Prokuroria kalon audio-përgjimet te 'Bild', ja bisedat mes Astrit Avdylit, Vangjush Dakos dhe zyrtarëve të tjerë

5 Qershor 2019, 09:35| Përditesimi: 6 Qershor 2019, 09:12

  • Share

Gazeta gjermane 'Bild' ka publikuar disa audio-përgjime të reja mes Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut dhe kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako por edhe me disa zyrtarë të tjerë. Përgjimet i ka vetëm prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetimet për publikim të sekretit hetimor, pasi çështja është ende në faza hetimore duke lënë të kuptohet qartë se CD-të me përgjimet e dosjes 339 ia është dhënë 'Bild'-it nga ndonjë prokuror që ka aktualisht ose që ka pasur në dispozicion materialin audio.

Vete autori i shkrimit Pieter Tide (autori edhe i një shkrimi të disa javëve përpara shumë kritik ndaj qeverisë socialiste) në një postim në Facebook e ka pranuar që ka marrë materialin audio ''nga disa prokurorë kurajozë që nuk duhet të dorëzohen në luftën kundër mafias''.

Pas furnizimit nga prokuroria shqiptare me përgjimet, bisedat janë publikuar nga 'Bild' vetëm një ditë pasi mbërriti Lulzim Basha në Gjermani, i cili vijon takimet në Berlin. Sipas autorit të shkrimit gjithë bisedat kanë ndodhur para zgjedhjeve të 2017, edhe pse konkretisht për shumë biseda nuk janë botuar me datën.

Në bisedën e parë të publikuar, Astrit Avdyli telefonon Dakon dhe i thotë se ndodhet me Vath Allën (person me të kaluar kriminale) në Hipotekë duke pritur Ani Dyrmishin, ish-drejtor i Hipotekës, aktualisht drejtor i Hekurudhave. Astrit Avdyli i thotë më pas Dakos që të mos udhëtojë në Ishëm, por të takohen në Durrës sikur e kishin lënë dhe Dako pranon duke ndryshuar axhendën.

Më 28 Mars 2017, Astrit Avdyli përgjohet duke folur edhe me kryetarin e bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani. Ata flasin për një takim me të, Dakon, deputetin Ilir Ndrazhi dhe vëllain e tij. Në një tjetër përgjim, data e të cilit nuk dihet, Astrit Avdyli flet me vëllanë e deputetit të PS-së. Ilir Ndrazhi.

Në bisedën mes Arjan Ndrazhit dhe Avdylit, kuptohet se Avdyli po tregon punën intensive që po bën te lagja e vet duke kërkuar vota. Në përgjime ka dalë edhe kandidati aktual për kryebashkiak të Shijakut në zgjedhjet e 30 qershorit Elton Arbana, në atë kohë kryetar i PS-së kur është përgjuar.

Në bisedë Avdyli ankohet për një gjobë 5 milionë lekë që një inspektor i INUK-ut i ka vendosur në Fermë të Sukthit, por vetë Arbana sqaron qe ai nuk punon më te INUK-u se sipas tij e kanë shkarkuar pikërisht pse kishte bërë disa ndërhyrje.

Një tjetër bisedë e zbardhur është edhe ajo mes Astrit Avdylit dhe drejtorit të Ujësjellësit të Shijakut, Ivo Doçi. Mes tyre flitet për lista punonjësish që janë me PD-në dhe kundër tyre: edhe njëherë këtu Avdyli vete propozohet për të ndërhyjë pranë atyre punonjësve duke kërkuar votat.

Ndërsa në një tjetër përgjim, Astrit Avdyli flet me një person që është votues. Avdyli kërkon hapur votat ndërkohë që nga krahu tjetër i telefonit merr një përgjigje pozitive, duke garantuar që ''ne jemi gjithmonë me ju''.

Kjo le të nënkuptohet që bashkëbiseduesi duhet të ishte ndonjë person i lidhur me bandën e Avdylajve. Ato që bën përshtypje është që në asnjë rast në bisedat telefonike nuk flitet për shuma dhe para të premtuar kundrejt votave, ndërsa duket qartë se vetë Avdylaj premton ndërhyrje dhe presione për të garantuar mbështetje për deputetin e partia Socialiste kryesisht në zonë e Shjiakut.

