'Të ndihmova me lekë, më shkatërrove'! Zbulohen SMS-të e Xhaferr Matës për Xhuljeta Çunin para vrasjes

9 Qershor 2018, 13:02| Përditesimi: 9 Qershor 2018, 14:33

  • Share

Viktimat e krimit të pasionit shënuar një ditë më parë në lagjen ‘Don Bosko’, në Tiranë, janë përcjellë për në banesën e fundit. Nga hetimet paraprake të policisë, rezulton se shkak i krimit kanë qenë marrëdhëniet e acaruara dhe refuzimi për t’u rilidhur që Xhuljeta Çuni i bënte Xhaferr Matës.

Report Tv ka zbardhur disa nga mesazhet e shkëmbyera së fundmi mes dy të rinjve. Një ditë para krimit Mata bënte përgjegjës Çunin, ku i shkruante “Më detyrohesh shumë, prej teje shkatërrova familjen, lashë gruan dhe fëmijën, të kam ndihmuar dhe me para”.

E reja ka refuzuar t’i përgjigjet mesazheve të Matës, të cilin disa herë e kishte denoncuar në Komisariatin numër tre për kërcënim, përndjekje dhe mesazhet fyese. Por paçka shoqërimit nga policia, Mata kishte premtuar tek Inspektori i Rendit në zonë se nuk do t’i sillte më asnjë shqetësim 19-vjeçares Xhuljeta Çuni.

Policia e Shtetit ka marrë masa për të shmangur konfliktet mes dy familjeve, duke vendosur patrullime të shtuara në zonë dhe duke mbajtur në vëzhgim familjarët e dy familjeve, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, forca policore janë vendosur përreth shtëpisë së 31-vjeçarit për të shmangur thellimin e tragjedisë.



Policia në shtëpinë e Xhaferr Matës për të shmangur konfliktet mes dy familjeve

Ora 14:02
U vra rrugës për në provimin e letërsisë, mesazhi prekës i maturantëve për Xhuljana Çunin

Maturantët e gjimnazit ‘Qemal Stafa’ u përballën ditën e djeshme me një lajm tragjik, vetëm dy orë para se të futeshin në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. 31-vjeçari Xhaferr Mata i mori jetën 19-vjeçares Xhuljeta Çuni, e cila ishte nisur për në provimin e Maturës Shtetërore.

Maturantët e kësaj shkolle, ku ishte pjesë e 19-vjeçarja Çuni, kanë përcjellë sot të renë për në banesën e fundit. Në një mesazh në faqen zyrtare të gjimnazit ‘Qemal Stafa’ në ‘FAcebook’ thuhet se dhimbja është e madhe për këtë humbje tragjike.

Sot, ne oren 12-00, percollem per ne banesen e fundit maturanten tone, Xhuljeta Çuni... Dhimbja eshte e madhe... Zoti u dhente force familjareve per ta perballuar humbjen e bijes se tyre, te mires, te bukures Xhuli. Do na mungosh te gjitheve Xhuljete!

Mesazhi i maturantëve të gjimnazit 'Qemal Stafa'


(Mesazhi i maturantëve të 'Qemal Stafa')

Komento

Komente

  • Kafsha: 10/06/2018 10:35

    Bajgëri e gjallë prapambetjeje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?