Viktima Andi Maloku dhe babai Genci Maloku

Kronikë

DOSJA/ Babai i Andi Malokut kërkon hakmarrjen në fisin Rraja! Vrasja e Edmir Bregut fut në hall Avdylajn: Inshallah kemi fat o Allah

6 Tetor, 10:44| Përditesimi: 6 Tetor, 13:51

  • Share

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion pas një hetimi të gjatë, ka dokumentuar përplasjet mes bandave, armiqësitë dhe vrasjet pa autor lidhur e bandat e Durrësit dhe të Shijakut. Nga hetimet që janë bërë kundrejt Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’, si dhe grupit të Avdylajve, nga transkriptimi i bisedave të shkëmbyera në aplikacionin SkyECC, janë dokumentuar pazaret mes vrasësve për të eleminuar këdo që iu dilte përpara apo për të marrë hak për të kaluarën.

Nga dosja e SPAK e siguruar nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, zbardhet një bisedë mes Aleksandër Lahos dhe Elidon Avdylaj alias Aldo Avdylaj, të cilët bisedojnë për vrasjen e Edmir Bregut alias maloku. Gjithashtu në këto biseda del se Genci Maloku, babai i Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë nga atentati i 1 nëntorit 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Atë kohë Andi Maloku ishte shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili gjithashtu ishte në makinë së bashku me ‘Rrumin e Shijakut’.

Genci Maloku kërkon të vrasë një prej fisit Rraja, pasi Redjan Rraja është i dënuar përjetë si i përfshirë në këtë atentat. Genci Maloku kërkon të vrasë plakun e Rrajave, por kjo për anëtarët e tjerë të grupit, nuk i duket e saktë pasi do të niste luftë dhe ‘nuk është mirë të vrasësh pleq e gra’.

Pjesë nga dosja hetimore:

Në datën 21 shtator 2020, ora 17:59, Elidon Avdyli ka biseduar me Aleksandër Lahon në lidhje me një person me emrin Arjan i cili sipas Aleksandrit nuk lëviz nga fjala dhe ka mënyrën e vet si vepron. Elidoni i ka shkruajtur se Genci është mërzitur shumë dhe do që të bëje" diçka me patjetër. Aleksandri i përgjigjet që nëse Genci do të bëjë diçka, mos të bëjë plakun e Rrajave por t'i bjerë Qerosit. Në orën 19:00, Elidoni i ka shkruajtur Aleksandër Lahos që sipas tij duhet të "bëjnë" Qerosin ose Ceken. Nga konteksti i bisedave dyshohet se Elidoni dhe Aleksandri kanë biseduar për planet që ka patur personi i quajtur Genci dhe që dyshohet se është Genci Maloku, për të marrë gjakun e djalit, duke vrarë një person me mbiemrin Rraja.

Në orën 19:01, Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit se atë javë, në bashkëpunim me çunin e Pojës ai do te "bëjë" "Malokun" dhe më pas edhe Ceken. Sipas Elidonit, "Maloku" është "byrazer" i Kilit dhe i Marlit, lëviz Tiranë-Durrës dhe se kishte bërë plan që vrasjen e "Malokut" alias Edmir Bregut, ta bënte te lagjia e Edmirit, në Durrës. Aleksandri i sugjeron që do ishte më mirë që vrasjen ta bënin rrugës dhe e ka pyetur se cilin do të bëjnë të parin. Elidoni i është përgjigjur se të parin kanë vendosur të bënin "Malokun". Në vijim Elidoni i ka shkruajtur Aleksander Lahos se edhe Dur Keçin do ta "sistemojë sa të fillojë "lufta". Pjesa e bisedës në të cilën flasin për vrasjen e Malokut alias Edmir Bregu, është si vijon.

Aleksander Laho- thuj gencit do hapet lufta deshire te kesh me gjujt thuj

Elidon Avdyli- Po ikam thon e vlla. Po di ca me te thon.

Aleksander Laho-po jo me maru pun me pleq. po te boj cte doj.

Elidon Avdyli- Ishalla po ja hy un me ate cunin e pojes e vlla. Se aty iqim ropt atyne. Genci ska takat. Per kto pun o shok

Aleksander Laho-popo, por kjo levizje na bon dom te gjithve un jam me ju per cdo gjo, por pleq e gra osht turp.

Elidon Avdyli-Po edi. Plus do ikesh kurriz. Qerosi o pik. Tanom. Ne cekaj. Edon. Aty ndurres. Un tashi ket jav do boj malokun. Bashkpunim. Me cunin e pojes. Mrpa cekes. Me kismet allahaut. Esht borazeri kilit maloku. Ne i marlit.

