Politikë

Panair Pune në Athinë, Rama: Paga më të mira në Shqipëri, në vjeshtë vijmë sërish! Së shpejti të barabartë, në BE krah Greqisë! S’e prekim pavarësinë e drejtësisë

2 Mars, 07:26| Përditesimi: 2 Mars, 18:22

  • Share

ATHINË-  “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”. Kjo është thirrja që emigrantëve shqiptarë në Greqi u vjen përmes një panairi pune që po mbahet në Athinë. 120 biznese kanë ngritur stendat e tyre me oferta konkrete pune në sektorë të ndryshëm, si bujqësia, ndërtimi, hoteleri-turizmi, teknologjia dhe inovacioni.

Për të vizituar panairin, i pari i këtij lloj i organizuar nga qeveria shqiptare, ishte edhe Kryeministri Rama i cili për më shumë se një orë bisedoi vetë me përfaqësuesit e kompanive, të cilët i deklaruan nevojën e madhe për fuqi punëtore, ndërsa ofertat tha se janë konkrete. 

“Me krenari mund të themi që në Shqipëri kemi një treg pune dhe kemi sektorë që  janë konkurrues me Greqinë. Nuk ka pagë nën 1200 euro për shoferë dhe për shoferë të mjeteve më të rënda paga shkon 2000 e 2500 euro. Kanë kontratat gati për t’i marrë, për t’i nënshkruar. Greqinë këtu e keni, po provojeni njëherë dhe ndryshe, them unë.”

Shqiptarëve të Greqisë u kujtoi sfidat dhe vuajtjet nga përbuzja dhe diskriminimi, kalvar të cilin tha se e ka kaluar edhe Shqipëria në raport me Bashkimin Evropian, kohë e cila tha se ka përfunduar.

Kur dera të mbyllet dhe të fillojë historia nga e para, ne të jemi të barabartë, anëtarë, me të drejta të njëjta në Bashkimin Europian dhe të ulemi siç uleni ju, siç uleni ju sot, në të njëjtën tryezë me fqinjët grekë. E nuk ju shohin dot më nga lart-poshtë, e nuk ju thonë më me ironi ‘alvanos’, por përkundrazi, të ulemi dhe ne, në të njëjtën tryezë më Greqinë, krah për krah, si dy vende fqinje, si dy vende partnere, si dy vende të barabarta, jo vetëm me zakon, por edhe me ligj”

Krahasimet dhe ironinë me kundërshtarët nuk i la pas as këtë herë, ndërsa gjatë fjalimit të tij u thye një gotë. 

“…në fusha të ndryshme që nga turizmi të ndërtimi, që nga farmaceutika tek teknologjia; “ja plasi syri keq”. – bjere, bjere – shih çfarë syri. Kështu do bjeri në tokë syri i bufit të kënetës, po nuk flas për 11 majin se nuk kemi ardhur këtu të bëjmë fushatë elektorale. Ja plasi dhe syri tjetër, dhe po e mendoja, thashë po pse vetëm një sy do t’i plasi?! Tani jemi në rregull. Tani e morëm përfundimisht bekimin e këtij vendi. Të dy sytë do t’i plasin. Është vetëm çështje muajsh..”

Duke kujtuar kontributin që thotë se ka ai dhe Partia Socialiste në pavarësinë e drejtësisë, njësoj thotë se janë të gatshëm të mbajnë edhe kostot e këtij reformimi.

“Për atë për të cilën ata thonë, që unë dhe ne duhet të ulim kokën, pikërisht për atë duhet dhe jam kryelartë. Ata që janë të lidhur me pushtetin politik nuk janë të paprekshëm. Një pushtet, ky i ynë, dorëzoi shpatën e ndëshkimit tek një pushtet tjetër. E morën detyrën jo të rrimë të ngrohim vezë, por ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE. Në vetëdijen të plotë, kemi dorëzuar shpatën tek pushteti i drejtësie dhe kemi vënë në dispozicion organizmin tonë. Vetëm kështu mund të luftojmë korrupsionin seriozisht dhe mund të bëhemi të barabartë me të gjitha ata që na shohin nga distanca dhe që janë në tryezën e BE, Nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Ne jemi të vendosur të mos e prekim pavarësinë e drejtësisë.  Në jemi të vendosur ti durojmë të gjithë dhimbjet e padrejta. Qeveria jonë ka një mision: të udhëheqë Shqipërisë. Puna jonë nuk është si gjithë punët e tjera, puna jonë është një mision. Me një gjë nuk negociohet; Japim respekt, duam respekt, ndryshe me ne nuk mund të shkohet më tutje. Këtë e kemi siguruar dhe për ta kthyer në një marrëdhëniet të përgjithshme, na duhet flamuri atje dhe duhet t’ia vëmë vulën kësaj historie me marrjen e statusit anëtar të BE.

