Të gjithë liderët e Europës nga Tirana kishin një mesazh të qartë për Rusinë: Tani është koha për paqe. “Shtëpia e Europës” bëri bashkë liderët më të fuqishëm të Europës, por jo vetëm, edhe përfaqësues të lartë të institucioneve europaine, deri tek presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky, i cili i kërkoi presidentit rus, Vladimir Putin që të ndalë vrasjet në Ukrainë.
Jo vetëm paqja në Ukrainë, por edhe ardhmëria e Evropës si një shtëpi e përbashkët e të gjithëve, morën vëmendjen më të madhe në mesazhet e liderëve të Evropës në seancën e parë plenare të Samitit të Komunitetet Politik Europian që mbahet për herë të parë në Tiranë.
Fjalën hapëse e mbajti kreu i qeverisë Edi Rama, i cili thirrjen për 47 krerët e shteteve e kishte të drejtpërdrejtë, kur apeloi që shpirti i Evropës përballë sfidave nuk duhet të ketë në qendër vetëm armatimin, por mesazhin që vjen nga iluminizmi. Para liderëve të Europës, Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’, ide kjo që u mbështet edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron.
“Përse të mos imagjinojmë një Aleancë ndërkombëtare përtej armatimit. Kërkimesh shkencore, ku territore që ende nuk janë anëtare të bëhen pjesë…Duke nxitur epokën e fundit të rritjes reale…Le tu japim të rinjve të Europës, bizneseve të reja, një arsye më të mirë se sa të flasin vetëm për armë”, tha Rama.
“Është koha siç e sugjeroi edhe Edi të ngrihet një sekretariat që të bashkërendojë këto aktivitete në kuadër të KPE-së dhe ndoshta që të kemi ose të përfshijë edhe praninë e Këshillit Evropian dhe kjo do të ishte e dobishme”, tha Macron.
Krerët e shteteve më të fuqishme të kontinentit evropian folën për një arkitekturë të re sigurie, ndërsa mesazhin e kishin të qartë për Vladimir Putinin dhe Rusisë, në mbështetje të Ukrainës.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa kërkoi një Evropë më të bashkuar duke thënë se “Evropa duhet të investojë më shumë te mbrojtja e saj sepse kemi mësuar se paqja pa mbrojtje është iluzion.”
Presidenti francez, Emmnuel Macron tha se “orët e fundit Rusia nuk e do këtë armëpushimin, por trysnia europiane dhe amerikane do ta bëjë këtë. Rusia duhet t’i kthehet diskutimeve që u mbajtën në 2022, kjo do të thotë që duhet të këmbëngulim në mënyrë që të sigurojmë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.”
Për kryeministrin britanik, Starmer nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve duhet të paguajë çmimin.
“Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra ndërkohë që Ukraina ka dëshmuar se është pala e paqes dhe udhëheqjes”, tha Starmer.
Përveç Ukrainës, Presidenti i Turqisë solli në vëmendje edhe situatën në Gaza.
“Qëndrimi i pakompromis, agresiv dhe arrogant i Netanyahut rrezikon jo vetëm Gazën por të gjithë rajonin. Presim që Evropa të shfaqë aspiratën e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gaza”, tha Erdogan.
Kryeministrja italiane dhe Presidentja e KE e vunë theksin te ajo që Evropa duhet të reflektojë për atë që është dhe çfarë do të jetë në të ardhmen.
“Identiteti evropian i Shqipërisë është fakt, edhe nga historia përpara gjeografisë. Italia është e angazhuar në Evropë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor është vetëm për të mirën e sigurisë së Evropë”, tha Meloni.
“KPE është më shumë se një ide a forum, është shpresë e aftësisë sonë për t’i bërë ballë së bashku sfidave si evropianë”, u shpreh Von der Leyen.