Aleksander Labo-E kuptoj. Ok. maloku rin ne tiran.

Elidon Avdyli- Dje tu erjt kan qen. Po e kan gjet ato. Durres tiron leviz ai.

Aleksander Laho-Po rin aty ne tiran. Aty ku pam makinen e blondume te lentit.

Elidon Avdyli-Po edi. Po ke lagja vet ne durres. Do ebejm.... Se e kemi gjet

Aleksander Lalo-po me mire ruges... Cil do boni te parin

Eliden Avdyli-Malokun. E kemi nda.

Aleksander Laho- ok. Se do jet shum keq. Dhe lenti do ta hudhi prap ne kuriz marielin.

Elidon Avdyli- Esht. Ne burg ai e vlla. Marlin e kam gati gjycin. Mas ksoj pune.

Ndërkohë të tjera biseda janë zbardhur mes Aldo Avdylajt Arben Mërkurit, të cilët flasin për vrasjen sa më parë të Edmir Bregut, ose siç i referohen në biseda, maloku. Çuni i Bariut në këtë ngjarje ka rolin e vëzhguesit. Elidon Avdylaj alias Aldo Avydalj i lutet zotit për të pasur fat në eliminimin e Bregut.

Të përfshira në këtë dosje janë dhe pazaret Aleksandër Lahos ose i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut, i cili me një ndikim të frikshëm në Kadastrën e Durrësit, u jepte prona aleatëve për t’i ndihmuar në eliminimin e kundërshtarëve.

Ora 11:39
Prona shtet në Gjirin e Lalëzit kaloi në duart e bandave, ‘Rrumi i Shijakut’ flet me të vëllain për dhënien e ‘kafeve’: Fola me Monikën, m’ka kërku me nejt korrekt

Dosja voluminoze e SPAK ka zbërthyer pazaret mes grupeve kriminale dhe zyrtarëve shtetërorë të përfshirë në mashtrime e falsifikime dokumentesh lidhur me disa prona në Durrës. Këtu një rol të rëndësishëm ka dhe Aleksandër Laho ndryshe i njohur si Rrumi i Shijakut, i cili me një ndikim të frikshëm në Kadastrën e Durrësit, u jepte prona aleatëve për t’i ndihmuar në eleminimin e kundërshtarëve.

Nga dosja hetimore është evidentuar një bisedë e zhvilluar në aplikacionin SkyECC e zhvilluar mes Aleksandër Lahos dhe vëllait të tij, Vullnet Muçës. Ky i fundit i thotë Rrumit të Shijakut se ka folur me ‘Monikën’ dhe ‘Fredin’ po nga i njëjti aplikacion.

Nga biseda por edhe në dosje nuk ka më tepër të dhëna se kush është Monika apo Fredi që i referohen në bisedë, ku bëhet fjalë për një pronë që fillimisht ka qenë hapësirë e shtetit e më pas përmes tjetërsimit ka kaluar në pronësi të personave të tjerë.

Pjesë nga dosja hetimore:

1D6E0D– Fola me moniken idite me fredin ne skai… Kamer…Po celes i thash mka kerku me nejtt korekt…

L629B3– po fredi esht teknik shum i lart per kto lloj bisedash ne terren me policin… esht me grade te lart per terrenin…. po vetem qe genjen dhe ka nai ves.

1D6E0D– Dhe fredit ikam nejt korekt ikam then si ta mendosh ti un do boj po ta lexojm deri ditet e fundit.

L629B3– se esht shum i holle per kto gjera dhe ka shum shkallen e njofjes…. njeh shum njerez po ka hum pil se genjen dhe ka nai ves…. po kur do i kthente pergjigje prk.(prokurores) ai e tha qe ija , dhe fletat e volumit i kan cuar per akt eksperimentii te dha gje.

1D6E0D– Kte jav nga e premjta

Në datën 8 mars 2021, në orën 19:53:00, Aleksandër Laho ka diskutuar me Vullnet Muçën në lidhje më dhënien e një “kafe” një personi cimin e të cilit nuk e përmendin por që dyshohet se mund të jetë ekspert kriminalist.

L629B3– cpbt…mos more nai pergjigje nga fredi per ate biseden a citi mikut te vet

1D6E0D– Esht myll si bised neser c ka ien takimin ti coj kafen.

