Kronikë

‘Plumbi i Artë’, Tase dëshmon për atentatin ndaj Aredin Beharit: E qëlluam në lokal, u ul poshtë tavolinës! Edhe Gim Boriçi shpëtoi se më ngeci kallashi

15 Korrik, 10:58| Përditesimi: 15 Korrik, 19:01

  • Share

“Plumbi i Artë”, një prej gjyqeve më të rëndësishëm në vitet e fundit në Gjykatën e Posaçme, mori dëshminë e të penduarit të tretë të drejtësisë, Skerdi Tase, pas rrëfimeve voluminoze të Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt në seanca maratonë. Dinamikën e ngjarjeve më të mëdha kriminale, të cilat SPAK i ka zbardhur, i konfirmon edhe Tase. Atentati i 2017-ës ndaj Aredin Beharit ishte pjesë e rëndësishme e rrëfimit.

"Henriku kishte siguruar një makinë, armët dhe i ishin vënë në ndjekje. Ditën e ekzekutimit, Henriku më tha se porositësi e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë: “Pse po e vononi atë punë?” I shkuam në lokal për ta qëlluar, por ai u fut poshtë tavolinës dhe më pas brenda në lokal. Unë nuk u futa më tej, sepse isha pa doreza.", deklaron Tase. 

Behari kishte shpëtuar, plumbat nuk e kapën. Këtu nisi konflikti mes dy miqve bashkëpunëtorë në krim.

"Qëllova një breshëri, Aredini u fut poshtë një tavoline. Më priste Henriku 100 metra më larg. Unë mendova se e kisha vrarë. Kaluam mbi “Gjanicë”, hodhëm edhe armën “Scorpion”. Debatuam që nuk u krye vrasja. Henriku më tha: “Pse e more përsipër, kur s’e bëre dot,” pasi Aredini kishte thënë emrin e porositësit në polici. Quhej Albert Pashaj. Henriku ishte pyetur për këtë gjë. Personi që iu bë atentati kishte treguar se ku dyshonte.", shtoi ai.  

Albert Pashaj nuk tërhiqej për vrasjen e Aredin Beharit, për një tentativë të dytë në 2019-ën ofroi mijëra euro, por sërish kallashi ngeci.

"Në total do merrnim 80 mijë euro, pak a shumë. Ai bënte të njëjtat lëvizje që kishim vënë tek atentati i parë. Në muajin prill nga ora 9-10 e darkës, sa doli nga lokali dhe po shkonte për në shtëpi, ishte në këmbë. Iu afruam me makinë. Kur Riku qëlloi, pas 3-4 plumbave, kallashi ngeci. Henriku sërish më bëri fajtor mua, duke më thënë: “Ku e gjete këtë kallash që ngec?” E dogjëm prapë makinën bashkë me kallashin dhe u larguam.", u shpreh Tase. 

Viron Tavanxhiu i ofroi një tjetër ujdi për të kryer vrasje, kësaj here me porosi të Renato Çamit do të eliminohej Agim Boriçi, për të cilin iu ofrua një pronë në këmbim.

"Agim Boriçin e kemi ndjekur 8 muaj duke e ruajtur. Vironi më kërkoi si nderë vrasjen e Boriçit, më premtoi një hyrje në Fier dhe disa lekë. Henriku tha: “E bëj për nder të Vironit,” sepse ishin shokë", tregoi Tase në GJKKO. 

Por edhe atentati ndaj Boriçit dështoi. Pavarësisht se qëlluan të dy me Henrikun, asnjë plumb nuk e kapi. Skerdi Tase e pati një rrëfim edhe për dy bashkëpunëtorët, teksa në rrëfimin e tij zbulon inkriminimin e policisë së Fierit.

"Me Henrikun pothuajse takohesha përditë, nuk dija asgjë për të. Vironi më kishte treguar që merrej me atentate. Vetë në atë kohë ishte në kërkim për një vrasje në Itali. Dija që merrej me prostitucion dhe drogë. Vironi, edhe pse ishte në kërkim nga Interpoli, nuk ruhej shumë kishte njohje në polici, e njoftonin. ", ka deklaruar Tase. 

