TIRANË-Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të përballen për herë të parë me drejtësinë për aferën korruptive të privatizimit të ish-klubit Partizani. Ish-kryeministri zgjodhi që të mos paraqitet në seancën e parë në themel në GJKKO, duke përdorur taktika zvarritjeje me fletëthirrjen, ndërsa mungoi edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, me argumentin se është sëmurë. Para trupit gjykues u paraqit vetëm dhëndri Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, ndërsa mungoi edhe Andia Pustina dhe as kompania 'Homeplane' nuk kishte përfaqësues ligjor.
Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë dërguar të premten e 27 qershorit fletëthirrjen për Sali Berishën, e cila është firmosur nga Jamarbër Malltezi. Trupa gjykuese e pyeti Malltezin nëse e ka njoftuar vjehrrin e tij, por ky i fundit pranoi se nuk e kishte njoftuar, pasi sipas tij ishte një kohë e shkurtër, duke thënë se as nuk kishte dijeni nëse Berisha e ka marrë njoftimin që sot në GJKKO do mbahej seanca.
“Njoftimi ka shkuar ditën e premte për Berishën, është firmosur nga Malltezi. Koha ka qenë e shkurtër për tu njoftuar sipas shpjegimit që dha Malltezi. Edhe ne nuk kemi patur kontakte gjatë kësaj kohe”, tha në seancë avokatja e Berishës, Klodiana Gjyzari.
Malltezi dhe Xhimi Begeja ishin të vetmit që u paraqitën në seancë para trupës gjykuese, ndërsa mungoi po ashtu biznesmeni Fatmir Bektashi dhe Andia Pustina. As kompania 'Homeplane' nuk kishte përfaqësues ligjor.
Në mungesë të Berishës dhe me kërkesë të prokurorit të SPAK Arben Krajës, i cili deklaroi se ish kryeministri nuk është njoftuar në përputhje me ligjin, treshja me kryesuese Elsa Ulliri dhe relatorë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi, vendosën që ta shtyjnë seancën më datë 21 korrik ora 10:30.
Ndërkohë, burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se gjyqtarja Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga gjykimi i dosjes së aferës Partizani. Të njëjtat burime sqarojnë se dorëheqja i është dorëzuar vetëm 10 ditë më parë (rreth datës 20 qershor) drejtuesit të GJKKO, Erion Bani me argumentin se kërkon të tërhiqet nga kjo çështje pas është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri. Kujtojmë që trupa gjykuese e aferës Partizani u zgjodh më datë 2 qershor dhe mbetet e paqartë se përse gjyqtarja Ulliri hezitoi 2 javë për të dorëzuar kërkesën për dorëheqjen, pasi lidhja e saj me deputeten demokrate u bë edhe debat publik.
Për sa kohë nuk kemi një vendim nga Erion Bani, treshja e gjyqtarëve të aferës Partizani mbetet e njëjtë, por nuk marrin dot vendime. Për këtë arsye, sot në orën 09:30 GJKKO u shty një tjetër seancë për dhëndrin Jamarbër Malltezi, i cili kërkonte revokim të masës arrest shtëpie. Seanca u shty më datë 7 korrik, pasi kërkesa do të shqyrtohej nga Ulliri.
Berisha dhe Malltezi sulmojnë drejtësinë
Si Berisha edhe dhëndri i tij, sulmuan drejtësinë duke e quajtur një proces farsë, që sipas tyre është ndërmarrë me urdhër të Edi Ramës. Vetë Berisha, që i ndoqi në distancë zhvillimet nga Struktura e Posaçme, anuloi edhe konferencën e çdo të hëne, ndërsa gjyqin e quajti një piramidë mashtrimi.
“Kapja dhe përdorimi i drejtësisë si armë politike është tipar kryesor i regjimeve autokratike të korruptuara. Sot fillon procesi gjyqësor politik në GJKKO për dosjen “Partizani”, fund e krye një piramidë mashtrimi.
Fill pas urdhrit publik të Edi Ramës në Kongresin e PS në Prill 2022 drejtuar SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën, prokurorët e nënshtruar dërguan 16 kërkesa brenda muajit duke nisur hetim 30 vjeçar shtrirë në 3 breza ndaj Sali Berishës deri tek mbesat e palindura të tij”, shkroi Berisha.
