"BE nuk ka fanellë partiake, por një mekanizëm të ftothtë për të monitoruar ecurinë e punëve". Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në rubrikën "Sy m'sy", duke shtuar se vetëm me votën për të dhe PS më 11 Maj, Shqipëria do të mund të bëhet anëtare e Unionit evropian, përndryshe situata do të ishte fatale.
Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj në transformimin shtetëror, një fakt, që sipas tij, nuk e luan as topi. Rama shtoi gjithashtu se s'duhet të humbasim asnjë ditë, përndryshe dera e Unionit do të mbyllet, ashtu siç edhe nga ndodhur me vende të tjera që e kanë pasur mundësinë.
"BE nuk bën as lojëra dhe as komente në FB, nuk merr pjesë në votim e në Shqipëri nuk ka fanelë partiake por ka një mekanizëm të tërë për të monitoruar ecurinë e punëve në një vend që pretendon të bëhet pjesë e BE. Dhe nuk do të dijë fare as për përkatësira politike, është mekanizëm i ftohtë që shikon vetëm punën dhe rezultatet. Nëse thotë të kundërtën e këtyre që thua ti, do të thotë që në të vërtetë Shqipëria po bën hapa shumë të mëdhenj në transformimin e të gjithë organizmit të vetë shtetëror, dhe po bëhet shtet i gatshëm për t’u bërë shtet anëtar i BE. Ky është fakt që s’e luan as topi. Pse duhet vota me 11 Maj, sepse këto negociata janë një proces ku nuk ka asnjë ditë, jo më muaj apo vit për të humbur. Nëse humbasim edhe një ditë, gjërat shtyhet dhe porta mund të mbyllet.”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri shprehu bindjen se PS do të fitojë shumicën absolute në zgjedhjet e 11 Majit, por shtoi se ajo që është e rëndësishme është 'mobilizimi' i të gjithë shqiptarëve, për t'i dhënë mesazhin BE.
"Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundjeje në 11 Maj. Që të jemi të qartë nuk parashoh ndryshim të maxhorancës, të shumicës. PS do ta rifitojë shumicën. Këtu çështja është se cili do të jetë mesazhi që populli do t’i japë BE, mesazh që këtu ne jemi siç ishim apo që jemi të vetëdijshëm se dera është hapur dhe duam të hyjmë në BE. Nëse duhet të jetë ky mesazhi i dytë, duhet një shumicë.", u shpreh Rama.
Rama nuk kurseu as ironinë ndaj opozitës teksa tha se nuk duhet të humbasim BE-në për 'mustaqet e Çelos'. I pyetur për mundësinë e të mbajturit një debat publik me Sali Berishën, ftesë e bërë nga ky i fundit, kryeministri Rama iu përgjigj një komentuesi se nuk ka opozitë që të bëjë debat publik.
“Me cilën opozitë do të bëj debatin publik. Kam vite që e bëj debatin në publik në sy të të gjithëve. Për cilën opozitë e ke fjalën? Nuk e kuptoj këtë.”, tha Rama.
Një video e publikuar në rrjetin e tij social, ku ironizonte një bashkëpunim sipas tij mes kreut të PD Berisha dhe Adriatik Lapajt të “Shqipëria Bëhet”, është bërë shkak sipas Kryeministrit Rama për një sulm të organizuar ndaj tij me komente në Facebook. Rama i quan tregues të vjetërsisë së mendjes së këtyre anëtarëve të subjektit të ri politik, ndërsa pyetjes nëse do bëjë debat publik me opozitën i përgjigjet “me cilën prej tyre?”.
"Përpara disa ditësh është postuar në këtë faqe një episod i një krijimi të dy të rinjve që ma kanë dërguar me dëshirën që ta postoj, një teatër kukullash i lezetshëm sipas meje, një mënyrë për të dhënë një mesazh kuptimplotë dhe është sulmuar faqja nga një tufë e madhe kandidatësh të një subjekti politik të ri me këta të rinjtë, por e vetmja gjë që mund të kuptoj nga ai sulm i organizuar i deputetëve të subjektit të ri politik është vjetërsia e mendjes së tyre. Kush nuk është në gjendje të përballoje as humorin e as satirën nuk duhet të merret me politikë mendoj unë sepse është potencialisht shumë i rrezikshëm kur nuk e përballon dot humorin me satirën.
