TIRANË- Qeveria ka gati paketën me masat ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, e cila brenda muajit tetor pritet të shkojë në Kuvend. Detajet u dhanë nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një konferencë për mediat nga ku theksuan se tashmë do të ketë një listë të zezë për ndërtuesit që ndërtojnë pa leje. Sipas, paketës së hartuar nga grupi i punës, parashikohet që personat ose subjektet që janë në listën e zezë të përjashtohen 5 vjet nga marrja e lejes. Shefi i qeverisë sugjeroi që ndëshkimi të jetë më i rëndë.
"Në një ndërtim ku projekti i miratuar transformohet e deformohet duke u kthyer nga një ndërtim me leje në abuziv të gjithë janë pjesë e një zinxhiri fajësie në qendër është ndërtuesi. Për këtë arsye, ndërtuesit që do të zihen në këtë faj, do të hyjnë në listën e zezë dhe s’do të mund të marrin më asnjë leje dhe të zhvillojnë asnjë aktivitet ndërtimor për një numër vitesh që mendoj se duhet të jetë më i madh se ai që propozoi grupi i punës", tha Rama.
Kryeministri paralajmëroi masa edhe për ata që shesin apartamente nga 2 herë, deri në konfiskim imediat.
"Nuk i lenë as të futen brenda ose faktivisht nuk marrin dot shtëpinë se arrijnë deri në absurd që një apartament shitet dy herë. Masa do jetë e rëndë për at ë bëjnë diçka të tillë, përveç listës së zezë do jetë imediat konfiskimi i objektit, s’do e administrojë më ai që e ka ndërtuar, por do e administrojë shteti dhe do ua vërë në dispozicion atyre që kanë paguar për ta blerë.”, tha Rama.
Përgjegjësia për ndërtimet pa leje nuk do të mbetet vetëm tek ndërtuesit, por edhe tek arkitektët të cilët rrezikojnë të humbasin licencën në rast se pranojnë deformime të projekteve dhe nuk raportojnë tek instancat përkatëse. Rama tha se asnjë objekt në ndërtim nuk do të lidhë ujin dhe dritat pa marrë certifikatën e përdorimit.
“Është e rëndësishme që të bllokohet zinxhiri sepse ndërtuesit nuk operojnë në vetmi, operojnë me arkitektët të cilët pranojnë deformimet dhe nuk njoftojnë autoritetin përkatës shtetëror siç ndodh në gjithë botën. Ky mosnjoftim do konsiderohet vepër penale, pjesëmarrje në një vepër penale dhe natyrisht që arkitekti do humbasë gjithçka”, tha Rama.
Kritikave se përse po zhvillohet tani aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, Rama iu përgjigj duke thënë se nuk është makthi i një nate vere, por aksioni do të vijojë deri në fund të mandatit.
“E di që ka shumë njerëz që shpresojnë se kjo do të jetë si makthi i një nate vere, por nuk do të jetë kështu, kjo do të vazhdojë pa u ndalur me këmbëngulje, se nuk ka Shqipëri 2030 në BE me ndërtime pa leje”, tha Rama.
Shija e hidhur e një vere të vështirë me zjarret ende nuk është larguar, ndaj zjarrvënësit punën me ligjin do ta kenë edhe më keq.
"Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se ndërtuesit pa leje. Ndërtimi e paligjshëm mund ta prishësh ndërsa rigjenerimin pyjeve duhen vite të tëra. Zjarrëvëniet duhet të trajtohen si vrasës dhe zjarrëvënia e qëllimshme duhet të ndëshkohet njësoj si vrasja", u shpreh Rama.
Sipas paketës, për punimet pa leje apo në tejkalim të lejes mbi masën 2% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi dhe nën tokë, dhe për shkak të qëndrueshmërisë së objektit është e pamundur prishja e tij, konfiskohen punimet e kryera pa leje për qëllime fitimi, ose një sipërfaqe ekuivalente me to, brenda objektit, e cila të jetë hapësirë e shfrytëzueshme.
Punime pa leje apo në tejkalim të lejes për qëllime fitimi, mbi masën 10% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi dhe nën tokë, konfiskohet për interes publik apo strehim social i gjithë objekti apo vendoset prishja e plotë e tij nga organet përgjegjëse.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një ndërtues në Tiranë që nuk do të marrë më asnjë leje ndërtimi nëse nuk respekton projektin e pallatit që ka bërë në kryeqytet.