Biseda e parë mes Astrit Avdylajt dhe Vangjush Dakos- (pa datë)

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndjeur, jeni kënaqur?
Vangjush Dako: Hehehehe
Astrit Avdylaj: Ça bohet?
Vangjush Dako: Ça bohet?
Vangjush Dako: Mirë, mirë...
Astrit Avdylaj: Nga je vëlla?
Vangjush Dako: Dëgjo
Astrit Avdylaj: Hë vëlla...
Vangjush Dako: Thuaj byrazerit unë po iki në Ishëm te ata çunat
Astrit Avdylaj: Jo pra tashi, se do ta lëmë më vonë, se jam tani me çunat (Vath Alla)
Vangjush Dako: Ku je ti?
Astrit Avdylaj: Këtej nga Hipoteka duke pritur Anin (Ani Dyrmishi asokohe drejtor i Hipotekës në Durrës, tani drejtor i Hekurudhave). Ani do të vijë të takojë ty, drejtori apo jo?
Vangjush Dako: Janë aty ata apo?
Astrit Avdylaj: Po, Vath Alla është këtu me mua direkt, drejtpërdrejt, live përballë në tavolinë po na dëgjon
Vangjush Dako: E mirë takohemi në Durrës atëherë...
Astrit Avdylaj: Jo, takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi, do takojm atje, nga dreka se s'bën, të mbarojmë pak punë me Anin këtu se tha do shkoj te bashkia tha ai, po e pres te hipoteka vëllai
Vangjush Dako: Mirë, mirë
Astrit Avdylaj: Hajt, të du fort vëllai jot

Biseda e dytë mes kryetarit të bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani dhe Astrit Avdylit  (28 mars 2017)

Astrit Avdyli: Alo?
Ardian Kokomani: He mo
Astrit Avdyli: Si je kryetar?
Ardian Kokomani: Si ke qenë ti?
Astrit Avdyli: Mirë faleminderit, ca po bon?
Ardian Kokomani: Jam akoma këtej, sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë?
Astrit Avdyli: Mirë, po a e di pse të mora unë?
Ardian Kokomani: Po...
Astrit Avdyli: Nesër kemi një takim në orën 10:00 të mëngjesit...Alo, alo, më dëgjon
Ardian Kokomani: Po, po, të dëgjoj...
Astrit Avdyli: Unë, ti, Gjushi, Liri (Ilir Ndrazhi), vëllai i Lirit dhe ju, do të pimë një kafe nesër në Durrës në orën 10:00, prandaj të kam marrë sot me një fjalë
Ardian Kokomani: Atëherë, nesër në 10:00 do jemi 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdek Niko Bespalla, ish-futbollisti jonë, shijaksi jonë. Është ceremonia te Pallati i Kulturës dhe takohemi atje.
Astrit Avdyli: Do takohemi te një kafe, do sjellim edhe Paparitin që të jemi nesër, a më kupton
Ardian Kokomani: Pa merak...
Astrit Avdyli: Erdhën sot ato dhe po diskutonim, ishte dhe Juli. Kështu që e kupton? Është ai, por të jesh edhe ti, e kupton...po nuk ishte ti, a më kupton
Ardian Kokomani:  Eeeee
Astrit Avdyli: Alo...ca më the?
Ardian Kokomani:   Pa merak, se atje do të jem në Durrës, rri pa merak se do të jem edhe në Durrës
Astrit Avdyli: Mirë, ngaqë do ashtu që të jesh edhe ti më këto, a më kupton
Ardian Kokomani: Po, po
Astrit Avdyli: Mirë, pra faleminderit
Ardian Kokomani: Hajt, hajt

Biseda e tretë mes Arjan Ndrazhit (vëllai i Ilir Ndrazhit, deputet i PS-së) dhe Astrit Avdylit (pa datë)