Skerdi Tase tha se i ishte ofruar të merrte pjesë për të vrarë vëllain e Talo Çelës, Bujar Çelën. Për të kishte marrë edhe 5 mijë euro kapar por kishin preferuar të mos e kryenin vrasjen. Një vrasje të bujshme dhe këtë herë të realizuar ishte ajo ndaj Emiljano Ramazanit, për eliminimin e të cilit u përfshi edhe Nuredin Dumani.

"Për Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mijë euro, këtë kohë shkonim përditë në Elbasan. Makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin, kishim 4 armë, 2 kallash e 2 pistoleta. E lamë kur të vinte tek shtëpia, e pritem tek pallati, sapo ai parkoi, zbrita nga makina, Henriku ishte shofer, iu afrova e qëllova disa herë, në koke dhe në qafe me pistoletë. Kam marrë 23 mijë euro për vrasjen edhe pse sipas muhabeteve na binte nga 60 mije. Leket i ka sjell një grua, Klara, Henriku më tha emrin e saj", tha ai. 

Skerdi Tase, i njohur si pjesë e grupit të vrasësve me pagesë të Nuredin Dumanit, është bërë me kërkesë të tij bashkëpunëtor i drejtësisë që prej korrikut 2023. 

Ora 18:52
'200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit', Skerdi Tase: E kam dëgjuar në takimin që kam bërë me Henrikun dhe Nuredinin

Skerdi Tase, i penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", ka dhënë dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme, ku tha se ishte përhapur fjala se Çapjat ofronin 200 mijë euro për kokën e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Tase ka rrëfyer disa ndjekjet e shumta që u bënin ‘viktimave’ përpara se të vepronin.

Pjesë nga diskutimi:

Avokati Aldo Shkëmbi: Dhëndrin e kryetarit të Bashkisë Elbasan e njihni?

Skerdi Tasi: E kam dëgjuar nga Nuredini, në 2020, u diskutua që Çapjat ishin gati të jepnin 200 mijë euro për dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin.

U la si pas dore në fillim, pastaj ky person u arrestua. Porositësi i Beharit në atentatin e parë premtou 50-60 mijë euro dhe te i dyti 80 mijë euro.

Avokati Aldo Shkëmbi: Për çfarë periudhe është folur për Sanxhaktarin?

Skerdi Tasi: Në maj 2020, Nuredini kishte marrë urdhër, për vrasjen, unë u pyeta nëse doja të merrja pjesë.

Nuredini më tha që Çapjat kanë vënë në dispozicion 200 mijë euro për dhëndrin e Sejdinit. Unë thashë jam dakord të marr pjesë në këtë punë. Nuk kishim arritur deri në detajet për të vendosur rolin në atentat.

Nuk ka qenë vetëm bisedë, është marrë përsipër si punë. Bledar Muça ishte shok i ngushtë i Çapjave. Henriku nuk kishte kontakt me Çapjat. 

Ora 15:18
Skerdi Tase në GJKKO: Gjatë vitit 2021, e kemi ndjekur disa herë ‘Oti Kilën’! Dine Çamit do i bënim atentat me snajper

1750315182_gjkko.webp

Skerdi Tase, në sallën e gjyqit për dosjen ‘Plumbi i artë’, ka treguar gjithashtu se “puna” për të vrarë Lulzim Mashën ishte dhënë nga Sandër Baho. Nuredin Dumani, më herët ka dëshmuar në gjyq, se porositësi i vrasjes ka qenë Suel Çela.

“ Henriku më tha që punën e kishte marrë nga Nuredini dhe Nuredini nga dikush tjetër. Puna ishte dhënë nga “Sakati” nga Sandër Baho. Pas tentativës së vrasjes së Mashës Henriku shkoi në shtëpinë e vet un në timen. Pas disa ditësh informohem që isha shpallur në kërkim dhe kam qëndruar i fshehur deri kur u arrestova. Jemi takuar disa herë me Henrikun pas atentatit ndaj Lulzim Mashës. “, tha ai.

Ai gjithashtu tregoi se kishin marrë porosi për të vrarë Elton Kilën, i njohur si Oti Kile, të cilin thotë se kanë ndjekur disa herë gjatë vitit 2021. Ruanin gjithashtu edhe Dine Çamin.

