Shqipëria është në prag të rijetëzimit të industrisë së vjetër ushtarake me synimin për t’u kthyer në fuqi prodhuese dhe eksportuese.
"Jemi duke negociuar me aleatë të mëdhenj, kompani nga më të mëdha dhe prestigjozet në fushën e mbrojtes. Së shpejti ky program do të nis konkretisht këtu në Rubik pas firmosjes së marrëveshjes.", tha Rama.
Transfomimi dhe rijetëzimi i rrënojave industriale të së kaluarës pritet të ketë një impakt pozitiv në ekonominë e vendit.
"Këto qendra të industrisë ushtarake do të jenë të ndara në disa pika të territorit dhe sipas profileve do të profilizohen në prodhimeve të llojeve të ndryshme. do të hapet një front i ri punësimi për një sërë specialitetesh e kategorish."
Ambicia për Shqipërinë është e madhe, duke synuar jo vetëm prodhimin e municioneve luftarake
"Pjesë e këtyre investimeve prietet të jetë edhe prodhimi i automjeteve ushtarake. Një nga elementët që do prodhojmë janë dronët inteligjentë. "
Rama foli edhe për një tjetër aspekt, fuqizimin e forcave detare në bashkëpunim me shtetin italian.
"Po në bashkëpunim me Italinë, me një ndër ndërmarrjet më të mëdha të prodhimit të anijeve në botë, kemi marrëveshje mirëkuptimi për të bashkëpunuar për ngritjen e bazës së prodhimit edhe të riparimit të anijeve në Shqipëri, gjë që do të na japë mundësi të prodhojmë për vete dhe të eksportojmë”, u shpreh Rama.
Më herët kryeminsitri Rama inspektoi Qëndrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut e cila ka nisur punën për vëzhgimin e 200 km të para 24/7 me koordinimin e Policisë Rrugore, Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Emergjencave Civile.
Kryesocialisti Edi Rama bëri gjithashtu të ditur se në ditët në vijim pritet të firmosin edhe marrëveshjen për fillimin e punës për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore. Sipas tij, synimi është që kjo akademi të përgatisë jo vetëm pilotët shqiptarë, por të shërbejë edhe për forcat aleate.
“Jemi duke përgatitur hapjen e akademisë së Forcave Ajrore, e pilotëve, ku do të fillojë përgatitja e pilotëve shqiptarë. Synimi është që të jetë një akademi që t’i shërbejë edhe forcave aleate. Po punojmë me një grup të rëndësishëm në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe besoj se në ditët në vijim në Vlorë bëjmë edhe firmosjen për fillimin e punës për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore.
E keni parë që në bashkëpunim me Italinë po rrisim në mënyrë të ndjeshme kapacitetet edhe të forcave detare, por s’do të ndalemi aty, po në bashkëpunim me Italinë, me një ndër ndërmarrjet më të mëdha të prodhimit të anijeve në botë, kemi marrëveshje mirëkuptimi për të bashkëpunuar për ngritjen e bazës së prodhimit edhe të riparimit të anijeve në Shqipëri, gjë që do të na japë mundësi të prodhojmë për vete dhe të eksportojmë”, u shpreh Rama.
Një qytetar i shprehu kryeministrit Edi Rama në Rubik një shqetësim me kompaninë që ai punonte. Ai tha se është ankuar kudo, por nuk ka marrë zgjidhje. Në bisedë, qytetari flet për një turk, i cili sipas tij i ka thënë se nuk do t’i japë zgjidhje edhe nëse i thotë Edi Ramës vetëm sepse është ankuar.
‘Turkut po i themi se Ramën nuk e pyet, por pyet dikë tjetër që Edi Rama e njeh. Po i thotë atij dhe mbase ti nuk di ku do jetosh më se në Turqi e Shqipëri nuk jeton dot më’, thotë kryeministri.
Ai nuk kurseu batutat teksa në fund të fjalës tha se do të dalë dikush tjetër që mund ta fusë në sherr me Amerikën.
Pjesë nga diskutimi:
Qytetari: Jam i zgjedhur familjarisht në Partinë Socialiste në Mirditë, në strukturat kryesore të Rubikut. Edhe kam një hall, kam qenë në punë. Më kanë marrë në të zezë. Jam ankuar në zyrat e qarkut të Lezhës, kanë ndërhyrë edhe dy ministra dhe tre kryetarë bashkie. Ai turku quhet Hasan bej.
Rama: Si u bë kjo punë se këtë Albertin e kapim, po turkun ku ta gjejmë.
Qytetari: Më ka thënë se edhe me i thënë Ramës nuk të marr pse je ankuar.
Rama: Turkut po i themi se Ramën nuk e pyet, por pyet dikë tjetër që Edi Rama e njeh. Po i thotë atij dhe mbase ti nuk di ku do jetosh më se në Turqi e Shqipëri nuk jeton dot më. Si e ka emrin?
Qytetari: Hasan Bej.
Rama: Po Hasan bej është gjysma e Turqisë. Ta mbyllim para se të dalë ndonjë të na dusë në luftë me Amerikën....
Kryeministri Edi Rama bëri batuta për kryetarin demokrat të bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi, teksa tha se edhe pse nuk është socialist, është një djalë i mirë. Rama tha se duhet ta ndihmojmë edhe atë që të mos e mbysë këneta.
“Do ta shikojmë konkretisht rastin edhe me kryetarin e bashkisë. Kryetarin e bashkisë këtu e keni djalë të mirë me thënë të vërtetën nuk është i ngjyrave tona, por është djalë i mirë. Shpresoj dhe besoj se do ta kuptojë edhe ai se duhet të bëjë diçka, aq më tepër që siç e the edhe ti këtu ka shumë banesa bosh.
Mund të bëhet një gjë disi ndryshe, duke përfituar nga fakti se janë disa banesa bosh, që janë boshatis qysh se ra industria këtu dhe mund të bëjmë një program për këtë punë. Pse nuk duartrokisni kur themi se e kemi djalë të mirë kryetarin e bashkisë. I joni është edhe ai se është mirditor, kur bij këtu edhe unë mirditor bëhem se rrënjët e largëta nga nëna këtu i kam. Duhet ta ndihmojmë edhe atë që të mos e mbysë këneta.", u shpreh Rama.
Komente

Perse i duhen armet Shqiperise kur nuk ka rini qe te shkoj ushtar e te mbroje vendin?Uzinat e armeve dikur dihet se prodhimi i tyre ishte per mbrojtjen e vendit.
Përgjigju