Politikë

Spahiu: Çlirimi i trotuareve dhe prishja e shtesave, s’duhet të ndërpritet si aksioni tritolit në 2013-ën

22 Korrik, 21:46| Përditesimi: 23 Korrik, 07:14

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar aksionin për lirimin e hapësirave publike, ai tha se duhet që të vijojë.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv ai tha se ky aksion nuk duhet që të ndërpritet si aksioni në vitin 2013.

‘Rilindja urbane është sa avantazh dhe disavantazh politikë. Por të mos harrojmë se fillimi i karrierës politike të Ramës është prishja e ndërtimeve pa leje dhe e kioskave.  Ka një barcalet kur pyet një i huaj një shqiptarë dhe ai i thotë 50% bëjnë kafe dhe 50% pijnë kafe dhe kjo gjë tregon numrin e lartë të bar kafeve në Shqipëri. Ne jemi një popull i dashuruar me kafen. E kanë zyrë, e kanë shtëpi, e kanë pikë takimi.  Shqiptarët e harxhojnë 99 për qind të kohës në kafe. Pra nëse ka një gjë që është pjesë e eksperiencës së tij është kjo. Është e domosdoshme sepse Rama duhet që ta vijonte atë që nisi në 2013. Që ishte një aksion vere që e la përgjysmë dhe urojmë që të mos e ndërpresë, si ai në 2023’, tha ai.

Ora 22:59
Spahiu: Sikur tironcit autokton të mbronin tokat si çunat e Thethit, Shqipëria do ishte ndryshe

Juristi Kreshnik Spahiu, u shpreh se tironcit autokton duhet që t'i mbronin tokat ashtu si i mbrojtën banorët në Theth.

‘Të gjitha qeveritë kanë dështuar në administrimin e territorit, me futjen e PD në pushtet PD, zgjodhi të ishte me ata që zaptonin pronat. Dhe nëse do të bëhej një rezistencë nga tiransit do kishim një vend tjetër. Vetëm në Shqipëri ndodh që thua kam platformë dhe legalizimin dhe kthimin kur ato janë kundra njëra- tjetrës.

Problemi është se në Shqipëri nuk protestohet për kauza që opozita duhet që të përfaqësoj, sepse kauzat që lidhen me ekonominë, me çmimet e ushqimeve, të naftës, prishin interesat e oligarkëve. Ata janë pjesë e kësaj çorbe dhe pastaj merrem me gjëra periferike dalin për 10 ndërtime pa leje në Theth. Po Shqipëria ka edhe një mungesë të shoqërisë civile, këto janë kauza që duhet që të nxirrnin në shesh shoqatat dhe grupet e interesit, sindikatat, dhe këto nuk funksionojnë, duhet që ti përfaqësojë partia që të dalin në protestë’, tha ai.

Ora 22:34
Spahiu: Duhet të procedohen penalisht inspektorët e territorit që lejuan ndërtimet pa leje

 

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se duhet që inspektorët e territorit që i kanë lejuar këto ndërtime pa leje dhe nuk kanë vepruar duhet që të mbajnë përgjegjësi penale.

‘Ata që janë kundër thonë ku ishte shteti. Tani unë po them se çfarë thotë ligji, për një ndërtim pa leje si vepër penale ajo mund të parashkruhet pas 5 vitesh, por s’ka parashkrim administrativ. Nëse e ke shtëpinë pa leje shteti mund ta prish atë. Do të ishte mirë që të mos lejonte padyshim. Inspektorët që i kanë lejuar dhe kanë qenë përgjegjës për të bërë mbikqyrje, ata që janë paguar duhet që të dënohen për shpërdorim detyre. Sepse shpërdorimi nuk është vetëm kur vepron, por edhe kur nuk vepron. Për ata që i kanë lejuar duhet që të mbajnë përgjegjësi penale. Opozita thotë ja ka premtuar Rama, po opozita duhet që të vinte dhe që të bënte premtimin se ata që kanë bërë ndërtime me idenë se do ja legalizojë Rama do ti rrafshohet ndërtesa’, tha ai.

Ora 21:58
Prishja e lokaleve/ Spahiu: Duhet një Taks-Forcë që të krahasojë pronësinë për çdo metër katrorë

 

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se duhet që të ngrihet një taskë forcë që të bëjë të mundur kontrollin për të mos lejuar zaptimin e hapësirave publike. 

Ai tha se prishja e ndërtimeve pa leje duhet që të bëhet për çdo hapësirë që është e zaptuar dhe jo në mënyrë selektive. 

‘Kontrolli i territorit nuk mund të bëhet as me 4 ditë dhe as me 4 ditë dhe as me 4 muaj. Duhet që të ngrihej një taskë forcë për të parë pronësinë për mijëra njësi tregtare në Shqipëri. Nuk janë problem vetëm tendat por kanë kaluar kufinjt e pronësisë. Çdo pallat katet e para i shndërron në njësi tregtare. Ne jemi kryeqytet europian presim 10 mln turistë dhe pretendojmë të jemi në BE. Taska forca duhet që të dal në çdo dyqan dhe kafene me metër, nëse duam që të bëjmë shtet. Nëse Rama nga këto 26 mijë bare dhe kafene dhe nga ato 50 mijë prish 2 mijë dhe të tjerët i lejon në pushtimin që i bënë territorit nuk ka bërë gjë tjetër veçse një aksion që është selektiv. Nuk ka pse kryeministri të bëjë

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/07/2025 05:55

    Z.Spahiu,prishja e zaptimeve e ndertimeve pa leje,jo vetem qe duhet vazhduar,jo vetem nuk duhet te jete selektive,por duhet shoqeruar me taksa super te larta.Ketu ku jetojme sikur gjysem meter te zesh pa leje me teper se prona,te vene supertaksa per ate siperfaqe.Askush nuk guxon.Kur veren e kaluar bashkia vendosi te lejonte disa klube te vendosnin cadra e tavolina per nje periudhe te caktuar disa mujore,lajmi ne media kishte efektin njelloj si ne Shqiperi kur njoftohet ngritje rrogash/pensioni.Sa per ate qe tironsit duhet te mbronin tokat,nuk mendoj se eshte afer realitetit,kur vete shume prej ketyre tironsave ndihmuan ne shkaterrimin e Tiranes,duke shembur vilat e mrekullueshme te qytetit(nuk e kam fjalen per lagjet e qerpicit,por per vilat)dhe ne vend te tyre ndertuan pallate.Vilat e mrekullueshme historike te Tiranes qe duheshin mbrojtur me ligj njelloj si shtepite karakteristike te Beratit,Gjirokastres,apo kullat e veriut,shteti qe duhet t'i mbronte, u dha bekimin te rrafshoheshin e te zevendesoheshin me shemtira betoni.Si ishte zona rreth Bllokut me pare e si eshte tani? Dhe ky eshte vetem nje rast,po vila e ish-amb.franceze si rasti me i fundit?!Sa per kafenete,ato mund te zhduken vetvetiu po te ndryshoje kultura e punes e te kete pune.Nje njeri qe punon,nuk ka kohe te engeldiset me ore te tera ne kafene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?