Nga tryeza nuk mungoi një mesazh as për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë. Nuk mund t’i zëvendësojmë kurrsesi. Sistemet tona politike, demokracitë tona, janë në rrezik. Prandaj duhet të tregojmë se jemi majftueshmërisht konkurrues”, tha kancelari gjerman Merz.
Ndërlidhja infrastrukturore, siguria ekonomike, emigracioni ilegal, investimet e përbashkëta, mbrojtja e mjedisit ishin disa prej çështjeve të tjera që Komuniteti Politik Evropian liderët evropianë diskutuan.
Në fund të sesionit, falënderimeve për mikpritjen shqiptare Rama iu përgjigj kështu: "Shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut. Dhe në këtë drejtim ju ftoj të hamë drekën ...."
Kryeministri Edi Rama, e nisi me batutë hapjen e punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Ai theksoi se shiun e solli në Tiranë, kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer.
“Ishe dyshim, por u shndërrua në provë shkencore nga Institucioni i Parashikimit të Motit Evropian, që shiu jo i brendshëm dhe këmbëngulës ishte sjell nga delegacioni britanik dje në mëngjes. Më vjen keq. Sa herë largohuni nga Europa qani.”, tha Rama.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz nga Tirana tha se e gjithë BE duhet të jetë e qartë për mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
"Bashkë me Donald Trump, Kier Starmer, Emmanuel Macron shkuam në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn, e bëmë këtë jo vetëm ne si individë, por shpresoj fort që këtë e kemi bërë fort edhe në emrin tuaj, për të treguar vendosmërinë tonë për përkrahjen për vendin tuaj. Ne jemi të vendosur që ne duhet të vazhdojmë të japim mbështetje të fortë nga aspekti politik, ekonomik, ushtarak Ukrainës. Përpjekjet tona kanë treguar një sukses të vogël diplomatik. Fakti që ata po takohen për herë të parë pas 3 vitesh e gjysmë është ndoshta një sinjal shumë i vogël, por i fortë. Duhet të jemi të qartë për mbështetjen ushtarake për Ukrainën, të ketë pikë dyshimi që jemi të angazhuara dhe të gatshëm të japim mbështetjen tonë të plotë. Ne përballemi me çështjen e emigracionit, më lejoni të bej vetëm një koment, Ne përballemi me kërcënime nga emigracioni me 10-vjeçarë të tërë. Po përpiqemi të zgjidhim bashkë me BE, por duhet të bëjmë diçka edhe vetëm. Gjithçka që po bëjmë është në përputhje me legjislacionin e BE", tha Merz.
Nga Tirana, Merz kishte edhe një thirrje për Europën.
“Ju e dini që vendi im i është skajshmërisht mirënjohës për atë që SHBA ka bërë pas Luftës II Botërore. Duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë. Nuk mund t’i zëvendësojmë kurrsesi. Sistemet tona politike, demokracitë tona, janë në rrezik. Prandaj duhet të tregojmë se jemi majftueshmërisht konkurrues. E di që ka pasur kritikë për angazhimin gjerman, për pushtimin e Gjermanisë ndaj Europës, institucioneve europiane dhe Bashkimit Europian. Unë i kam kërkuar qeverisë sime të jetë sa më shumë që të jetë e mundur e pranishme në nivel europian, për të treguar që Gjermania është tërësisht e angazhuar për atë që është e domosdoshme në Europë tashmë”, vijoi Merz.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, vlerësoi organizimin e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, duke komplimentuar kryeministrin Edi Rama për kreativitetin.
Gjithashtu, Von der Leyen nënvizoi se sot Europa i ka “sytë e hapur” dhe është mobilizuar për rifaktorizimin e saj në arenën ndërkombëtare.
