Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste, e sheh të domosdoshëm aksion e ndërmarrë për sigurinë ushqimore dhe formalizimin e këtij sektori. Në një intervistë për Report Tv, Braçe flet për vetting jo vetëm të AKU-së, por për të gjitha inspektoratet. Për gazetaren Raziela Myslimaj, Braçe thotë se AKU duhej të ishte pezulluar me kohë. Në këndvështrimin e tij edhe si ish-zv.kryeministër, Braçe thotë se inspektorët e këtij institucioni ndër vite nuk e kanë bërë punën e tyre si duhet.
“Duhet të ishe pezulluar me kohë. Unë kam qenë zëvendëskryeministër në qeverinë e këtij vendi, e natyrisht, e kam pasur autoritetin kombëtar të ushqimit çdo muaj në raport. Nuk e di sa muaj ka pa i thirrur kush në raport ata njerëz, për t'u kërkuar llogari për punën që bëjnë. Nuk e kanë bërë punën e tyre siç duhet, në kohën që në kohën që unë isha zëvendës kryeministër dhe ndodhte ky procesi. Kur më sillnin raportimet, t'i shikoja që ishin për byrektore. Nëpër qebaptoret, jo se s'duhet shkuar atje, edhe atje duhet shkuar, po tek fabrikat e mëdhaja ku prodhohet ushqimi, tek depot e mëdhaja, ku magazinon, depozitohet ushqimi që vjen nga importi tek frigoriferët e mëdhenj”, tha Braçe në një intervistë për Report Tv.
Por, për Braçen kjo nuk duhet të ndalet me kaq. Ligjvënësi socialit propozon vetting jo vetëm të AKU-së, por edhe të inspektoriateve të tjera, ku ndalet specifikisht tek ai për gazin e naftën. ‘Vetting’ propozon edhe për Tatimet e Doganat.
“Ligjin dhe rregullin në këtë vend nuk e shkel i vogli, e shkel më i madhi ai që ka para shumë. Mos ishte koha, nevoja që të pezulloheshin edhe funksionet e inspektoriateve të tjera. Për shembull, kemi një inspektoriat për naftën edhe për gazin. E ku shqiptarët ankohen sot e gjithë ditën për cilësinë e këtyre produkteve që blejnë në treg dhe që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë, jo vetëm në mjetet e tyre, po kanë një ndikim drejtpërdrejt mbi ambientin, mbi cilësinë e jetës, edhe cilësinë e ajrit. Pra, ky lloj vetingu, a mos duhet bërë edhe tek të tjerët? Unë mendoj po. Dhe duhet të ndodhë tani, o bëhet tani, o nuk bëhet më i shtyrë në kohë. Pra, janë disa autoritete dhe inspektoriate që duhen vënë nën këtë vetting. Tani, a mos duhet të bëjmë vetting edhe në sistemin doganor, edhe në sistemin tatimor? A mos duhet të shkojmë deri atje?”, thekson Braçe.
Ndërkohë, deputeti i PS-së thotë se mandati i drejtorëve duhet të jetë i kufizuar dhe se ara nuk duhet të kenë më shansin që të emërohen nëpër institucione të tjera.
“Dhe a mos duhet që të fillojmë të normojmë kohën e ushtrimit të funksioneve nga këta njerëz? Do t'i mbajmë, do t'i mbajmë për gjithë jetën këta drejtues dhe vetting për ta. Patjetër që duhet të jetë, duhet të jetë një standard i ri sjelljeje në këtë gjë. Për mua duhet shtrirë në autoritetet dhe inspektoratet e tjera. Në drejtori, patjetër që kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në shërbimin publik për kundër qytetarit. Dhe drejtuesit e këtyre institucioneve janë me mandat të kufizuar dhe të pariciklueshëm lart e poshtë nëpër institucione të tjera”, shprehet Braçe.
Edhe aksionin në Theth e mbështet, por duke theksuar se mungon një plan zhvillimi për mënyrën se si banorët duhet të ndërtojnë. “E ardhmja e Thethit nuk shkon, që kjo është toka ime, ndërtoj unë ça dua”, thotë Braçe duke theksuar se perspektiva e këtij vendi nuk mund të jetë dominimi nga paratë e krimit.
Deputeti i PS, Erion Braçe për Report Tv komenton edhe Akademinë politike të PS. Braçe thotë se ende deputetët e rinj, nuk janë gatti të bëjnë punën e deputetit që javën e parë të shtatorit.
Raziela Myslimaj: Ajo që ju po bëni me shkollën verore në Partinë Socialiste, mendoni që do duhet të ishte një strukturë brenda Kuvendit të Shqipërisë. Pra, ju jeni një nga lektorët, trajnoni deputetët e rinj, që i njihni me organigramën, me mënyrën se si funksionon kuvendi, me rolin që ata do të kenë. Duhet ta bëjë Kuvendi këtë dhe jo Partia Socialiste?