Arjan Ndrazhi: Tito, s'ia çove si je?
Astrit Avdyli: Si 'ia çove Arjan, mirë, mirë je?
Arjan Ndrazhi: Mirë, mirë
Astrit Avdyli: Ça bëhet?
Arjan Ndrazhi: Hiç mirë, ja po luaj me çunin. Mirë jeni?
Astrit Avdylaj: Asgjë të mora për qejf. Kam thirr andej apo akoma?
Arjan Ndrazhi: Për ku?
Astrit Avdylaj: A i kanë bërë ndonjë thirrje vëllait apo jo?
Arjan Ndrazhi: Jo mo, ai tha që do takohet me ty, dje qe Juvja nuk e di. Takoi Julin dhe tha do vijë nesër. Mori në darkë vonë rrijë nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.
Astrit Avdylaj: Po
Arjan Ndrazhi:  Dhe pastaj do takohej edhe me atë. Por me Gjushin (Vangjush Dako) në fakt takohet për punë pune...
Astrit Avdylaj: Mirë, mirë, unë po pres me një fjalë. Nesër, pasnesër më tha ai mua, kupton. E kena në xhep si me thon, e kupton vëllain tat.
Arjan Ndrazhi: Po, po..
Astrit Avdylaj: Ne vetëm po presim, ai më tha mua në 25, ishte aty edhe Eltoni (Arbana). Eltonit i dha o të 10 o të 11.
Arjan Ndrazhi: Elton Arbana, epo mirë
Astrit Avdylaj: Unë jam duke punuar këtu...me një fjalë tek lagja ime me njerëzit. Nuk kam dalë ndonjëherë në pazar, por jam duke takuar njerëzit, çdo njeri. E kam shumë, shumë ashtu dhe duhet të jemi shumë të nderuar edhe nga ai sipër, që duhet të na shofi me një kështu...
Arjan Ndrazhi: Po, e vërtetë...ti
Astrit Avdyli: Duhet ti japim një 10-çe me zero që edhe ai vetë të habitet
Arjan Ndrazhi: Po, po e vërtetë...Bëji një telefon Julit mos të shkoni të pini një kafe te puna
Astrit Avdyli: Mirë, pra o rob Zoti
Arjan Ndrazhi: Ti e ke numrin e Julit? Apo...
Astrit Avdyli: Po e kam, hë se i bëj vetë, pa merak, hajt paç gjithë të mirat
Arjan Ndrazhi: Ia kalofsh mirë, ça flet

Biseda e katërt mes Astrit Avdylit dhe Elton Arbanës, i cili asokohe ka qenë kryetar i PS-së Shijak, aktualisht, kandidat i PS-së për kryetar bashkie në Shijak (31 mars 2017)

Elton Arbana: Astrit si ja çove, ca bone?
Astrit Avdyli: Si ja cove?
Elton Arbana: Mirë, si je ti?
Astrit Avdyli: Mirë, ti si je?
Elton Arbana: Hajt mor mirë duke bërë një lojë murlan me çunat
Astrit Avdyli: A e di ku e kisha hallin unë? A e njeh atë drejtorin e INUK-ut?
Elton Arbana: E njoh mor Dallëndyshja?
Astrit Avdyli: Ore, lerë Dallëndyshen, po këtë të Durrësit, Artur...
Elton Arbana: Artur Çela i bashkisë?
Astrit Avdyli: Eh
Elton Arbana: Po e njoh
Astrit Avdyli: I kujt bashkie, i Shijakut eee?
Elton Arbana: Jo, re i Durrësit, i Vangjushit
Astrit Avdyli: Po nuk ka qenë aty Vangjushi, është atje me Edin, merre ore atë by* q*r thuaj ke shkuar me i vendos gjobë 5 mln..në Fermë. Tani se nuk është Vangjushi këtu
Elton Arbana: Mua më kanë hequr, u bënë katër ditë, por ta marr në telefon, te kush?
Astrit Avdyli: Ore ka shkuar në Fermë të Sukthit duke vendosur gjoba, po nuk është Gjushi aty, është me Edin në Zvicër, a më kupton? Se nuk kam me cfarë ashtu
Elton Arbana: Epo, kujt, ke ndonjë emër konkret?
Astrit Avdyli:  Kujt konkret?
Elton Arbana:  Dmth kujt i ka vënë?
Astrit Avdyli:  Ore thuaj i ke vënë thuaj atij në Fermë thuaj, bërë gabim dhe kthe gjobat thuaj, mos vendos gjoba, se nuk është Gjushi aty, a më kupton, po bën gabim thuaj ore pis thuaj, se nuk dua me e marrë vetë në telefon
Elton Arbana: E marr, e marr, a e more vesh që më hoqën para një jave? Alo, alo..
Astrit Avdyli: Nuk e di si qysh, tek?
Elton Arbana: Isha te INUK, por ndërhyrja për këto kështu dhe ata më shkarkuan
Astrit Avdyli: Nuk e di, po ma lajmëro i cik këtë thuaj ke bërë gabim thuj që ke shkuar aty në Fermë, se nuk është Vangjushi se është me Edi Ramën në Zvicër dhe nuk kam me ashtu, se më morën tashti
Elton Arbana: E marr unë tani direkt
Astrit Avdyli: Mirë pra faleminderit
Elton Arbana: Hajt ciao