“Faleminderit shumë që na mblodhët këtu, Edi, mikpritje e jashtëzakonshme siç e dimë që e bën. Kur ra muri në 1990, u shpall se ishte fundi i historisë dhe kujtohet të gjithëve se na mori mendja se liria politike dhe ekonomike më së fundi do të shkriheshin bashkë dhe do të bashkonin njerëzit. Ajo që perceptuam si rend botëror po kthehet si çrregullim botëror i nxitur nga ambiciet imperialiste të Putinit. Një thirrje për Europën për t’u zgjuar është artikuluar prej shumë vitesh. Sot, Europa është zgjuar. I kemi sytë hapur. Na duhet të thellojmë dhe zgjerojmë rrjetin e partneriteteve që kemi në mbarë botën”,- tha Von der Leyen.
“Europa është bashkuar më shumë në këtë pikë kthese të sigurisë dhe Europa ka qëndruar e bashkuar në mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën. Kjo është arsyeja se pse edhe KPE është krijuar: për t’u radhitur krah Ukrainës dhe për të sjellë paqe. Vetëm fakti që jemi të ulur këtu me ju, Volodymyr, është prova e bashkimit tonë të çeliktë, vendosmërisë tonë, për të ruajtur sovranitetin e Ukrainës, për të gjetur një rrugë paqeje”,- tha Von der Leyen.
“Ne jemi gati të bëjmë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave. Volodymyr ka përshkuar një ortek rrugë ditëve të fundit, për të qenë të qartë dhe ne duam që kështu të jetë. Po punojmë për një paketë të re të sanksioneve: sanksione kundër Nord Stream 1 dhe 2…”,- tha Von der Leyen.
“Po kështu, jemi mbledhur këtu në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen përbashkët, të ardhmen tonë të Europës në një epokë besimi të përbashkët me synim të ndërtojmë këtë mirëqënie dhe nuk kam aspak dyshim që do ta bëjmë”,- tha Von der Leyen.
Kryeministri Edi Rama bëri edhe disa batuta teksa njoftoi se do të bëjnë një pauzë për të konsumuar drekën. Teksa përmendi Kanunin dhe mikpritjen, kryeministri iu drejtua liderëve duke thënë se zakonisht dreka nuk është falas, por në Shqipëri është e kundërta, pasi në çfarëdo cilësie, do të jenë të mikpritur.
“Në Kanunin tonë të shkruar kohë më parë, ka një kapitull për mikpritjen. Fillon me një citim që thotë se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Dhe kjo fjali është vërtetë e thellë. Është origjinë e faktit që ne mbaruam, arritëm në fund të Luftës së Dytë Botërore si vendi që në atë moment kishte më shumë hebrenj se në fillim. Erdhën si miq që u mbrojtën, që shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre.
Por ndër të gjitha këto gjëra që bëjmë për miqtë, kemi të rëndësishme t’u japim ushqim të mirë. Kështu që për këtë arsye, pavarësisht se thuhet se dreka asnjëherë nuk është falas, sot do ta shikoni se është e kundërta sesa herë të vini në Shqipëri në çfarëdo lloj cilësie, do të jeni gjithmonë të mirëpritur”, u shpreh Rama.
Kryemimnistri britanik, Keir Starmer nisi fjalën e saj në samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë me një batutë në lidhje me reshjet e shiut që ka përfshirë vendin tonë sot.
“Më vjen mirë që shoh gjithkënd përreth tryezës sot, Faleminderit që na mblodhe bashkë, do të të kujtoja se kur zbrita nga avioni dje në mëngjes ishte diel, kështu që zërat se moti ishte faji i britanikëve është i gabuar", tha Starmer.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nisi fjalën e saj në samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë me një urim drejtuar kryeministrit Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt në parlamentaret e 11 majit, si dhe shprehu kënaqësinë që i ngjalli videoja e krijuar me inteligjencën artificiale, shfaqur në TKOB, ku liderët europianë u “kthyen” në fëmijë.
“Të dashur kolegë, mirëmëngjesi!
