Vetëvrasja e 47-vjeçarit pas shoqërimit nga policia, 'shkrihet' Komisariati i Vaut të Dejës

29 Maj 2018, 14:48| Përditesimi: 30 Maj 2018, 08:01

  • Share

Vetëvrasja e 47-vjeçarit Ardian Kallami pak orë pasi ishte ndaluar nga Policia i akuzuar për vjedhje, ka shkaktuar fortunë në Komisariatin e Vaut të Dejës. Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu ka urdhëruar pezullimin e shefit të Komisariatit të Vaut të Dejës, Paulin Çupi dhe dy policë të zonës me inicialet Z. D dhe P. Zh. Gjithahstu mësohet se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe ankesave ka nisur hetimin e 9 efektivëve të këtij komisariati, përfshirë edhe tre të pezulluarit.

Dyshohet se efektivët që kanë trakjtuar rastin kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj 47-vjeçarit, i cili në çdo rast ka mohuar akuzën. Por në një procesverbal të mbajtur nga oficerët e policisë që e morën në pyetje, që tashmë është administruar nga Prokuroria, Ardian Kallami ka firmosur mbi një deklarim ku pranon grabitjen dhe se sendet e vjedhura do t'i kthente brenda dy ditëve. 

Unë Ardian Ndreli Kallami ju garantoj se brenda dy ditëve do shkojnë materialet tek banesa e fqinjit Mandit. Deklaroj nën përgjegjësinë time se çfarë deklarova më sipër ishin në vullnetin tim dhe që mos kryeja e kësaj pune që premtova jam dakord për të mbajtur përgjegjësi ligjore.

Deklarimi në polici i Ardian Kallamit

Edhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka kërkuar nga Policia e Shtetit që të zbardh plotësisht këtë ngjarje dhe të marrë masa të ashpra ndaj personave përgjegjës. Nga ana tjetër, Romina Kallami, vajza e 47-vjeçarit Ardian Kallami, ka deklaruar se babai i saj është dhunuar nga uniformat blu dhe kjo ëhstë e faktuar edhe me një regjistrim të bërë nga ana e viktimës dhe që është administruar nga prokuroria.

Ajo rrëfen mes dhimbjesh e lotëve se gjashtë muaj më parë ka humbur nënën e saj, dhe tashmë edhe të atin. Ajo u shpreh e bindur se babai i saj nuk është vetëvrarë, por është dhunuar nga policia, duke shtuar se i ati i kishte treguar gjithçka. 

47-vjeçari Ardian Kallami u shoqërua të shtunën nga policia, me dyshimin e grabitjes së një banese në Vaun e Dejës, por më pas u lirua. Ai u shoqërua sërish në polici ku dyshohet se efektivët që e kanë marrë në pyetje e kanë dhunuar. Pas lirimit për herë të dytë, 47-vjeçari është kthyer në banesë dhe pas disa minutash është gjetur i vetëvarur nga familjarët.

Burime nga Prokuroria e Shkodrës kanë bërë me dije për Report Tv, se në celularin e viktimës është gjetur edhe një video e regjistruar brenda ambienteve të Komisariatit të Vaut të Dejës ku ai denoncon se po dhunohet nga policia dhe se është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me grabitjen e fqinjit të tij.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Lidhur me ngjarjen ku u gjet i vetëvarur shtetasi A.K., 47 vjeç, i shoqëruar për disa orë në Polici si i dyshuar për vjedhje, sqarojmë se: Pasi është vënë dijeni mbi ngjarjen Ministri i Brendshëm z.Fatmir Xhafaj ka urdhëruar Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që në bashkëpunim me Prokurorinë të nisi një proces verifikimi dhe hetimi.

Pas verifikimeve paraprake ndaj punonjësve të Policisë të dyshuar si të implikuar me përgjegjësi, Ministri i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm shqyrtimin e çështjes me prioritet dhe marrjen e masave përkatëse deri në hetimin e plotë të ngjarjes nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z.Ardi Veliu sot ka urdhëruar masën e pezullimit nga detyra, përkatësisht për P.Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësit Z.D dhe P. Zh., me detyra SPZ (Specialist policor i zonës). Materialet përkatëse janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ndjekje të mëtejshme penale konform ligjit.

Ora 16:35
'Do kthej për 2 ditë materialet te shtëpia e Mandit'/Report Tv zbardh deklarimin e Ardian Kallamit në polici

Ardian Kallami, 47-vjeçari nga Vau i Dejës i cili kreu vetëvrasje ditën e djeshme, ka pranuar në polici, pas shoqërimit si i dyshuar për grabitjen e banesës së fqinjit, se është ai autor i kësaj vepre.