“Menjëherë pas urdhrit të Edi Ramës në kongresin e PS në prill 2022, prokurorët politikë të nënshtruar kanë bërë 16 kërkesa brenda muajit. Edi Rama i dha komandën SKAP-it dhe menjëherë vepruan”, u shpreh Malltezi.
Dosja 'Partizani'
Dosja për aferën Partizani, kaloi për gjykim më 19 maj, pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, dhe pasi u mbajt peng prej 7 muajsh. Asnjë nga të pandehurit nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, çka do të thotë që do të jetë një proces i gjatë. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Fatmir Bektashi është i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë dërguar edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.
Në ditën kur nisi përballjen me drejtësinë për aferën Partizani, kreu i PD, Sali Berisha jo vetëm që nuk u paraqit në GJKKO, por edhe anuloi konferencën për shtyp. Ish-kryeministri nuk zhvilloi konferencën e çdo të hënë me gazetarët, ku sigurisht nuk mund t’iu shmangej pyetjeve të gazetarëve mbi këtë proces.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas seancës së parë në GJKKO për aferën Partizani. Në një postim në Facebook, Berisha nuk jep asnjë sqarim se përse nuk u paraqit në gjyq, por përdori manovra me fletëthirrjen për të zvarritur seancat. Berisha përdor të njëjtat argumente, që nga momenti që ndaj tij nisën hetimet, duke thënë se ky është një proces politik i marrë me urdhër të Edi Ramës.
“Kapja dhe përdorimi i drejtësisë si armë politike është tipar kryesor i regjimeve autokratike të korruptuara. Sot fillon procesi gjyqësor politik në GJKKO për dosjen “Partizani”, fund e krye një piramidë mashtrimi.
Fill pas urdhrit publik të Edi Ramës në Kongresin e PS në Prill 2022 drejtuar SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën, prokurorët e nënshtruar dërguan 16 kërkesa brenda muajit duke nisur hetim 30 vjeçar shtrirë në 3 breza ndaj Sali Berishës deri tek mbesat e palindura të tij”, shkroi Berisha.
Prokurorët politikë u bazuan në kallëzimin e rremë të ish-kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla kryer në 2020, sipas të cilit kryeministri Sali Berisha i ka kthyer dhëndrit të tij tokë të shpronësuar nga autoritetet italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, pra kinse tokë publike nga territori i klubit “Partizani”. Ndërkohë Fletoret Zyrtare të atyre viteve provonin se toka në fjalë kishte mbetur gjithnjë tokë private dhe se nuk ishte shpronësuar kurrë”, shkruan Berisha.
Berisha thotë se “drejtësia politike nuk do mund të shpëtojë kurrë Edi Ramën nga fundi që e pret atë dhe pushtetin e tij, të ngritur mbi krimin, drogën dhe mjerimin e shqiptarëve.”
GJKKO ka bërë një reagim lidhur me kërkesën e Elsa Ullirit, gjyqtares kryesuese për t'u tërhequr nga gjykimi i dosjes Partizani, me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerë. Në njoftim thuhet se nëse do të ketë një njoftim për këtë çështje më 21 korrik, kur është caktuar seanca e radhës.
Por pavarësisht kërkesës së gjyqtares, ajo do të jetë e pranishme në seanca, treshja e gjyqtarëve të aferës Partizani mbetet e njëjtë, por nuk marrin dot vendime.
"Nisur nga interesi i lartë nga ana juaj për t’u informuar nëse gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesë për dorëheqje nga çështja penale në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, etj…, me porosi të Zëvendëskryetarit të Gjykatës Z. Erjon Bani, ju bëjmë me dije se lidhur me këtë pjesë do të informoheni në seancën gjyqësore të rradhës, datë 21.07.2025, ora 10:30, ku trupi gjykues do të relatojë në seancë nëse është paraqitur ndonjë kërkesë e tillë si dhe vendimmarrja e titullarit, në rast se ka pasur vendimmarrje", njofton GJKKO.