Më lejoni të falënderoj Edi, jo për mikpritje e bukur, por më ka bërë të ndihem më e re sërish me atë videon që u shfaq që në momentin e parë. Dëshiroj sërish të uroj Edin për rizgjedhjen e tij si udhëheqës i Shqipërisë. Europa mund të mbështetet te këmbëngulja dhe vendosmëria e tij. Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për kombin shqiptar, por për të gjithë ne. Shqipëria është sigurisht Europë, ashtu si Italia, Serbia apo Norvegjia, pavarësisht nëse je pjesë e një organizate të caktuar. Të gjitha ato shtete që janë në këtë tryezë janë po aq europiane sa ato që janë pjesë e BE”,- tha Meloni.
“Fakti që ne jemi këtu sot do të thotë që po ndërmarrim një hap përpara në këtë proces të ribashkimit të Europës, sepse nëse duam ta ribashkojmë Europën, nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor, sepse janë pjesë e saj, janë ura lidhëse mes lindjes dhe perëndimit”,- tha Meloni.
“Sigurisht zgjerimi do të thotë edhe sfida të reja, por jam i bindur që integrimi është vetëm për të mirën e sigurisë së Europës, duke marrë parasysh ç’po ndodh në kufijtë tanë. Ajo që ndodh në kufijtë lindorë të Europës është e lidhur me çka në kufirin dhe Mesdheun”,- tha Meloni.
“Pasojat që i ka shkaktuar rendit borëror, agresioni rus, vazhdon të sjellë efekte destabilizuese. Për këtë arsye ne do të zgjedhim të qëndrojmë krah ukrainasve dhe do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën që kjo luftë të marrë fund menjëherë, sepse siguria jonë varet nga restaurimi i forcës së ligjit dhe jo nga kush mendon se është më i forte”,- tha Meloni.
“Volodymyr, ne e duam lirinë e tuaj, siç e do dhe populli i Ukrainës. Ne e pamë dhe dje që ishit të gatshëm në negociata”,- tha Meloni.
“Megjithatë, të dashur kolegë, jam shumë dakord me shumë prej gjërave që tha Edi në fjalimin e tij, por të flasësh për një Europë të bashkuar në këtë Europë të re, duhet të kujtojmë se cilat janë themelet tona dhe kush jemi ne”,- tha Meloni.
Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se kemi hyrë në një epokë të re por të paqëndrueshme. Ai deklaroi se sfida më urgjente është arritja e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë. Starmer shtoi se nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve të paqes, duhet të paguajë rëndë çmimin.
“Kam kënaqësinë që të jem kryeministri i parë britanik që zhvillon një vizitë dypalëshe. Kënaqësi që të mirëpres Antonion në Londër për samitin e parë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE, moment që në fakt ka të bëjë me njohjen e faktin se shumë sfida me të cilat përballen rritja, emigracioni dhe siguria janë sfida që i ndajmë së bashku dhe vetëm zgjidhje të përbashkëta do t’i trajtojmë. Sfida më urgjente është sigurimi i një paqeje të drejtë e të qëndrueshme. Ne duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë. Javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksionesh për flotën hije ruse që të mbrojmë infrastrukturën tonë. Gjatë muajve të fundit, kemi punuar fort që të sjellim te koalicioni i të vullnetshmëve shumë udhëheqës politikë e ushtarake.
Ne javën e kaluar bashkë me presidentin Macron e kemi bërë këtë gjë jo si solidaritet, por edhe për kujtesë që këto janë të njëjtat vlera për të cilat luftojmë për të ardhmen, moment i rëndësishëm për Ukrainë dhe për t’u bërë bashkë dhe garantuar argumentin e mbështetur nga Trump për armëpushim të pakushtëzuar. Tani që kemi nxjerrë këtë ultimatum duhet të jemi të përgatitur ta ndjekim deri në fund, se nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve duhet të paguajë çmimin. Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra ndërkohë që Ukraina ka dëshmuar se është pala e paqes dhe udhëheqjes. Britania është gati të luajë rolin e vet, dhe kjo nënkupton rritjen e shpenzimeve ushtarake deri në 2.5% të PBB deri në vitin 2025 dhe deri në 3% në parlamentin tjetër.”, u shpreh Starmer.
