Presidenti i FSHF-së Armand Duka

Reagimin publik i FSHF për zgjedhjet, ja e vërteta që e “dërrmon” Dukën

30 Mars 2018, 19:58| Përditesimi: 30 Mars 2018, 20:19

  • Share

Gjykata e Tiranës nuk regjistroi vendimin e Asamblesë Zgjedhore gjatë ditës së sotme, duke u bazuar te paligjshmëria e anëtarëve që votuan. Report Tv, në bashkëpunim me “Vipsport.al”, ka siguruar vendimin e argumentuar të Gjykatës, në të cilën parashtrohen shumë qartë edhe arsyet, pse nuk u vendos që të regjistrohej Asambleja Zgjedhore e datës 7 shkurt 2018.

Ajo që e bën akoma më shqetësuese qëndrimin e FSHF-së, është fakti që opinionit publik nuk po i serviret e vërteta.

Më poshtë, ju argumentojmë edhe arsyet pse FSHF të mos mbajë një qëndrim korrekt:

Së pari, në reagimin e saj, FSHF nuk e mohon që Gjykata vendosi të mos e regjistrojë vendimin e Asamblesë (këtu ka një përqindje sinqeriteti të detyruar nga ana e tyre).
Së dyti, FSHF deklaron se Gjykata u ka kërkuar disa dokumentacione, të cilat ata do i plotësojnë. FSHF depozitoi në Gjykatë dosjen për të regjistruar Asamblenë Zgjedhore të datës 7 shkurt, disa ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet.

Më datë 13 mars 2018, Gjykata konstatoi se kishte mungesë të madhe dokumentacionesh dhe i kërkoi Federatës që t’i paraqiste midis të tjerave:

“Kush ishin anëtarët që votuan”,

“A ishin të regjistruar në Gjykatë apo në QKB”

“Kush ishin personat e mandatuar me të drejtë vote dhe mandatet e tyre”

Për këtë gjë, i la në dispozicion FSHF-së plot 13 ditë, pasi duhet t’i paraqisnin deri më datë 26 mars 2018.

Pasi patën kohë për dokumentacionet dhe i dorëzuan në Gjykatë (pra gënjejnë kur thonë se Gjykata u ka kërkuar disa dokumentacione të tjera, pasi e patën kohë dhe i dorëzuan), Gjykata konstatoi se:
Disa Shoqata nuk ishin fare të regjistruara në Gjykatë dhe, si rrjedhojë, nuk kanë pasur të drejtë për të votuar.

Disa anëtarë të tjerë ishin regjistruar në Gjykatë disa ditë pasi u kishte përfunduar afati për të dorëzuar mandatet e delegimit për votën. Pra, afati i fundit ishte data 19 janar 2018 dhe këto shoqata janë regjistruar në fillim të shkurtit. Është ilegale se si janë pranuar mandatet e tyre për të votuar, kur në atë kohë ishin të paregjistruar.

Ndërkohë, sot kemi një president FSHF-je dhe 9 anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, që nuk kanë të drejtë të marrin asnjë vendim, që nuk mund të firmosin asgjë dhe mbi të gjitha që nuk e morën dot zyrtarisht mandatit, për shkak të paligjshmërisë së zgjedhjeve.
 

Komento

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 31/03/2018 10:39

    Hiqeni mor këtë ordiner armando hajdut injorant dukën nga federata Shqiptare është turp të mbahet ky kryetar federate është diskretitim ky hajdut me çizme e mereni e plaseni brënda këtë qelbësir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?