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj foli për mediat pasi GJKKO shtyu seancën e parë gjyqësore për aferën Partizani.
I pyetur për kërkesën e gjyqtares Elsa Ulliri për t’u dorëhequr nga gjykimi i kësaj dosjeje, Gjokutaj e cilësoi si një "muhabet nëpër korridore të gjyqtares".
“Ajo ishte në seancë. Për sa kohë që një gjyqtare bën muhabete në korridore dhe vjen drejton seancën janë historira të tejkaluara. Unë se di këtë fakt, ajo sot ka drejtuar seancën gjyqësore. Mendoj se 10 ditë përpara që është bërë kjo kërkesë, nuk duhej lënë të vinte dita e gjykimit dhe do ishte marrë një vendim. Duhet të ishte marrë.”, tha ai.
Në GJKKO po mbahet seanca e parë në themel për aferën Partizani. Ish-kryeministri Sali Berisha mungon në seancë, ndërsa i pranishëm është dhëndri Jamarbër Malltezi. Trupa gjykuese pyeti Malltezin nëse ka njoftuar Berishën, pasi OPGJ ia ka lënë atij fletëthirrjen. Malltezi tha në seancë se nuk e ka njoftuar dhe nuk është në dijeni nëse vjehrri i tij ka marrë njoftim.
Klodiana Gjyzari, avokatja e Berishës: Njoftimi ka shkuar ditën e premte për Berishën, është firmosur nga Malltezi. Koha ka qenë e shkurtër për tu njoftuar sipas shpjegimit që dha Malltezi. Edhe ne nuk kemi patur kontakte gjatë kësaj kohe.
Arben Kraja kërkon shtyrjen e seancës pasi nuk është bërë njoftimi sipas ligjit për Berishën ndërsa Homplan nuk ka asnjë përfaqësues ligjor. Ndërkohë, mungonte edhe Fatmir Bektashi i cili mungonte për arsye shëndetësore. Trupa gjykuese vendosi shtyrjen e seancës më datë 21 korrik ora 10:30.
Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili do të përballet me drejtësinë për aferën Partizani, nuk do të paraqitet në seancën në GJKKO. Në seancë i pranishëm do jetë vetëm avokati i tij, Genc Gjokutaj.
GJKKO ka shtyrë më datë 7 korrik seancën për Jamarbër Malltezin, i cili kërkoi revokim të masës arrest shtëpie për aferën Partizani.
Seanca është shtyrë pasi ende nuk ka një vendimarrje, mbi kërkesën e gjyqtares Elsa Ulliri për t'u dorëhequr nga gjyqi për dosjen Partizani.
Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Mësohet se dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.
Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Në orën 10:00 nis seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares. Nuk dihet nëse është pranuar apo jo kërkesa.
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi u paraqit këtë të hënë në orën 09:30 në GJKKO ky do të shqyrtohet kërkesa e tij për revokim të masës së sigurisë, gjysmë ore para nisjes së seancës së parë gjyqësore për aferën “Partizani”.
Në një prononcim për mediat, Malltezi foli me të njëjtën gjuhë si të Berishës dhe sulmoi Prokurorinë e Posaçme, duke thënë se ka vepruar kundër tyre me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Procesin për aferën Partizani e cilësoi si një “gjueti shtrigash” dhe qesharak.
“Në thelb është një gjueti shtrigash, një çështje poolitike, qesharake tashëm sepsë gënjyen dhe dolën gënjestarë. Gënjyen se thanë toka ishte shpronësuar dhe doli që toka ishte e pronarëve. Dhe nuk ka asnjë copë letër se si u bë shteti pronar. Sot e kësaj dite prokuroria nuk ka se si është shteti pronar ndërkohë që është dokument që prej 100 vitesh është tokë e këtyre 5 familjeve. Sa i përket tokës, vlerave dhe antivlerave. Vlerat janë te pronarët privatë. Antivlerat janë te strategjikët e Edi Ramës, ai që vjedh tokat publike dhe priovate dhe ia jep miqve të vet. Nga zhvillimi i pronës kemi paguar taksa, kurse Rama për miqtë dhe hajdutët e vet jep pa taksa.
