Qumështi i bajameve është bërë shumë popullor dhe për një arsye të mirë. Shumë njerëz e preferojnë atë si një alternativë ndaj qumështit të rregullt, veçanërisht ata që janë intolerantë ndaj laktozës ose thjesht duan të shmangin produktet shtazore.
Por sa kalori ka ky qumësht?
Një gotë qumësht bajamesh prej 200 ml zakonisht ka pak më shumë se 100 kalori. Për krahasim, qumështi i lopës së plotë ka rreth 128 kalori, ndërsa qumështi i skremuar ka rreth 70. Siç mund ta shihni, nuk është i tepërt, por është gjithmonë mirë ta konsumoni me masë.
Për zemrën
Qumështi i bajameve ka yndyrna të mira, yndyrna të polingopura, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e kolesterolit të mirë (HDL). Që do të thotë shëndet më i mirë i zemrës.
Për kockat
Zakonisht i shtojnë vitaminë D qumështit të bajameve, gjë që është shumë e rëndësishme sepse ndihmon në përthithjen e kalciumit. Qumështi i bajameve në vetvete ka gjithashtu sasi të mira kalciumi dhe magnezi, të cilat përmirësojnë shëndetin e kockave.
Kundër plakjes
Qumështi i bajameve është i pasur me vitaminë E, e cila vepron si një antioksidant. Kjo do të thotë që mbron lëkurën dhe qelizat nga dëmtimet e shkaktuara nga stresi dhe koha.
Komente