Në fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik, presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan kërkoi një qëndrim më kritik ndaj konflikteve në botë. Ai tha se armët duhet të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë, ndërsa për Gazën, kërkoi një veprim ndërkombëtar për të shpëtuar banorët e enklavës nga kriza humanitare.
“Duhet të jemi më kritikë. Armët duhet të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë. Gjithsecili po kontribuon për një zgjidhje. Inkurajimi i palëve pa imponuar asgjë është e rëndësishme sa i takon një paqeje të drejtë. Kam pasur takime më vetë me Trump, Putin e Zelenskyn. Macron e Melonin. Zelensky ishte dje në Ankara, pas takimit me të vendosi të nisë bisedimet teknike që prej marsit 2022, një dritare e rëndësishme mundësie për të ndalur gjakderdhjen. Nuk duhet humbur. Turqia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj në këtë proces. Gaza ka përjetuar një katastrofë të pashembullt humanitare, çdo ditë dhjetëra të pafajshëm masakrohen. T’i themi ndal kësaj. Qëndrimi i pakompromis, agresiv dhe arrogant i Netanyahut rrezikon jo vetëm Gazën por të gjithë rajonin. Presim që Evropa të shfaqë aspiratën e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gaza.
Më shumë se 2 mln po vuajnë urinë dhe komuniteti ndërkombëtar s’ka marrë asnjë veprim. Nuk keni asnjë veprim për të arritur një dinjitet njerëzor përveç një armëpushimi të përhershëm të mobilizojmë dhënien e ndihmave. Objektivi, zbatimi i zgjidhjes me dy shtete si e vetmja e zgjidhje e qëndrueshme. Me përfundimin e një konflikti në Siri, një kapitull i ri është çelur. Me vendimin e Trump, ka treguar sesa rëndësi i jep stabilitetit rajonal. Shpresoj që ky vendim të shërbejë edhe për vendet e tjera. Kjo mbështetje do të ketë po ashtu një efekt përshpejtues për kthimin vullnetar, dinjitoz e serioz të sirianëve jashtë vendit.”, tha Erdogan.
Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, teksa mori fjalën në Samitin e Komunitetit Politik që po mbahet në Tiranë, tha se duhet që të jenë të gjithë bashkë për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se nëse bëhen të gjithë bashkë do të jenë më të fortë, duke u konsultuar edhe me partnerë që nuk janë pjesë e BE.
Erdogan kërkoi edhe rishikimin e praktikave të vizave si Shengen që kufizojnë lëvizjen.
“Doja të falënderoja kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim të dashur Edi Rama dhe atë që kanë kontribuuar në organizimin e këtij samiti. Diskutojmë një vizion të ri që do të ripërcaktojë kontinentin tonë, sot më shumë se kurrë është e rëndësishme të veprojmë të bashkuar me bazën e bashkëpunimit dhe të orientuar nga fryma e veprimit të përbashkët. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare është e nevojshme të krijohet arkitekturë e drejtë dhe globale e qeverisjes. Ky transformim duhet të nisë së pari në shtëpinë tonë, kontinentin evropian. Ka një potencial për bashkëpunim në shumë fusha si industria e mbrojtjes, energjia, tregjet dixhitale e lëndët minerale kritike, shumë fusha ku mund të bashkëpunojmë. Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë evropiane, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes janë të dobishme.
