Kronikë

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Të shoqëruarit pretendojnë se u sulmuan me armë: Na qëlloi me breshëri një person! Ngjarja ende mister

28 Shtator, 10:01| Përditesimi: 28 Shtator, 13:29

  • Share

Report Tv ka mundur të mësojë pjesë nga dëshmia që kanë dhënë në Policinë e Gjirokastrës personat e shoqëruar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, i cili u gjet i vdekur të shtunën (27 shtator) në Tepelenë.

Sipas dëshmive që kanë dhënë në polici Eqerem Braçi dhe dy djemtë e tij Gazmendi e Danieli, por dhe nga deklarimet e bariut Armir Hitoveizi, ata pretendojnë se janë sulmuar me armë nga një person misterioz, në Dilan mes Nivicës dhe Salarisë, aty ku është skena e krimit. I paqartë mbetet edhe momenti kur bariu Hitoveizi, që është banor i zonës, ka dalë në skenë dhe si u bë dëshmitar i ngjarjes. 

Sipas tyre, biznesmeni italian dhe Braçët kanë qenë së bashku me dy fuoristradat, Land Roverin dhe Volksëagenin. Gjithmonë sipas dëshmisë së tyre, italiani ka qenë në fuoristradën e parë së bashku me një prej Braçëve.

Ekspertiza e bërë në vendin e ngjarjes, konfirmon se italiani nën shoqërinë e Eqerem Braçit dhe dy djemve të tij, ishin duke qarkulluar nga drejtimi Nivicë në atë të Salarisë, në Tepelenë.

Pretendimet e të shoqëruarve:

Të shoqëruarit kanë thënë se fillimisht kanë dëgjuar tre të shtëna të cilat kanë qenë shumë afër çka bëri që të ndalej automjeti i parë tip Land Rover në bordin e të cilit ishte biznesmeni italian dhe njëri prej personave të shoqëruar.

Pasi kanë qëndruar për 2 minuta, është dëgjuar një breshëri tjetër, ndoshta në ajër. Përpara rrugës në një distancë prej 10-15 metrash shfaqet një person me armë në dorë automatik i cili shkreh armën në drejtim të gomave të Land Roverit duke mos thënë asnjë fjalë. Në këtë moment, biznesmeni italian dhe personat e tjerë në bord fshihen pas mjetit shoqëruar me britmat e frikës.

Fillimisht u ça goma e përparme e mjetit, ndërsa shkrehja e dytë e armës automatike nga personi misterioz, shkaktoi plagosjen e biznesmenit italian. Mendohet se ky i fundit është lënduar nga një plumb rikoshet të cilën e kapi në pjesën e femurit të këmbës së djathtë. Pas shkrehjes së armës nga agresori misterioz, biznesmeni italian është ankuar për plagën që mori. Hemoragjia ka qenë e madhe që në momentin e parë, ndërkohë që djemtë e Eqerem Braçit lajmërojnë policinë për atë çfarë kishte ndodhur që një person misterioz i pati qëlluar me breshëri arme në vendin e quajtur Dilan.

Të gjitha thëniet e mësipërme janë sipas deklarimeve apo pretendimeve në polici të të shoqëruarve. E gjithë ngjarja është e rrethuar me mister dhe dëshmitë e të shoqëruarve, që sot janë të lirë, lënë shumë pikëpyetje mbi këtë ngjarje të rëndë. Por nisur nga dëshmitë e tyre, lindin disa pyetje që kërkojnë përgjigje.

PIKËPYETJET DHE DYSHIMET:

1) Si e ka ditur “atentatori” që grupi duhet të kalonte atje në atë orar?

2) Pse nuk e kanë transportuar në spital biznesmenin italian?

3) Është lajmëruar spitali duke kërkuar ndihmë të shpejtë? Nëse po, kur?