Biseda e pestë mes Astrit Avdylit dhe Ivo Doçit drejtor i Ujësjellësit të Shijakut (pa datë)

Astrit Avdyli: Mirëmbrëma, Astriti jam, si ia çove?
Ivo Doçi: Astrito, mirë faleminderit si je ti, nga shtëpia mirë?
Astrit Avdyli: Mirë, mirë
Ivo Doçi: Mirë, ja sa po hyj në shtëpi
Astrit Avdyli: Dëgjo unë isha i cik sot në Durrës, jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallain. Edhe nesër kur të kesh kohë ti, dua me fol një cik me parë atë listën cfarë ke aty, punonjës dhe kundra që mund ti kesh të PD-së, ndonjë të etiketuar. E kupton? I dua të gjithë ata emrat që mund të kesh kundër
Ivo Doçi: Të kuptoj, i kam ndarë, i ke të ndarë komplet, i kam gati
Astrit Avdyli: Ashtuuu. Këtë kërkoj unë, kur të kesh kohë
Ivo Doçi: I kam ndarë komplet, i kam gati
Astrit Avdyli: Kur ti kesh gati se ne dum me i thirr që ti tunim nga një cike, ose te puna, ose ta na japin votën ose të ikin te shpia, kupton?
Ivo Doçi:  As bohet fjalë fare.
Astrit Avdyli:  Kupton?
Ivo Doçi: I kam gati të gjitha, i kam gati të gjitha, edhe kush ka hyrë në punë edhe kush ka qenë i kam ndarë komplet, i kam kështu në kompjuter të punume
Astrit Avdyli: Ok du të mi qethësh, edhe dua që...më kupton
Ivo Doçi: Patjetër, të bëj unë telefon nesër
Astrit Avdyli: Ok, mirë pra natën e mirë, na fal për ...
Ivo Doçi: Po cfarë thua mo burrë....natën, natën

Biseda e gjashtë mes Astrit Avdylit me një votues (pa datë)

Astrit Avdyli: Si ia çove?
Votues: A je mirë?
Astrit Avdyli: Si je
Votues: Mirë vllai
Astrit Avdyli: A po më njeh? Ti nuk më njeh mu, por kur thotë do ta jap votën tani nuk e njeh as telefonin
Votues: Oooo shef Astriti
Astrit Avdyli: Heee, ca bone?
Votues: A je mirë? Je i mirë për zotin
Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë, që mos ti fusi njoni, o Gon Duka, mos ti fusi me një fjalë…(dëgjohen zhurma në sfond). Ne jena për PS, për Ilir Ndranxhin.
Votues: Unë me të thënë…
Astrit Avdyli:Rrofsh, kur do ta pimë një kafe
Votues: Kur të dush ere, dëgjo, jo vetëm me ty, me Niçen, me Çimin, unë me ju kam qenë përherë
Astrit Avdyli: Faleminderit shumë
Votues: Nuk bohet fjalë njëherë
Astrit Avdyli: Edhe desha me fol cik edhe me vëllain tat, me Jarin
Votues: Me Jarin?
Astrit Avdyli: Po
Votues: Po, i them unë
Astrit Avdyli: Desha me fol cik dhe me Jarin, po edhe do folim, e kupto vetë ti, se kafja osht. Rrofsh shumë faleminderit! Kur ke kohë që ta pishim një kafe
Votues: Kur të dush me Astrit 
Astrit Avdyli: Unë në shpi jam, po deshe
Votues: Mirë vlla, mase vij ndonjë ditë kështu

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trnakop Kacija: 05/06/2019 23:29

    Tragjedia e vertet eshte se Shqiptaret “ne meny” kane ose Edin ose Lulin - tjeter ska dhe nuk pritet per 10-15 vitet e ardhshme.

