Politikë

Pas lirimit, Salianji kërkon 'ndryshim' të PD-së: Të gjejmë zgjidhje për të larguar regjimin! Në seli s'e pret asnjë nga drejtuesit (VIDEO)

8 Korrik, 17:51| Përditesimi: 8 Korrik, 23:11

  • Share

TIRANË- Ndërsa kur u dënua, e përdorën vendimin për të djegur karriget e parlamentit, sot, në rikthimin e tij në seli, asnjë nga drejtuesit e lartë të partisë nuk u pa ta priste Ervin Salianjin. Berisha u mjaftua me deklaratën në konferencën e zakonshme për shtyp, ndërsa të tjerët nuk u shfaqën, ndonëse Salianji e kishte njoftuar vajtjen e tij në PD që kur doli nga gjykata, pak pas mesditës. Në hyrje e priste vetëm deputetja demokrate Ina Zhupa, me të cilën shkëmbeu edhe një përqafim, dhe disa mbështetës të tjerë.

Në konferencën me gazetarët dënimin e tij për dosjen 'Babale', Ervin Salianji e quajti politik, duke thënë se erdhi pasi preku një prej karteleve më të rrezikshme të drogës, të lidhura sipas tij me pushtetin e Ramës.

Salianji thotë se me dënimin e tij, Shqipëria nuk pati ndonjë benefit, por regres në demokraci, pasi sipas tij për herë të parë në 30 vite pati një të dënuar politik për agjitacion dhe propagandë. Përballjen me qeverinë, thotë se mezi e pret në Strasburg. 

“Burg politik prej thuajse 10 muajsh. U riktheva përsëri në të njëjtën sallë, në të cilën bëra denoncimin e famshëm, një prej denoncimeve më efektive që ka bërë PD dhe opozita, ku brenda ditës, pas denoncimit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm për përfshirjen në trafik droge, u dorëzua tek autoritetet italiane, pasi kishte një dënim të formës së prerë të gjykatave italiane, pas operacionit të DEA-s, ku ishte i dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim, dhe me mbrojtjen e kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, vazhdonte të ishte i lirë në Republikën e Shqipërisë.

Nga këtu nisi konferenca, padiskutim në mbrojtje të interesit publik dhe tani rikthehem pas 10 muajsh thuajse, siç ua premtova e ditën e fundit ku nga kjo seli dhe pas takimit me ju, u përcolla për t’u vetëdorëzuar dhe për të kryer dënimin politik në burgun e Fierit.

Sot, ja ku jemi përsëri, me fatkeqësisht, me të njëjtat sëmundje që ka Shqipëria. Me një Shqipëri, e cila edhe me dënimin tim, nuk është se pati ndonjë benefit, por pati një regres në demokraci. Pas 30 e kusur vitesh, Shqipëria dënon për herë të parë politikisht për agjitacion dhe propaganda”, tha Salianji.

Ish-deputeti kërkoi që PD të gjejë zgjidhje për të larguar Edi Ramën.

"Nuk mundet që të presim dhe të kërkojmë që të reflektojë Rama. PD dhe drejtuesit e PD duhet të gjejë zgjidhje se me cilën formë do ta largojmë Ramën dhe qeverinë e tij të korruptuar", theksoi Salianji. 

Nuk shpalli ambicie për asnjë post në parti, por u zotua të jetë në krye të betejave kundër regjimit.

“Çdo demokrat ka detyrë të gjejë zgjidhje si largohet regjimi. S’kam shqetësim për pozicionin, do bëj opozitë dhe do jem në beteja opozitare, në denoncime, propozime dhe do jem afër problemeve dhe shqetësimeve qytetare për tu dhënë zë dhe zgjidhje aty ku do jetë mundësia”, tha Salianji.

Një libër do të mbajë autorësinë e tij pas daljes nga burgu, siç tha Salianji, me fakte të panjohura nga dënimi i tij. Me dënimin me 1 vit burg, Ervin Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2017-s dhe 2021-shit për 2 legjislatura. Sipas ligjit të dekriminalizimit ai nuk mund të zgjidhet në funksione publike për të paktën 5 vite pas mbylljes së dënimit, pra deri në vitin 2030 kur konsiderohet i rehabilituar.

Ora 23:08
Asnjë drejtues i PD nuk e priti në seli, Salianji: Sot hapim një kapitull të ri

1752008988_ËhatsAppImage20250708at18.jpg

Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar sërish në rrjetet sociale, pas lirimit të tij me kusht, nga burgu, ditën e sotme.