Një panair i tillë pune, Kreu i qeverisë tha se  do të mbahet 2 herë në vit në Greqi, në pranverë dhe vjeshtë, ndërsa një i ngjashëm pritet të organizohet edhe në Itali.

Ora 12:30
'Të hyjmë në BE para se të na dredhin përsëri bishtin', Rama: Të ulemi krah për krah me Greqinë si dy vende të barabarta

Kryeministri Edi Rama nga Athina tha se Bashkimi Evropian e do Shqipërinë ta ketë brenda vetes, ndaj duhet të shfrytëzohet ky moment, pasi nuk do të zgjasë përgjithmonë. Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria duhet të futet në Bashkimin Evropian përpara se sic tha ai “të na e dredhin përsëri bishtin”.

Shqipëria – tha Rama- do ta ngrejë flamurin në BE dhe do të jetë e barabartë mes të gjitha vendeve të tjera.

“Siç ne duam të hyjmë në BE edhe BE do të na bëjë ne pjesë të vetën, kemi një afat kohor që kemi dakordësuar me ta. Brenda 2027 të mbyllim procesin e negociatave. Është afati më i shpejtë që i është  dhënë ndonjë vendi në historinë e negociatave. Kjo sepse ata duan që të kenë Shqipërinë brenda vetes.

Ky është një moment që nuk është gjithmonë. Ne duhet ta shfrytëzojmë tani. Ne këtu kemi qenë edhe kur i bënim mirë dhe ata na dridhnin bishtin. Kështu që para se gjërat të ndryshojnë dhe ata të na dredhin bishtin përsëri ne na duhet që të hyjmë brenda. Kur dera të mbyllet dhe historia të fillojë nga e para ne duhet të jemi anëtarë me të drejta të barabarta dhe të ulemi sic uleni ju sot në të njëjtën tryezë me fqinjin grek.

Të ulemi krah për krah me Greqinë si dy vende të barabarta jo vetëm me zakon por edhe me ligj. Si ne si Greqia të jemi bashkë tek yjet e verdha të BE. Ky është momenti, është momenti historik. Është ngritja e dytë e flamurit.

U ngrit në 1912 për tu ndarë nga një perandori që ra, por në këto vite të sovranitetit të brendshëm ne nuk patëm sovranitet të jashtëm, në kuptimin që u pamë dhe u trajtuam si inferiore edhe për shkakun tonë. Sot duke ngritur flamurin shqiptar atje, këtij sovraniteti i japim dimensionin e lirisë së garantuar”, tha Rama.

Ora 12:28
VIDEO/ Panairi i Punës në Greqi, thyhet gota gjatë fjalës së Ramës! Kryeministri: Kështu do plasë syri i keq i kënetës edhe më 11 maj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Athinë, foli për panairin e punës, i cili sipas tij është një dritare informacione për të gjitha ata që duan të njihen me mundësitë që ofrojnë kompanitë shqiptare.

Pak pasi nisi të mbante fjalën para emigrantëve shqiptarë, një gotë qelqi u thye në sallë, dhe Rama e shfytëzoi këtë moment për të bërë humor. Rama tha se kështu do plasë edhe syri i keq i kënetës edhe më 11 maj.

“Duket sikur Shqipëria ka vetëm lajme të këqija, Shqipëria punon dhe zhvillon e zgjeron ekonominë, bëhet më konkurruese. Unë dua të ju them se nëse i referohemi pasqyrës së realitetit ekonomik dhe social nuk ka asnjë krahasim me një dekadë më parë kur morëm këtë drejtim.

Ata që thonë që Shqipëria është më keq, ose flasin qëllimisht keq për punët në Shqipëri ose nga mungesa e in formacionit bëhen përhapës.

Ekonomia është zgjeruar dhe mundësitë për biznes janë shtuar. Paga mesatarë për mësuesit do të ishte 950 euro, ndërsa për mjekët do të ishte ku e ku mbi 1 mijë euro.

(Thyhet gota në sallë) Plasi syri i keq. Kështu do plasë edhe syri i keq i kënetës në 11 maj, po nuk kemi ardhur këtu për të bërë fushatë elektorale”, tha Rama.