“Henriku pastaj më tha për të vrarë Oti Kilën. Oti shiste makina, unë nuk e njihja personalisht por Henriku ma tregoi me foto. Gjatë vitit 2021 e kemi ndjekur disa herë Otin, nuk e kapëm dot dhe nuk mbanim armë me vete. Vrasjen do e bënim kundrejt pagesës 60 mijë euro, lekët do na i jepte Nuredin Dumani. Ne i ruanim të tre, Lulzim Mashën, Oti Kilën dhe Dine Çamin. Shpesh herë kemi shkuar edhe për Dine Çamin në Elbasan, ai kishte një magazinë afër shtëpisë së Talos. E kemi ruajtur për t’i bërë atentat me snajper, gjatë 2021.”, ka rrëfyer Tase.

Ora 14:48
Atentati ndaj Lulzim Mashës, Tase vijon dëshminë: Na ishin premtuar 80 mijë euro! Do i vrisnim të birin, por s’po e gjenim

1752583750_1653028285lulzim.jpg

Skerdi Tase vazhdon dëshminë e tij në GJKKO, ku ka treguar edhe për atentatin ndaj Lulzim Mashës në janar të vitit 2022. Tase thotë se porositësi kishte kërkuar ‘kokën’ e të birit, por për shkak se nuk e kishin gjetur dot, kishte urdhëruar vrasjen e të atit. Ai tregon se në momentin që ka qëlluar ndaj tij i ka ngecur sërish arma dhe Masha ka arritur që të largohet duke i dhënë gaz automjetit.

Për kokën e Mashës i kishin premtuar 80 mijë euro, 40 për Tasen dhe 40 për Henrik Hoxhajn. Bën me dije gjithashtu se gjatë kësaj kohe kishin marrë edhe ‘porosi’ të tjera për të vrarë Dine Çamin dhe Oti Kilen. 

“Pastaj Henriku kishte një punë tjetër. Kishte në telefon foton e djalit të Lulzim Mashës. Për këtë ngjarje morëm një motor dhe një armë, djalin s’po e gjenim dhe Henriku më tha që porositësi thotë që meqë s’po e gjeni atë, vrisni babain. Ne dinim pallatin ku banonte djali i Lulzim Mashës, në ish-bllok. Kur vendosëm për babain, e lamë ta bënim rrugës kur shkonte tek shkolla private. Gjatë kësaj kohe, ne kishim porosi për të vrarë edhe Dine Çamin dhe Oti Kilen.

Vendosëm që motori nuk ishte i përshtatshëm për të kryer vrasjen dhe morëm një Golf 4 nga Nuredini. Në këtë kohë shkuam në Kosovë, takuam Nuredinin dhe folëm për ngjarjen. Na dha një pistoletë tjetër. Për ndjekjen e Lulzim Mashës na ndihmonte një person që quhet Ledi, lidhje e Henrikut, e ruante tek shtëpia ai, na thoshte doli ose erdhi. Ditën e ngjarjes më la Henriku tek kthesa prita Lulzimin. Sa e pashë i gjuajta por më ngeci arma. Lulzimi i dha gaz për nga shkolla, kalova rrugën, autostradën për nga Liqeni i Thatë. Pastaj shkuam në Fier, Henriku më tha se kishte gjetur një punë tjetër për të vrarë një shokun e “Ben Qimes”. Për të vrarë Lulzim Mashën na ishte premtuar 80 mijë euro, 40 mijë unë dhe 40 mijë Henriku”, ka deklaruar Tase.

Ora 14:34
Skerdi Tase: Donim të shembnim shtëpinë e Talo Çelës, por kallëpet e tritolit nuk plasën njëkohësisht! Nuredini na kishte thënë se nuk banonte njeri

1752582971_1600323061talocela.jpg

Skerdi Tase ka rrëfyer gjithashtu edhe se si vendosën tritol në shtëpinë e Talo Çelës me qëllim shembjen e saj. Ai thotë se Nuredin Dumani iu kishte thënë se në banesë nuk jetonte njeri, ndërsa për 2 kg lëndë plasëse, thotë se ua kishte siguruar Besian Xhixha nga Fushë-Kruja.

