Edi Rama dhe punonjëst e Albcontrol në një lokal pranë zyrave të punës në 'Rinas'

Politikë

Rama thirrje kontrollorëve të Rinasit: Kush nuk kthehet nesër në punë, s'ka më vend në Albcontroll! Koha e rrumpallës ka vdekur

7 Prill 2021, 20:31| Përditesimi: 7 Prill 2021, 23:56

  • Share

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që të ndahen nga organizatorët  e grevës që i futën në këtë lojë të rrezikshme dhe tashmë do të përballen me ligjin. Rama bën apel se kush nuk kthehet nesër në punë nuk do të ketë më vend në AlbControll pasi koha kur bëhej rrumpallë ka vdekur përgjithmonë.

"Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!", shkruan Rama.

Më herët kryeministri Edi Rama tha nga Memaliaj se kjo situatë e krijuar nga Kontrollorët e trafikut ajror është i nxitur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, që sipas tij duan të rrezikojnë shtetin. Rama i paralajmëroi qartë ata që ai i quajti si pengmarrësit e aeroportit të Rinasit.

"Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm, është marrë peng aktiviteti i aeroportit nga një grup i nxitur drejtpërdrejt nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Po përdorin  një gur me emrin Leshko. Kupton edhe një herë se si Ilir Meta dhe Sali Berisha janë në këtë përpjekje për të rrëzuar Qeverinë tonë, duke rrezikuar shtetin. Kanë bllokuar edhe vaksinimin. Por nuk do t'ia arrijnë. Kanë gjetur Qeverinë dhe Kryeministrin e gabuar. Unë shpresoj shumë dhe u bëj thirrje punonjësve që të kthehen në detyrë një orë e më parë. Paga është ulur si rezultat i pandemisë që ka goditur kudo dhe ka goditur më së shumti sektorin e transportit. Aktualisht e kanë mbi 2400 dollarë dhe nuk pranojnë të punojnë me këtë rrogë. I kanë bërë llogaritë gabim por plani i tyre për të mbyllur aeroportin mundësisht deri në zgjedhje dhe plani për goditjen e sigurisë kombëtare do të dështojë.  Bllokimi i aeroportit bllokon ardhjen e vaksinave, bllokon lëvizjen e qytetarëve. Këta të gjithë janë socialistë, demokratë, me bindje të ndryshme dhe goditen po njësoj në emër të asaj politike ogurzezë për Shqipërinë, ekonominë e këtij vendi, të ardhmen e këtij vendit", tha Rama.

Ditën e sotme kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. Kjo ka bërë që ata të ndërpresin punën e tyre duke pezulluar fluturimet  në Aeroportin e Rinasit.

Kjo është cilësuar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku si një grusht shteti që ka prapavijë politike dhe se është i nxitur nga Sali Berisha. Në një intervistë për Report TV ajo tha se organizatorët janë  kallëzuar në prokurori dhe se qeveria ka një plan për rifillimin e fluturimeve shumë shpejt.

Në lidhje me çështjen e presidenti Ilir Meta tha se kontrollorët duhet të nisin punën dhe të mos e ndërpresin atë, ndërsa u bëri thirrje qeverisë, institucioneve dhe ambasadorëve në vendin tonë që të uleshin në dialog për të zgjidhur këto tensione që sipas tij janë artificiale të krijuara nga arroganca e qeverisë.

Ulja e pagave nga 4500 dollarë në 2400 dollarë të kontrollorëve të trafikut ajror ka ndodhur si pasojë e rënies së fluturimeve në aeroportin e Rinasit  për shkak të pandemisë që ka sjellë pezullimin e tyre në të gjithë botën. Nga prilli 2020 paga e tyre ka pësuar ulje pasi vetë trafiku ajror ka rënë me -57 % ose thënë ndryshe aeroporti i Rinasit gjatë viti 2020 ka punuar me 43 % të trafikut ajror krahasuar me 2019.

Ora 23:53
Valiaj krahason bllokimin e Rinasit, me pushtimin italian më 7 prill: Një herë erdhi nga porti, sot nga aeroporti me urdhër të Metës e Berishës

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar për bllokimin e fluturimeve në Rinas për shkak të kontrollorët e trafikut ajror kanë braktisur detyrën e tyre duke e cilësuar si një pushtim të vendit dhe krahasimin e ka bërë me 7 prillin e 1939 ku Italia pushtoi Shqipërinë  gjatë luftës së Dytë Botërore.

Veliaj shkruan se një herë pushtimi erdhi nga porti, e sot nga aeroporti por me urdhër të Sali Berishës e Ilir Metës.