4) Në cilën orë ka ndodhur realisht ngjarja? Nuk bëhet gjueti gjatë natës! (Siç pretenduan të shoqëruarit në momentin e parë)

5) Me çfarë lloj arme u plagos? Dhe nga çfarë distance? Për këto pritet ende rezultati i autopsisë

6) Atentatori me çfarë saktësi ka goditur gomat e makinës dhe jo karrocerinë apo xhamat kur nuk ka asnjë shenjë plumbash?

7) Është bërë test STUB për ta vërtetuar nëse të shoqëruarit kanë përdorur armë zjarri?

(Foto: Skena e krimit dhe njolla e gjakut të viktimës në rrugë)
 

Mësohet se katër personat që kanë dhënë dëshmi dje, mund të thirren përsëri në ditët pasuese në varësi të dinamikës së ngjarjes. Policia e Gjirokastrës ndërkohë ka ngritur katër postblloqe në zonën e Kurveleshit për të bërë të mundur gjetjen e autorit. Deri më tani, janë angazhuar dy grupe specialistësh që po krehin zonën që nga vendi i ngjarjes e deri në periferi të fshatit Gusmar në veri e në jug deri në fshatin Dukaj.

Sipas informacioneve që Shqiptarja.com ka mundur të mësojë, në vendngjarjen e krimit nuk është gjetur asnjë gëzhojë arme deri në këto momente. Ndërkohë që mësohet se skena e krimit është duke u kqyrur sërish nga grupi hetimor i Policisë dhe Prokurorisë së Gjirokastrës.

Sa i përket plagës së plumbit në trupin e 44-vjeçarit italian që i mori jetën këtij të fundit, priten rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për saçme (të qëlluara nga çiftja) apo gëzhojë arme tjetër.

Ajo që dihet me siguri, siç mëson Shqiptarja.com, është fakti që Edoardo Sarchi është vrarë me plumb.

Theksojmë që përveç komunikatës paraprake të Policisë së Gjirokastrës, një ditë më parë, deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë të mbuluar me mister.

Ora 13:25
Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Zbardhet roli i bariut si dëshmitar, përse u gjend në skenën e krimit Armir Hitoveizi

 

Armir Hitoveizi, banor i zonës së Dilanit pranë Selenicës në Tepelenë, është 1 nga 4 dëshmitarët që u pyetën nga grupit hetimor i Gjirokastrës për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, një ditë më parë.

Teksa roli i 3 të tjerëve, Eqerem Braçit dhe dy djemve të tij Gazmend e Daniel, është i ditur sipas pretendimeve dhe versionit të tyre të cilët kanë qenë së bashku me biznesmenin italian kur u sulmuan me armë, ajo që nuk dihej ishte fakti përse bariu u gjend aty në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pak pas mesnate, në ora 00:30.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase, ka mundur të mësojë se bariu Hitoveizi ka një stan rreth 200 metra më tutje vendit që është regjistruar si skenë krimi.

Sipas informacioneve, bariu ka qenë duke udhëtuar me makinë dhe mbeti në rrugë për shkak se i mbaroi karburanti. Duke qenë se ishte aty pranë, ai ndaloi te vendngjarja, pra rreth 200 metra larg stanit të tij të bagëtive.

Njësoj si dhe familja Braçi, ai deklaroi për hetuesit se pati dëgjuar 3 të shtëna me armë zjarri, të qëlluara nga një person misterioz.

Ora 11:49
Ja 7 pyetjet që ngrenë dyshime dhe misteri që rrethon vrasjen e Edoardo Sarchi në Tepelenë

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, në Tepelenë, vijon të jetë mister për rrethanat, dinamikën dhe motivet.

7 pyetje që ngrenë dyshime mbi thëniet dhe deklarimet në polici të 4 të shoqëruarve, Eqerem Braçi dhe dy djemtë e tij Gazmendi e Danieli, si dhe bariu Armir Hitoveizi, kërkojnë përgjigje dhe shtojnë akoma më shumë dyshimet mbi të vërtetën.

Por nisur nga dëshmitë e tyre, lindin disa pyetje që kërkojnë përgjigje.