Ne besojmë se këto përpjekje duhet të përfshijnë edhe aleatë që nuk janë të BE që të mos ndikojnë apo të grryejë rolin thelbësor të NATO-s, do të ishte në interes më të mirë të sigurisë evropiane. Shumë luftëra e konflikte në Evropë na kanë treguar se për çështje jetike si mbrojtja e siguria, nëse përçahemi bëhemi më të dobët. Nëse bëhemi bashkë, bëhemi më të fortë. Miq të shquar ndërkohë që marrim në konsideratë të ardhmen tonë të përbashkët, duhet të konsultohemi për hapat që garantojnë sigurinë tonë ekonomike. Turqia ka një madhësi ekonomike prej 1.3 trilion dollarësh. Përditësimi i bashkimit doganor me atë evropian kontribuon për sigurinë e zinxhirëve të furnizimit. Ky hap do të shtrojë rrugën për mundësi të përbashkëta prodhimi dhe investimesh. Praktikat e vizave si Shengen që kufizojnë lëvizshmërisë e njerëzve dhe mallrave, duhet të rishikohen. Me investimet tona viteve të fundit, dhe marrëveshjet në fushën e gazit, po i afrohemi objektivit për ta shndërruar vendin në një qendër të rëndësishme energjitike për gjeografinë e rajonit. Turqia luan rol të rëndësishëm në Evropë në proceset e transferimit të energjisë.”, tha Erdogan.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha në samitin e Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet sot në Tiranë, se gatishmëria e treguar nga presidenti Vladimir Putin për paqe në Ukrainë është fallco dhe aspak serioze.
“I dashur Edi, Kryeministër Rama, faleminderit ju, faleminderit Shqipërisë që na keni pritur sot, një vend i bukur, por edhe një vend që beson te Europa.
Të dashur miq, faleminderit për mbështetjen. Ukraina ka nevojë për paqe dhe paqja në Europë varet nga fakti nëse ne ukrainasit do ta marrim atë. Unë isha atje në Ankara dhe u pritëm nga Presidenti Erdogan, dhe isha i gatshëm në një takim të drejtpërdrejtë me Putinin për të zgjidhur të gjitha çështjet e rëndësishme, por ai nuk ra dakord për asgjë dhe shikohej qartë që delegacioni rus që erdhi në Stamboll ishin në një nivel shumë të ulët.
Përparësia jonë numër një është të kemi një armëpushim të plotë e të pakushtëzuar. Delegacioni ukrainas e ka mandatin për ta marrë këtë vendim. Rusia dërgoi të njëjtit njerëz që dërgoi në 2022 dhe nuk thanë asgjë. Po përpiqen që takimin e Stambollit ta kthejnë në një takim bosh. Nuk jemi ne udhëheqësit e Perëndimit që po minojmë negociatat, por janë rusët. Ajo që shikojmë nga delegacioni rus është thjeshtë dëshirë për të zvarritur, dhe ata nuk po tregojnë rezultate”,- tha Zelensky.
“Presioni duhet të vijojë dhe të rritet derisa të ketë ecuri. I bëj thirrje Putinit t’i japë delegacionit të vet autoritetin e plotë, pasi duhet t’i japim fund vrasjeve’,- tha Zelensky.
“Ne duhet të përcaktojmë qartësisht se cilat çështje duhen të zgjidhen në nivel udhëheqjeje dhe jo më poshtë, në lidershipin më të ulët. Ne kemi filluar të krijojmë një arkitekturë të re sigurie për Ukrainën dhe gjithë Europën”,- tha Zelensky.
“SHBA, presidenti Trump dëshiron t’i japë fund luftës, atëherë duhet të qëndrojmë afër me Presidentin Trump dhe të bashkëpunojmë sa më shumë që është e mundur”,- tha Zelensky.
“Faleminderit dhe një herë, Edi, për çdo gjë që keni bërë”,- përfundoi presidenti Ukrainas.
