Politikë

Rama takon Merkelin në Gjermani: Hapja e negociatave, jo dhuratë! I inkurajuar nga vlerësimet pozitive! (VIDEO)

13 Shtator 2019, 09:55| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 19:53

  • Share

BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka marrë vlerësime pozitive dhe inkurajuese nga Gjermania sa si përket hapjes së negociatave me BE-në, teksa shtoi se një vendim pozitiv nuk do të ishte një "dhuratë", por vlerësim i saj çka Shqipëria meriton.

Në fjalën e tij, pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, të cilin e ka cilësuar si më të rëndësishmin, për Ramën, atmosfera është pozitive dhe shanset janë të mëdha për të marrë një "PO" nga Gjermania, por theksoi se duhet qëndruar me "këmbë në tokë" dhe të mos ketë festë përpara kohe sepse ka një procedurë të veçantë, ku vendimi kalon si fillim nga Bundestagu dhe nëpërmjet diskutimeve në grupe.

"E kemi filluar ditën qysh herët sot, me këto takime dhe do të vazhdoj të takoj edhe grupe të vogla, apo individë të rëndësishëm në Bundestagun gjerman. Por, sigurisht, takimi me Kancelaren ishte ai që kishte rëndësi të veçantë dhe pa dashur të shkoj përtej asaj që mund të them për momentin, edhe në respekt të Kancelares dhe le të themi të konfidencialitetit formal të takimit, - Kancelarja pati vlerësime shumë inkurajuese pozitive dhe ajo që është më e rëndësishme, një predispozitë shumë pozitive për ta çuar përpara këtë proces dhe për të arritur në një përfundim pozitiv, që do të thotë një mbështetje e Gjermanisë për atë çka të gjithë dëshirojmë. Megjithatë, ky është një proces. Gjermania ka një procedurë të veçantë, sepse kalon nëpërmjet Bundestagut, nëpërmjet diskutimeve në grupe. Grupet janë grupe demokratike, kanë ide të ndryshme, kanë qasje të ndryshme, kështu që me shumë durim, ne do të vazhdojmë kontaktet dhe kjo është faza kur do të bëjmë çmos që,  pavarësisht gjithë pengesave që ja kemi krijuar vetes në gjysmën e parë të këtij viti sidomos, t’ia dalim që të hyjmë në një fazë të re, krejt tjetër, të rrugës sonë europiane", tha Rama. 

Sipas tij, Shqipëria ka bërë maksimumin, por tha se nuk është gjithçka në dorën e saj, në një kohë kur vendet e BE-së janë skeptike për zgjerimin e këtij unioni.

"Ne po punojmë intensivisht për aq sa mund të bëjmë. Jemi të  vetëdijshëm se vendimi gjithsesi ka të bëjë më pak me ne dhe me çfarë bëjmë ne dhe më shumë me vendet dhe me çfarë ato kërkojnë në radhë të parë nga BE, që, siç e ka thënë Presidenti francez, nuk funksionon me 28, si mund të funksionojë me më shumë, etj. dhe sigurisht në raport me opinionet e tyre publike që është një problem i mirëkuptueshëm më vete. Patjetër që një pozicion pozitiv i Gjermanisë do të thotë shumë. Gjermania është një zë, le të themi, jo si të gjithë të tjerët në familjen e Europës së bashkuar dhe ne do të bëjmë çmos që ky zë të jetë në favor të Shqipërisë. Një gjë është e sigurt, që, pavarësisht se nuk kemi qenë gjithmonë dakord, kemi të bëjmë me njerëz dhe me institucione që gjithmonë kanë dashur më të mirën për Shqipërinë dhe për shqiptarët pa diskutim. Kështu që jemi në një moment që atmosfera është pozitive, por duhet që të përpiqemi deri në fund dhe të përpiqemi, le të themi, që të mos marrim më sysh veten, duke u gëzuar, apo folur para kohe.Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një dhuratë, bëhet fjalë për të marrë atë që na takon. Sigurisht nuk bëhet fjalë për ta mbyllur procesin, por bëhet fjalë për të hyrë në një fazë të re, me kushte në çdo hap, sepse i gjithë procesi është i kushtëzuar, duhet të përmbushësh gjithmonë disa kushte për të shkuar një hap më tutje, pastaj disa kushte të tjera, pastaj disa të tjera dhe llogaritë tregojnë se të gjithë vendet që kanë kaluar në këtë proces, i cili është bërë gjithmonë e më i vështirë, për shkak se Europa, BE është bërë gjithmonë e më e ngurtë dhe ka hyrë në vështirësi të reja me vetveten, iu është dashur të përmbushin qindra e qindra kushte", shkruan Rama.

Pas përfundimit të takimit me Ramën, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel konfirmoi për mediat se parlamenti gjerman (Bundestagu) do të mblidhet posaçërisht në fund të këtij muaji për të dhënë ose jo aprovimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

‘’Takimi kishte në fokus marrëdhëniet bileterale. Diskutuam dhe për politikën e jashtme. Në fund të shtatorit, Bundestagu do të mblidhet për të vendosur për negociatat’’, tha Merkel.

Ditën e sotme kryeministri Rama zhvilloi edhe dy takime të tjera. Fillimisht një bashkëbisedim në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, që e vlerësoi si të hapur dhe pozitiv dhe më pas kryeparlamentarin Wolfgang Schauble.  E ndërsa sinjalet që vijnë nga Gjermania janë pozitive, të vetmet vende skeptike që ende nuk janë shprehur janë Franca dhe Holanda. Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të merret në mes të Tetorit.


/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • 3fleteshi: 14/09/2019 09:49

    Perfundimisht nese Shqiperise nuk i hapen negociatat , kurse Maqedonise po, atehere,Klasa e degjeneruar politike 30 vjecare Majtas dhe Djathtas pa perjashtim te gjithe te rinj e te vjeter duhet te zhduken, e nese nuk e bejne, ky popull te shkoj te mbytet ne Adriatik,se edhe ky eshte barku qe i polli keta qelbesira,dhe qe i mban mbi kurriz

    Përgjigju
  • A.n.: 13/09/2019 23:34

    Qeka veshur normal me ne fund

    Përgjigju
  • Opozita me koke ulur: 13/09/2019 15:24

    Mund te kem 1000 kritika per Ramen, te tjeret mbase dhe me shume, por nje gje eshte e qarte: Qeveri me te mire per te hapur negociata nuk ka patur ndonjeher Shqiperia. Shpresoj qe me perfundimin e reformes ne Drejtesi dhe Hapjen e negociatave te kemi nje pastrim te politikes perfundimisht, dhe te kemi prurje te reja ne lidership, sepse keta te gjithe jane qelbur nga koka. Opozita e sotme ka humbur rrugen per tu mos u kthyer me kurre! Edhe njehere, packa se kemi shume kritika per qeverine, eshte me e mira e deritanishmja ndaj negociatat duhen hapur! Tung,

    Përgjigju
    • ARB: 13/09/2019 18:55

      KEPUTJA NJE VIZITE , E KE TE NEVOJSHME

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?