PIKËPYETJET DHE DYSHIMET:

1) Si e ka ditur “atentatori” që grupi duhet të kalonte atje në atë orar për të organizuar kurthin?

2) Pse shoqëruesit nuk e kanë transportuar në spital biznesmenin italian pas plagosjes?

3) Është lajmëruar ndonjë ambulance duke kërkuar ndihmë të shpejtë? Nëse po, kur?

4) Në cilën orë ka ndodhur realisht ngjarja? Nuk bëhet gjueti gjatë natës! Siç pretenduan të shoqëruarit në momentin e parë

5) Me çfarë lloj arme u plagos? Dhe nga çfarë distance u qëllua? Për këto pritet ende rezultati i autopsisë

6) Atentatori me çfarë saktësie ka goditur gomat e makinës dhe jo karrocerinë apo xhamat kur nuk ka asnjë shenjë plumbash?

7) Është bërë test STUB për ta vërtetuar nëse të shoqëruarit kanë përdorur armë zjarri?

Kujtojmë se sipas personave që u shoqëruan dhe dhanë dëshmi, ata pretendojnë se kanë qenë së bashku me biznesmenin italian në dy makina të ndryshme. Teksa papritur, sipas tyre, dëgjuan të shtëna me armë zjarri 3 herë, e më pas ndaluan. Ata thonë se një person misterioz qëlloi sërish me armë drejt automjetit të tyre, duke çarë gomat e fuoristradës së parë, teksa njëri nga plumbat preku rikoshet viktimën duke i shkaktuar vdekjen.

Deri më tani, në skenën e krimit nuk është gjetur asnjë gëzhojë arme. Ndërkohë që mësohet se vendngjarja është duke u kqyrur sërish nga grupi hetimor i Policisë dhe Prokurorisë së Gjirokastrës.

Sa i përket plagës së plumbit në trupin e 44-vjeçarit italian që i mori jetën këtij të fundit, priten rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për saçme (të qëlluara nga çiftja) apo plumba të një arme tjetër.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/09/2025 04:24

    Pyetjes 1 do t'i shtoja nenpyetje te tjera,p.sh sa trafik ka ajo zone qe nje atentator t'a perzgjedhe si vend sulmi? Pyetjes 2,3 do t'i shtoja nenpyetjen,perse nuk e dhane vete ndihmen e pare, duke improvizuar nje tourniquet me rripat e pantallonave ose lidheset e kepuceve? Pyetjes 4 mund t'i japim sqarim qe gjueti behet dhe naten nese ke aparatura qe mund te shikosh naten si night vision goggles,ose zgjedh vendin per gjueti duke u nisur naten e te arrish ne vendin qe deshiron heret ne mengjes,sa per oren se kur ka ndodhur ngjarja,ajo percaktohet nga mjeku qe ben autopsine dhe nga zhvillimi i /rigor mortis/(ngrirja qe fillon ne trupin e viktimes pas vdekjes).Por une do te shtoja dhe disa pikepyetje te tjera,p.sh: A)-jane degjuar ne ajer 3 te shtena qe vertetohen dhe nga bariu,por personat ne ngjarje thone qe me pas jane sulmuar dhe me bresheri,gje qe bariu nuk e pohon.B)-Kronologjia e gjuajtjeve dhe veprimet e personave ne mes jane pak te cuditshme,p.sh pasi degjojne 3 gjuajtjet e para, makinat ndalojne per 2 min.,me pas, nje person misterioz qe shfaqet ne rruge, qellon drejt gomave,ndersa grupi fshihet pas makinave.A ju duket ky veprim normal qe mund te beje dikush ne nje situate te tille?Kur degjon gjuajtje mund te ndalosh,eshte e kuptueshme,por jo te dalesh nga makina,sic kuptohet qe kane bere keta,duhet te besh nje mbrapa kthehu me makine sa me shpejt te jete e mundur,kurse veprimet kronologjike te ketyre jane :1-3 gjuajtje ne ajer,2-makinat e grupit ndalojne,3-personat ne makina dalin prej tyre,4-nje i panjohur shfaqet ne rruge e qellon drejt gomave,5-grupi fshihet pas makinave sapo degjojne gjuajtjen,6-ne kete e siper italiani merr plagen vdekjeprurese.Shume pikepyetje ka kjo ngjarje!