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e paketës së masave ligjore për shkeljet e lejeve të ndërtimit, Rama nuk e përmendi me emër ndërtuesin, por tha se në projektin aktual kishte parashikuar fasadë të gjelbër dhe nuk ka mbjellë asnjë pemë.
Kryeministri e paralajmëroi se nuk do të marrë më asnjë leje ndërtimi nëse nuk mbjell pemët në fasadën e pallatit siç është në lejen e ndërtimit.
“Njerëzit paguajnë për të blerë apartament dhe paguajnë jo pak. Dëgjojnë nga ndërtuesit gjithëfarëlloj përrallash. Ju shkojnë me ato fasadat që miratojmë ne me shumë mundim, me pemë me gjelbërim. Duken ato si Kopshtet e Babilonit. Se atë blejnë njerëzit. Ka një ndërtues këtu në Tiranë që ka marrë një leje me një fasadë që ishte e gjitha e gjelbër. Këmbë peme nuk ka aty. Por nuk ka për të marrë më kurrë leje në qoftë se nuk do mbjellë një për një pemët për të cilat ka marrë lejen, sepse dhe njerëzit që kanë hyrë aty kanë paguar dhe pemët. Dhe mirë pemët, po i thotë këto janë apartamentet, ti shkon blen apartament dhe shpreson që do të bjeri një komshi i mirë. Kur ty të bie përballë një axhustator. Dhe hap një axhusteri. Ditën kur vjen të axhustohet një metal, ti ke turjelën në tru. Ditën kur sharrohet një drrasë, ti ke sharrën në tru. Jetohet kështu?”, u shpreh Kryeministri.
Qeveria prezantoi sot një paketë masash ligjore që ndalin jashtë lejes së ndërtimit dhe deformojnë projektet.
Në fjalën e tij, Kryeministri u bëri thirrje arkitektëve që të mos pranojnë deformimet e projekteve të tyre nga ndërtuesit, por t’i raportojnë.
Masat e reja përfshijnë edhe punën e arkitektëve, e si e tillë, Kryeministri Rama bëri një paralajmërim për ta që ta shqyrtojnë me vëmendje paketën e re ligjore, në të kundërt mosveprimet e tyre kur bëhen deformime të projekteve do të konsiderohen vepra penale.
“Ka disa arkitektë të rinj këtu, ja u them këtë arkitektëve, bëhuni burra se ju arkitektët burra jeni më pak trima se arkitektet dhe vendosini ‘kufirin te thana’ këtyre ndërtuesve, ti nuk lëviz nga projekti im, ky është projekti im dhe pikë. Sa ta mësojnë nuk do ta kërkojnë më.
Uroj shumë të na mbështesni e të na ndihmoni edhe që mos bini në ndonjë gropë se nuk ju nxjerrim dot më pastaj, se po të shihni këto që tha ministri se njeriu kur dëgjon neni kaq e neni aq fillon humbet vëmendjen, por merrini shikojini mirë se është plot me gropa për ju aty. Po ratë në ndonjë gropë nuk ju nxjerr dot më njeri pastaj, edhe thoni sa të doni jam arkitekt, do shkoni atje në radhë te supa”, u shpreh Rama.
Një element i rëndësishëm për të vënë rregull në lidhje me ndërtimet në Shqipëri dhe masat ligjore që do të aplikohen në vijim, është edhe certifikata e përdorimit të objektit në ndërtim.
Në fjalën e tij në prezantimin e paketës ligjore për mbrojtjen e territorit, Kryeministri Rama tha se asnjë objekt në ndërtim nuk do të lidhë ujin dhe dritat pa marrë certifikatën e përdorimit.
“Një element tjetër është që nuk do lidhen më drita dhe ujë nëse objekti nuk do ketë marrë certifikatën e përdorimit. Dhe pasi i fusin njerëzit në apartament i marrin ata peng dhe ikin duke e bërë të pamundur që pallati të konfiskohet sepse njerëzit janë brenda. Kjo nuk do lejohet më. Deri në ditën që do merret certifikata e përdorimit, nuk do ketë as ujë as drita. Edhe lokalet që operojnë pa leje, do rishikojmë këtë komponent sepse ti operon pa leje por unë paguaj ujë taksa drita. Është përgjegjësi e shtetit. Jo”, u shpreh Kryeministri.
