Një gjumë i mirë pas moshës 40 vjeç është një garanci kundër plakjes së trurit. Një studim i publikuar në “Neurology” zbulon se me cilësi të dobët të gjumit, ndikon në plakjen me 3 vjet të trurit në moshën e mesme.
Në praktikë, të rriturit e moshës së mesme me cilësi të keqe të gjumit, të cilët për shembull kanë vështirësi të flenë ose të qëndrojnë në gjumë, paraqesin një zvogëlim të vëllimit të trurit në krahasim me moshatarët e tyre.
“Studimi ynë, i cili përdori skanime të trurit për të përcaktuar moshën e trurit të pjesëmarrësve, sugjeron se cilësia e dobët e gjumit lidhet me pothuajse tre vjet plakje shtesë të trurit që nga mosha e mesme", thanë studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë.
Studimi përfshiu 589 persona me një moshë mesatare prej 40 vjeç në fillim të studimit. Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorë mbi gjumin si në fillim të studimit ashtu edhe pesë vjet më vonë. Skanimet e trurit u bënë 15 vjet pas fillimit të studimit.
Studiuesit regjistruan disa karakteristika të problemeve me gjumin për secilin pjesëmarrës: kohëzgjatje e shkurtër e gjumit, cilësi e dobët e gjumit, vështirësi në fjetje, zgjime të hershme në mëngjes dhe përgjumje gjatë ditës.
Studiuesit analizuan skanimet e trurit të pjesëmarrësve dhe përdorën inteligjencën artificiale për të përcaktuar moshën e trurit për secilin prej tyre.