TIRANË - Pas 3 orësh, 36 minutash dhe 14 sekondash danezi Mads Pedersen është fituesi i Etapës së Parë të edicionit të 108 të "Giro d'Italia" duke marrë edhe fanellën rozë, ndërsa nuk munguan edhe incidentet në zonën e Freskut në kilometrat e fundit të xhiros.
Pas përplasjes së disa çiklistëve, Mikel Landamera përfundoi në trotuar me dëmtime që duken serioze. Menjëherë ndihmë për të, që nga pamjet duket se do marrë ndihmë të specializuar në spital. Jay Vine u rrëzua në kthesë, ndërsa përfundoi i dëmtua në anë të rrugës. Me të u përplasën edhe Mikel Landamera e Geoffrey Bouchard, të cilët morën ndihmën mjekësore. Aktualisht në spitalin e Traumës po marrin mjekim Mikel Landamera, 26-vjeç dhe Bouchard Groffrey, 33-vjeç, dhe gjendja e tyre është stabël.
Etapa e Parë - Gara e famshme e çiklizimit për herë të parë në histori do zhvillojë tre turet e para në vendin tonë. Etapa e Parë filloi në orën 13:10 nga Durrësi deri në kilometrin 0, ndërsa në 13:34 u nisën drejt Tiranës 184 çiklistët për të përshkruar në total 160 kilometra.
Sportistët vijuan për kilometra të tëra drejt Malit të Robit, në Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Papër, Bradashesh, Gracen, Mullet, TEG, Sauk, Surrel dhe Tiranë. Në kryeqytet ata u rrotulluan dy herë me malore të fortë nga Sureli, teksa gara ishte e karakterit fushoro-malor.
Në fund fituesi u vendos me "foto-finish", aty ku Mads Pedersen i Lidl e kaloi vijën e finishit pas 3 orë, 36 minuta e 14 sekonda, duke lënë pas me vetëm 04 të qindtat Uout van Aert. Pas tyre janë Orluis Aular, Francesco Busatto, Thomas Pidcock, Diego Ulissi, Richard Carapaz, Max Poole, Nicola Conci dhe Davide Piganzoli.
Ndërkohë "Giro d'Italia" do vijojë të shtunën me Etapën e Dytë në Tiranë me garën e kronometrit, për të vijuar me datën 11 (e diel) me Etapën e Tretë dhe më speciale në Vlorë, kjo pasi edhe gara do ketë një vështirësi më të madhe edhe për shkak të ngjitjes së "Llogarasë".
Të shumtë ishin qytetarët dhe turistët që dolën dhe duartrokitën çiklistët gjatë itinerarit prej 160 km të xhiros.
Ngjarjet më të rëndësishme:
17:11 - Mbylllet Etapa e Parë e 'Giro d'Italia' nga Durrësi në Tiranë, Mads Pedersen kalon i pari vijën e finishit në kryeqytet! Aksident në Freks.
17:07 - Aksident masiv në Fresk, përplasen disa çiklistë! Landa duket se ka pësuar dëmtim në krah, merr ndihmë mjekësore.
17:00 - Për ngjitjen e dytë të Surrelit (Cmimi i Malit) fitues u shpall Giulio Ciccone (Lidl).
16:53 - Askush nuk duket se ka forcën (ose guximin) për të sulmuar vendin e parë, pelotoni i bashkuar.
16:34 - Lorenzo Fortunato fiton ngjitjen parë të Surrelit! 1) Lorenzo Fortunato (XDS Astana) 9 pikë 2) Pello Bilbao (Bahrain Victorious) 4 pikë 3) Carlos Verona (Lidl Trek) 2 pikë 4) Patrick Konrad (Lidl Trek) 1 pikë
16:24 - Çiklistët ngjiten drejt malores të Surrelit (kategoria e tretë), me grupin shumë të shtrirë. Tani Bahreini dhe Lidl po përcaktojnë ritmin në seksionin më të vështirë të ngjitjes.
16:17 - Me 40 km të mbetura, përfundon shkëputja e katër liderëve. Grupi është përsëri kompakt, djemtë e Vismës caktojnë ritmin
15:45 - Nis zbritja e 'Qafës së Krrabës'.