“Morëm përsipër të vendosnim tritolin tek shtëpia e Talo Çelës, e solli Besian Xhixha nga Fushë-Kruja. 2 kg ndoshta se ishte i ndarë në disa copa. Pas vrasjes së Emiliani Ramazanit mora telefon Sky Ecc, s’e mbaj mend pinin që kam pasur. Për tek shtëpia e Talo Çelës më orientoi një person, i thërrasin “çami”, që na tregoi rrugën, i vura tek kolonat e katit të parë. Ideja ishte që duhej shembur shtëpia, por nuk ndodhi pasi dy kallëpet nuk plasën njëkohësisht. Ne e dinim nga Nuredini që në shtëpi nuk banonte njeri. Unë mora 3 mijë euro pasi puna nuk u bë siç duhet.”, tha ai.

Ora 13:18
Vrasja e Emiljano Ramazanit në 2020/ Tase: Përdornim makina me qira për të shkuar në Elbasan, armën e vendosëm në një vend për të akuzuar dikë tjetër! Paratë na i dha një grua

1752578635_8004501740479327xipiccyimage744.jpg

Skerdi Tase rrëfeu edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në korrik të vitit 2020. Ai tregon se do të merrnin 130 mijë euro dhe se makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin. Gjatë përgatitjes së atentatit, ai thotë se shkonin përditë në Elbasan, dhe përdornin automjete me qira.

Tregon gjithashtu dhe se pasi kryen vrasjen, armët e krimit e kishin lënë në një vend specifik që kishte kërkuar Dumani, pasi donin që të akuzonin dikë tjetër. Paratë e vrasjes, thotë ai, ua kishte dhënë një grua.

“Për Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mijë euro, këtë kohë shkonim përditë në Elbasan, përdornim makina me qira. Makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin kishim 4 armë, 2 kallash dhe 2 pistoleta. Ditën e ngjarjes jemi nisur herët për Elbasan, na vinin informacione nga Nuredini ‘është në palestër, është këtu është atje’. Në palestër nuk na u duk e përshtatshme për ta vrarë, dhe e lamë kur të vinte tek shtëpia, e pritëm tek pallati. Sapo e parkoi, zbrita nga makina. Henriku ishte shofer, iu afrova dhe e qëllova disa herë në kokë e qafë me pistoletë. Dogjëm makinë  dhe u larguam me makinën me qira që kishim ardhur nga Tirana. I ramë nga Rrogozhina. Armët e krimit e lamë në një vend rrugës që e dinte Nuredini pasi do vendosej diku për të akuzuar një person tjetër. Kam marrë 23 mijë euro për vrasjen, edhe pse sipas muhabeteve, na binte nga 60 mijë. Lekët i ka sjellë një grua, Klara. Henriku më tha emrin e saj”, thotë Tase.

Ora 12:38
Skerdi Tase zbulon se Nuredin Dumani ‘përgjonte’ radiot e policisë: U tërhoqëm nga vrasja e Bujar Çelës se targa e makinës u raportua si e dyshimtë....

1752577402_page.jpg

Skerdi Tase tregon se nga vrasja e Bujar Çelës ishin tërhequr pasi mjeti që do përdornin ishte identifikuar si i dyshimtë. Sipas tij, Nuredin Dumani kishte mësuar përmes radios së policisë se targa e automjetit ishte e dyshimtë.

“Pastaj vendosëm të merrnim pjesë tek vrasja e Emiljano Ramazanit, pasi për Bujar Çelën, teksa po e ruanim njëherë na u identifikua makina Passat që do përdornim. Nuredini e dëgjoi në radion e policisë që u dha si targë e dyshimtë.”, thotë Tase.

