SHBA thirrje Bjellorusisë: Prano ofertën e Ramës për dialog për krizën

20 Gusht 2020, 19:04| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 22:42

  • Share

TIRANE-Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje Bjellorusisë që të pranojë ofertën e propozuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama për të ndërmjetësuar krizën në cilësinë e kreut të Presidencës së OSBE-së. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo përmes një deklarate i kërkon Minskut dhe konkretisht diktatorit Lukashenko që të pranojë ofertën e OSBE-së për dialog.

"Shtetet e Bashkuara janë frymëzuar nga protestat paqësore të qytetarëve në Bjellorusi që kërkojnë të përcaktojë të ardhmen e tyre. Ne qëndrojmë në përkushtimin tonë afatgjatë për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Bjellorusisë, si dhe aspiratat e popullit Bjellorusi për të zgjedhur udhëheqësit e tyre dhe të zgjedhin rrugën e tyre, të lirë nga ndërhyrjet e jashtme.

Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar nga të metat serioze në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi dhe dënojmë me forcë dhunën e kryer kundër protestuesve dhe gazetarëve paqësorë, arrestimin e kandidatëve të opozitës dhe protestuesve paqësore, bllokimin e shërbimit të internetit dhe abuzimin e të ndaluarve. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të atyre që janë arrestuar padrejtësisht.

Shtetet e Bashkuara mbështesin zgjedhje të lira dhe të ndershme që pasqyrojnë vullnetin e popullit bjellorus. Zgjedhjet e 9 gushtit nuk e përmbushën atë standard. Bjellorusia, si Shtetet e Bashkuara, është një anëtar i OSBE-së, i cili i mbështet ato standarde.

Ne i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e kryesisë së OSBE-së për të lehtësuar dialogun dhe të angazhojë të gjithë palët e interesuara. Ne mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për të parë në mënyrë të pavarur parregullsitë elektorale të Bjellorusisë, abuzimet e të drejtave të njeriut rreth zgjedhjeve dhe goditjet që kanë pasuar" shkruan Pompeo.

Propozimi i kryeministrit Edi Rama është mirëpritur edhe nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov lidhur me situatën në Bjellorusi. Sipas burimeve nga Kryeministria, Vladimir Putin mbështet ndërhyrjen e OSBE në Bjellorusi për të ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës pas zgjedhjeve. Po ashtu, presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh sot se 'kemi pasur disa biseda me Putinin, kemi sugjeruar ndërmjetësimin e OSBE-së, Putin është në favor, por Lukashenko nguron'.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se është duke punuar së bashku me BE-në për të realizuar misionin ndërmjetësues në Bjellorusi për zgjidhjen e krizës. BE-ja pranoi propozimin e Kryeministrit Rama në cilësinë e kreut të OSBE për të zhvilluar një takim me presidentin bjellorus Lukashenko dhe lideren e opozitës SvetlanaTikhanovkaya.

Liderët e Europës vendosën që të mos njihnin zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, të cilat nxjerrin fitues Alexandër Lukashenko, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së opozitës në Bjellorusi. Kancelaria Gjermane, Angela Merkel  i quajti zgjedhjet në Bjellorusi “as të lira e as të drejta”.

Komento

Komente

  • Ferit: 21/08/2020 13:18

    Tani u be e qarte se Rama i merr instruksionet nga Washingtoni. Gjynaf per Merkel qe investoi vite e para, e solli ne pushtet e mbeshreti dhe....hopania dhjeu prrallen e shkoi me amerikanet.

    Përgjigju
  • Iris: 21/08/2020 00:45

    Humbje kohe!Cili dictator pranon te lere fronin,vetem Markos I Filipineve,pranoi me kusht qe s'do ndiqej penalisht.Vetem keshtu hiqet qafe Lukashenko,tjeter menyre vec asaj te forces nuk ka.

    Përgjigju
  • A. N.: 20/08/2020 23:12

    Z. Rama, Lukashenko ka nevoje te mesoje se si vidhen votat dhe si mbahet populli urte e bute. Presim me padurim nje zgjidhje nga ana jote.

    Përgjigju
  • Sandri: 20/08/2020 22:39

    E keni perkthyer gabim, Pompeo mesohet t'i kete thene Lukashenkos "Do negocioni vetem me Edin sepse eshte djale flori dhe ai di si behen kto pune.", te tjerat jane ujera qe i ka shtuar redaksia juaj. Kaq ka thene Mike, nje fjali te vetme.

    Përgjigju
  • Bali: 20/08/2020 22:12

    Fundi botes hajduti i ben thirrje hajdutve

    Përgjigju
  • Eno: 20/08/2020 21:52

    SHBA po perdor OSBE e kryesuar nga Shqiperia per ta perdore si arsye qe Shqiperia te jete pjese e BE. Ato qe e kthejne ne individuale sikur ky artikull, jane thjesht politike pro Rames. SHBA-se nuk i interesojne individet por shteti. flm

    Përgjigju
  • admin: 20/08/2020 21:14

    Po ca thua ky po vret per dite

    Përgjigju
  • vera: 20/08/2020 20:51

    SHBA DUHET TA DIJE qe po riciklon nje mbetje si rama,,,,rama eshte njesoj si berisha dhe meta,,,ka vjedhur dhe eshte bere miliarder,,,vetem se nuk ka vrare si berisha dhe meta...

    Përgjigju
    • Per Veres: 21/08/2020 10:09

      Do të duhet të pastrosh trurin me furçë teli

    • Veres: 20/08/2020 22:00

      Po cfare thua moj Vera, mire qe e thua po kujt ja thua ??!!!! Ne te kishim mend, vizion dhe te kerkonim nga vetja i kishim zhdukur nga faqja e dheut keta politikane vite me pare. Shiko qe nga titulli qe i vene lajmit, turp e faqja zeza, me kete mentalitet idjot, ShBA mbeshtet idene e Rames....a e kupton sa bajate jane, sepse kujtojne qe nje popull tere eshte njesoj, titull bombastik, ahahahahhahaha, kulmi sa sherbetore te paskrupullt dalin ne syte tone keto fare mediash te tredhura.

    • Tirona: 20/08/2020 21:57

      Vera, Vera, dil tek dera , se te presin dy shofera, dy shofera me taxi , ta cojne Veren n'Itali

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?