Salianji, i cili në selinë e Partisë Demokratike nuk u prit nga asnjë koleg, thotë se do të bëjë çmos që të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit:

Sot dola me kokën lart nga burgu i Fierit, një vend që kurrë nuk e kisha imagjinuar si pjesë të rrugëtimit tim jetësor, i cili u kthye paradoksalisht në strehën e hekurt të një padrejtësie politike.

Për 10 muaj me radhë, si i dënuar politik, nuk kam pushuar së menduari për padrejtësitë që përjeton çdo qytetar shqiptar në këtë regjim dhe për çdo mundësi të humbur për ta ndalur këtë të keqe që ka mbjellë vetëm dhunë dhe shkatërrim për më shumë se një dekadë. Trafikanti që denoncova, dhe çdo trafikant tjetër e ka vendin në burg!

Sot jam rikthyer në shtëpinë time politike në Partinë Demokratike. Këtu bëra denoncimin tim 8 vite më parë, dhe prej këtu më hoqën padrejtësisht nga beteja zgjedhore 10 muaj më parë, duke më ndalur me forcë rrugën drejt përballjes me Edi Ramën dhe qeverisjen e tij në zgjedhjet Parlamentare.

Sot kam vetëm një mendim dhe një ndjenjë që më udhëheq: të rikthejmë Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare aty ku e meriton dhe e presin të gjithë shqiptarët. Do të jap gjithçka, me të gjithë energjinë time njerëzore e politike, për ta bërë këtë realitet së bashku me kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që besojnë në lirinë dhe demokracinë.

Faleminderit me zemër për gjjthë përkujdesjen, mesazhet dhe telefonatat e panumërta që më keni bërë sot e mbështetjen pa kufi ne keto muaj të vështirë! Sot hapim një kapitull të ri

Ora 18:31
Nëntë muaj në burg Salianjit i shërbyen për të ideuar shkrimin e një libri me refleksione: Do publikoj të papublikuarat!

 

Ervin Salianji tha se do mirëpres çdo propozim që do i bëhet nga PD në struktura, por për të nuk kanë rëndësi funksionet, por pasioni për të bërë opozitë.

Eksperiencën e tij 9-mujore në qelitë e Fierit ai do e përshkruajë edhe në një libër që do publikojë dhe që tha se do ketë fakte të papublikuara më parë, ku do shpjegojë edhe se si u dënua nga qeveria e Edi Ramës dhe njeriu që ai vuri në krye të reformës në drejtësi, që të hakmerrej për inate personale.

“Duke qenë se kam pasur mundësi të merrem edhe me të shkruar, do botoj edhe një libër, ku do ta publikoj dhe do jap të papublikuarën më parë. Ajo që dua të them është se nuk ka askush tjetër, edhe nëse duam, nuk ka as forcën as kapacitetin që t’i bëj dëm dikujt tjetër në PD, ky dënim është ekskluzivisht i kryeministrit, i Partisë Socialiste, i atij që ai vuri për të bërë reformën në drejtësi. Imagjinoni të bësh reformë në drejtësi duke vënë një njeri në krye për të bërë reformën në drejtësi dhe ai gjëja e parë që bën është të nxjerrë inatin personal, meqë i është denoncuar trafikanti i drogës”, tha Salianji.

Ora 18:22
Pas lirimit, Salianji direkt në politikë: S’kam shqetësim për pozicionin, do jem në krye të betejave opozitare

 

Menjëherë pasi fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Fierit, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji i kthehet politikës. Nuk ka rëndësi se çfarë pozicioni do të ketë në PD, por ai thotë se do jetë në krye të betejave opozitare.

“Çdo demokrat ka detyrë të gjejë zgjidhje si largohet regjimi. S’kam bërë opozitë vetëm kur kam pasur funksione. Kam dhënë gjurmën time në momente të caktuara, për të treguar se nuk ka rëndësi funksioni, por vokacioni apo pasioni për ta bërë këtë punë. Nuk ka rëndësi se kush do jenë në funksione. Funksionet në partitë opozitare dhe në opozitë, ti jep angazhimi jo emërimi. Në opozitë funksionin ta japin qytetarët duke të ngarkuar me besim. S’kam shqetësim për pozicionin, do bëj opozitë dhe do jem në beteja opozitare, në denoncime, propozime dhe do jem afër problemeve dhe shqetësimeve qytetare për tu dhënë zë dhe zgjidhje aty ku do jetë mundësia”, tha Salianji.