    Përgjigju
  • Liku: 05/06/2019 20:28

    Per emigrantin. Nuk asht se nje pjese ka ble vota e nke pjese jo. Un ta them me bindje te plote qe ne Shkoder nuk ka pas blerje masive votash sepse PD eshte ne shumice,dhe ne keshillin bashkiak.

    Përgjigju
    • Varrosi: 05/06/2019 22:46

      Edhe duhet te habitemi ne ?

  • Albani: 05/06/2019 18:43

    Kryeministri Rama duhet te terhiqet vet nga posti qe mbane dhe te formohet nje qeveri teknike deri ne zgjidhje,alternative tjeter ska,pasiqe Z Rama ka patur shoqeri me Avdylajt nepermjet V Dakes

    Përgjigju
  • Shkodra: 05/06/2019 16:58

    Nuk na ben pershtypje se jan bler votat,votata jan bler dhe jan vjedh gjith jeten.por dia te them,qe ne 2011 u vodh ose u ble mandatin i kryekarit te bashkis tiran dhe nuk e diskuton askush,sika mundsi nuk esht se jn shum vite larg.aj rast nuk ka nevoj per pergjim por esht me ze dhe figur ,e kan transmeti gjith tv botrore dhe ju thoni qe nicja xhushi eth

    Përgjigju
  • Populli: 05/06/2019 16:05

    PD-LSI te pafytyre nuk dine gje tjeter pervec pergjimeve,sajesave,spiunimit,dhe me vrap ta nxijne kete vend,jo zoteri nuk funksion keshtu,populli ju njeh me mire se Bild apo Birn dhe per kete nuk ju voton,pergjoni e sajoni sa te doni nuk keni per te marre gje.

    Përgjigju
  • Donela: 05/06/2019 15:59

    Parti Babalesh qe pergjojne e sajojne mbas vrimes se celsit,pergjoni njehere PD-LSI dhe do shikoni c'fare xhefahire do te degjoni.

    Përgjigju
  • Berti: 05/06/2019 15:20

    Nuk mund te themi qe ka vjedhur dhe vrare Berisha me Lulzimen dhe Dako me Ramen qe bashkepunojne me krimin e organizuar jane ne rregull. Dosja ka rrjedhur nga prokuroria e Sales sepse per prokuroret ka qene e pamundur zbatimi i ligjit njelloj si me Tahirin. Arta Marku u tregua e paturp dhe shume e ulet kur tha qe CD me pergjime nuk jane transkriptuar ende sepse jane shume. A do mjaftonin keto transkripte per te arrestuar Dakon? A do mjaftonin 800 mije euro dhe patentat per te arrestuar Tahirin? Po udhetimet me familjes se Tahirit me Moisi Habilaj nuk i mjaftuan gjykates? Po marredhenia familjare e Taulant Balles me Edmond Begon e bandes se lushnjes nuk mjafton? Po falsifikimi per tenderin e unazes nuk mjafton per te arestuar Gjiknurin? Mjaftojne keto pergjime qe deputeti i shijakut te jape doreheqjen? Po telefonatat e Cyrbes me banden e Shullazit? Edhe sa do mbaje me prokurpria e Arta Markut se po i plas qelbi qe ka mbledhur? Nuk justifikohet dot me Rama. Ka dy rruge, ose ti dorezoj keta bandite ne duart e drejtesise dhe te filloje dhe me arrestimet e Lulit, Mones, Saliut, Shkerdhenit, Likes dhe biznesmeneve qe qendrojne pas tyre ose te perfundoje si Caushesku. Ka ardhur dita qe te deklarohet publikisht se ne filen ane eshte. Batutat ti beje ne shtepine e tij dhe jo me popullin.