“Debat publik me opozitën kur do bëni”. Me cilën opozitë i dashuri im do bëj unë debat publik? Unë debatin politik kam vite që e bëj përditë e përditë dhe debati publik është në sy të të gjithëve. Për çfarë debati publik e ke fjalën? Për cilën opozitë? Nuk e kuptoj këtë", tha Rama.
Në fund, kryeministri foli edhe për Medaljen Presidenciale të Nderit që mori në Izrael, të cilën e konsideroi një nderim në emër të të gjithë shqiptarëve për mbështetjen që treguan për hebrenjtë në periudhën e tyre më të errët. Sipas kreut të qeverisë, një vlerësim i tillë ishte i vonuar, pasi shqiptarët i dhanë një mesazh në histori Evropës dhe botës, të cilët pa dallim feje, treguan solidaritet me hebrenjtë.
“Mora një medalje nderimi në emër të Shqipërisë dhe popullit shqiptare që ishte e merituar për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe e vonuar.", u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin gjatë rubrikës "Sy m'sy", iu përgjigj një komentuesi lidhur me anëtarësimin në BE.
Kreu i qeverisë tha se duhet të shfrytëzojmë derën që është hapur, ndërsa shtoi se Unioni nuk thotë se Shqipëria po plotëson kushtet 'për sytë e bukur të mitë apo të tutë, apo për atletet e mia, apo për këpucët e tua me taka'.
"Dhe po të ishte utopi nuk do ndodhte kjo. Se BE-ja ka dëshirë të zgjerohet, po. BE-ja do donte ti merrte 6 vendet plus dhe ato të tjerat që janë jo në Ballkanin Perëndimor brenda tani, Po nëse thotë Shqipëria dhe Mali i Zi do të thotë që Shqipëria dhe Mali i Zi janë pranë realizimit të kushteve që ka BE-ja dhe kushtet BE-së nuk janë për sytë e bukur të mitë apo të tutë Kalioti, apo për atletet e mia, apo për këpucët e tua me taka. Kushtet e BE-së janë kushte të cilat lidhen me standarde dhe monitorimi i standardeve nga ana e BE-së nuk negociohet për asnjë arsye në botë.
Kështu që të thuash që ne nuk humbasim gjë nga futja në Europë do të thotë mos kuptosh fare se ç'do të thotë futja në Europë. Po të them unë se çfarë humbasim ne. Ne humbasim mbi 1 miliardë euro në vit, nga të cilat 90% janë grant, pra para dhuratë ose para e ndarë pa interes financiar në formën e grantit brenda për brenda familjes europiane dhe 10% kredi, ndërkohë që në gjithë këto vite çfarë kemi marrë nga BE-ja ka qenë diçka më shumë se 1 miliard 90% ka qenë kredi dhe 10% grant, po ta jap me një shifër shumë brutale, që të kuptosh se çfarë humbasim ne.", u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te vlerësimi në Izrael, ku mori Medaljen Presidenciale të Nderit. Sipas kreut të qeverisë ishte një vlerësim në emër të të gjithë shqiptarëve, megjithëse i vonuar, për kontri butin e jashtëzakonshëm që ata kanë treguar për hebrenjtë në periudhën e tyre më të errët.
“Mora një medalje nderimi në emër të Shqipërisë dhe popullit shqiptar që ishte e merituar për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe e vonuar. Për këtë humba shumë? Sa i përket atyre që e lidhin këtë me qëndrimin ndaj situatës në Gaza, do thuash thosha t’i referohen qëndrimet publike të Shqipërisë në kombet e bashkuara ku kemi qëndruar në vijimësi në të njëjtën linjë me BE, ku e kemi kërkuar armëpushimin shumë e shumë herë dhe kohë përpara se të ndodhte.”, tha Rama.
Kryeministri përsëriti se Shqipëria e ka treguar me qëndrimet e vazhdueshme në Kombet e Bashkuara se mbështet armëpushim dhe zgjidhjen me dy shtete dhe njohjen e Palestinës.
“E dyta, t’i referohem qëndrimeve të vazhdueshme për domosdoshmërinë e pranimit të zgjidhjes me dy shtete dhe njohjen e shtetit të Palestinës dhe t’i referohen fakteve jo emocioneve të pakuptimta në këtë rast sepse është vlerësim për popullin shqiptar dhe të gjithë ata që i dhanë mësim Evropës dhe botës në një moment dramatik, ishin shqiptar që pa dallim fetar, u bënë mburojë e hebrenjve.