Ora 12:21
Panairi i punës në Athinë/ Rama: Në Shqipëri kemi një treg pune dhe sektorë që janë konkurrues me Greqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Athinë, foli për panairin e punës, i cili sipas tij është një dritare informacione për të gjitha ata që duan të njihen me mundësitë që ofrojnë kompanitë shqiptare.

Ai theksoi se Shqipëria është zhvilluar, ndërsa shtoi se pagat po ashtu kanë ardhur në rritje.

Të gjitha ata që thonë se ekonomia e Shqipërisë është keq, në fakt o flasin keq qëllimisht, ose nga mungesa e informacionit behën përhapës të këtyre fjalëve. Ekonomia është zgjeruar dhe mundësi për të bërë biznes janë rritur, nuk janë ulur. Shqipëria kishte një PBB më pak se 10 miliardë, sot e ka 25 miliardë euro, dy herë e gjysmë më shumë. Kur morën detyrën të ardhurat për frymë ishin rreth 4000 mijë euro, sot i ka rreth 10 mijë euro. Kur ne morën detyrën, askush nuk kishte kurajën të mendonte, që sot paga mesatare në sektorin publik do shkon te 930 euro. Se sot paga mesatare për mësuesit do ishte 950 euro, dhe paga mesatare për mjekët do ishte ku e ku mbi 1000 euro. Ky panairi i parë do pasohet nga një panair i dytë në vjeshtë, do vijmë përsëri dhe do jemi këmbëngulës, sepse 120 kompanitë që kanë ardhur këtu sot ofrojnë vende pune dhe paga më të mira se sa pagat që fitohen në të njëjtat vende pune këtu në Greqi. Të gjithë sot ata që e kanë ndjekur dhe e ndjekin Shqipërinë nga kanalet e kënetës, ku vazhdon zhurma e bretkosave që në Shqipëri janë 200 mijë lekë, 300 mijë lekë të vjetra, mund të shohin në fakt se në sektorin e turizmit ka rritje. Në Shqipëri kemi një treg pune dhe sektorë, që janë konkurrues me të Greqisë, nuk ka paga minimale nën 1500 euro për sektorin  e teknologjisë, nuk ka pagë nën 1200 euro për shoferë”, tha ai.

Ora 10:55
Panairi i Punës/ Rama batuta me qytetarin në Athinë: Pagat këta t’i japin në dorë, të lanë pa pension (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama vizitoi stendat e kompanive shqiptare në Panairin e Punës në Athinë. Nuk munguan batutat me një qytetar të cilit i tha se duhet të kthehet në Shqipëri, pasi i del më mirë me pagën dhe taksa nuk paguan aq shumë sa në Greqi.

Qytetari: Marr 100 euro në ditë. Merrem me punime guri.

Edi Rama: Eja në Shqipëri. E mira është se këto që merr këtu do i marrësh dhe atje. Është usta i madh i gurit, merr 100 euro në ditë pak a shumë. Pa gënjeshtarja. Sa taksë paguan.

Qytetari: Asnjë.

Edi Rama: Apo t’i japin grekët në dorë.

Qytetari: Marr ekstra për siguracionet plus 10 euro në ditë.

Edi Rama: Je në të zezë dmth, pension s’ke.

Qytetari: Jam me dokumente.

Edi Rama: Me dokumente qëndrimi patjetër, pagat t’i japin në dorë. E merr cash.

Qytetari: E marr cash se ashtu është këtu.

Edi Rama: Unë them më mirë në Shqipëri, i merr me letra  merr edhe pension.

Qytetari: Të lanë pa pension këta, eja në Shqipëri. Ke shtëpinë tënde, të del më mirë dëgjo këtu.

Ora 08:44
Emigranti që la Greqinë për të investuar në atdhe thirrje shqiptarëve: Ejani të punojmë për ngritjen e Shqipërisë, s’do zhgënjeheni

 

Në Athinë mbahet sot Panairi i Punës, i pari i këtij lloji jashtë kufijve të territorit shqiptare. Ndërsa do jetë edhe vetë i pranishëm, kryeministri Edi Rama ka ndarë historinë e Pirros, i cili u kthye nga Greqia dhe bashkë me familjen ka investuar në fushën e turizmit. Ai u bën thirrje shqiptarëve të kthehen, duke thënë se pagat janë rritur dhe nuk do zhgënjehen.