    Përgjigju
    • Ramos: 05/06/2019 18:43

      Pse budalla esht edi me bo harakiri ?E qerojn direkt kto e bojn hero si Berisha Azemin

  • Popull: 05/06/2019 15:18

    Akoma me kriminelin Lulush merreni

    Përgjigju
  • sifi: 05/06/2019 14:56

    Supas dialogjeve qe kexojme nuk permenden para te paguara per te blere vitat qe eshte e denueshme dhe nuk kemi asnje premtim te Gjushit apo zyrtareve te PS.Per sa i perket ajtivizimit ne fushate cdo njeri eshte u lire te ndihmoje nhe parti te caktuar.Dhe me jeto pergjime shohim babalen ne seri.Prokurori qe ka dekonspiruar dosjen hetimore, duhet te shkoje per ndjekje penale per nxjerrje te sekretit hetimor bile duke vepruar si militant partuak dhe duke abuzuar me postin zyrtar.

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 05/06/2019 14:52

    PERSA LEXOJME NGA BISEDAT E SHFAQURA MUND TE THEMI: 1-NUK KA BLERJE VOTASH NGA ASNJE SUBJEKT...PER TE CILIN NGRITI FURTUNEN PD NE SHQIPERI E MBAR BOTE

    Përgjigju
  • Maxhyp: 05/06/2019 14:39

    Kushedi sa xheloz bohen ato mafiozat italiane qe perdorin vetem copa letrash qe i gelltisin nrast se i del policia para kur lexojne metodat e rafinuara te komunikimit ndermjet pezzo grossove nga Shijaku lol.

    Përgjigju
  • Shqipe: 05/06/2019 14:03

    O komentues kaq tru peshk jeni si ka mundesi mereni akoma me lulin kur lexoni dhe degjoni keto gjera Po si luli si berisha e dim qe kan vjedh vota e kan ble nje mut jan Po tani ktu behet ashiqare fare nje bised qe blihen votat per ineteresat e avdylajve qe tken pushtet ne durres e shume avdylajve ne tgjith shqiprin a nuk ju vjen pak inat qe ndodh kjo Lerini partit qe mbeshtesni o shqiptar nje her te vetme e behuni bashk rrezoni si pd si ps si lsi mos u beni me lapangjoza budallejn si kemi qen gjith jeten

    Përgjigju
  • LORA: 05/06/2019 13:57

    Seriali babale ka zgjeruar kufijt dhe ka kripur parate e zhvatura te shqiptarve. Asgje me shume; alibia e blerjes se votes eshte stisur nga te vet-djegmit,per nevojat e tyre kusaro-kriminale dhe antikombetare.Kush do te mashtrohet ,e ka per te zezen e vet.

    Përgjigju
    • Berti: 05/06/2019 15:25

      Ha pershesh Lora. Babalja thua eshte e falsifikuar por a di te me thuash se perse Agron Xhafaj dhe i vellai Fatmir nuk i jane nenshtruar ligjit antimafie sepse rezulton i denuar ne itali? Turpi dhe faqja e zeze ju mbetet juve te perlyerve sepse ne socialistet e thjeshte per nje gjobe na cojne pas hekurave. Te vetedjegurit e kane vendin ne burg po keta te kapurit me krimin e organizuar ku e kane vendin?

  • emigranti: 05/06/2019 13:55

    Liku kujdes se bie nga fiku.Eke idene se cdo te thote shprehja" pergjime te manipuluara".Luli perpara disa javesh deklaronte se sherbimet e huaja sekrete kane biseda te regjistuara, nenkuptohet agjentura serbo-ruse ne bashkepunim me ish SHIKU-n per lidhjen e PS ne blerje votash me grupe kriminale.Shkepusin Liku nje fjale ketu nje fjale atje nga biseda qe bejne njerezit ne vende te ndryshme i perpunojne i bashkojne ne baze te qellimit qe kane dhe i servirin si te verteta.Kush garanton qe biseda te tilla nuk jane perpunuara sic u perpunua cd per vellane e ish ministrit te puneve te brendshme ne dosjen e famshme BABALE.