Ora 12:17
‘Henrik Hoxhaj i thoshte ‘kusho’ Nuredin Dumanit’, Skerdi Tase: Morëm porosi për të vrarë vëllain e Talo Çelës! Ne s'donim, ai e kuptoi

1752576754_1653032231dumanihoxhaj840x440770x4331.jpg

Skerdi Tase, në dëshminë që po jep në GJKKO, thotë se pas dështimit të atentatit të dytë ndaj Aredin Beharit në vitin 2019, u largua drejt Gjermanisë. U rikthye pas një viti, kohë kur ishin kryer katër vrasje në Durrës. Zbulon edhe një bisedë me Henrik Hoxhajn, i cili i kishte thënë se pse ishte larguar pasi nëse do të kishte qenë në Shqipëri do të kishte bërë para me këto ngjarje.

Zbulon gjithashtu se Hoxhaj i referohej Nuredin Dumanit si ‘kusho’ dhe se kishin marrë porosi për të vrarë vëllain e Talo Çelës, Bujar Çelën. Sipas Tases, nuk donin që ta vrisnin Bujar Çelën dhe se Nuredin Dumani e kishte kuptuar këtë gjë.  

“Pas atentatit të dytë ndaj Aredin Beharit ika disa muaj në Gjermani. Me Henrikun u takova në vitin 2020, kur ky ishte vënë në kontakt dhe me Nuredin Dumanin. Henriku më tha ‘I ke parë 4 vrasjet në Durrës, kam marrë pjesë edhe unë, pse ike se do të kishte marrë ndonjë lek.’ Henriku ishte në merak se mund t’i dilte gjë për vrasjet, sidomos tek vëllezërit Haxhia pasi mund t’i dilte gjurma e gjakut që kishte lënë në makinë. Më pas mora vesh që ‘kusho’ që Henriku i referohej ishte Nuredin Dumani.

Fillimisht mu ofrua të merrja pjesë në vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës, morën 5 mijë euro kapar diku në një fshat të Peqinit. Na treguan makinën me të cilën lëvizte Bujar Çela, por ne nuk donim ta vrisnim, edhe kur e shikonim e anashkalonim. Nuredini e kuptoi pastaj”, tha ai.

Ora 12:15
‘Do merrnim 80 mijë euro’, Tase rrëfen tentativën e dytë të vrasjes së Aredin Beharit në 2019: Pas 3-4 plumbave, kallashi ngeci! Henriku më bëri sërish fajtor

1752575881_1687852316aredinbehari.jpg

Skerdi Tase ka rrëfyer në sallën e gjyqit që po mbahet në GJKKO për dosjen “Plumbi i artë”, ku ka rrëfyer edhe tentativën e dytë të vrasjes së Aredin Beharit në vitin 2019. Ai thotë se do të merrnin 80 mijë euro për vrasjen e tij. Ai tregon se e qëlluan në momentin kur po shkonte në shtëpi në këmbë pasi sapo kishte dalë nga lokali, por pas 3-4 plumbave, kishte ngecur kallashi.

“Në vitin 2019 më kontaktoi sërish Henriku që kishte marrë një tjetër punë, po për Aredin Beharin. I kishte marrë një kapar prej 4 mijë eurosh për armët. Në total do merrnim 80 mijë euro, pak a shumë, ai bënte të njëjtat lëvizje që kishim vënë re te atentati i parë. Në muajin prill të vitit 2019 nga ora 9-10 e darkës, sa doli nga lokali po shkonte për tek shtëpia në këmbë, iu afruam me makinë ku Riku e qëlloi. Pas 3-4 plumbave, kallashi ngeci. Henriku sërish më bëri fajtor mua ku e gjete këtë kallash që ngec kështu. E dogëjm prapë makinën bashkë me kallashin dhe u larguam”, dëshmon ai.

Ora 12:01
‘Do ta vrisnim në spital’, Skerdi Tase rrëfen si i shpëtoi Gim Boriçi atentatit: Më 'ngeci' kallashi! Henrik Hoxhaj më fajësoi për dështimin

Makina e djegur e autorëve të atentatit më 2018

I penduari i drejtësisë, Skredi Tase rrëfen në GJKKO tentativën për vrasjen e Agim Boricit në vitin 2018 në një lokal në Fier. Fillimisht, Skerdi Tase bashkë me Henrik Hoxhën kanë shkuar në spital për ta ekzekutuar Gim Boriçin, por nuk e kanë gjetur. Më pas ata janë ndodhur drejt shtëpisë, për ta vrarë, ndërsa Gim Boriçi ka qenë duke pirë kafe bashkë me të vëllanë. Të dy i shpëtuan atentatin, Skerdi Tase ka rrëfyer në GJKKO se ndërsa po qëllonte me breshëri ndaj tyre, i ngeci kallashi.