Në deklarimin përpara uniformave blu, të firmosur nga Kallami ai shkruan se brenda dy ditëve do kthejë në shtëpinë e fqinjit materialet e vjedhura.

Unë Ardian Ndreli Kallami ju garantoj se brenda dy ditëve do shkojnë materialet tek banesa e fqinjit Mandit. Deklaroj nën përgjegjësinë time se çfarë deklarova më sipër ishin në vullnetin tim dhe që mos kryeja e kësaj pune që premtova jam dakord për të mbajtur përgjegjësi ligjore.

Deklarimi i Ardian Kallamit në polici ku pranon vjedhjen

(Deklarimi i Ardian Kallamit në polici ku pranon vjedhjen e shtëpisë së fqinjit)

Sipas burimeve nga SHÇBA, Kallami ka patur edhe precedent të mëparshëm në fushën e vjedhjeve ndërsa për rastin e fundit ka qenë vetë fqinji i tij që e ka identifikuar si autorin e dyshuar të vjedhjes së banesës. Nga ana tjetër, familjarët pretendojnë se deklarimi nuk është i Ardian Kallamit, pasi sipas tyre ai nuk di shkrim dhe këndim, duke hedhur kështu hije dyshimi se kemi të bëjmë me një falsifikim të materialit nga policia.

Familjarët hedhin gjithashtu akuza në drejtim të këtyre të fundit se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 47-vjeçarit çka e çoi atë drejt aktit të vetëflijimit.

Ky është rasti i dytë në një kohë të shkurtër, pas 27-vjeçarit Enea Ftoj në Korçe, ku familjarë akuzojnë policinë e shtetit për ushtrim dhune deri në vdekje në mjediset e komisariateve. Shqetësimin abuzimet në komisariate e ka ngritur herë pas here edhe avokati i popullit.

Komento

Komente

  • Berti: 29/05/2018 23:33

    Rasti i Korces ishte ne flagrance dhe nuk dihet sesi mund te kete reaguar viktima qe ishte perdorues i heroines. Zakonisht jane te dhunshem. Ndersa rasti i ketij tjetrit ndryshon. Une nuk e besoj qe nuk ka ditur shkrim e kendim, por besoj qe e ka firmosur nen dhunen e policise. Nese e ka identifikuar pronari i baneses se grabitur dhe ka prova te tjera, atehere ti polic qen e biri i qenit perse e dhunon? Pergatit proces verbslin dhe percillja prokurorise per caktim mase sigurie dhe ta coje per gjykim. Cfare eshte komisariati i policise, bande private qe kontrollon territorin, apo institucion ligj zbatues? Ata nuk meritojne te jene me ne rradhet e policise sepse vetem police nuk mund te jene. Meritojne burgun dhe nuk ka nevoje per te zgjatur hetimet kot nga SHCBA, ne menyre qe te harrohet ky skandal. Ketu qendron pergjegjesia e Ministrit, nese do e ndjeke deri ne fund me seriozitet apo jo. Nese nuk e ben atehere meriton doreheqjen dhe perbuzje.

    Përgjigju
  • demo: 29/05/2018 18:14

    Edhe hajdut,edhe me seder!Po kur vidhte fqinjet,nuk i mendoi pasojat?Cfare faji ka policia ne kete rast?

    Përgjigju
  • Erik: 29/05/2018 17:56

    Keqardhje per fatin e tij dhe ngushellime familjes. Verifikimet te behen, por s'jam per te bere koka turku ne rradhet e policise pa fakte. Shteti i se drejtes dhe i sigurte nuk behet duke i perkedhelur koken shkelesve te ligjit (prezumoj pafajesine e viktimes ne kete rast).

    Përgjigju
  • rrema: 29/05/2018 17:33

    Nuk e kuptoj kur paska qene me kaq seder perse e njihnin te gjithe ne zone per hajdut....

    Përgjigju
  • Toni: 29/05/2018 15:22

    Ky eshte tamam nje rast ku ju zoti Xhafa duhet te jepni doreheqjen. Rast i dyte ku perfshihen ne vrasje policat pas atij te Korces. Jane vartesit tuaj. Pergjegjesia shkon zinxhir.

    Përgjigju
    • Dashi: 29/05/2018 16:30

      Idiot...Ku qendron pergjegjesia Ministrit..

  • Tirana: 29/05/2018 15:05

    Ky eshte shtet k... ngelen njerzit tu vra veten nga sa plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?