15:40 - Në ngjitjen e parë malore fiton Sylvain Moniquet në Greacen, që merr 18 pikë. Pas tij: Verre me 8 pikë, Tonelli me 6 pikë, Tarozzi me 4 pikë, van der Hoorn me 2 pikë dhe Fortunato me 1 pikë.
15:38 - Epërsia e katër udhëheqësve është zvogëluar në rreth 30" pasi grupi ka rritur ritmin.
15:34 - Van der Hoorn, një nga pesë kryesuesit, humbet terren ndaj kryesuesve të tjerë në ngjitjen drejt sprintit malor të parë të ditës (Gracen, kategoria e dytë), ku Moniquet merr kryesimin. Kështu, kanë mbetur katër skuadra përpara, me një minutë avantazh ndaj grupit. Kanë mbetur edhe 74 km për të bërë
15:05 - Ayuso rrëshqiti, ra pa pasoja pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit dhe humbi rreth një minutë, por tashmë po përpiqet të rikuperohet pasi ndërroi biçikletën.
15:03 - Pas orës së parë të garës, pesë çiklistë në komandë vazhdojnë aksionin e tyre. Ndërkohë, fillon ngjitja e parë e 'Giro-s', drejt Gracen, një malore e kategorisë së dytë.
15:00 - Fillon ngjitja e Qafës së Krrabës.
14:46 - Në Papër zhvillohet sprinti i parë. Tonelli fiton 12 pikë. 1) Alessandro Tonelli (Polti VisitMalta) 12 pikë për fanellën çiklaminë dhe për klasifikimin e sprintit të ndërmjetëm 2) Taco Van der Hoorn (Intermarché-Wanty) 8 pikë 3) Manuele Tarozzi (VF Group-Bardiani CSF-Faizanè) 5 pikë 4) Sylvain Moniquet (Cofidis) 3 pikë 5) Alessandro Verre (Arkéa-B&B Hotels) 1 pikë.
14:43 - Tani gara po i afrohet sprintit të ndërmjetëm në Papër, që jep pikë si për 'fanellën çiklaminë' ashtu edhe për klasifikimin e sprintit të ndërmjetëm.
14:36 - Avantazhi i pesë çiklistëve shkon në në 1'45", por ata ende mbeten nën kontrollin e grupit pas 50 kilometrave të parë.
14:09 - Avantazhi i pesë çiklistëve në komandë tani është pothuajse 2 minuta: Verre (Arkea), Moniquet (Cofidis), Tonelli (Polti), van der Hoorn (Intermarché) dhe Tarozzi (Bardiani).
13:55 - Mosca kryeson. Në pozicionet e para të grupit, i cili ka rritur pak ritmin, është Jacopo Mosca (Lidl-Trek). Epërsia e pesë çiklistëve më të mirë ka rënë në 32 sekonda.
13:50 - Rritet avantazhi. Avantazhi i liderëve rritet në 1'45", me Tarozzin shumë aktiv në pozicionet e para. Grupi nuk po reagon për momentin.
13:43 - Pesë çiklistë në komandë: Verre, Lastra, Tonelli, Tarozzi dhe Van der Hoorn. Kryesuesit kanë një epërsi prej 43" ndaj pelotonit.
13:37 - Ritëm i lartë. Menjëherë pas fillimit, ritmi rritet dhe fillojnë përpjekjet e para për 'arratisje'. Tarozzi është i pari që u përpoq të largohej nga grupi.
13:35 - Etapa e parë e 'Giro-s' së 108-të filloi zyrtarisht në orën 13:35 pas nxehmjes prej 9.2 kilometrash.
13:10 - Segmenti që të çon në fillimin zyrtar të fazës së parë të 'Giro-s; është 9.2 kilometra i gjatë. Ky është starti i 15-të i 'Giro d'Italia' jashtë Italisë.
13:10 - Fillon 'Giro d'Italia' nga Durrësi, çiklistët kanë filluar pedalimin drejt km 0 ku gara nis zyrtarisht.