    Përgjigju
  • Iliri: 05/06/2019 13:45

    Gazete Bild eshte gazeta me karagjoze qe ekziston ne gjermani.edhe gjermanet vete nuk e lexojne

    Përgjigju
    • life: 05/06/2019 20:01

      @ILIR nuk e di ku banon por un jetoj qe 26 vjet ne gjermani. BILD esht Gazeta me serioze .para nje muaj kjo gazet dha termet ne qeverin austriake per skandalin e H.C.STRACHE,dhe qeveria austiake dha dorheqjen.por ne shqiperi demokracia e vertet esht Shum larg

    • Bo bo sa rende: 05/06/2019 16:21

      Ore sa rende jeni qe shani gazeten me te shitur ne Europe per te justifikuar qirilindjen hahahahahahaha,jo se Berisha Meta Monika Luli jane me mire,PS PD LSI jane e njejta kupole hajdutesh

    • Peter: 05/06/2019 14:13

      Bild is best-selling European newspaper and has the sixteenth-largest circulation worldwide

  • Ndricim: 05/06/2019 13:09

    Lexo mbi gazeten Bild: https://en.wikipedia.org/wiki/Bild

    Përgjigju
  • presidenti: 05/06/2019 12:44

    po liken e zune me ze dhe me figure or njerez.dhe ky homoseksuali i pd qe thonte nuk ka aleance me lsi u be nje me ta!!!le te zgjedhim me te keqen .rama te pakten nuk eshte i akuzuar me ze dhe me figure si likja dhe ky pacienti qe nuk u paraqit ne prokurori per rrugen e kombit.nejse te gjithe kane te drejte te luftojne per pushtet vetem se ketu ke ne po shkelin edhe mbi trupa.dhe keta jane trupa shqipetaresh!!!!!!!!!!!si gjithmone zgjidhni te keqen me te vogel.perfektja nuk egziston!!

    Përgjigju
  • Liku: 05/06/2019 12:13

    Kazan kazan kazan. Hahahahaha. Po nuk doli te ERTV-ja un nuk e besoj. Hahahaha. Biseda qe nuk i kuptojn kto te PS-se. Nuk flitet thone kund per vota. Hahahaha. O mjer ky popull. Bejn dhe fantazin tjeter qe Prokuroria ja ka dhene PD-se se ne te PS-se nuk blejm vota. E Basha ja dha gjermaneve. Çfare budallalleqesh. Rama asht super i kapur nga krimi. Kryeminister ordiner

    Përgjigju
    • Vlora: 05/06/2019 14:11

      Po Lulja ?? Nuk eshte koke e bythe me krimin ???

  • Rexhep buf leka [ kasap ]: 05/06/2019 12:05

    Ore Shqiptar a e kuptoni ju se çfar bëhet me lekët e juaja që ka vjedhur lyli kriminel shal ngjiti. Po çfar pune ka gazeta BILD tju tregoj Gjermanve për punët e Shqipris. Ka Gjerman që se din ku ekziston Shqipria. Kjo bën MU MU Që ktë pun e ka paguar krimineli hajdut shal ngjitmi lyl. Lekët e popullit më të varfër në evrop shpërndahen nëpër gazetat më paçavure të Gjermanis. Po të jet kshu pse kthejn mbrapsht Shqiptarët që kërkojn Azil. Se sipas ksaj gazete paçavure Shqipria qenka shte mafje . KJO ËSHTË GAZETA MË PAÇAVURE E GJERMANIS ËSHTË DËNUAR ME QINDRA HER PËR GËNJESHTRA E MASHTRIME. ME TË TILLA MEDJE GJEN FUSH LYL KRIMINEL HAJDUT ZARI SALHEUT. PO VRASJET E 21 JANARIT PSE SI JEP KJO GAZET PAÇAVURE. PO VJEDHJEN E RUGËS SË KOMBIT PSE SI JEP. PO PO TA PAGUASH I JEP ME ZELL TË MADH.MJER SHQIPTARËT.

    Përgjigju
    • Faiku: 05/06/2019 15:26

      Jam me te vertete gomar.

