Qarku i Dibrës, i njohur si bastion i djathtë për shkak të avantazhit historik që ka patur në këtë zonë Partia Demokratike do të përfaqësohet në parlament nga 5 deputetë.
Në 2021-shin, Dibra sërish i dha avantazh demokratëve me 3 deputetë, ndërsa PS fitoi vetëm dy vende në parlament. Rezultati tejet i ngushtë, me vetëm 278 vota në favor të PD-së, i ka dhënë zemnër socialistëvë të besojnë se më 11 maj për herë të parë do të mund të përmbysin rezultatin.
Vota e diasporës mund të ketë ndikimin e saj, pasi për të marrë pjesë në zgjedhje u regjistruan 9.610 emigrantë.
Drejtimin e fushatës për Dibrën, Edi Rama ia besoi sekretarit të përgjithshëm të Partisë Blendi Klosit, ndërsa në krah të tij në listë të mbyllur është Alma Selami.
Ndërsa Sali Berisha ia besoi Dibrën Xhelal Mziut, i cili duhet të punojë jo për të thelluar avantazhin, ose minimalisht të ruajë të njëjtat pozita të 4 viteve me parë. Në krah të tij në listë të mbyllur është edhe Denisa Vata.
Në zgjedhjet e 2021-shit, Dibra ishte qarku i dytë me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në zgjedhje, me 52.68%, pas Tiranës, ndërsa numri i zgjedhësve me të drejtë vote është 122,467.
Komente
