SELANIK- Sali Berisha u shfaq sërish në fushatë krah Fredi Belerit, eurodeputetit grek, i dënuar në Shqipëri për blerje votash. Pas takimit elektoral në Himarë, Berisha e mori me vete edhe në mitingun me shqiptarët në Selanik, nga ku e mori në mbrojtje, duke thënë se u sulmua nga Edi Rama, duke përdorur metoda si të Sigurimit të Shtetit, për t'i rrëmbyer postin si kryebashkiak i Himarës. Sipas tij, Rama është i aftë të dëmtojë marrëdhëniet me vendin fqinj për interesa personale të tij.
“Akti i dy viteve më parë i narkodiktatorit të Tiranës Edi Rama, ndaj eurodeputetit, Fredi Beleri, është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive europiane. Po pse u ndala këtu? Për të treguar se për çfarë është e aftë mafia për interesa të vetat të bëjë, të sakrifikojë, të dëmtojë, pavarësisht statusit të gjysmë milioni shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjët të cilat janë gjithnjë shumë të rëndësishme për interesa mafioze personale. Ky është Edi Rama, miqtë e mi.”, tha Berisha.
Sipas tij, Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë në 12 vite të qeverisjes së Ramës kanë përjetuar varfëri, përçmim dhe poshtërim. Ndaj, tha Berisha, më 11 Maj, shqiptarët kudo që janë duhet të 'firmosin" për të përmbysur narkoshtetin dhe të votojnë për ndryshimin ndërsa premtoi kthimin e emigrantëve në vend.
“Pra, rikthimi i të gjithë shqiptarëve që kanë mundësi të rikthehen nga emigracioni, do të jetë kusht për të shpëtuar Shqipërinë, dhe Shqipëria ka çdo mundësi për t’u krijuar çdo kusht atyre që të kenë sukses të ndërtojnë ëndrrën në vendin e tyre.”, u shpreh Berisha ndërsa e sulmoi Ramën duke thënë se po bën edhe fushatë denigruese.
“Flet çdo mëngjes me veten e tij, shan e turfullon. Fjalori i tij, i atij që urren shqiptarët. Çyryk, autik, buf, hardhucë, zhapik, budalla, një fjalor i turpshëm me të cilin njëlloj si horri që përpiqet të gjejë strehë në banalitete për t’i shpëtuar përgjegjësisë që ka ndaj jush.”, tha Berisha.
Vijoi më tej duke u "krenuar" edhe me këshilltarin amerikan Chris LaCivita, teksa tha se "ne dalim me Chris LaCivita, një nga kryestrategët e fitoreve në botë, ai del para shqiptarëve me Vullnet Sinën". Përmendi gjithashtu edhe Ilir Vrenozin, i cili ishte pjesëmarrës në takim, duke thënë se tregoi nder dhe karakter përballë Ramës.
Në mitingun e PD në Selanik ishte i pranishëm edhe Ilir Vrenozi.
Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua atij nga podiumi ku po mbante fjalën, duke i thënë se tregoi se nder dhe karakter, duke shtuar se i 'theu hundët' Edi Ramës, duke iu referuar fjalës që ai mbajti para disa ditësh në takimin elektoral të PD në Korçë.
"Ne dalim me Chris LaCivita, një nga kryestrategët e fitoreve në botë, ai del para shqiptarëve me Vullnet Sinën, hajduti që helmoi Shqipërinë me salmonelën e oulave. Shko në Korçë dhe përdor atë..Peleshi i tij mendon se tani e gjeta. Në Korçë arrita të blej edhe Ilir Vrenozin. Ti u bëre star i kësaj fushate se përfaqësove shqiptarin e vërtetë, njeriun e thjeshtë. Tregove se karakteri nderi dhe integriteti janë kryesore për çdo njeri dhe ia theve hundët në Korçë e Shqipëri.", u shpreh Berisha.
Kreu i PD, Sali Berisha ishte në një takim në Selanik, nga ku hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se kryeministri tenton që me lojërat e fjalëve të heqë vëmendjen nga skandalet dhe të maskojë miliona eurot që sipas tij shpenzon me "avionë taksi" dhe me shishe verë 33 mijë euro.