Në fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që zhvillohet në Tiranë, Presidenti i Francës Emmanuel Macron vendosi që fillimisht të uronte kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
“Faleminderit Edi! Faleminderi që na ke mikpritur në këtë samit dhe urime për rezultatin e zgjedhjeve. Vërtet edhe për këtë rrugëtim europian dhe besimin që shpreh tek Europa. Faleminderit dhe kam rastin që t’u shoh të gjithë këtu me rastin e samitit të gjatë të Komunitetit Politik Europian dhe i pari që zhvillohet në Ballkan. Faleminderit që ma kujton se pas ëndrrës europiane dhe asaj që na bashkon nuk është vetëm gjeografia, por edhe mitologjia, historia dhe rrugëtimi që kemi bërë”, u shpreh Macron.
Presidenti francez Emmanuel Macron flet në samitin e Komunitetit politik Europian në Tiranë. Macron bën thirrje për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.
“Urime për rezultatin e zgjedhjeve dhe për rrugëtim europian dhe besim që shpreh tek Europa. Kam kënaqësi që iu shoh të gjithëve këtu me rastin e samitit të gjashtë të komunitetit politik Europian. Faleminderit për këtë mikpritje dhe që na kujton se pas ëndrrës evropiane dhe asaj që na bashkon, nuk është vetëm gjeografia, por edhe historia dhe rrugëtimi që kemi bërë.
Në fakt, në raport me këtë seancë më lë mbresë diçka e pashembullt që ka një sidë të të gjitha formave të sigurisë së Europës dhe të mbledhurit përtej BE dhe mbledhja me të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive që përfaqësojnë këto vende na jep shansin e një komuniteti më të gjerë, të përballemi me sfida dhe ta bëjmë sëbashku në unitet, duke pasur parasysh rrezikun e ndasisë që na kërcënon. Pikë së pari është lufta në Ukrainë, dhe Zelensky e di se sa shumë jemi krah tij, solidar, kemi krijuar koalicion te vullnetshmëve dhe është e nevojshme të mbështesim Ukrainën dhe armëpushimin.
Orët e fundit Rusia nuk e do këtë armëpushimin, por trysnia europiane dhe amerikane do ta bëjë këtë. Rusia duhet ti kthehet diskutimeve që u mbajtën në 2022, kjo do të thotë që duhet të këmbëngulim në mënyrë që të sigurojmë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Shpresoj që gjithçka do të përmbyllet dhe do të ketë një traktat paqeje mes Armeisë dhe Azerbajxhanit. Më tej duhet mbështetur Moldavia, ndaj agresionit të përditshëm nga Rusia, duhet mbrojtur edhe në raport me zgjedhjet e ardhshme”, tha Macron.
Në fjalën hapëse të samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se Europa në këtë periudhë ka nevojën dhe mundësinë për të “rishpikur” veten, mes sfidave të shumta që kanë përfshirë mbarë botën.
“Kur Donald Trump tha se Zoti e shpëtoi nga plumbi se i Plotfuqishmi kishte një plan për amerikanët, tha vetëm gjysmën e të vërtetës, se gjysma tjetër është se Zoti ka një plan për Europën. Europa ka një mundësi prej Zotit për të rishpikur veten”,- tha Rama ndër të tjera.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha në nisje të samitit të Komunitetit Politik Evropian se rendi botëror është minuar nga shumë palë, ndaj Evropa duhet të jetë më e bashkuar. Ai përmendi luftën në Ukrainë dhe në Gaza, teksa tha se Evropa duhet të investojë më shumë në mbrojtjen e saj.
Sipas tij, një paqja pa mbrojtje është një iluzion.