"Normal, 7 Prill - ç'datë më të gjetur për të tradhtuar Shqipërinë, njëherë pushtim nga porti, sot nga aeroporti, Meta, Berisha, Basha", shkruan Veliaj.

Pushtimi i Shqiperise nga Italia
Ora 21:40
EMRAT/ Pezulluan punën për shkak të uljes së pagave, ja kush janë kontrollorët që kanë ‘marrë peng’ aeroportin ‘Nënë Tereza’

1617823658_kontrolloret1.jpg

Fluturimet në aeroportin e Rinasit u pezulluan ditën e sotme, pasi kontrollorët bllokuan punën, duke shpallur paaftësi, me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje.

Ndërkohë janë mësuar edhe emrat e kontrollorëve që “kanë marrë peng” aeroportin “Nënë Tereza”.

Emrat e kontrollorëve:

Sabin Sula, Shkëlqim Memushaj, Andi Gjergo, Ylli Leskaj, Emiljano Manjani, Erion Alibali, Ardian Zhapa, Andel Trebicka, Andi Ballanca, Ezmolda Canameri, Sokol Duraj, Jonito Bregasi, Elion Krisafi, Ols Hani, Gjergji Maksutaj, Dritan Isaku, Gazmend Nanaj, Gjergj Bozo, Voltan Vorpsi, Kujtim Malko, Ramadan Çelaj, Miranda Dedja, Flora Ndreca, Ilir Zuna, Ervin Çelkupa, Elvion Rusmali, Nikolin Kujxhija, Alban Kallulli, Halim Lilaj, Ilirian Shegani, Muhin Mezini, Bledi Jani, Sokol Ruçi, Ilirian Nurka, Arben Harasani, Erion Pipero, Klest Dashi, Eno Hazizaj, Eldi Dervishi, Sokol Reveli, Gerti Grabova, Arben Agolli, Armando Fezga, Eni Mehja, Arnold Basha, Ermir Bego, Pirro Lako, Endrit Hajredini, Taulant Qirjako, Genta Çoniku, Lindita Menkulasi, Entela Hasani, Altin Cenaliu, Gentian Hodo, Sokol Kosta, Dorjan Kolonja, Ols Petri, Edvin Bakiri, Genci Xhunga, Endri Baliko, Rei Katroshi, Maksim Et’Hemaj, Erti Gjonaj, Akil Shehi, Tomor Baku, Petro Xhavara, Edmond Metaj, Ejona Kotoni, Ejona Cuku, Erjon Bojaxhi, Andi Çela, Endi Ylli, Nelton Shabani, Blerta Butka, Devis Ziso, Elton Hazapi, Genc LlukaÇaj, Sokol Mara

 

Komento

Komente

  • vera: 08/04/2021 00:42

    VETE E KENI FAJIN JU TE PS,,,,,PSE NUK E ARRESTUAT SALIUN--METEN--KRYEMADHIN,,,DHE BASHEN...KETA JANE KANCERI I SHQIPERISE....

    Përgjigju
  • Beni: 07/04/2021 23:13

    Vazhdo me arrogancen tende se derrin ke per te ngrene

    Përgjigju
  • Ola: 07/04/2021 22:28

    Nuk ka Shqiperia kontrollor tjere qe neser ne mengjes te zevendesojn gjith kto plera dhe mos lejohet me asnjeri ti afrohet aereoportit?E gjith Shqiperia eshte len ne doren e 20 vetave?Shtet leshi

    Përgjigju
  • Latif: 07/04/2021 22:13

    Kshu eshte kur nuk ke ushtri, nuk i coje per te ruajtur godinen por per te zevendesuar kta te stresuarit. Fundja ja keni vene rrogat aq sepse punesuat gjithe familjaret tuaj(harrova BSH), e pa shpjegueshme kjo lloj page, imagjino nqs kjo llogjike do ndiqej dhe per rrogat institucioneve qe mbledhin taksat/tatime.

    Përgjigju
  • Ops2: 07/04/2021 22:05

    Ops-o shko e ha ni pshesh dhe ti...