    Përgjigju
  • goni: 29/09/2025 03:48

    FAMILJA e italianit te marre hak...te vrase vrasesit e te birit....keta bracet...ti djeggin ne turrev te druve...

    Përgjigju
  • Degjuam Krisma: 28/09/2025 21:22

    Bariu qe ishte 200 m larg thot degjova tre krisma, keta plehrat thone na qëlluan me breshëri automatike nderkohe nuk gjendet asnje gezhoje ne vendngjarje,qe ketu keta plehra duhen futur si familje ne burg.

    Përgjigju
  • Ulisse: 28/09/2025 20:02

    nje keshille e vyer per hetuesit.......... SPOSTONI HETIMET NE ITALI TEK FAREFISI I TE NDJERIT, pastaj flasim!!!

    Përgjigju
  • koli: 28/09/2025 16:20

    PSE U VRA VETEMN ITALIANI DHE NUK U GERVISHT ASNJE NGA JU TE TJERET QE ISHIT NE MAKINE....JU E KENI VRARE ATE DHE KENI QELLUAR MAKINEN NGA JASHTE PER TA PARAQITUR GJOJA SI ATENTAT......JU DUHRNI VARUR ATY NE MES TE TEPELENES...ENVERI JUA LIRONTE NENAT JUVE......

    Përgjigju
  • Ju pret Haga: 28/09/2025 16:05

    Kjo ngjarje ekzpozon gropet politike te Tepelenes , mos u qudisni hi pret Haga , nuk eshte qudi edhe ne Hage sikur Thacin tju dergojne ! NATO dhe Italia janë me lidhje te forta shume gabim qe goditet keshtu

    Përgjigju
  • Jim: 28/09/2025 14:57

    Ska gje me te keqe se shkon me minute diku dhe ata te hane ne bese ! Pabesia gjeja me e shemtuar per njeriun! Nuk e di pse I bejne kaq pyetje dhe pikpyetje Ai eshte hanger ne bese nga ata me te cilet udhetonte Si u la te vdiste dhe nuk ju dha ndihma e pare duke lidhur arterien femorale? Pse nuk u njoftua ambulance e te tjera pyetje qe lindin Po ata qe e vrane nuk i parashikuan keto gjera ? Ska gje me te poshter se te udhetosh me njerez te pabese!

    Përgjigju
  • Griti: 28/09/2025 12:27

    Cfare turpi policia e kriminalizuar dhe e zaptuar nga tepelensit. Braçet nuj duhej ta shikonin driten e diellit pas ngjarjes ne spitalin e fierit. Tani tepelnsit police po vujne verdalle per gezhojat. Shoku Gramoz po rrezikon shume duke mbrojtur kete bande! Duhet De Tepelwnizimi i policise qe te filloje dekriminalizimi i vertete.

    Përgjigju
  • Beni: 28/09/2025 12:04

    Ca misteri thoni, e kane vra e kane terheq zvarre Tek plumb ska vend per shume mister, plumba ska neper makina Ku eshte kallashi aty...?! Te ishte kallash do kishin vdek shume dhe do kishte vrima kudo Jo tek plumb italiani ! Polici e shitur.. zoti na rujt mos na rafte me na provu Se direkt gjakun ka kerkoj drejtorit te policise se shitur!

    Përgjigju
  • Partia: 28/09/2025 10:39

    Filloi pastrimi i figures te nipave te Gramozit, u bënë viktima. U gjet pistoleta e Rashes se akoma po kërkohet. Mjer ne...

    Përgjigju
  • Shqiptaret e pabese me armen ne breze: 28/09/2025 10:11

    Boll genjyet o te pabese ,e vrave ti me djemt e tu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?