Rama theksoi se zbatimi i masave të reja ligjore është domosdoshmëri për rrugën europiane të Shqipërisë.
“Duhet në këtë fazë ku jemi dhe vitet që kemi për të hyrë në familjen e bashkuar europiane, të ndajmë mirë se çfarë është e publikut, e individit, komunitetit, tregtarit, çfarë është e brezave që vijnë dhe çfarë është e brezave që sot punojnë. Këto duhen ndarë sepse ndryshe nuk shkojmë larg dhe ne e kemi bërë këtë vend shumë më të jetueshëm me shumë më tepër rregull. Por për ta bërë Europën e Ballkanit duhet të hedhim hapa të rëndësishëm përpara”.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi edhe zyrtarët dhe punonjësit e shtetit që abuzojnë me ndërtimet pa leje. Kreu i qeverisë përmendi edhe disa situata absurde, që sipas tij, ndodhin në lagje urbane, ku individë përdorin hapësirat e përbashkëta si prona private për qëllime bujqësore.
“Çdo zyrtar apo punonjës i shtetit që gjendet në kushtet që shfrytëzon një ndërtim pa leje, familja e tij për qëllim fitimi, do penalizohet. S’mund të paguhesh nga taksat dhe të kesh ndërtim pa leje dhe medemek familja. Shko te kioska atje por mos puno në shtet. Zaptimi i hapësirës publike lidhet edhe me një keqkuptim shumë të madh të një numri të madh njerëzish edhe në administratë dhe për këtë kemi pasur diskutime të forta edhe gjatë kësaj vere. Hapësira publike nuk është domosdoshmërisht një hapësirë që është pronë në shtet, është edhe pronë private përsa kohë është pronë private e pa zhvilluar në cdo kushtetutë të botës, ajo është një pronë e cila mirëmbahet nga shteti si hapësirë publike.
Nuk mund dot të thuash se unë kam një shesh mes pallateve në Tiranë, është toka ime dhe do t’u marr njerëzve para se fusin makinën apo më keq akoma, unë jetoj në kat të parë, e rrethoj tokën e pallatit dhe rrisë pula, dele e lopë. Këto janë realitet, s’po flasim në mënyrë hipotetike. Mjelin lopë në kat të parë. Jo nuk është e jotja pavarësisht se mund të kesh një certifikatë prone, nuk mban dot lopën aty dhe nuk rrethon dot aty se është hapësirë publike e përbashkët deri në ditën kur bashkia thotë do të bëjmë një fermë dhe këtij zotërisë do t’i japim mundësinë të rrisim lopë. Po nuk e disponove lejen nuk bën dot asgjë. Flasim për ata që kanë marrë prona në mënyrën më të paimagjinueshme, në territore ku jetojnë mijëra njerëz dhe i bëjnë karshillëk komunitetit sikur jetojnë mbi kopsht zoologjik.
Për pallatet e reja as nuk bëhet fjalë fare, kur ke bërë një marrëveshje të shfrytëzimit të pronës dh eke thënë si pronar bashkohem me ndërtuesin, marr kaq e kaq nga kjo pronë. Çfarë të takon ty është çfarë merr nga ndërtimi, cdo gjë tjetër është e të gjithëve. Të gjithë ata që hyjnë në atë pallat e kanë të përbashkët hapësirën. Është logjika më elementare e qytetit. Nuk mund të pranojmë logjikën se është prona ime. Kam ndërtuar një biznes.”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama u përgjigjet kritikëve për aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Rama thotë se shkelja është shkelje në çdo kohë. Rama thotë se nga ana tjetër inspektorët do të mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë.