    Përgjigju
    • Ops: 08/04/2021 00:21

      Une ha produkte bio jo sj ti loqe midon

  • Shteti: 07/04/2021 22:01

    Sot keta duhet te pergjigjen para ligjit. Eshte e vertete qe kane te drejte te kerkojne pagen e tyre ,aq sa kane rene dakord ne kontrate por,jo te bejne kete gje. Para ligjit duhet te shkojnr edhe ata qe keto vite nuk kane trajnuar te tjere. Sot direkt. Vepro o shtet vepro

    Përgjigju
  • genti: 07/04/2021 21:54

    znj ministre ka qene drejtoreshe e tyre dikur. 8 vjet ne pushtet socialistet dhe jane vetem te djathte punonjesit? organizim 65 vetash te gjithe nje mendje ne shqiperi, pa leje?, Pa urdher nga lart? ngreme ne zerin per rroge? shqiptaret revoltohen? me falni po ju gazetaret beni nje here nje pune e gjejeni te verteten, kush ja dha urdherin?

    Përgjigju
    • E vërteta: 07/04/2021 23:49

      Fiks si me studentët! Rama është gjithnjë një hap para.

  • Alfons: 07/04/2021 21:54

    E para ata qe jane bere kontrollore nuk jane bere me shpenzimet e veta por me te shtetit shqiptar,ata nuk e mesuan zanatin tek llotoja e lagjes por ne aeroport,dhe nese nuk eshte greve apo jo ,minimumi eshte marreveshje e fshehte per te zhvatur me shume.dhe mos te behen merak se i sjell edi rama nga aeroportet e turqise nja 100 kontrollore ajri se ka boll turqia ska ku i con.

    Përgjigju
  • Kodi Punës: 07/04/2021 21:54

    Pse parlamenti nuk i zbatoj përgjysmimin e rrogave? Pse e kanë ndrit ata?! Mos u kemi rënë në qafë shqiptareve? Ja pra pse kane ikur 1 milion banorë! Mos harroni! Nëse kontrollori eshte në stres mund te perplasemi në ajer prandaj i kane rroggat e larta! Eejjjjjjjj o shtet? Mos ka ardhur koha per nje universitet ku dalin avitore , kontrollorë, e shumë profesione qe sot nuk nxjerr shqiperia ne fushen e aviacionit! Fajin e ka shteti Rama-Meta-Basha! Hapni ushtrine me detyrim per 3-6 muaj per secilin mbi 18 vjec!

    Përgjigju
  • rezi: 07/04/2021 21:42

    Ky është eksperiment si lënia e mandatëve të deputetëve. Meta gjeti ca budallenj të tjerë dhe e hëngrën. Këta kujtojnë se kapitalizmi e privati i lejon të bëjnë si të duan. Do dështojë edhe në këtë përpjekje, mjerë ata që besuan se do ja dalin në këtë formë. Presidenti thotë se ata nuk kanë 100% të drejtë, vetëm këtë po ta lexonin ata, do kuptonin se po përdoren si mish për top. Turp e do pendoheni që braktisët detyrën kur vëndi kishte nevojë. Thirrini mëndjes sa nuk është vonë.

    Përgjigju
  • Ai-1: 07/04/2021 21:39

    Sa e morren ne dore shqiptaret aeroportin, filloi katrahura. Duan ta kthejne si cdo pune tj, te paguajne me pak, me pak pushime, me pak kohe te lire e pastaj ta bejne dhe ne te zeze qe te mos paguajne siguracionet. Sme duket e arsyeshme te pergjysmohen rrogat, se sipas rroges llogariten kredite ose blerje te caktuara. Nqs brenda nates te pergjysmohet rroga, atehere mendoj se punonjesit kane te drejt te kubdershtojne. Kush prej jush do e pranonte uljen e rroges me kenaqsi? Se bejne disa sikur do shkonin me punu me qejf. Mund te heqesh nje rroge te 13, apo dicka tj, po gati 50%%% e rroges? Kjo eshte jashte cdo llogjike. Ca i sjell shtetit nqs kontrolloret kthehen ns ne pune. Si do e perballoj nqs te gjithe ikin me kalimin e kohes me punu , bie fjala ne kosove maqedoni a diku tj? Sbesoj se kontrolloret mund ti gjej te ushtari panjohur. Sbesoj se kur te rritet puna, do jua rrisin rrogen prape sa e kishin.

    Përgjigju
  • Kaltra: 07/04/2021 21:32

    Per ndjekje penale te gjithe !!!

    Përgjigju
  • Me Me: 07/04/2021 21:22

    U qenka shtuar "stresi" palo zoterinjve! S'do mendje të përparuar të kuptohet që po u pakësua puna do pakësohet dhe rroga. Në çdo sektor ka ndodhur, privat apo shtet qoftë. Se ne tjerët që punojmë me paga shumë më të ulta se kta zotërinjtë ne e mbakemi familjen, veç kta se mbakan! Votoni me mend o njerëz se nuk është shaka! Tu japësh pushtet këtyre që dita ditës dëmtojnë vendin për interesat e tyre të ngushta, nuk e di dmth. Nqs keni për tvotuar LSIn jepjani më mirë partive të vogla të tjera, Patozi, Murrizi se sa LSIn e rrumpallës. Iku koha e Metës dhe e Berishës! Të njëjtët skenarë si gjithmonë. Filozofi e kalbur Berishiane!