  • Pęrgjuesi: 05/06/2019 11:39

    Metodat enveriste , përgjime dhe kokprerje Sala e vazhdon aty ku e la enveri ...!!!

    Përgjigju
  • Maks: 05/06/2019 11:20

    Boll mor me keto trap lleqe sepse nuk ka. Nje politikanshqiptar pas 91 shit te mos ken pas maredhenie me kriminela trafikanta femrash dhe droge si u ben keta camet e sukthit kaq trima pas nje dite kur dihet qe keta kan qene te gjith shiket e sokol olldashit

    Përgjigju
  • WTF: 05/06/2019 10:52

    Prokuroret qe kane ceshtjen ja kane dhene Bashes, jo Bild-it, sepse perndryshe nga do ta dinte Basha se cfare ka ne CD? Basha ndodhet ne Gjermani dhe e ka kaluar vete tek Bild me ndihmen e dikujt qe ka paguar. Eshte shume e thjeshte! Ju duhet te shtroni dy pyetje, 1. kush ja dha Bashes dosjen duke shkelur ligjin dhe pse, dhe 2. per cfare arsye dhe ne interes te kujt zvarritet hetimi?

    Përgjigju
    • WTF: 05/06/2019 13:24

      More Beni qe ecen vete por qe mendojne te tjeret per ty, lexoje mire cfare them. Pika dy duhet adresuar sepse ai prokurori po i zvarrit hetimet ose ne interes te Rames, ose ne interes te protestave dhe kunder interesit publik per drejtesi. Mua nuk me duhet fare nese eshte "super" skandal apo mini skandal, mua dhe cdo shqiptari i intereson me shume se si funksionon shteti ligjor dhe ne kete rast nuk ka funksionuar se Gjushi duhet te ishte ne burg bashke me te tjeret. Skandal ketu eshte fakti qe prokuroria ben lojra politike duke luajtur me te ardhmen e vendit ne vend qe te bej punen e saj, prandaj duhet analizuar puna e prokuroreve te ceshtjes dhe largimi i tyre nga prokuroria per nje drejtesi me te mire.

    • beni: 05/06/2019 12:16

      Ore e kupton sa i lodhur qe je. Aty flitet per super skandale ti thua te hetohet kush ja dha. crendesi ka kush ja dha, por lexo se ca behet dhe ku po jetojme. te ikim neser

  • ETHEM LALAJ: 05/06/2019 10:17

    E TMERRSHME:AS NJE FJALE PER VJEDHJE ZGJEDHJESH NE DURRES APO DIBER. -KTO SMS I KA NXHERR PD-ISTI BASIR ÇOLLAKU DHE KLODI I NEWS24 ,I MOREN TE PROKURORI TROPOJAN HAJDARMATA DHE JA DHA GAZETES GJERMANE E VOA SHBA TE TROPOJANIT TJETER EKEZ BIBERWJ DHU SAJUAN DOSJET 339,184. -DHE MBI KTO SHPIFJE U NGRIT FURTUNA NE GODE QE SALIU MORI ZVARRE DEPUTETET E PD+LSI ..E PO DJEG VENDIN -DHE SB I MRRR DETYRAT NGA BEOGRADI,MOSKA E ATHINA PER TE DJEGUR VENDIN.PIKE.

    Përgjigju
  • Tirana: 05/06/2019 10:15

    Nuk ka lidhje me zgjedhjet kjo! Dako ka miqte e vet, çfare ka Edi Rama ne kete mes? Luli i ka blere ne Prokurori para nje jave dhe i çoji vete ne Gjermani!Pike!

    Përgjigju
  • Arbër: 05/06/2019 10:11

    Bashiq Luli është spiun rus , dhe pik! Këto përgjime jan veper e ambasadës ruse në Tiran !

    Përgjigju
    • Hasan Pordha: 05/06/2019 12:07

      O Arber ke shume te drejte por po nuk u debua Aleksander Karpushini qe eshte agjent i regjur i KGB nuk ka dhe nuk do te kete qetesi Shqiperia.

  • eldi: 05/06/2019 09:58

    avdylajt qe ne 93 kur ka qene gjalle tani deri tani kane te numeruar 20 vrasje. camet e shijakut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?