“MIRËMËNGJES  dhe me Pirron, të kthyerin nga Greqia që sot dëshmon se si pagat në turizëm janë njësoj si në rajon, ju uroj një të diel të mbarë nga Athina, ku sot kemi Panairin e Parë të Punës jashtë kufijve”, shkruan Rama.

“Pas viteve ’90 edhe familja ime emigroi në Greqi si shumë prej familjeve shqiptare. Pas disa kohësh u kthyen në atdhe dhe filluan të punonin këtu me biznes dhe u fokusuan tek turizmi. Më pas, pasi unë mbarova universitetin fillova të menaxhoj biznesin, me rritjen e turizmit kërkesat për punonjës të kualifikuar janë rritur. Pagat janë bërë njësoj si në rajon ose edhe më të mira. Ftoj bashkatdhetarët të vijnë ta provojnë, të punojnë në turizëm dhe jam i sigurt që s’do të zhgënjehen. Turizmi në Shqipëri e Gjirokastër është njësoj si në çdo vend të zhvilluar të botës tanimë. Do thoja një fjalë të gjyshes. I qëndruari në vend, i punuari me mend. I ftoj të gjithë të vijnë dhe të punojnë në ngritjen e Shqipërisë”, thotë ai.

SI.E./A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • soni: 02/03/2025 20:46

    Rama kish gjetur njeriun e duhur perta shoqeruar ne Greqi.Akrobatin Tavo i cili duke kapercier ilberin disa sa here nga ps ne lsi dhe tani ne ps. ky akrobat mbasi gllaberoj fshtin e lekuresit ne sarande ne menyre korruptive 14 ha,duke shfrytezuar Ramen,tani bene te ndershmin,dhe fton emigrantet te vijne dhe te punojne ne pronat e tije te cilat i ka marre me korupsjon.ne sarande dhe ne Prevez ku ka nisur nje investim hoteleri.

    Përgjigju
  • koli: 02/03/2025 20:09

    PO TI NUK KE SPITALE,,,,DHE ILACE NEPER SPITALE MOR HAJDUT,,,PO VDESIN NJEREZIT TEK ONKOLOGJIKU SE NUK KANE ILACE SE ILACET I VJEDH TI RAMA ME MINISTREN,,PTU,,PTU....MASKASRENJ,, KERKONI DHE VOTAT PALE,,,JU DONI PLUMBIN NE BALLE....

    Përgjigju
    • I semuri: 03/03/2025 04:26

      Po ai nuk tha te vijne te semuret. Nuk shikon te mbaj fort ata qe ka aty po kerkon te lene njerezit Europen e te shkojne ne Afghanistan. Ke plot Afghan aty, coj te ponojne arat dhe te kullosin bagetine (edhe ata me dy kembe). Ik mblidhu e bej ndonje pune e mos bridh rrugeve me parate e shqiptareve. Se per pak harrova....thuaj zelenskit te te nisi ca $$$

  • Ana: 02/03/2025 16:23

    Perse duhet te kthehemi ne Shqiperi per ujin me orar ,per cmimet,per pensionet per korrupsionin per kimikatet ne zarzavate ,per spitalet,per rruget,per plehrat per cfare me thoni? Po nuk derguam ne leke nag jashte prinderit tane pensioniste nuk I dalin dot.

    Përgjigju
  • Ana: 02/03/2025 16:19

    Ne Shqiperi çmimet Jane sh me shtrenjt se ne greqi dhe rrogat sh me te uleta se ne greqi.Perse duhet te kthehemi per ujin me orar apo per korrupsionin. Per rruget, per pleherat per ushqimet gjithe kimikate? Nuk them se ne greqi apo ne vendet e tjera nuk ka por ne Shqiperi nuk ka kontroll.ke mik nuk merr gjobë

    Përgjigju
    • Bravo: 02/03/2025 17:32

      Për pensionet e deputetëve se nuk I dalin. Hajde paguaj ca sigurime, falimenton dhe ik fillo nga e para ne Greqi. Taksirat e ke, sakrificë për partinë.

  • Bim: 02/03/2025 12:51

    Nje mij e kusur euro rroge per nje mjek eshtw lemoshe tu krahasu me 4000 qe eshte ne Itali e 7000 qe eshte ne Gjermani e shpenzimet ne Shqiperi nuk jane 4 here me te lira

    Përgjigju
  • Bravo: 02/03/2025 11:21

    Mos ecni te gjithë ju lutem se ku do shkojmë ne qe jemi këtu, bëhemi shumë. Pastaj spitalet falas shkojnë ne kolaps dhe bëhen me lekë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?