Më pas në rol është futur edhe Henrik Hoxhaj, i cili ka qëlluar me pistoletë derisa i mbaruan plumbat, por vëllezërit Boriçi shpëtuan pa i kapur asnjë fishek.

“Gim Boriçin shkuam ta qëllonim tek spitali por nuk e gjetëm, ishte larguar, në makinën e punës, Reno Klio kishim edhe armët, ishim të pajisur dhe me maska si këto që përdor policia, pastaj shkuam tek shtëpia e tij, e pamë duke pire kafe me vëllain, tha Henriku behu gati se qenkan të dy. Ndaluam para lokalit fillova të qëlloj me ngeci kallashi. Henriku gjuajti me një pistoletë deri sa i mbaruan fishekët, ata nuk i kapi asnjë fishek”, tha Tase në GJKKO.

Më pas ai ka rrëfyer si dogjën mjetin, duke pësuar edhe vetë djegie në fytyrë e duar.

“Dogjëm makinën pas atentatit diku tek shinat e trenit, u dogja dhe vet pak nga zjarri në fytyrë dhe duar, u larguam pastaj në shtëpi”, tregon Tase.

Fajin për atentatin që nuk u realizua, Henrik Hoxhaj ia la Skerdi Tases.

“Kisha hedhur dorezat në një kosh plehrash pas atentatit ndaj Boriçit, edhe ato mu dogjën pak. Henriku më bënte mua fajtor që nuk u bë puna siç duhet. Henriku kishte frik mos kishim lënë prova por “Reno”, Renato Saliaj i tha që të rrinim pa merak se s’kishin asgjë”, ka thënë Tase.

Ora 11:53
Tentativa për vrasjen e Aredin Beharit/ Skerdi Tase tregon përplasjen me Henrik Hoxhën: Pse e more përsipër, kur se bëje dot...

1752573181_skerditasehenrikhoxhaj.jpg

Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO për dosjen Plumbi i Artë dhe tentativën për vrasjen e Aredin Beharit në 2017. Ai ka treguar se si qëlloi me breshëri për ta vrarë Beharin, ndërsa ky i fundit është futur poshtë një tavoline për t’i shpëtuar plumbave. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe armën tregon se e kanë hedhur në lumin Gjanica. Por, ndërsa Behari i shpëtoi atentatit, Tase tregon përplasjen me Henrik Hoxhajn, i cili i ka bërtitur se përse nuk u krye vrasja.

“Qëllova një breshëri për të vrarë  Aredin Behari, ai u fut poshtë një tavolinë, mendova se e kapën fishekët, pastaj u largova me priste “Riku” 100 metra më larg, un mendova e kam vrarë, kaluam mbi lumin Gjanica aty ku hodhëm dhe armën ‘scorpion’. Debatuam me Henrikun që nuk u krye vrasja, më tha pse e more përsipër kur se bëje dot, pasi Aredini kishte thënë emrin e porositësit në polici. Henrikun e pyeten në polici, dhe me tha qe kishte dale emri i porositësit (i referohet Albert Pashaj)”, ka dëshmuar Tase.

Ora 11:51
Skerdi Tase: Viron Tavanxhiu më premtoi një hyrje dhe para për vrasjen e Agim Boriçit! Edhe Henrik Hoxhaj kishte marrë porosi për ta eliminuar

1752572994_skerditase.jpeg

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase dëshmoi në GJKKO për vrasjen e Agim Boriçit në Fier. Ai thotë se Viron Tavanxhiu i kishte kërkuar si nder që të kryente vrasjen, ndërkohë që bën me dije se për eliminimin e këtij personi, Henrik Hoxhaj kishte marrë porosi edhe nga Renato Çami. Sipas tij, për këtë vrasje Vironi i kishte premtuar një hyrje në Fier dhe para.

