Ka shumë arsye pse mund të ndiheni të plogësht gjatë gjithë ditës edhe nëse po flini mjaftueshëm.Mund të jetë një gjendje e njohur si “sindromi i lodhjes kronike”, por mund të nënkuptojë gjithashtu diçka më pak të rëndë, që mund të rregullohet duke ndryshuar stilin tuaj të jetesës.
Më poshtë ne do ju tregojmë se kush janë 5 arsyet më të shpeshta që ju bëjnë të ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës.
Gjumi i çrregullt
Ju mund të ndiheni të lodhur edhe pse mund të keni fjetur mbi 9 orë. Kjo ndodh për shkak se cilësia e gjumit është e dobët. Gjumi i rregullt mund t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të lodhur gjatë ditës.
Nëse nuk e keni bërë gjumin si duhet, do të ndiheni të dërrmuar dhe të lodhur. Pagjumësia rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, mbipeshën, si dhe rrezikun e goditjes në tru.
Rutina
Pasiviteti fizik mund të jetë fajtori i dobësisë së muskujve dhe mungesës së energjisë. Lëreni aktivitetin fizik të bëhet pjesë e rutinës tuaj të përditshme dhe do të shihni sesi lodhja largohet nga trupi juaj.
Zgjedhje të dobëta dietike
Nëse dieta juaj nuk ka mjaftueshëm hekur, vitaminë D ose vitamina B12, mund të ndiheni të lodhur. Shtoni në dietën tuaj ushqime të tilla si spinaqi, gjeldeti, qumësht, vezë, salmon, mish viçi, kërpudha dhe prodhime deti. Këto ushqime do reduktojnë lodhjen. Gjithashtu, marrja e rrezeve të diellit është shumë e rëndësishme.
Stresi
Hulumtimet tregojnë se nivelet e larta të stresit mund të shkaktojnë lidhje. Stresi afatshkurtër mund të shkaktojë çlirimin e adrenalinës dhe kortizolit që rrit vigjilencën dhe performancën. Problemi është, nëse stresi dhe emocionet negative zgjasin për një kohë të gjatë. Kjo shteron burimet e trupit dhe çon në çekuilibër hormonal.
Problemet e shëndetit
Fatkeqësisht, ndryshimet në stilin e jetës mund të duken joefektive, nëse arsyeja e lodhjes suaj ka të bëjë me gjendjen mjekësore. Ekziston një larmi e madhe sëmundjesh që mund të shkaktojnë lodhje. Më të zakonshmet prej tyre janë hipotiroidizmi, anemia, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, mungesa e vitaminave dhe kanceri.