“Shkelja është shkelje në çdo kohë, vepra penale është vepër penale. Nuk ka pse i la shteti, pse polici nuk e pa ku ri vrau, ai tani nuk duhet kapur. Jam dakord me njerëzit që thonë këta i bënë, po ata tjerët që i panë, që i lanë. Nuk bëhet fjalë për ndërtesa në fund të botës, por që janë kudo. Ata tjerët që i panë dhe i lanë, do të jenë pjesë e një zinxhiri përgjegjësish të ndara dhe çdo zonë, do të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Paçavuret që janë për tu çuar nëpër shkolla riedukimi për tu thënë njerëzve shiko ca të bën analfabetizmi i ca inspektorëve në Vlorë, që certifikojnë çdo lloj shkelje të mundshme, s’do të jenë më të mundura sepse do të dënohet inspektori drejtpërdrejtë”, tha Rama.
Në prezantimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e territorit, Kryeministri Edi Rama ka shpalosur një sërë ligjesh dhe rregullash që duhet të respektohen nga ndërtuesit.
Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi edhe punën e arkitektëve, për të cilët tha se kanë pranuar deformime të projekteve nga ndërtuesit.
Nëse kjo ndodh, theksoi Kryeministri Edi Rama, do të konsiderohet vepër penale.
Kreu i qeverisë u bëri thirrje arkitektëve që të raportojnë çdo deformim të projektit nga ana e ndërtuesit.
“Nga ana tjetër është e rëndësishme që të bllokohet zinxhiri sepse ndërtuesit nuk operojnë në vetmi, operojnë me arkitektët të cilët pranojnë deformimet dhe nuk njoftojnë autoritetin përkatës shtetëror siç ndodh në gjithë botën. Ky mosnjoftim do konsiderohet vepër penale, pjesëmarrje në një vepër penale dhe natyrisht që arkitekti do humbasë gjithçka. Sepse nëse një arkitekt pranon deformimin e projektit, nuk është një pikturë që pranon të vijë dikush e të fusi duart se në fund të ditës mbetet një pikturë, por është një pasuri të cilën e kanë blerë të tjerët. Dhe këtu nuk është çështje as thjesht dhe vetëm pasojash imediate, është çështje pasojash në gjenerata sepse nuk mund t’i lëmë gjeneratave godina të deformuara nga shija vulgare e atyre që numërojnë vetëm metra katrorë, që kanë më shumë vetura se çorape. Njerëzit nuk vishen thjesht sepse mbrohen nga i ftohti, njeriu përpiqet të vishet sa më me shije. Si mund t’i veshim godinat e qytetit si zhele? Si mundet që fasadat e projektuara nga arkitektët të transformohen në fasada të bëra shkel e shko nga ndërtues që nuk dallojnë më shumë se 4 ngjyra? Është e patolerueshme. Në çdo fazë të projektit kjo nuk do lejohet”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një listë të zezë për ndërtuesit që kryejnë ndërtime të paligjshme apo që abuzojnë me lejen. Sipas kryeministrit, e gjithë hallka, duke filluar nga arkitekti do të vihen para përgjegjësisë. Paralajmëroi se do të ndëshkohen edhe ata që shesin dy herë një apartament, dhe objekti do të konfiskohet menjëherë.
“Veç rregullores do krijojmë kushte për të asistuar subjektet që do duhet të vendosin me leje dhe me norma e kritere të qarta edhe strehë apo tendë. Nuk bën vaki më me platforma dhe me hapje të tyre deri te rruga. E dyta, është ajo për paligjshmërinë e ndërtimit të ligjshëm, që është një tjetër fenomen që ne do të bëjmë gjithçka që ta ndalim. Ka një përmirësim të ndjeshëm. Mua s’më intereson përmirësimi por çfarë nuk shkon. Ne do të bëjmë të gjitha këto ndryshime duke i ngarkuar me përgjegjësi të gjithë njerëzit që janë hallka e zinxhirit të ndërtimit nga arkitekti, supervizori dhe inspektorët përkatës. Sepse në një ndërtim ku projekti i miratuar transformohet e deformohet duke u kthyer nga një ndërtim me leje në abuziv të gjithë janë pjesë e një zinxhiri fajësie në qendër është ndërtuesi. Për këtë arsye, ndërtuesit që do të zihen në këtë faj, do të