Erion Braçe: Jo në çdo rast mund të qeshë deputet të gatshëm, por duhet të synosh. Të kandidosh njerëz që mund të jenë të gatshëm të bëjnë punën në Kuvend. Në qoftë se listat e mbyllura kishin ndonjë vlerë, kishin vlerë që ti të merrje apo të sillje të sillje në Kuvend njerëz të gatshëm për të bërë punën e deputetit në Kuvend, se është punë.
Raziela Myslimaj: E ka ruajtur bërthamën Partia Socialiste me këto zgjedhje, të njerëzve profesionistë të aftë të punojnë në Kuvend?
Erion Braçe: Po bërthamën e ka ruajtur por unë do doja që të 83, të ishin të gatshëm që në javën e parë të shtatorit të shërbenin si deputetë në Kuvend. Janë të gatshëm? Jo
A do pranonte Erion Braçe të ishte pjesë e kabinitit të qeverisë 'Rama 4’? Në një intervistë për Report Tv, Braçe thotë se formimi i qeverisë nuk duhet të jetë një “listë dëshirash”, por rezultat i një procesi të menduar mirë.
Raziela Myslimaj: Zoti Braçe ka një interes të madh të shtuar në këto muajt e verës, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare. Në përgjithësi, ndodh pas çdo palë zgjedhjesh ose në vjeshtë, ku rritet pak tensioni për ndryshime në kabinetin qeveritar, por në këtë rast bëhet fjalë për formimin e qeverisë së re. Ju e shihni veten, pjesë e kabinetit qeveritar, Rama katër, si ministër?
Erion Braçe: Jo, sepse unë mendoj që qeveria nuk mund të krijohet si listë dëshirash dhe apo si plotësim i nevojave të karrierës të gjithkujt. Jo, nuk duhet të funksionojë kështu. Unë mendoj që duhet njeriu i duhur në vendin e duhur, në kohën e duhur, me programin e duhur, me politikat e duhura dhe me buxhetin e duhur. Ky mund të bëhet ministër.
Raziela Myslimaj: Do e kishit pranuar sot një ftesë nga Kryeministri Rama për të qenë Ministër i Bujqësisë.
Erion Braçe: Jo, unë pranoj procesin. Këtë procesin për të cilat fola. Nuk pranoj...
Deputeti socialit Erion Braçe e sheh të nevojshëm aksionin në Theth e në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike. Në një intervistë për Report Tv, pavarësisht të gjitha kritiakve për këtë aksion, Braçe thotë se nuk është i shqetësuar sepse ky vend ka nevojë për ligj e rregull. “E ardhmja e Thethit nuk shkon, që kjo është toka ime, ndërtoj unë ça dua”, thotë Braçe duke theksuar se perspektiva e këtij vendi nuk mund të jetë dominimi nga paratë e krimit.
Por ai thekson se banorëve të Thethit u mungonte një plan zhvillimi në letër, në mënyrë që t’u jepeshin modelet se si duhet të ndërtojnë.
“Nuk jam i shqetësuari, sepse unë mendoj që ky vend ka nevojë për ligj, edhe për rregull. Perspektiva dhe e ardhmja e Thethit nuk shkon, që kjo është toka ime, ndërtoj unë ça dua. Apo perspektiva e Thethit nuk mund të jetë dominimi nga paratë e krimit. E ardhmja e Thethit nuk janë ndërtimet si në Sauk e Kamëz, por identiteti natyror dhe historik i tij materializuar në ato kulla unike atje. Atje ka mungesë të një plani zhvillimi në letër, që jepet atyre njerëzve bashkë me modelet e strukturave që ata duhet të ndërtojnë”, thekson Braçe.
Ai ndalet edhe tek zaptimi i hapësirave publike në Tiranë, për të cilat thotë se nuk janë zënë thejsht si vullnet i deisa invidëve se duan të bëjnë biznes për të fituar para, por edhe si vullnet i agjencive të zbatuese në nivel kombëtar dhe në nivel vendor, që janë korruptuar
“Por në krahun tjetër, dhe këtu po vij tani në, në Tiranë. Hapësirat publike këtu nuk janë zënë thjeshtë dhe vetëm si vullnet i disa individëve për të zënë e për të bërë biznes e për të fituar para, e kështu me radhë, po edhe si vullnet i agjencive të zbatuese në nivel kombëtar dhe në nivel vendor, që janë korruptuar. E natyrisht, ky operacion duhet të vlejë jo vetëm për lirimin e hapësirës publike, po edhe pastrimit të agjencive tona ligj zbatuese, që kanë janë marrë drejtpërdrejt me territorin”, shprehet Braçe për Report Tv.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e sheh si të domosdoshëm aksionin e ndërmarrë për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që tregtohen pa faturë, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm drejt sigurisë ushqimore dhe formalizimit të sektorit bujqësor.