Ora 18:10
Salianji pas lirimit: Gjykata e Lartë shkeli ligjin, vonoi zbardhjen e vendimit tim, e kam denoncuar në SPAK

 

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i liruar sot me kusht nga Gjykata e Fierit pasi vuajti 9 muaj nga dënimi 1-vjeçar i formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë për dosjen “Babale”, mbi akuzën e kallëzimit të rremë, hodhi akuza sot edhe ndaj Gjykatës së Lartë, ky tha se i shërben qëllimeve të qeverisë së Edi Ramës dhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Ai pretendoi se Gjykata e Lartë nuk kishte zbardhur vendimin për rekursin e tij në kohë, duke e penguar që të ndiqte rrugën e ankimimeve të tjera në Kushtetuese, teksa tha se betejën do e vijojë edhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Gjithashtu shtoi se i ka kërkuar SPAK-ut që ta hetojë falsifikimin nëpërmjet shortit që bëri Gjykata e Lartë.

“Nuk krahasohet fushata elektorale me letrat nga burgu. Ka dhe një tjetër çështje me zvarritjen e rekursit tim në Gjykatën e Lartë, sjell rastin nëse nuk është bërë lajm, se është bërë falsifikimi nga Gjykata e Lartë nëpërmjet shortit dhe i kam kërkuar SPAK që të hetojë, për moszbardhjen në kohë të vendimit mbi rekursin tim. Ku është bërë zëvendësimi nëpërmjet shortit, që është përtej çdo ligji dhe shkeljeje. Gjykata e Lartë e ka me ligj brenda 60 ditësh duhet ta zbardhë vendimin dhe që të shkohej në më tej nga unë në Kushtetuese. Por kjo betejë do vazhdojë, nuk e bëj vetëm për veten time, por sikurse në 2013-2017 kur nuk kisha mandat dhe bëra fushatë në të gjithë vendin, do e bëj përsëri për PD-në”, tha Salianji.

Ai dha një koment edhe në lidhje me përfshirjen e mundshme dhe detyrat e tij në PD, duke mos qenë më deputet. Ish-ligjvënësi demokrat la të kuptohej se do pranonte çdo propozim dhe do vijonte të përballej me qeverinë.

“Do kem mundësi të bëj politikë nëpërmjet kontaktit me qytetarët dhe propozimet që vijnë nga PD-ja. Mezi e pres një përballje në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut nëse kam pasur unë të drejtë apo qeveria. Duhet të sundojë ligji dhe shteti i të drejtës, nuk mund të kemi diku rëndim i barrës ndaj politikanëve dhe në rastet e tjera lehtësim”, tha ish-deputeti.

SI.E./K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 08/07/2025 20:41

    Je mashtrus dhe e ke tevertetuar dhe jane zgjefhjet ato qe ndryshojne pushtetin dhe po perdoret dhune fo thyeni kojen tua se sgqiptaret ju shporren ketu e 12 vjet peroara . Bon viktimen ky legen

    Përgjigju
  • Niku: 08/07/2025 20:25

    Po keta njesoj jane te gjithe Babale me ne krye saliun , ti u denove per regjine e telefonates sajove, mashtrove, dhe prap nuk je reabilituar, vazhdoni keshtu se veten tuaj genjeni populli nuk i ha mashtrimet tuaja e pat sa ju votuan.

    Përgjigju
  • xXx: 08/07/2025 20:19

    Tani qe ka vene dhe floke ky mashtruesi do beje namin...

    Përgjigju
  • Lodrizjo Sinani: 08/07/2025 18:59

    O çuni Shegēs i ngjirizur nē haurin e lopēs me traktoristin socjalist kur jot ēm Shega ishte e martuar me dy fmi prap fillove ti me lef ? Nuk zure mēnd ti nga kapja sapunit.

    Përgjigju
  • Emigranti: 08/07/2025 18:21

    Këta demokratët ngelën vetëm tu ankuar ama të gjithë po përfitojnë masa më të lehta dënimi! Kur po ja hidhni lumit përse ankoheni kot ditë e natë? Përse shani e akuzoni SPAKun dhe qeverinë mëngjes drekë darkë?

    Përgjigju
  • Valbona: 08/07/2025 18:03

    Saliu dhe Salianji ne nje shtet ligjor te vertete do te denoheshin i pari me varje dhe i dyti me pushkatim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?