“Mora vesh që Henriku kishte marrë porosi edhe nga një person tjetër, Renato Çamin për Gim Boriçin që kemi ndenjur 8 muaj duke e ruajtur. Vironi ma kërkoi si nder vrasjen e Boriçit, më premtoi një hyrje në Fier dhe disa lekë. Henriku tha e bëj për nder të Vironit se ishin shokë. Nga ai mësova se kishte marrë kontakt edhe nga Renato Çami (Saliaj) për ta kryer vrasjen e Agim Boriçit. Ma konfirmoi Henriku gjatë kohës që rrija me të, më thotë më fal se po marr informacione, mbante kontakte. Kemi ndenjur 8 muaj duke e ruajtur."

Ai thotë gjithashtu se Henrik Hoxhaj edhe donte ta ‘testonte’ atë nëse ishte i aftë të kryenin vrasje para se të qëllinin ndaj Agim Boriçit.

"Henrik Hoxha qëndronte gjithmonë i armatosur, pinim alkool me të, takoheshim shpesh, disa herë mund të hapte dhe xhamin e makinës dhe qëllonte në ajër. E kam parë duke qëlluar, unë nuk mbaj mend të qëlloja ndonjëherë në prezencë të tij. Henriku donte të më vinte në provë nëse jam i aftë të kryeja vrasje para se të shkonim tek Agim Boriçi. Kishim rënë dakord që edhe Henriku nëse do duhej do ishte gati për të vrarë Aredin Beharin, edhe nëse do qëllonim nga makina në makinë. “

Ora 11:41
Skerdi Tase në GJKKO: Viron Tavanxhiu më tregonte se merrej me atentate, kërkohej për një vrasje në Itali! Nuk ruhej se e njoftonin nga policia

1750315182_gjkko.webp

Skerdi Tase, në dëshminë e tij në GJKKO, tregon detaje për Viron Tavanxhiun, i cili gjatë kohës së atentatit ndaj Aredin Beharit në vitin 2017, për një vrasje në Itali. Ai thotë se edhe pse ishte në kërkim nga Interpoli, nuk ruhej shumë, për shkak se kishte kontakte në polici.  

Ai thotë se në fillim nuk e dinte se porositës i atentatit ndaj Beharit ishte Albert Pashaj. Pas atentatit, ai thotë se kishte debatuar me Henrik Hoxhajn, me të cilin do kryente vrasjen. 

“Kam punuar banakier në një lokal në Fier dhe pas kam punuar edhe teknik në televizion në Fier për 1 vit. Shokët që kisha ishin banakierë e kamarierë. Ishte edhe Armando Mita prej tyre. Kam patur shokë fëmijërie jam rritur. Pas atentatit ndaj Aredin Beharit, bëmë debate me Henrikun, se personi që e kishte porositur ishte thirrur në polici. Henriku më thoshte ç’punë ka ai kur ne se kryem dot.

Quhej Albert Pashaj, me sa mësuam më vonë se në atë kohë s’e dija. Henriku ishte pyetur për këtë gjë. Personi që iu bë atentati kishte treguar se ku dyshonte. Me Henrikun pothuajse takohesha përditë. Deri në ato momente nuk dija asgjë për Henrikun, Vironi më kishte treguar që merret me atentate. Vironi në atë kohë ishte në kërkim për një vrasje në Itali. Dija që merrej me prostitucion me drogë. Vironi edhe pse ishte në kërkim nga Interpoli, nuk ruhej aq shumë sepse kishte njohjet e veta në policinë e shtetit, të cilat e njoftonin. Te lokali i Gent Xhaferrit takoheshim me Vironin. Vironi kërkonte të më takonte, deri në 2016 ndodhesha në Itali, ishte koha e hashashit dhe më kërkon Vironi.

Kam qëndruar diku te 3-4 muaj në Itali. Nuk pata bërë punë atje. Kam qenë tek një shok. Vironi kërkonte kontakt te shpia ime. Vajta për të bërë letrat por si bëra dot. U ktheva se Vironi kishte shkuar te shpia ime dhe më kishte kërkuar ta ndihmoja për një punë. Kur u ktheva, më tha më ndihmo se kishte mbjellur hashash.“, tregon Tase.

Xh.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?