Meta merr sloganin e opozitës dhe anulon zgjedhjet e 30 qershorit (VIDEO)

8 Qershor 2019, 19:19| Përditesimi: 9 Qershor 2019, 10:58

  • Share

Në një vendim të papritur, Presidenti Ilir Meta ka anuluar dekretin e firmosur prej tij, duke shfuqizuar 30 qershorin 2019, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore për kryebashkiakët e rinj. Kreu i shtetit, nuk ka caktuar datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat shpërndarë në nisje të protestës të tetë të opozitës jo parlamentare kundër qeverisë, Meta thotë se ky vendim vjen pasi asnjë nga palët politike nuk ka reflektuar për zgjidhjen e krizës.

Po ashtu Meta fton të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë të situatës.

Arsyet për ketë vendim, Meta tha se do t'i japë të hënën në mëngjes, ku do të sqarojë "të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi", - siç ai u shpreh. 

Në përmbyllje të deklaratës, kreu i shtetit Ilir Meta ka zgjedhur të përdorë të njëjtin slogan të opozitës, "Shqipëria si gjithë Evropa!"

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama nga Berati i cili theksoi se ky vendim ishte i gabuar dhe se zgjedhjet do zhvillohen me 30 Qershor, pasi ato nuk janë të Presidentit.

Anulimi i zgjedhjeve nga Presidenti hap tashmë një skenar tjetër në krizën politike shqiptare, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale, dhe kur faktori ndërkombëtar ka mbështetur gjithnjë votimin më 30 qershor.

Reagimi

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META

1.    Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë;

2.    Duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend;

3.    Duke marrë  përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar;

4.    Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020;

5.    Duke ftuar të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë;

Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019.

    Në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi. 

    U bëj thirrje udhëheqësve të opozitës që protesta e sotme të zhvillohet në mënyrë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune.

    Njëkohësisht u tërheq vëmendjen të gjitha palëve që të shmangin çdo provokim që mund të shfaqet gjatë protestës.

    Shqipëria e para!
    Shqipëria si gjithë Evropa!

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • me bllok ne dore: 09/06/2019 10:39

    demek presidenti qe duhet te mbronte kushtetuten e vendit tone shqiperise dhe te garantonte demokracine me ne fund doli hapur kunder saj.u be pale me demokratet dhe lsi qe me deshire u larguan nga zgjedhjet dhe po i imponon shqipetareve te mos votojne sepse preken interesat e tyre dhe drejtesia qe po ngren te huajt ne shqiperi nuk blihet dot me .dhe venia e drejtesise ne funksionim do jape rezultatet e saj nga te cilat preken 11 wc e ketij floriri te doktorit dhe kamarierit qe lyen floket me boje dhe te femijeve te tyre qe bejne jete lukzoze jasht shqiperise!!!dicka eshte per tu habitur se si populli shqiptar akoma nuk po e kupton se sa hapur hajdutat kriminelet dhe tradhetaret e kombit jane bere te gjithe bashke dhe po e shkelin kushtetuten me kembe per interesat e tyre familjare .turp per te gjithe ata qe ju shkojne pas.

    Përgjigju
  • QERSHIA MBI TORTE: 09/06/2019 00:27

    E TREGOI DHE LIKJA FYTYREN E VERTETE....! KERKON ME ÇDO KUSHT TE HALLAKASE REFORMEN E DREJTESISE....!

    Përgjigju
  • Mario: 08/06/2019 22:57

    Bravo zoti President! Nje veprim i ndenje per nje nje burre shteti si ju!

    Përgjigju
  • Emigranti: 08/06/2019 22:25

    Kjo politik ka shkatrru shqipnin per 30 vjete edhe po vjazdoj akoma.

    Përgjigju
  • Illyricum 2: 08/06/2019 22:03

    1. Ilir Meta ka vepruar duke e ditur se nuk do te shkarkohet. 2. Rama nuk do te kerkoje largimin e Metes sepse do te dukej sikur po perqendron te gjithe pushtetin mbi vete dhe do t'i versuleshin edhe nderkombetaret. 2/bis. Ilir Meta me zi pret te viktimizohet nga parlamenti dhe te rikthehet aktiv ne protesta ( Rama nuk duhet te ja beje kete nder ). 3. Anulimi i dekretit nuk duhet shqyrtuar nga parlamenti pasi perndryshe do t'i jape/njohe ketij dekreti vlere juridike. 4. Menyra me e mire per te reaguar nga mazhoranca do te ishte injorimi i metejshem i presidentit dhe i dekretit anullues si dhe zhvillimi me date 30 qershor i zgjedhjeve. 5. Pasi te formohet Gjykata Kushtetuese, kur te kete ankesa per pavlefshmeri te zgjedhjeve lokale 2019, do te jete kjo e fundit qe do te vleresoje nese akti i presidentit ishte i vlefshem ( a. besoj se do te shpallet antikushtetues b. kur voton populli edhe po te kete dyshime kushtetuetshmerie, gjykata nuk mund te dale mbi vullnetin e sovranit ). FP

    Përgjigju
  • Papagalli: 08/06/2019 22:02

    Meta shkeli kushtetuten per Aleksander Karpushinin.

