Kronikë

Viti i ri shkollor, Rakacolli: Studentët dhe mësuesit që s’pranojnë të vaksinohen, test PCR çdo javë! Shitja e pasaportave të vaksinimit? 'E rëndë, të denoncohet'

22 Shtator 2021, 17:10| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 18:50

  • Share

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshoi masat antiCOVID që janë në fuqi. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha në Report Tv se nëse zbatohen masat antiCOVID që janë aktualisht, situata e pandemisë do të përmirësohet edhe më shumë, kjo pasi edhe vaksinimi ka ecur në ritme të kënaqshme.

“E rëndësishme është të zbatohen masat anti COVID që janë në fuqi. Situata është e qëndrueshme. Nëse zbatohen masat anti COVID do përmirësohen më tepër shifrat. Procesi i vaksinimit do ecë me shifra të kënaqshme. Ne kemi të vaksinuar plotësisht personelin shëndetësor, kemi të vaksinuar arsimtarë, policë, ata që janë me sëmundje kronike. Shqipëria ka ecur mirë me vaksinimin, por duhet të jemi më mirë dhe do jemi më mirë”, tha Rakacolli.

Këtë të hënë nis viti i ri shkollor dhe për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor do të zbatohet një protokoll masash kundër COVID. Këtu Zv.ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se mësuesit duhet të paraqesin certifikatë vaksinimi në të kundërt test PCR çdo javë. Rakacolli tha se maska do të jetë e detyuar për të gjithë nxënësit mbi 12 vjeç, me përjashtim të atyre që s'e mbajnë dot për shkak të problemeve shëndetësore.

“Kemi hartuar një protokoll, ka qenë një bashkëpunim prej 1 muaji me ministrinë e Arsimit. Gjithçka është përgatitur në bazë të protokolleve anti COVID. Problemi është te zbatimi. Mbi 12 vjeç e kanë maskën me detyrim. Mësuesit ditën që fillon shkolla duhet të paraqesin certifikatë vaksinimi.  Në rast të kundërt duhet të bëjnë test cdo javë”, tha Rakacolli.

Edhe studentët që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën, të cilën e kanë me detyrim, do të duhet të paraqesin test PCR çdo javë. Sa i përket mësimit online Rakacolli tha se një gjë të tillë e vendos ministria e Arsimit varësisht politikës që do të ndjekë në këtë vit të ri akademik.

Është e njëjta gjë si për mësuesit edhe për studentët. Ata duhet të paraqesin test që nuk infektojnë shokët e tyre. Mënyrën si ofrohet mësimi se paraqesim ne si komitet. Si përshtatet institucioni karshi sigurimit të këtij shërbimi, universitetet mund të bëjnë politikat e tyre, mund të ofrojnë mësim online”.

Sa i përket faktit se 5% e të shtruarve në spitale janë të vaksinuar me të 2 dozat, zv.ministrja theksoi se asnjë vaksinë nuk të mbron 100%. Duke theksuar se ka gra shtatzëna të infektuara, disa prej tyre në forma të rënda, tha se ato nëse do të kishin bërë vaksinën nuk do të ishin në spital, pasi ajo të mbron nga format e rënda.

“Asnjë lloj vaksine nuk siguron mbrojtje 100%. Varet nga mënyra si  reagon organizmi, është e njëjta gjë edhe për vaksinën COVID. Vaksina s’te mbron 100%. Është bërë shumë e qartë që vaksina krijon një mbrojtje të madhe karshi sëmundjes sidomos për format e rënda të sëmundjes. Ka gra shtatzëna të infektuara që disa prej tyre si kanë forma të lehta. Dhe kjo shkon në funksion të asaj që kemi thënë që të vaksinohen dhe gratë shtatzëna dhe jo shtatzëna. Nëse do ishin vaksinuar shtatzënat sdo ishin aty ku janë”.

Deri më tani janë ezauruar 80% e kapaciteteve në 2 spitalet COVID. Në rast se rriten shtrimet dhe infektimet Rakacolli shtoi se i kanë marrë masat.

“Kemi kapacitete për të përballuar ngarkesa dhe më të mëdha se viti i kaluar. Numri i  shtrimeve ka ardhur duke u  rritur. 80% e kapaciteteve të 2 spitale COVID është mbushur. Pastaj kalojmë te hapja e COVID 4 nëse rriten. I kemi gati skenarët e përballimit të situatës në rast përkeqësimi”.

Sa i përket vendimit për të marrë dozën e tretë Rakacolli nënkuptoi se mund ta bëjnë ata që e shikojnë të arsyeshme, por kohën se kur, duhet ta vendosë komiteti përkatës që është ai i vaksinave.

“Vendimi për të bërë vaksinë i përket komitetit të vaksinimit, ai komitet është permanent. Është vetëm me specialistë të fushës. Është detyra e atyre që shikojnë vaksinat shohin gjërat pro dhe janë ata që rekomandojnë. Nëse vendimi për të bërë dozën e tretë duhet të vijë nga ky komitet. Ka specialistë që japin rekomandime për vaksinim të fëmijëve, por ka dhe të tjerë që japin argumenta kundër. Kur flasim për dozën e tretë do flasim dhe kur, pas sa kohësh duhet ta bëjnë ata që e vlerësojnë.  Ajo që jemi munduar të bëjmë për qytetarët është të merren vendime nga ekspertë të fushës që mbajnë përgjegjësi dhe që deri më sot kanë bërë më të mirën”.

E pyetur nëse po shiten pasaporta vaksinimi, kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve u përgjigj: “Këtë se di dhe s'di që ndonjë mjek ta ketë bërë problem dhe nëse ka një gjë të tillë kjo është një vepër penale dhe duhet denoncuar sepse është e rëndë”.

Komento

Komente

  • Eda: 24/09/2021 14:24

    Po pse vetem mesuesit e pedagoget punojne ne kete vend. Po pse nuk vaksinohet administrata e ministrive e bashkive deputetet duhet te ishin te paret po e keni gjete me arsimin. E keni bere çorap fare me turne me maska kur askush nuk mban askund nji maske si mund ti detyroshatehere nxenesit. Studentet i late pa mesim dy vite ky po eshte vitii trete me online sidomos online tek mjeksia qe nuk funksinon fare. Boll se eshte e turpshme ma lodhet e na marroset fare me keto masa idiote e me keto detyrime qe i vini mesuesve dhe studenteve sikur shqiperia perbehet vetem prej tyre

    Përgjigju
  • Shok: 22/09/2021 20:37

    Mos beni sikur na e hidhni. S'jane marre vendimet e duhura dhe njerezit e kane paguar me koke. Shkollat i bete corap,mesimi me turne nuk eshte mesim. Te pavaksinuarit nuk jane njelloj te gjithe, po ju s'doni t'ia dini as kush e ka kaluar kush jo e kush ka probleme shendetesore alergji e gjera se ju nuk pyesni per njeresit po per shifrat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?