hyjnë në listën e zezë dhe s’do të mund të marrin më asnjë leje dhe të zhvillojnë asnjë aktivitet ndërtimor për një numër vitesh që mendoj se duhet të jetë më i madh se ai që propozoi grupi i punës.Nuk mund të vazhdojmë të shohim sesi disa ndërtues mashtrojnë qytetarët të cilëve mund t’ju themi se në një sistem që kemi zgjedhur, marrëdhëie kontraktuale janë marrëdhnëie mes palëve, jo marrëdhënie ku qeveria mund të ndërhyjë dhe përsa kohë keni marrë përgjegjësi, s’kemi ça të bëjmë…por kjo nuk është zgjidhja se qytetarët kanë paguar dhe rrinë jashtë. Ndodh siç ndodhte në atë pallatin ku shkuam me ministrin që nuk i lenë as të futen brenda ose faktivisht nuk marrin dot shtëpinë se arrijnë deri në absurd që një apartament shitet dy herë. Për këtë arsye, masa do të jetë e rëndë për ata që e bëjnë një gjë të tillë dhe përveç listës së zezë, do të jetë imediat konfiskimi i objektit. Pra nuk do ta administrojë më ai që e ka ndërtuar, por do ta administrojë shteti dhe do ta bërë në dispozicion të atyre që kanë paguar për ta blerë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se aksioni për çlirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje do të vazhdojë deri në goditjen përfundimtare të këtij fenomeni. Rama thotë se aksioni nuk është thjesht “makthi një nate vere”, por do t ëvijojë deri në fund, pasi nuk mund të ketë ‘Shqipëri 2030’ në BE me ndërtime pa leje.
"Kthesa e re që ne kemi marrë në rrugën e gjatë të vendosjes së rendit ligjor mbi territorin, për çlirimin e hapësirave publike nuk do të mbarojë pa mbaruar njëherë e mirë. Jo thjeshtë ato ngrehina që janë instrumente të zaptimit, por vetë fenomeni. E di që ka shumë njerëz që shpresojnë se kjo do të jetë si makthi i një nate vere, por nuk do të jetë kështu, kjo do të vazhdojë pa u ndalur me këmbëngulje, se nuk ka Shqipëri 2030 në BE me ndërtime pa leje, që arrijnë deri në pikën sa bllokojnë komunitet banorësh për të hyrë e të dalë. Hyjnë e dalin prindërit nëpër lokale që të kalojnë nga apartamenti tek rruga", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se për ndërtuesit pa leje. Rama tha se ndërtimin e paligjshëm mund ta prishësh ndërsa rigjenerimin pyjeve duhen vite të tëra. Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës, u shpreh kreu i qeverisë.
“Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se ndërtuesit pa leje. S’mund të dënohet vendosja e një zjarri në Gramsh 3-8 vjet dhe një ndërtim i paligjshëm në një zonë pylli të mbrojtur 5-10 vjet. Ndërtimi e paligjshëm mund ta prishësh ndërsa rigjenerimin pyjeve duhen vite të tëra. Zjarrëvëniet duhet të trajtohen si vrasës dhe zjarrëvënia e qëllimshme duhet të ndëshkohet njësoj si vrasja. Në kushtet kur trashëgimia e shumë brazave shkrihet brenda 2 apo tre netësh dhe jetët e njerëzve vihen në rrezik, ndërkohë që bashkë me pyllin ikën edhe shtëpia. Kjo është vrasje me paramendim”, tha Rama.
Komente

Mire po pallatin e Mulit ne Skele Vlore kur do e shikosh pak?
PërgjigjuZoti Kryeminister te gjithe duhet te zbatojne ligjin po shif rendin se e ke ne pike te hallit vi njeres me shkolle jo lopcare se e ke policine te inkriminu totalisht . Vetem ne kohe te Enverit skishe gango. turp per ate vend dhe mjere mileti qe e hane kote ngrihuni o popull per rend e siguri te viet ligji me vdekje
PërgjigjuZoti rama, ndertuesi gentian binaj, firma Binaj 2003 shpk ka vite qe po na mban peng. Kemi pahuar leket dhe nuk po na mbaron pallatin.kerkon leke te tjera pasi kane ndryshuar cmimet e ndertimit thote dhe na ka lene ne pritje.po paguajme qera, sdime ku te perplasemi. Objekti ndodhet ne transballkanike, aty ku do kalojne te gjithe per te vlora marine. Na ndihmo te lutem
Përgjigju