Etapa e Parë
Faza e debutimit ishte me vështirësi mesatare. Gara u vështirësua pas rreth 65 km. Ngjitja e Gracenit u përshkua përpara se çiklistët të mbërrinin në Tiranë dhe të hynin në qarkun e fundit para finishit.
Ngjitja e Surrelit u përshkua dy herë me pjerrësi prej 13% në pjesën e parë. Kilometrat e fundit u karakterizuan nga një zbritje pas Surrelit në rrugë qyteti mjaft të gjera. 3 km e fundit ishin paksa tatëpjetë deri në kilometrin e fundit. 500 metrat e fundit ishin të drejta dhe krejtësisht të sheshta mbi asfalt me gjerësi 8 metra.
Pjesëmarrësit - Në garë morën pjesë 23 ekipe dhe 184 çiklistë, 48 prej të cilëve janë italianë. Fituesi i vitit të kaluar, slloveni Tadej Pogacar nuk do të marrë pjesë në garë. 1.6 milionë euro do shpërndahen për fituesit sipas çdo etape.
Ekipi shqiptar - Pjesë e nisjes së garës, por jo si konkurrentë ishin edhe çiklistët e Kombëtares shqiptare, të cilët u nisën në orën 12:00 nga Durrësi për të përshkruar itinerarin deri në Tiranë.
Etapat e radhës:
ETAPA 2: 10 Maj / Tiranë - Tiranë
Gara nisë që nga Sheshi “Skënderbej” rreth orës 13:30, në drejtim të Bulevardit “Gjergj Fishta”, pastaj nëpërmjet Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, në Rrugën e “Elbasanit” drejt Saukut, rikthehen në Bulevardin “Bajram Curri”, nga Ura e Brrylit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Sheshi “Nënë Tereza”, ku rreth orës 17:15 është parashikuar të përfundojë xhiroja.
ETAPA 3: 11 Maj / Vlorë - Vlorë
Xhiro do të nisë rreth orës 13:15, nga Lungomare, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në rrugën “Demokracia”, nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë itinerarin drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparos, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”.
Planimetria e Etapës së Parë
Mads Pedersen, çiklisti danez i Lidl foli pasi fitoi Etapën e Parë të "Giro d'Italia" 2025, e cila filloi në Durrës dhe përfundoi në Tiranë.
Pedersen, duke reflektuar mbi këtë sukses tha: “Kjo është etapa ime e preferuar. Të marrësh fanellën rozë është diçka e mrekullueshme. Pas një bashkëpunimi kaq të fortë të ekipit, është fantastike që mund t’u kthej atyre gjithçka me një fitore”, tha 29-vjeçari danez.
Pak metra para finishit të 'Giro d'Italia' kishte edhe një aksident në zonën e Freskut në Tiranë. Jay Vine u rrëzua në kthesë, ndërsa përfundoi i dëmtua në anë të rrugës. Me të u përplasën edhe Mikel Landa e Geoffrey Bouchard, të cilët morën ndihmën mjekësore. Mikel Landa duket se ka pësuar një lëndim serioz dhe ka dalë jashtë rrugës, duke u përplasur në trotuar. Menjëherë ndihmë për çiklistin.
Probleme për një çiklist spanjoll. Ayuso ndihmohet nga një banor i Elbasanit dhe më pas stafi. Pas 6 minutave bashkohet me pjesën tjetër të grupit.
Edicioni i 108-të i "Giro d'Italia" filloi nga Durrësi më 9 maj dhe tre etapat e para do zhvillohen në Shqipëri. Nisja e Etapës së Parë u krye në orën 13:10 nga Durrësi për të arritur në kryeqytetin e vendit, Tiranë, pas 160 kilometrash. 184 çiklistë nisën pedalimin që pritet të përfundojë pak pas orës 17:00 në Tiranë. Nën një atmosferë festive, mijëra qytetarë kishin dalë të shihnin çiklistët në rrugët e qytetit. Ndërkohë që nuk munguan veshjet popullore shqiptare, kjo për t'i treguar botës traditën e vendit tonë. Ky event transmetohet në më shumë se 200 vende të botës dhe më shumë se 800 milionë teleshikues do e jenë për tre ditë me sytë nga Shqipëria.
Komente
