Kronikë

Ekskluzive/ “Po ju me ata jeni”? Report Tv zbardh dinamikën e plotë të vrasjes së Edoardo Sarchi në Tepelenë dhe përplasja e autorit me 2 dëshmitarët kyç

2 Tetor, 13:44| Përditesimi: 2 Tetor, 18:17

  • Share

Në shtëpinë e pushimit në fshatin Salari të familjes Braçi, fundjavën e 26 shtatorit, ishin mbledhur kryefamiljari Eqeremi, djali i tij Gazmend Braçi me 2 shokë, dhe italiani Edoardo Sarchi, miq dhe ortak në biznes me Braçët nga Tepelena.

Pasi hëngrën e pinë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Gazmend Braçi dhe 2 shokët e tij, u nisën për gjueti.

Për t’i çuar në mal, morën një bari të zonës, Armir Hitoveizin, i cili u therrte edhe mish, dhe u nisën në makinën e tij.

Teksa udhëtonin në një rrugë të krijuar nga kalimi i makinave, në një fushë me bar, përballë tyre u doli një makinë. Shoferi i saj nisi t’i bërtasë për dritat e gjata.

Megjithatë, pa e vlerësuar e duke e lënë pas një debat kaq banal, Gazmendi me miqtë u larguan. Rrugës një surprizë. I mbaroi karburanti. Në këtë moment, Braçi telefonoi për ndihmë babanë që ndodhej në shtëpinë e pushimit.

Eqerem Braçi u nis të shkojë bashkë me italianin, me 2 makina, ai me Land Rover Defenderin e bardhë dhe Edoardo Sarchi me një Volkswagen.

Gazmendi me grupin lanë makinën më poshtë dhe nisën të ecin në këmbë për t’i dalë në rrugë kryesore babait dhe mikut italian, derisa u bënë të gjithë bashkë.

Ishin jashtë makinave kur ndaj tyre nisën të shtënat. Personi me të cilin kishin krijuar debat për dritat e gjata, ishte rikthyer sërish.

Sipërmarrësi italian 44-vjeçar, menjëherë tentoi të afrohet pranë makinës së tij për të mbyllur dyert në mënyrë që të fikeshin dritat e kabinës dhe autori, që nga diku kishte nisur t’i qëllonte, të mos i shquante qartë.

Në këtë tentativë, një plumb e kapi nga pas në kofshë në arterien kryesore. Miqtë i dhanë ndihmën e parë dhe telefonuan policinë duke kërkuar edhe ndihmën e një helikopteri për t’i çuar pa vonesa në spital, por italiani nuk ia doli të mbijetojë. Me gjithë përpjekjet, nuk ia doli të mbijetojë.

Plumbat kapën edhe gomat e makinës Land Rover, edhe Volkswagenin e italianit.

Për gjithë sa po ndodhte Braçët kishin telefonuar edhe djalin tjetër të shtëpisë, Danielin, i cili mbërriti gjithashtu në vendngjarje. Të gjithë u shoqëruan në polici që atë ditë, përveç 2 miqve të Gazmend Braçit. Nga frika, ata ishin larguar. Në polici u paraqitën më vonë, me avokat. Përshkruan se panë një makinë të bardhë, por emrin e autorit nuk dinin ta thonin pasi nuk e njihnin.

Për zbulimin e tij, hetuesit i ndihmuan deklarimet e 2 banorëve të zonës, vëllezër me njëri-tjetrin. Ata u bënë dëshmitarë krejt krejtësisht të rastësishëm të gjithë sa ndodhi.

Ishin me motor me 4 rrota për gjueti kur dëgjojnë të shtëna, disa edhe në drejtim të tyre dhe nga i dyshuari i vjen pyetja: “Po ju me ata jeni”?!

Të frikësuar vëllezërit, u përgjigjën “JO”, lanë motorin dhe u fshehën. Dëshmuan se nga poshtë, autori qëllonte të tjerët që ndodheshin lart në rrugën kryesore.

Përmes përshkrimeve të marra, policia e vuri katërshen që u përplas për herë të parë me autorin, Gazmend Braçin, 2 shokët e tij, dhe bariun, përballë 5 fotove të ndryshme. Të gjithë, në dhoma të ndara, identifikuan imazhin e Kamber Sulçajt.

Në vendngjarje nuk u gjetën gëzhoja. Pas plumbave të lëshuara nga arma e gjahut, i dyshuari mendohet se i ka mbledhur edhe gëzhojat. Hetuesit e konsiderojnë koleksionist gëzhojash, pasi pas krimit, në shtëpinë e tij i gjetën një qese me gëzhoja, si të armës me të cilën ka qëlluar ditën e ngjarjes.

Kamerat e sigurisë të një banesë në zonë, e kishin fiksuar makinën e tij të bardhë me karroceri, mëngjesin e 26 shtatorit, ditën e ngjarjes, teksa shkonte drejt stanit të tij, jo shumë larg Salarisë, për të çuar një depozitë plastike uji për lopët që ai kishte në stan.

Në mbrëmje, pas ngjarjes, një tjetër kamera sigurie e pikasi makinën e dyshuar, pak para se vlonjati 48-vjeçar nga fshati Mesaplik, ta braktiste 5 km larg stanit të tij, në një zonë të thellë malore.

Autori mendohet se ka zbritur nga Nivica në një përrua, ka shkuar në Bolenë, e më tej shumë kollaj mund të ketë shkuar dhe në fshatin e tij të lindjes, Mesaplik, apo fshatra të tjerë të lumit.

Aktualisht 48-vjeçar vijon të jetë në arrati dhe në kërkim nga policia.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Landi: 02/10/2025 19:38

    Epo edhe çoban koleksionist gezhojash nuk kishim degjuar ndonjeher. Prokuroret shqiptare duhet te ndryshojne profesion, te behen rregjizor filmash. Kane shume imagjinate

    Përgjigju
  • Qytetari: 02/10/2025 18:12

    E kane hequr qafe nipat e Gramozit pasi kane rene dakord me bashkeshorten per te ndare aksionet e mbetura te biznesit. Bashkeshortja ka qene dakort se italiani vetem e tradhetonte dhe kaq eshte historia. Jane perdor Tepelenasit e policise per te mbyllur shoejt hetimet. Nuk i eshte bere as analiza mjeko logjore oasi ka insistuar bashkeshortja qe te varroset sa me shpejt. Nese ka familjar italian duhet te angazhojne urgjentisht ambasaden italiane te zhvarroset dhe ri behet ekspertiza. Gjithastu prokuroria duhet te konfiskoj tekefonat e bashkeshortes dhe nipave te Gramozit per korespondencen qe kane patur per ta inskenuar te gjithen.

    Përgjigju
    • Deni: 02/10/2025 21:09

      Wow,po ti nga i di keto te gjitha? Dmth vetem ti i di dhe asnje tjeter?

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?