Një mësim në histori që askush nuk duhet ta harrojë. Sa i përket shkulmave dhe mllefeve në emër të besimit të gjithë atyre që i kanë dhe vuajnë nga këto u sugjeroj të lexojnë më shumë profetin. Unë personalisht i referohem herë pas here librave të shenjtë. Se janë burim i jashtëzakonshëm lehtësimi dhe ushqimi i vetëpërmbajtjes.”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi se do të ngelë pa punë nëse nuk fiton në zgjedhje, tha se ka shumë gjëra të tjera që dëshiron të bëjë. Kreu i qeverisë tha se këtë post e cilëson si një mision të tijin, i cili do të përfundojë vetëm kur vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Që të kesh letra duhet të jesh i pranuar si i tillë në Evropë apo në botë, këto janë gjëra të thjeshta. Sa i përket zanatit tim që ngel pa punë, po nuk fitova zgjedhjet, në fakt e vetmja gjë që kam shumë të sigurt është se kam plot gjëra të tjera që dua të bëj. Jo vetëm këtë që bëj, këtë e bëj se për mua është mision.
Po të mos ishte mision nuk do të humbisja asnjë sekondë duke komunikuar me dikë si ti në këtë rast që shan, por të respektoj edhe ty se je një nga qelizat e organizmit të gjallë të këtij vendi. Në këtë mision e kam për detyrë që të komunikoj edhe me ty. Të pranoj edhe sharjet e tua. Ky për mua është mision, për të bërë atë që kam thënë përditë, për të çuar flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e BE dhe aty mbaron misioni im”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama flet për replikat dhe epitetet që i ka vendosur PD dhe Sali Berishës, duke i quajtur herë pas herë buf kënetash. Duke iu përgjigjur komentuesve, kreu i qeverisë thotë se nuk i thotë kundërshtarit as mafioz as hajdut, por thekson se ka mënyrën e tij për të mos i lënë kusur kundërshtarëve politikë.
“Nuk e di për ca bullizmi është fjala. Humori është diçka shumë serioze dhe është pjesë e mënyrës së komunikimit, unë nuk shaj, unë nuk leh, nuk i them kundërshtarit as mafioz, as kriminel, as hajdut, se këto janë akuza penale dhe janë brutalitete për rrugeçër, nuk janë mënyrë komunikimi në publik. Kam mënyrën time për të mos u lënë kusur kundërshtarëve. Ata që ndihen të bullizuar nga satira, duhet ta llogarisin se si duhet të ndihet dikush që vihet në mënyrë të vazhdueshme në shënjestër me të gjitha fjalët më të ndyra të shqipes dhe me brutalitetet më të mëdha të shqipes. Bëni një llogari dhe shihni si ju del”, tha Rama.
Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rubrikën "Sy m'sy", kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një komentuesi që e pyeti nëse do të zhvillojë një debat me opozitën për zgjedhjet e 11 Majit.
Kreu i qeverisë la të kuptohet se nuk do të ketë një debat publik me Sali Berishën, i cili i ka bërë festë hapur, duke iu përgjigjur komentuesit “për cilën opozitë e ke fjalën”.
“Me cilën opozitë do të bëj debatin publik. Kam vite që e bëj debatin në publik në sy të të gjithëve. Për cilën opozitë e ke fjalën? Nuk e kuptoj këtë.”, tha Rama.
Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se më 11 maj do kalojnë përtej 800 mijë votave, për shkak edhe të votës së diasporës. Rama tha se 11 maji do tregojë se kush do të ndëshkohet.
"Ne marrim afro 800 mijë vota këtë herë edhe më shumë për shkak të diasporës. Si mendon ti, 800 mijë njerëz janë të blerë, nuk janë shqiptarë të ndershëm. 800 mijë njerëz nuk janë shqiptarë të ndershëm? Mendon gabim. Se kush do ndëshkohet më 11 maj, erdhi do e shohim. E kam dëgjuar shpesh këtë këngë. Ajo që më vjen keq për individë që skam lidhje me politikën, përveç tifozllëkut, është që për hir të tifozllëkut nuk e shohin realitetin. I duket zi zi nga të katërta anët", tha Rama.
Kreu i qeverisë përmendi një sulm që ka marrë në faqen e tij të Facebook-ut pas publikimit të një video satirike që shënjestronte opozitën. Sipas kreut të qeverisë, disa kandidatë për deputetë të një partie të re politike organizuan një sulm, por sipas tij, gjëja e vetme që kuptoi ishte vjetërsia e mendjes së tyre.
Rama tha se ai bën vetëm humor dhe satirë dhe kush nuk e kupton këtë gjë nuk duhet të merret me politikë.
