Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e Thethit. Rreth 60 është numri i objekteve që janë shembur deri më tani, ndërsa aksioni pritet të vijojë deri në mbrëmje. 

Të pranishëm sot janë edhe përfaqësues të PD-së, ndërsa  ka pasur edhe tensione mes tyre, banorëve dhe forcave të policisë, të cilët kanë krijuar një lloj kordoni për të mos lejuar përplasje të mundshme. Në një moment, Luçiano Boçi i drejtohet drejtorit të policisë: 

“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m.... E mendove mirë që më preke? O trim hajde një minutë. Legen! Je edhe i persekutuar ti. Drejtor policie ti, servil i bindur. Ça është ai drejtor policie, drejtor ai? Ai është legen, hajde këtu. O trim hajde këtu se e ke për detyrë. Ça vjen si cub ti. Bën trimin me njerëz të thjeshtë ti. Hajde se do ta shohësh, ke mbrojtjen e shtetit ti.”, i drejtohet Boçi. 

I pranishëm ishte edhe Bardh Spahia, ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës dhe deputet i dalë nga 11 maji, i cili e cilësoi aksionin si një terror të pastër ndaj banorëve dhe një hakmarrje politike e Ramës.

"Është hera e parë që në gjithë këto vite Thethi dhe Dukagjini përballet me një dhunë të tillë, terror shtetëror të paprecedentë, të paargumentuar. Falë një përgjegjësie ekstreme të Ramës vetë, i cili si një besprerë tipik pasi u dha fjalën se do t’i lejonte, madje u bëri thirrje qe të investonin emigrantëve të shumtë të investonin, në këtë zonë, i dhunon sot, dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë.", theksoi Spahia. 

Më herët, Report TV solli edhe pamjet me dron nga Thethi mes bukurive natyrore dhe shkatërrimit të ndërtimeve pa leje. Kujtojmë që ditën e djeshme, aksioni vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes, ku u shoqërua edhe me një incident.

Një grup banorësh u përplasën me policinë, ku qëlluan me molotov. Policia tha se një prej banorëve tentoi të digjte urën në fshatin Gjelaj, ku do të kalonte mjeti i IKMT-së. Nuk pati të lënduar, teksa hedhja e molotovit shkaktoi flakë pranë mjetit dhe dëme materiale në urë. Dërrasat u dogjën në një pjesë të urës dhe qëllim ka qenë dëmtimi që fadroma të mos kalonte në lagjen ku do vijonin shembjet.

Ora 18:15
Theth/ IKMT vijon shembjen e ndërtimeve pa leje, banorët kërcënojnë zyrtarët, pretendojnë se kanë ndërtuar konform ligjit

1752337059_TATATATATATTATATATA.JPG

IKMT ka vijuar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Videot e mësiperme tregojnë momentin kur autoritetet kanë shkuar për të shembur një ndërtesë në fshatin turistik, pronarët e të cilës pretendojnë se e kanë ndërtuar konform ligjit, ndërsa nuk kursejnë as kërcënimet drejtuar zyrtarëve të IKMT-së.

Të pranishëm në vendin e ngjarjes shihen edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi dhe ish kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, i zgjedhur deputet më 11 maj.

Ora 16:01
Aksioni në Theth, Boçi përplaset me drejtorin e policisë: Legen, mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë! Servil i bindur (VIDEO)

Përfaqësuesit e PD-së, Bardh Spahia dhe Luçiano Boçi janë përplasur me policinë në Theth, teksa vijon aksioni për shembjen e objekteve pa leje. Në një moment, shihet teksa Boçi drejtohet drejtorit të ri të policisë Shkodër, Gentian Berberi duke e kërcëuar se iu afrua ndërsa përdor fjalë ofenduse si ‘legen’ apo ‘servil i bindur’.

“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m.... E mendove mirë që më preke? O trim hajde një minutë. Legen! Je edhe i persekutuar ti. Drejtor policie ti, servil i bindur.

Ça është ai drejtor policie, drejtor ai? Ai është legen, hajde këtu. O trim hajde këtu se e ke për detyrë. Ça vjen si cub ti. Bën trimin me njerëz të thjeshtë ti. Hajde se do ta shohësh, ke mbrojtjen e shtetit ti.”, thotë Boçi.

Ora 15:28
Banori në Theth përlotet pranë përkujtimores së të motrës: Më ka ndihmuar për të ndërtuar këto objekte

Bekim Koçeku, një nga banorët që ka protestuar kundër shembjes së objekteve pa leje, u përlot pranë përkujtimores së të motrës. Ai thotë se e motra e ka ndihmuar që të ndërtojë këto objekte, që tashmë po i shemben.

“Përkujtim i motrës time, ka sakrifica, gjak dhe gjithçka për mua. Më ka ndihmuar mua dhe me ë thanë ndërto ndërto pa beton e pa gjë. Ka mbledhur ndihma dhe fonde, ka shitur edhe gjakun për të më ndihmuar me ndërtuar. Akoma se ka bërë vitin, 5-6 muaj. Ku të shkojë më keq. “, thotë ai.