Ora 11:04
DOSJA/ Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati

Vrasja e Edmir Bregut është planifikuar prej muajsh nga Aldo Avdylaj alias Elidon Avdylaj në bashkëpunim me Arben Mërkurin, Ermir Dedjan dhe një disa persona të tjerë, të cilët kanë role specifike, konkretisht si çuni i Bariut, i cili është vëzhgues i lëvizjeve të shënjestrës.

Në një bisedë të marrë nga dosja e SPAK e siguruar nga Report Tv, zbulohen planet pë tu takuar Aldo Avdylaj dhe çunin e Bariut nëpërmjet Arben Mërkurit. Gjithashtu Aldo Avdylaj kërkon që vrasja të kryhet sa më parë, por Mërkuri e këshillon të presë sa të qetësohet situata sepse ka shumë civilë vërdallë.

Disa ditë më vonë, Ermir Dedja bisedon me Edidon Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut. Roje për të monitoruar lëvizjet e këtij të fundit është caktuar ‘çuni i Bariut’. Elidon Avdyli kërkon që ta takojë përsonalisht çunin e Bariut si dhe kërkon që ta mbarojë sa më shpejt këtë punë.

Pjesë nga dosja hetimore:

Në datën 24 shtator 2020, në orën 17:45, Elidon Avdyli përdorues i SkyEcc QICTJT e ka pyetur Arben Mërkurin përdorues të SkyBCC N8A74 nëse kishte folur me djalin e Bariut dhe se do ishte mirë që të takoheshin të gjithë bashkë me të e të bisedonin pasi ishin ai dhe grupi i tij ishin gati.

Endon Avdyli-O dak en je tu bo.

Arben Merkuri-Po rri

Elidon Avdyli-Ca u bonai gjo a te ka shkru ma ni. Per ate qe folem.

Arben Merkun-Per cil. Cuni Bariut.

Elidon Avdyli-Po e dak.

Arhen Merkuri- Ate po pres

Elidon Avdyli-Me thuj fiks on ore te vij. Po pse sme the ta takonim ne i her bashke e bobi. Ne gati jena

Arben Merkuri-Ok nisu direkt tani. Ai per 15 minuta vjen

Elidon Avdyli-Tani se kam Bolin e vlla. Pse sme the perpara. O anej Boli e dak. Ma le i or neser ka dreka. Trrim diku. Per drek. Ose ikim pim nai gjo ke ata. Folim qet....ne qe neser gati jemi po spat postobllok Cekja ka dal ke lajmet e dak. E kan kap.

Arben Merkuri-Ka shum civila ne xhiro. Prit njeher te qetsohet gjendja,

Elidon Avdyli-Po iken postobloqet e dak. Ta bejn direkt. Se skena pun ne

Arben Merkuri-O dak pa merak.

Në viên 18:25, Athen Mërkuri i ka shkruajtur përsëri Elidon Avdylit dhe i ka thënë se kishte folur me djalit e Bariut. Nga biseda rezulton se personi i quajtur "djali i Bariut" i kishte lënë në terren njerëzit tij me qëllim gjetjen e Malokut alias Edmir Bregu. Lidhur me këtë fakt, Elidoni ka shpresuar qe Edmiri do të gjendej dhe do të vritej duke e vlerësuar vrasjen e tij si ;pikë e madhe’. Mesazhet që psaqyrojnë këtë bisedë jaë si vijon:

Arben Mërkuri-  Fola me çunin e Bariut. Ka lënë roje non stop

Elidon Avdyli-Ok e vlla super fare. O zot kena fat e dak. Se gati o çdo gjo... Ta marojm se e meriton se o pik o molle.

Në datën 25 shtator 2020, në orën 19.32, Ermir Dedja i ka shkruajtur Elidon Avdylit se ishte me Piratin duke a referuar Alfred Dokës, dhe se ishin gati për zjarr. Ermiri në vijim i ka shkruajtur Elidonit se "Pirati kërkonte ndonjë lek të vogël pasi nuk kishte punuar fare. Ermiti i ka dërguar edhe një foto ku paraqitet një person me maskë higjenike që dyshohet se është shtetasi Alfred Doka.

Platforma SkyECC ka ruajtur vetëm mesazhet e dërguara nga Ermir Dedja që janë si më poshtë:

Ennir Dedja Hic kapo, duke nejt ne piratin, jam tfala, ke, ok, kapo pa merak, gati, jena, per zjarr. ishalla o zot vlla, po kapo pirati thai po na dhe maj lek tvogel sa me leviz thot se kam qen dhe keq kto dit thot skam punu fare, pper gjona tjera thot ka maru cdo gjo, hahahhaha jo se ktu o nona krimit, tfula ke shum rrafsh falimnerit 100 her thot

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?