“Nuk shaj, këto janë forma barbare komunikimi. Më pëlqen të përdor satirën. Para disa ditësh, është postuar në këtë faqe një episod i një krijimi të dy të rinjve që ma kanë dërguar me dëshirë që ta postoj, një teatër kukullash sipas meje i lezetshëm për të dhënë një mesazh kuptimplotë dhe është sulmuar faqja nga një tufë e madhe kandidatësh të një subjekti politik të rinjtë. Por e vetmja gjë që mund të kuptoj nga ai sulm i organizuar të deputetëve të subjektit të ri politik është vjetërsia e mendjes së tyre.
Kush nuk është në gjendje të përballojë as humorin dhe satirën nuk duhet të merret me politikë. Mua më ka ardhur çudi nga njerëzit që shqetësoheshin pse bëj humor me ta. Kam qenë i argëtuar ku më në fund u gjet një aktor në gjatësinë time dhe me talentin e duhur për të luajtur në portokalli personazhin tim dhe qeshja me lot. Kështu që humori është mënyrë komunikimi serioz për hir të së vërtetës”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin me ndjekësit në rubrikën "Sy m'sy", nuk kurseu as ironinë për opozitën, teksa tha se nuk mund të humbasësh integrimin në BE për mustaqet e Çelos.
Sipas kreut të qeverisë, çdo lloj "lëkundjeje" me 11 Maj do të ishte fatale për vendin.
“Që ne të humbasim më shumë se 1 miliardë euro në vit nga anëtarësimi i mundshëm për mustaqet e Çelos apo e lagu s’e lagu apo kush je ti apo unë. Do të ishte fatalitet i madh. Nëse ne hyjmë në BE, marrim këtë përfitim, atëherë shumëçka këtu që ka nevojë të bëhet më shpejt, bëhet më shpejt, se fitojmë buxhet ekstra nga hyrja në BE.”, tha kryeministri.
Rama i është përgjigjur edhe një komentuesi që thotë se Shqipëria është si në mesjetë. Sipas kreut të qeverisë, vendi në fakt është në një fazë transformimi dhe se tashmë shihet me respekt dhe besim nga të huajit, ndryshe nga sa më parë, që siç u shpreh ai, nuk ia hidhte kush as 'qurret'.
“T'i thuash Shqipërisë mesjetë do të thotë të jesh kaq i verbër dhe i mllefosur për arsye politike sa të flasësh një gjë për të ardhur keq. Shqipëria është në një fazë transformimi që e shohin të tërë ata që nuk e shohin realitetin tonë me syzet e politikë së ditës.
Në një fazë transformimi që ka bërë që Shqipëria nga një vend që nuk ia hidhte kush qurret, të shihet me respekt dhe besim dhe shihet si një vend i vogël por serioz në arenën ndërkombëtare. Që shihet si një destinacion turistik i atillë që rritet çdo vit me shpejtësi marramendëse. Nëse do të ishte mesjetë, asnjëra dhe as tjetra nuk do të ndodhte.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur për fitoren më 11 Maj, teksa tha se PS do të rimarrë shumicën. Në komunikimin live me ndjekësit, kreu i qeverisë deklaroi se ajo që është e rëndësishme më 11 Maj, është "mobilizimi" i të gjithë shqiptarëve për të dhënë mesazh BE-së se duam integrimin.
“Qeveria jonë mund të ketë bërë shumë gabime, por askush përballë nuk bën dot këtë që ne mund të bëjmë. Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundjeje në 11 Maj. Që të jemi të qartë nuk parashoh ndryshim të maxhorancës, të shumicës. PS do ta rifitojë shumicën. Këtu çështja është se cili do të jetë mesazhi që populli do t’i japë BE, mesazh që këtu ne jemi siç ishim apo që jemi të vetëdijshëm se dera është hapur dhe duam të hyjmë në BE.
Nëse duhet të jetë ky mesazhi i dytë, duhet një shumicë. Kjo nuk ka lidhje me fanelën apo me faktin që ne rrezikojmë të humbasim zgjedhjet. Kjo nuk ndodh për arsyen e thjeshtë sepse shqiptarët janë shumë të mençur dhe kanë instikt të fortë politik dhe për politikë nuk ua ha shkopin asnjë lloj qeni. Në këtë aspekt, siç tregojnë të gjitha sondazhet nuk është ky shqetësimi, por çfarë do të dalë si mesazh nga zgjedhjet.”, tha Rama.
Komente