    Përgjigju
  • Ervis: 08/06/2019 21:40

    Me mire te shkarkohet z.Meta .Me mire do ta bente presidentin z.Murrizi sesa Meta.Jo se e kam per ofendim ndaj Murrizit por eshte me i pjekur.

    Përgjigju
  • Dine: 08/06/2019 20:40

    Hallall z president e shkele kushtetuten

    Përgjigju
  • Besua: 08/06/2019 20:20

    Hajde burr shteti hajde... Palaco president.. Do hysh ne histori me kete qe bere... E shite nderin per peslekshin

    Përgjigju
  • Populli: 08/06/2019 20:17

    te shkarkohet urgjent ky halabak president zgjedhjet do te behen sepse nuk Jane te kryehajdutit president por Jane te popullit dhe nuk ka zot ti shtyj

    Përgjigju
  • Eri: 08/06/2019 20:06

    Te gjithe e duan Shqiperine te degraduar. Me Ramen perpara

    Përgjigju
  • Illyricum: 08/06/2019 19:58

    Vendim kunder rendit kushtetues! Ilir Meta duhet akuzuar per njeanshmeri dhe veprime kunder interesave kombetare. Nuk mund te behet kurre shtet nese nuk respektohen rregullat. Propozoj te mblidhet parlamenti urgjentisht dhe te shkarkoje presidentin, duke zgjedhur nje tjeter brenda nates. Pervec te tjerash, ka konflikt interesi pasi e shoqja kerkon per interesat e partise se saj shtyrjen e zgjedhjeve. FP Sot eshte opozita qe kerkon shtyrje, po sikur neser te kerkoje shtyrje qeveria??? Do te ktheheshim ne diktature, zgjedhjet do te beheshin kur t’i teket kryeministrit.

    Përgjigju
    • Arbëri: 08/06/2019 20:17

      Do shkarkohet ky plehër shumë shprjt...!!! Pastaj i bashkangjitet sales për në koplik

  • Ex army: 08/06/2019 19:54

    Ja dhe kurva e nxori fytyren e qelbur

    Përgjigju
  • Pato: 08/06/2019 19:52

    O president nuk ta jap ligji te drejten... Presidenti nuk ka tager te heq e te vendos dekrete. Keta te drejte e ka vetem parlamenti. Ti je aty vetem per te firmosur por edhe po nuk firmose perseri parlamenti vendos edhe pa firmen tende. Ahhh sa te trashe qe jeni o zot. Hiqe kete pallen O Rama dergoje te gruaja se paska 2 jave pa pare gruan.

    Përgjigju
  • Ilo: 08/06/2019 19:52

    Si mbetet gje tjeter vetem te bashkohet me kokepalaret qe ka para zyres deri sa ta heqe parlamenti.

    Përgjigju
  • Emigrati: 08/06/2019 19:45

    KY muti qé quhet president po' lun me sjarrin

    Përgjigju
  • SpaK: 08/06/2019 19:43

    Kelysh K*rve , shiko çfytyre ke. Zoti ta ben fytyren siç ke shpirtin.

    Përgjigju
    • redi: 08/06/2019 22:11

      all ta befte Zoti,tamom shikojeni çfare surrati ka,ça shpirti mund te ket kjo qenie.

  • Ina: 08/06/2019 19:42

    O pall... te thot gruja qe ste kam taku ende ... ka dy jav qe rrin me burrin tjeter i ti i bo fresk

    Përgjigju
    • redi: 08/06/2019 22:15

      Si tallen me kte popull,kam 2 jave qe s'flase me te thote kjo kafsha me ftyre njeriu.Po pse moj ne 2019 akoma dele e quani pupullin shqiptar ju

  • Nukkam: 08/06/2019 19:35

    Mbasi ia bet mutin shqiperise... mbasi u siguruat qe shqiperia nuk e merr statusin e vendit kandidat tani do i shtyni zgjedhjet dhe me von do merrni pjese ne to. A ju q derri robt te gjithve ju politikaneve.

    Përgjigju
  • toni: 08/06/2019 19:34

    doli e fort monika

    Përgjigju
  • Sifi: 08/06/2019 19:32

    Ky nuk eshte simbol i unitetit kombetar por perfaqesues i opozites ne parlament. Veprimi i Metes hedh poshte kushtetuten dhe ka moetencat qe i jep ajo per dekretimin e zgjedhjeve. Situata politike nuk eshte e mazhorances me opoziten , por e opozites me vetbeten. Dekrwtimin nuk md ta hedhesh posht me nje veprim abuxiv. Tani nuk mbetet gje theter por hep direheqen si president dhe do hesh ti shkajtar i konflktit civil. Reforma ne drejtesi monitorihet nga SHBA dhe BE dhe do japesh llogari per te gjitha ngjarjet qe je protagonist

    Përgjigju
  • Daku: 08/06/2019 19:28

    Hajt tma gezoni e me rrruaci tani

    Përgjigju
  • Opa opa: 08/06/2019 19:27

    Ta kesh me shendet shokun tend like florinin o edi brekushja,po si pate guximimin te besh president nje hajdut o pallosh

    Përgjigju
  • Populli: 08/06/2019 19:23

    Urgjent te mblidhet parlamenti dhe te shkarkoj krye hajdutin Ilir Meta

    Përgjigju
  • xreport: 08/06/2019 19:23

    te shkarkohet presidenti votat jane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?