Por, ai thekson se pa një ndryshim rrënjësor të skemës së tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), situata nuk do të zgjidhet. Në një intervistë për Report Tv, Braçe thekson se problemi nuk është tek fshatari i thjeshtë, pasi është skema e TVSH që bllokon lëshimin e faturës, duke thënë se ata po shihen sikur po shesin drogë dhe jo qumësht.
“Siguria ushqimore është jetike për këtë vend. Formalizimi i çdo transaksioni të këtyre produkteve ushqimore nga ai bujku atje matanë, madje nga lënda e parë që përdor bujku për të prodhuar, e deri tek produkti fundor, duhet të jetë element kyç. Sot shiten pa faturë, se po shkojmë ke djathi, ke gjalpi, ke vaj, ke qumështi, ke mishi, e kështu me radhë. Sot shiten, shiten pa faturë plehra kimike. E dini që sot shiten pa faturë fidanë. E dini që sot aty fillon tek fidani që do të prodhojë domaten, do të prodhojë pataten, do të prodhojë kastravecin. Nuk mundet ta fillosh tek domatja frut, kur plehrat kimike që janë përdorur, apo ushqyesit që janë përdorur për të, mund të jenë problemi. Kur pesticidet që janë përdorur për ta mbrojtur qershinë, mollën, pjeshkën, e kështu me radhë mund të jenë problemi. Dhe ato shiten pa faturë. I shkon në mëndje Ministrisë së Bujqësisë që problemi fillon këtu. Shitet pa faturë ushqimi i bagëtisë. Fshatari mund ta marrë ke bahçja e tij, por do dalë edhe ta blejë jonxhën atje matanë. Po ku e di unë se si është trajtuar ajo jonxha?
Pra, çfarë faturë e i kërkojnë fshatarit? Në ligj, fshatari nuk pret faturë. Pret grumbulluesi, autofaturë. Jo faturë, po autofaturë, i është dhënë e drejta grumbulluesit që grumbullon për nevojat e një fabrike përpunimi. Ah, po është grumbullues drejtpërdrejt i fabrikës së përpunimit atje që të presë autofaturë. Kush i ka shtyrë grumbulluesit përpunuesit që mos presin faturë? Po shikojeni vit për vit seancat parlamentare, kam thënë që po ndodh një informalitet masiv i thellë në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Pikërisht për shkak të skemës së tatimit mbi vlerën e shtuar, tani do faturë, ndrysho tatimin mbi vlerën e shtuar, sepse përndryshe do ndodh ajo që ka filluar të ndodhë që sot. Që shihen fshatarët sikur po shesin drogë, jo sikur po shesin qumësht. Pra, në qoftë se duam të bëjmë një gjë të qëndrueshme, veçanërisht në aspektin e sigurisë ushqimore, duhet të ndryshojmë skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Ajo skemë ka prodhuar informalitetin e thellë”, tha Braçe për Report Tv.
Komente

KONTROLLONI CILESINE E RAKISE NEPER LAKALE NE TIRANE...THONE QE PRODHOHET NEPER BODRUME...DHE KUSHTON 500 LEKE /TEKJA...PO VDESIN NJEREZIT NE TIRANE NGA KJO RAKI...POR EDHE KONJAKU EDHE PONCI NE KETO BODRUME PRODHOHET....
PërgjigjuKontrolli ushqimit eshte keq per te mos thene shume keq.Fermeret a dini se kane nga nje sere vetem per veten e tyre dhe te tjerat per popullin. Dhe kjo eshte shume e vertet. Menaxheret e supermarketeve pohojne me gojen e tyre se pronaret i urdherojne te ndryshojne datat e skadencave te mallrave ushqimore.Ne sa ndodh se di po seshte cudi qe ne te gjitha sidomos ne qytete te vogla. Dhe dicka tjeter, lexoni etiketat shoqeruse te mallrave thone, por ato edhe jane me shkronja fare te imeta por edhe ne shumicen e rasteve nuk lexohen dot fare.Etj etj se ka plot e plot shqetsime qe ne populli as e kemi idene se ndodhin. Z Erion, me besim te plot te puna juaj themi se me ne fund duhet vene ne levizje te gjitha hallkat qe dhe ne te shkreteve mos te na marrin ato pak leke qe kemi dhe te na helmojne shendetin dite per dite.
Përgjigju