Në 2 javët e para të gushtit në bashkinë e Kukësit duhet të bëhen zgjedhje të pjesshme pas vakancës së krijuar nga shkarkimi i kryetarit Safet Gjici.
Gjici u shkarkua një ditë më parë (16 qershor) nga Këshilli i Ministrave për shkak të përfshirjes së tij në një skandal seksual në zyrën e bashkisë Kukës. Skandali u zbulua pasiu shpërnda me shpejtësi videoja erotike përmes whatsapp.
Sipas nenit 10 të Kodit Zgjedhor, në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet e reja mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Njoftimi vakancës bëhet 15 ditë nga mbarimi I afatit për ankim në Gjykatën Kushetuese, pra data 31 korrik.
Sipas procedurës së parashikuar në Kodin Zgjedhor, kryeministria fillimisht do të njoftojë institucionin e presidencës për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të bashkisë përkatëse.
Pas njoftimit zyrtar për vakancën e krijuar, Presidenti i Republikës brenda 48 orëve do duhet të marrë vendimin për një datë të re zgjedhjesh të pjesshme.
Duke nisur që nga momenti i shkarkimit të Kryetarit të Bashkisë, kompetencat e këtij posti i kalojnë nënkryetarit, i cili i gëzon ato deri në procesin e garës së re zgjedhore. Pas dekretit të presidentit, Komisioni Qendror i zgjedhjeve nis përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve, duke i krijuar kushtet subjekteve politike të paraqesin propozimet e tyre me kandidatët respektivë që do të bëhen pjesë e garës.
KQZ ka detyrimin të caktojë datën për të realizuar procedurat e regjistrimit të kandidatëve, anëtareve të KZAZ-ve si dhe caktimin e fondit për mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor.
Një video skandaloze u publikua një ditë më parë, ku ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ishte filmuar teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë. Kjo video, solli reagime të shumta në rrjet, e madje shihet se Safet Gjici ka mbyllur edhe llogarinë zyrtare në Facebook.
Nëse kërkohet në Facebook emrin e tij, më saktësisht “Safet Gjici Faqja Zyrtare”, dalin vetëm artikuj dhe postime që lidhen me emrin e tij, por jo llogaria zyrtare e ish-kryebashkiakut socialist.
Keshtu eshte e ska si te jete kur te pashkollet, zuzaret, trafikantet, kriminelet u bene drejtore, kryetare, shefa. Te me rruaje Rama, e kishte zgjedhur tamam gomarin per kukesin,
PërgjigjuNxjerrja e videos se Safet Gicit besoj eshte paralajmerim per dike tjeter. Pra ishte prove gjenerale.
PërgjigjuPo thua qe opozita ka gjetur menyren per te rrezuar Edi Ramen?! Mitingjet nuk po kane sukses, u mbeti vetem te bejne Gojore. Do lodhen ca,por e kane moralin te larte... dhe gjuhen gati. Rama je i paralajmeruar!