“Ky rend botëror i bazuar tek rregullat po minohet nga shumë palë. Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe në kontinentit europian. Situata në Gaza është një tragjedi humanitare. E drejta humanitare po dhunohet. Njerëzit po sulmohen me forcë të zhdrejtë. Kemi promovuar të drejtat e njeriut, çështje që mund të avancohen vetëm nëse bashkëpunojmë në mënyrë kolektive. Rendi shumëpalësh vazhdon të sulmohet dhe në mënyrë të vazhdueshme. Duhet të jemi të bashkuar dhe Evropa duhet t’ia dalë mbanë për të sjellë paqe të drejtë dhe kohëgjatë për Ukrainën. E dimë i dashur Volodymyr që siguria juaj është edhe e jona. Evropa duhet të investojë më shumë te mbrojtja e saj sepse kemi mësuar se paqja pa mbrojtje është iluzion, Evropa duhet të krijojë kushtet e duhura për paqe në Lindjen e Mesme, se në rast se nuk e bëjmë këtë, do të minohet siguria e Evropës dhe vendeve fqinje, por edhe autoriteti i saj. Evropa duhet t’ja dalë mbanë të zgjerojë rrjetet e tregtisë botërore. Ne nuk duhet t’i jepemi tundimit të proteksionizmit por duhet të kemi partneritete dhe të shmangim mentalitetin me shumatoren zero. BE e re do të jetë partner i besueshëm për integrimin evropian por edhe bashkëpunimin për energjisë, sigurinë dhe mbrojtjen.", tha Costa.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, theksoi se duhet t’i japim të rinjve të Europës dhe bizneseve një motiv të fortë për të ndërtuar në tokën europiane, se sa të flasim vetëm për armë dhe armatim.Rama propozoi një Aleancë ndërkombëtare përtej armatimit, ide që u mbështet edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron.
“Është një mozaik rajonesh, ndjejmë nevojën për një politikë që ripërcakton edhe se si jemi së bashku mes vetes dhe me botën. Një politikë që e sheh Europën si një shpirt i përbashkët që duhet mbrojtur. Dhe për ta bërë këtë duhet të investojmë edhe tek zemrat dhe mendjet që mbartin me vete shpirtin e Europës. Përse të mos imagjinojmë një Aleancë ndërkombëtare përtej armatimit. Kërkimesh shkencore, ku territore që ende nuk janë anëtare të bëhen pjesë…Duke nxitur epokën e fundit të rritjes reale…Le tu japim të rinjve të Europës, bizneseve të reja, një arsye më të mirë se sa të flasin vetëm për armë. T’i japim arsye për të ndërtuar në tokën Europiane. Beteja jonë duhet të edhe diçka me atë që ne mund të bëjmë për veten tonë, fëmijët tanë. Ka të bëjë me kurajën për të ndërtuar dhe forcuar besimin. Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi se kishte një plan për Amerikën tha vetëm gjysmën e të vërtetës, sepse Zoti kishte një plan edhe për Europën. Të sigurohemi që udhëtimi i Europës të jetë një udhëtim kthim dhe rilindje”, tha Rama.
“Është koha siç e sugjeroi edhe Edi të ngrihet një sekretariat që të bashkërendojë këto aktivitete në kuadër të KPE-së dhe ndoshta që të kemi ose të përfshijë edhe praninë e Këshillit Evropian dhe kjo do të ishte e dobishme”, tha Macron.
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në nisjen e Samitin e Komunitetit Politik Europian. Rama shtoi se fushata elektorale e socialistëve u përqendrua e gjitha tek Europa, përkatësia dhe identiteti. Sipas tij, ky identitet dha frytet e veta me më shumë se 52% të votave.
“Në fakt kemi ardhur në një moment shumë domethënës në këtë vend, ku je i mësuar të shohim Shqipërinë në sytë e së ardhmes, e jo më të ta shohim të ardhëm me sytë e së shkuarës. Në fakt mbërritje juaj vijon një fushatë zgjedhore, ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë dhe jo si një çështje që krijon ndasi, por si një deklaratë e përbashkët dhe pretendimi të, jo si një nismë politikash, por si një pretendim i thellë për përkatësi, jo si një grup e grumbull detyrash shtëpie, por si një fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendrua tek këto fjalë, Europë, identitet, përkatës. Dhe identiteti fi6toi më shumë se 52% të votave”, tha kryeministri Edi Rama.
Komente
