Kronikë

Spahiu: Kriminelët në Shqipëri janë më të paprekshëm dhe kanë më imunitet se gjyqtarët

6 Tetor, 21:40| Përditesimi: 6 Tetor, 23:12

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja në sallën e gjyqit pasditen e sotme.

Në një lidhje skype për emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv, ai tha se kriminelët në Shqipëri janë më të paprekshëm dhe kanë më shumë imunitet sipas tij se gjyqtarët.

Ai tha se qeveria dhe opozita i sulmojnë 24 orë gjyqtarët duke i bërë ata të atakueshëm ndaj krimit.

‘Por ndjej një keqardhje sepse sot kriminelet janë më të paprekshëm sesa gjyqtarët. Po sulmet nisin nga kryetari i opozitës dhe e vijon më pas edhe kryeministri. Në Shqipëri thonë të lumtë dora pa e njohur dinamikën e ngjarjes vetëm se i është krijuar një perceptim nga shefat e partisë sepse thonë janë hajdutë kriminel dhe banda. Pse nuk shkon ai në ministri ta bëjë këtë, shkon në gjykatë. Pse paskan më shumë imunitet politikanët se gjyqtarët.

Një sistem i korruptuar baltos gjithë drejtësinë dhe shoqërinë që të mos duken ata të korruptuar. Po ti pyesësh shqiptarët thonë mjekët duan varur, policët, gjyqtarët duhen vrarë këta nga mëngjesi në darkë kanë një gjë që vjedhin vrerë dhe turma i sheh si gjobvënës dhe ai thotë po hyjë në histori po e qëllojë në lule të ballit. Janë të mbushur me atë mllefin dhe ndodh kjo’, tha ai.

Ora 22:40
Spahiu: Zgjedhjet në Tiranë nuk i fiton kandidati, por partia! PD 25 vjet ka humbur në kryeqytet

 

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar edhe zgjedhjet në Tiranë. Ai tha se zgjedhjet nuk fitohen nga kandidati, por nga partia. Juristi theksoi se PD 25 vjet ka humb në kryeqytet.

'PD ka pasur figura më të forta Sokol Olldashin, Spartak Ngjelën, ka pasur Lulzim Bashën dhe ka humbur për shumë faktor sepse nuk është emri që të çon në fitore, PS këdo që të vendoste do të shkonte në fitore dhe PD këdo që të vendos do të shkojë në humbje. Dhe tani të gjithë këta emra dolën nga i njëjti burim janë i njëjti grup mediatik. Dhe në këtë sens ishte çdo gjë e stisur për të prodhuar fjalimin e datës 10, ku Berisha do të thotë ne provuam që të hapeshim ndaj shoqërisë civile dhe në 2027 nuk do marrim nga shoqëria civile. Kjo është shitje e zgjedhjeve, këta nuk donin të bënim bojkotin që bënë por nxorën këtë emër. Fitues për kryebashkiak e di çdo njeri se kush e fiton bashkinë dhe kjo është një fatkeqësi e madhe’, tha ai.

Ora 21:53
Spahiu: Burimi i konfliktit të pronave nuk janë gjykatat, por ligji i pronave që ka bërë PD-PS

 

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se sipas tij burimi i konflikteve të pronave nuk janë gjykatat, por janë ligjet që kanë bërë partitë për pronat. 

Ai tha se pas vrasjes së Skerdilajd Konomit, gjyqtarit të vrarë në 9 shtator 2011 në qytetin e Vlorës, vrasja e Astrit Kalasë është rasti i dytë i një ngjarje të rëndë.

‘Pas vrasjes së gjyqtarit të Skerdilajt Konomit në Vlorë nga grupet kriminale ky është rasti i dytë por duke marr përmasa më të rënda, sepse u vra në sallën e gjyqit, është një precedentë që se gjenë në të gjithë Europë. Por dy kryetar bashkisë ka marr dy vendime të ndryshme njëra ja jep pronarit dhe tjetra ja jep banorëve. Objekti është pronë shtetërore', tha ai. 

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt janë për jetën gjyqtarët dhe prokurorët?