruan:
-2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;
-automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar:
1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e veprimtarive kriminale të tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Erogen Brajoviç
Erogen Brajoviç, një ndër të plagosurit e atentatit të mëngjesit së 8 shtatorit në Shkodër, dhe i dyshuar si objektivi i këtij sulmi me armë zjarri, ka reaguar për mediat nga spitali, ku ndodhet ende i shtruar, për shkak të 4 plagëve të marra nga breshëria e plumbave që u zbraz mbi të dhe 2 miqtë e tij në lokalin pranë Bashkisë, të cilët humbën jetën.
Në deklaratën e tij, Erogon Brajoviç kërkon që emri i tij të mos atashohet me grupe kriminale dhe emra të caktuar të botës së krimit, dhe thekson se jeta e tij është e ndarë mes sipërmarrjes dhe sportit.
"Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres. Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet! Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder.
Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare.
Une kam qene per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka perfaqesuar komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres. Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot. Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik! Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje",- është shprehur Erogeni.
Komente

Shteti duhet ta zgjidh perfundimisht kete situate.Nuk mund te mbahet peng Shkodra nga dy familje mafioze qe po perhapin vetem terror.Shqiperia 2030 kerkon siguri per jeten e qytetareve sepse ne vend qe te vrasin njeri tjetrin kto plera.po vrasin qytetar dhe shpresen e shkodranve te pafajshem
PërgjigjuSi bajrat pa enverin si lict pa lulin jan te mbarum se kta i kan tana lekt tjert jan thjesht me kap armet, nuk kan inteligjenc me fitu lek se tana punt I kan ata 2 dhe majn me lek e tjert
PërgjigjuMos njollosni ket familje peshkatarsh te ndershem
PërgjigjuShumê eshte laluar mbiemri juaj në shryp e media. Eshte e kote të justifikohesh. Mbiemri e paske me Vic. Duhet të jesh sllav në origjine. Lexova. I Ke venê veted mbiemër jugor Vado. Degjoja nhe dite nhe historian serb. Që Serbia e ka ndertuar historine mbi gennjeshtren. Edhe Ti justifikohesh me genjeshtra. Nhe shkodran me prapashtesa në mbiemer vic. Lidhrt per interesa ekonomike. Per te grabitur toka e pasuri me pushtet dhr me force. Shkodra ka qënë qytet qê i resprkton shumê jabaxhinjte. Sepse ka kulture. Civilizim,tolerance. Por ju mikpritjen shkodrane e keni perdor per keq. Shkodra ka fise e infivide te njohur ne historine shkodrane e shqiptare. Civilizimi dhr modestia e tyre peshon sot në shkodrr. Ndersa per ju vetem lajme negative degjon. A nuk do ishte mire ti bëje analize vetes? Të kerkoje falje per shqetesimet qê keni shkaktuar ne shkodrr?
PërgjigjuO shok ty te njohin qa llafos pjesë e tyne je
PërgjigjuQa mjell do korrësh
Përgjigju