Nga zhvillimi i pronës kemi sistemuar mbi 42 familje, ndërsa Edi Rama i përzë me dhunë dhe me polici si në Astir apo te bregu i Lanës, nga zhvillimi i pronës kemi bërë kopsht dhe çerdhe për banorët dhe kemi lënë për shkollën dhe gjimnazit. Asnjë nga këta nuk bën Rama, i fal tokën mëe zero lekë ose një euro miqve, i lë pa taksa për vitë dhe vjedh tokat publike dhe private. Të shikoni te materiali që menjëherë pas urdhërit të Edi Ramës në kongresin e PS në prill 2022, prokurorët politikë të nënshtruar kanë bërë 16 kërkesa brenda muajit. Edi Rama i dha komandën SKAP-it dhe menjëherë vepruan.
Do të përballemi me këtë çështje, por në thelb është çështje pa fakt penal se u nis me kallëzimin e rremë të Taulant Ballës sikur toka ishte e shpronësuar ndërkohë që toka del me familje pronari, vijoi me pretendimin e rremë të prokurorëve sikur kishte ndonjë lidh apo VKM normative, por në fakt nuk kishte asnjë. Asnjë nuk është nominative, krejt ndryshe nga ligjet dhe VKM që bën Rama.
SPAK nuk guxon ta thërrasë as për dëshmitar Edi Ramën, e kemi kërkuar gjatë fazës së hetimeve dhe gjatë seancës paraprake. SPAK ka shkuar deri në mashtrim dhe e ka bërë mashtrimin pjesë të dokumentacionin zyrtar Rama ka 8 firma në këtë procedurë, ndërsa Berisha nuk ka asnjë.“, tha Malltezi.
Komente

Shtyrja eshte koha qe kerkon fajtori i tmerruar nga denimi. Shtyn e shtyn deri ne fund agonine e tij. Nese do kishim gjyqtare me autoritet dhe me integritet te garantuar asnje Sali Berishe nuk do guxonte te bente keto palacolleqe.
PërgjigjuFilloi varianti i sorollatje deri në mbarim të kohës...
PërgjigjuZvarritja e gjykimit me palacolleqe eshte ne stilin e Saliut,te te gjithe pushtetareve te koruptuar e kriminalizuar.Keto praktika ndihmohen edhe nga "gjykatat e paaneshme".Si ka mundesi qe fletethirja i dorezohet dhendrit kur ajo eshte personale per Saliun?Si ka mundesi qe gjyqtarja pret 20-dite qe te kujtohet se ka kusherire deputeten e Saliut?Pse Kryetari Gjykaes Z.Erion Bani nuke merr ne konsiderate doreheqien e gjyqtares me pare po e le zvarre?Saliu,dhendri e kushdo tjeter,pse nuk duan te perballen me drejtesine po e "sulmojne"ate?Keto jane paaftesi e gjykates apo bashkeveprim ne gjykata te koruptuara?Lum si ky popull qe kerkoj "Shtetin e te padrejtes".
PërgjigjuFilloi varianti i shtyrjeje...
PërgjigjuDeshiron te behet kryeminister njeriu qe gjykatesit dhe prokuroret i sulmon publikisht, i ofendon, mashtron per ata, por nuk guxon te perballet ne prokurori dhe ne gjykata. Njeri anti-shtet qe mbijeton vetem me mashtrime, manipulime, kercenime dhe dhune. Turp per ata qe e votojn.
PërgjigjuDihej,e prisnim një gjë të tillë, shtet dhe drejtësi greko-serbe,mallkuar qofshi pa përjashtim, lutem Zotit që barna dhe kemio t'ju bëhet gjithë gjaku dhe djersa e popullit Shqiptar që e keni pirë e derdhur ndër vite. Drejtësi thonë......
Përgjigjuberisha nuk u njoftua ……. ahhhh spiun komunist fillove lojrat qe ti shpetosh burgut
Përgjigju7 muaj zvarritje edhe sot e gjeten kete Ullirin sistem i kalbur
Përgjigjudo zoti burg do ishte gjo e mire per shqiperine opozitare qe e ka mare peng ky kriminel i lindur
Përgjigju