    Përgjigju
  • Alb: 07/04/2021 21:16

    Po keta loqet kujtojn se si gjen dot 15 kontrollor te rinj shteti apo vetem keta jan ne bot me te miret ca kercenimesh me lug caj qe bejn.

    Përgjigju
  • Tirona: 07/04/2021 21:03

    Asnjeri nga keta kontrollore nuk duhet te filloje pune se jane te stresuar dhe te qendrosh ne kete lloj pune duke punuar i stresuar rrezikon jeten e njerezve, keta duhet te qendrojne nje muaj pushim sa ti dali stresi dhe gjate kesaj kohe te zevendesohen nga Ushtria pse jo edhe nga forcat e NATOS. kemi perpara nje strevitje te NATOS dhe keta kontrollore ne asnje menyre nuk duhet te fillojne punen pa iu ikur Stresi.Kur ti kete ikur Stresi mbas nje muaji shpresojme qe te jene ne burg dhe jo te rikthehen ne pune.Cia e ka ditur nje plan te tille te Presidentit dhe i ka mare masat me kohe . kontrolloret e rijne te trafikut ajror jane te trajnuar dhe shume shpejt do te rihapin lijnat ajrore.Akoma se ka kuptuar presidenti qe te gjitha bisedat e fshehta te tij jane te incizuara me ze dhe me figure nga satelitet qe rrotullohen rreth Tokes 24 ore ne 24

    Përgjigju
  • Shqipe: 07/04/2021 21:02

    Koha nuk pret me. Veprimet ekstreme kerkojne masa ekstreme! Esht momenti te tregoni se banditet nuk e marrin dot peng popullin dhe shtetin

    Përgjigju
  • niki: 07/04/2021 20:55

    Gabim kryeminister, ata duhen te pushohen nga puna menjeher pa prit te nesermen.

    Përgjigju
    • Doni: 08/04/2021 01:20

      Fiks

  • Anti-maloku: 07/04/2021 20:50

    Bravo rama ,,bjeri malokeve,,ashtu jane mesuar ata me dru..nuk marrin vesh me llafe.....

    Përgjigju
  • Lavdosh: 07/04/2021 20:44

    Koha per tu treguar vendin rrumpallistave eshte tani! Po Prokuroria pse nuk merr hapa per te hetuar nqs kjo ka qene e organizuar per te cenuar rendin kushtetues?

    Përgjigju
    • Ops: 07/04/2021 20:52

      Sufllaqe me spec

  • Jola: 07/04/2021 20:42

    Shume mire u ka thene. Te zevendesohen qe neser. Apo kujtojne ata se jane te pazevendesueshem?? Kur vjen nga Momli e ke tangerllikun e madh

    Përgjigju
    • Ops: 07/04/2021 20:51

      Sufllaqe

  • tani: 07/04/2021 20:39

    Te lumte kryeminister.Popullin e ke pas teje kunder "kontolloreve politike" ne kullen e vrojtimit te aeroportit.Asnje leshim.

    Përgjigju
    • shoku opsit: 07/04/2021 23:09

      rrroft sali berisha marrte nga ditet e tuaja dhe te familjes tende opso

    • Askushi: 07/04/2021 22:02

      Opso dopio piten do ta shohesh. Mos u bej merak dhe do te shijoje pa mase, goja leng do te shkoje.

    • Saliu: 07/04/2021 21:50

      E ke parasysh Saliun kur thonte fajin e ka opozita, Ina Rama, Bamir Topi, të gjithë pervec Saliut. Kshu është dhe ky palloshi juj.

    • Ops: 07/04/2021 21:17

      Po me mir se buk e qofte eshte sufllaqja hahaha ca pabuksash jan keta shqupistat edhe brek grisur dhe i bejn karshillek sufllaqes deri dje sala buk e qofte u jepte neper mitingje.

    • teli: 07/04/2021 20:53

      Nuk duhej tiu jepej kohe deri neser. Sonte ne mesnate o ne une ose jashte si plehra. Kriminelet te pergjigjen se bashku me udheheqesit shprterore te tyre!.. Teli

    • Ops: 07/04/2021 20:52

      Sufllaqe dopio pite

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?