Ora 15:14
Theth/ ‘Po flija kur erdhën duke bërtitur dilni jashtë’, shqiptaro-britaniku: Sendet e mia janë ende nën rrënoja! Do i drejtohem ambasadës angleze (VIDEO)

 

Krahas pronarëve të ndërtimeve pa leje në Theth, që po shemben nga IKMT, të revoltuar shprehen edhe pushuesit që janë akomoduar në këto objekte në fshatin turistik, për të kaluar disa ditë.

Një shqiptaro-britanik ka rrëfyer për mediat momentet e boshatisjes së godinës nga policia, ku ai ishte akomoduar prej 3 javësh.

“Përshëndetje! Emri im është Kujtim. Jam këtu përreth 3 javë, dhe kam rezervuar edhe për një muaj tjetër. Po flija atje, dhe ata erdhën papritur duke bërtitur: ‘Dilni jashtë, dilni jashtë’. U thashë: ‘Çfarë po ndodh?’ Më thanë: ‘Kjo do të shembet’. I thashë: ‘Pse? Keni ndonjë dokument apo diçka?’ ‘Jo’, më thanë, ‘thjesht do të shembet’. Askush nuk më dha ndonjë arsye, nuk më shpjeguan asgjë. U thashë: ‘Dakord, vetëm prisni sepse kam çdo gjë personale aty brenda’. Askush nuk më lejoi as të merrja gjërat e mia. Pasaporta ime ndodhet atje, gjithçka është atje, poshtë rrënojave. Nuk e di si do të vazhdojë. Do të shkoj nga këtu drejt e te Ambasada Britanike, kam filmuar çdo gjë. Mendoj që do ta zgjidh vetë këtë problem, nëse më lejohet ta marr vetë pasaportën atje, nën rrënoja. Të gjithë duan të vijnë këtu, nuk është se bëhet fjalë vetëm për mua. Unë jetoj në Angli, udhëtoj kudo. Shkoj në Egjipt, kudo që shkoj, të gjithë flasin për Shqipërinë, për Thethin, që të vijnë ta vizitojnë, është një vend i bukur. E shikoni këtë njeri, të cilit policia i shembi ndërtesën? Janë njerëz shumë të mirë. Në vend që t’i sulmojë (policinë), ai u jep ujë atyre. Kjo do të thotë që ky vend po investohet shumë në çdo turist që vjen këtu”,- tha ai.

Ora 14:39
Shembja e objekteve pa leje, Bardh Spahia: Shteti po ushtron terror ndaj banorëve të Thethit, hakmarrje se e refuzuan më 11 maj

Bardh Spahia, ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës dhe deputet i zgjedhur nga 11 maji, është i pranishëm në Theth, ku po vijon aksioni i shembjes së objekteve pa leje. Duke folur për mediat, ai hodhi akuza ndaj qeverisë së Ramës, duke thënë se po ushtron terror ndaj këtyre banorëve. Sipas tij, Rama u doli nga fjala këtyre banorëve që iu kishte premtuar tjetër gjë më përpara.

“Siç e shikoni ndodhemi në një terror të vërtetë të shtetit të Ramës ndaj banorëve të Thethit dhe Dukagjinit. Kjo zonë si ka provuar këto pamje që prej hordhive serbe dhe përballjes së banorëve patriot të kësaj zone. Është hera e parë që në gjithë këto vite Thethi dhe Dukagjini përballet me një dhunë të tillë, terror shtetëror të paprecedentë, të paargumentuar. Falë një përgjegjësie ekstreme të Ramës vetë, i cili si një besprerë tipik pasi u dha fjalën se do t’i lejonte, madje u bëri thirrje qe të investonin emigrantëve të shumtë të investonin, në këtë zonë, i dhunon sot, dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë. Këtyre qytetarëve të ndershëm që me mund e sakrifica mundohen të mbijetojnë në kushte të vështira ekonomike. Terror i paprecedentë shtetëror, hakmarrje  e mirëfilltë e Ramës karshi Thethit që e refuzoi qartazi në zgjedhjet e 11 majit. Bespremje dhe tradhti e mirëfilltë e Ramës ndaj këtyre qytetarëve që nuk kanë alternativa të tjera. Nga mungesa e shtetit dhe aftësia për t’i pajisur me tituj pronësie gjenden sot në këtë situatë.”, tha mes të tjerash Spahia.  

Ora 14:35
Vijon edhe sot shembja e objekteve pa leje në Theth, IKMT ‘zbarkon’ në familjen Koçeku

 

Ka vijuar edhe sot, në ditën e gjashtë, shembja e objekteve pa leje në zonën turistike të Thethit.

Sot fadromat e IKMT kanë ‘zbarkuar’ në objektet që i përkasin familjes Koçeku.  

Të pranishme janë edhe forca të shumta policore, për të shmangur tensionet e mundshme.

Xh.D/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?