"Ky vit është viti juaj sepse entuziazmin dhe energjinë pozitive dhe besimin në dashurinë tuaj e induktuat në çdo skaj të Shqipërisë dhe sot fushata jonë është fushata e fitores. Ndiqeni fushatën tjetër është fushata e poshtërimit të qytetarëve, e mashtrimit dhe e burrecit dy metra i gjatë, i trembur gjer në palcë. Flet çdo mëngjes me veten e tij, shan e turfullon. Fjalori i tij, i atij që urren shqiptarët. Çyryk, autik, buf, hardhucë, zhapik, budalla, një fjalor i turpshëm me të cilin njëlloj si horri që përpiqet të gjejë strehë në banalitete për t’i shpëtuar pëegjegjësisë që ka ndaj jush.
Qytetarë të diasporës kurrë mos harroni Kapshticën se si i ky i pashpirt, i panderë dhe antishqiptar iu la ju në tokën e askujt në Kapshticë në kohën e Covid. 4 ditë la shqiptarët, akt i cili në të gjitha Konventat Ndërkombëtare të OKB përbënte krim kundër njerëzimit. Ai bën klounin dhe çdo gjë që të maskojë 130 mln euro të vjedhura me djegësit e Tiranës, dhe vilën dy herë sa e Enver Hoxhës në Surrel. Do të maskojë 120 mln euro gjobë që iu vuri shqiptarëve duke përzënë Bechetin se TV i tij e kritikonte, do të maskojë 121 mln euro që shpenzon udhëtim me avion taksi, shishe 33 mijë, do të maskojë 224 mijë metër katrorë në Gjipe, 38 mijë metër katrorë tokë që i dha vllait të tij, aksionet e vëllait të tij dhe të vetat në hotelet e ndërtuara nga kompania 5D e bashkisë.
Për të maskuar gjëmën që iu bëri shqiptarëve, është i aftë të bëjë çdo gjë. Por 11 Maji po afron, është ora jonë, dita jonë dhe me 11 Maj shqiptarët do të vërshojnë nga toka, deti e ajri drejt Shqipërisë.", tha Berisha.
Kreu i PD Sali Berisha, teksa nisi fjalën në takimin me emigrantët në Selanik te Greqisë, doli në mbrojtje të Fredi Belerit, duke thënë se iu hoq e drejta për t’u betuar nga Edi Rama, i cili përdori metoda si të Sigurimit të Shtetit.
Berisha tha se Beleri nuk pranoi që t'i jepte pronat e qytetarëve himarjotë, ndërsa tha se persona të tjerë që kanë qenë në burg para Belerit iu është dhënë mundësia që të bëjnë betimin.
“Duhet të pranojmë se akti i dy viteve më parë, i narkodiktatorit të Tiranës, Edi Rama ndaj eurodeputetit Fredi Belerit është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive evropiane. Rama përdori truket e vjetra të sigurimit të shtetit, të njëjtët elementë për t’i rrëmbyer mandatin që i dhanë Fredi Belerit qytetarët e Himarës, kjo vetëm se Fredi Beleri nuk pranoi të shitej, të kandidonte për Edi Ramën. Jo i tha, unë jam i djathtë dhe nuk tradhtoj parimet e mia. E vërteta se prapa qëndrimit antikushtetues, shkelmimit të të drejtave të njeriut, që u mbajt ndaj Fredit ishte diskriminues.
Çdo njeri që para Belerit mbahej i burgosur është lejuar të bënin betimin. Kurse Rama mori çdo masë kundër tij në kundërshtim me kushtetutën se nga 2225 mijë metër katrorë që po grabit të manastirit të Skutarasë dhe Gjipe, Beleri s’do t’i jepte asnjë metër katrorë. Kjo është e vërteta, u ndala këtu se çfarë është e aftë mafia për interesa të veta, të sakrifikojë dhe të dëmtojë pavarësisht statusit e gjysmë milioni shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjët që janë të rëndësishme për interesa mafioze personale.”, u shpreh Berisha.
Komente
