VLORË - Një zjarr i madh dogji këtë të diel sipërfaqe të shumta në fshatin Hoshtimë të Vlorës. Flakët, të cilat janë vënë nën kontroll, sipas emergjencave civile nga Prefektura Vlorë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, dyshohet se e kishin pikënisjen nga varrezat e zonës, të cilat janë djegur totalisht.
Terreni malor, era dhe temperaturat e larta e bënë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit dhe në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH Vlorë me 4 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektivë, MZSH Fier, Berat dhe Himarë me nga 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë, 2 automjete të FA dhe 14 efektivë, 1 automjet nga ujësjellësi Himarë dhe forca të shumta vullnetare, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë erdhi Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura.
Flakët u shtrinë deri fare pranë disa shtëpive në zonë, duke rrezikuar seriozisht banorët dhe pronat e tyre, ndërsa është përhapur edhe në ullishte. I favorizuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, zjarri përparoi në drejtim të fshatrave Kërkovë dhe Bestrovë
Policia ka larguar të gjithë qytetarët që jetojnë në banesat e rrezikuara nga flakët në Hoshtimë. Po ashtu, fshatarët kanë zhvendosur bagëtitë nga stallat.
Në rang vendi, Mbrojtja bë me dije se deri në orën 20:00, janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht, falë angazhimit të strukturave operacionale në terren.
Vatër aktive raportohet edhe në pyllin e Ballenjës, njësia administrative Marranesh, bashkia Bulqizë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë pishe. Në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 2 automjete zjarrfikës dhe 10 efektivë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 55 automjete zjarrfikëse, 196 forca operacionale, 2 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektiv dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.
Zjarri në fshatin Kërkovë vijon ende aktiv, ndërsa forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët me mjete rrethanore, kryesisht me pompa dore, për shkak të terrenit të vështirë që nuk lejon futjen e automjeteve zjarrfikëse. Helikopteri nuk ka mundur të operojë gjatë mbrëmjes, ndërsa zjarrfikësit mbeten në gatishmëri dhe po punojnë në kushte të vështira për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.
Ministria e Mbrojtjes raporton se deri në orën 20:00, janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht, falë angazhimit të strukturave operacionale në terren.
Aktualisht, vijojnë të jenë aktive vetëm 2 vatra zjarri: në fshatin Hoshtimë, bashkia Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës, bashkia Bulqizë.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
- Fshatin Zvërnec, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë.
- Lagjen Pavarësia, njësia administrative Rajoni Nr 5, bashkia Vlorë.
- Fshatin Arshi Lengo, njësia administrative Antigonë, bashkia Gjirokastër.
- Fshatin Kosinë, njësia administrative Piskovë, bashkia Gjirokastër.Fshatin Kolsh, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë.
- Fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë.
- Fshatin Hoten, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejes.
- Fshatin Gojan, njësia administrative Gjegjan, bashkia Pukë.
- Fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier.
- Fshatin Lin, njësia administrative Udenisht, bashkia Pogradec.
- Fshatin Frutikulturë, njësia administrative numër 2, bashkia Kamëz.
- Fshatin Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë.
- Fshatin Golaj, njësia administrative Golaj, bashkia Has.
- Qytetin Selenicë, njësia administrative Selenicë, bashkia Selenicë.
- Afër hotel Adriatikut, njësia administrative Rajoni Nr. 5, bashkia Durrës.
- Në fshatin Kërcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë
- Në lagjen Matohitaj, njësia administrative Patos, bashkia Patos
- Në fshatin Valias i Vjetër, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz.
- Në fshatin Laknas, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz
- Në fshatin Dugagjin, njësia administrative Derjan, bashkia Mat
Aktualisht, janë aktive vatrat në:
- Fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ferra barishte dhe ullinj. Terreni malor, era dhe temperaturat e larta e bënë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit dhe në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH Vlorë me 4 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektivë, MZSH Fier, Berat dhe Himarë me nga 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë, 2 automjete të FA dhe 14 efektivë, 1 automjet nga ujësjellësi Himarë dhe forca të shumta vullnetare, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë erdhi Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura.
- Në pyllin e Ballenjës, njësia administrative Marranesh, bashkia Bulqizë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë pishe. Në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 2 automjete zjarrfikës dhe 10 efektivë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 55 automjete zjarrfikëse, 196 forca operacionale, 2 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektiv dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.
Një vatër zjarri u aktivizua mesditën e sotme në kodrat me ullishte të fshatit Rërëz në bashkinë Patos, Të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Patosit, Roskovecit e Lushnjes e Albpetrolit, të cilët po operojnë me mjete të vogla zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve të mëdha.
Flakët iu afruan një kabine elektrike dhe depozitave të vjetra të naftës. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon prej disa orësh ndërsa situata mbetet e vështirë për tu vënë nën kontroll.
Robert Skëndaj nga emergjencat civile, Prefektura Vlorë, thotë se zjarri në fshatin Hoshtimë është vënë nën kontroll.
"Zjarri është normalizuar falë ndërhyrjes nga ajri dhe forcave nga bashkitë fqinje, të cilat kanë ardhur në ndihmë.Dyshimet e para hidhen për një zjarr të ndezur në varreza, bërë shkak për t’u përhapur në gjithë fshatin Oshtimë e më pas, i favorizuar nga era e fortë, drejt Kerkovës",- tha Skëndaj.
90% e zjarreve janë të qëllimshme. Kështu ka deklaruar prefekti i qarkut të Vlorës, Plator Nesturi.
Nesturi u shpreh se ka qenë një reagim i menjëhershëm nga të gjitha strukturat, edhe nga bashkitë e tjera të cilat kanë dhënë ndihmën e tyre, pasi zjarri rrezikoi banesa në Hoshtimë, Kerkovë dhe Bestrovë.
Prefekti ka kërkuar një reagim më të ashpër ndaj piromanëve që vendosin zjarre dhe shkaktojnë situata të tilla.
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, thotë se ekzistojnë dyshime se zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe jo të vogël në fshatin Hoshtimë, të ketë nisur nga varrezat e kësaj zone.
“Të gjitha strukturat në terren për menaxhimin e situatës. Zjarri dyshohet se ka ardhur nga varrezat e Hoshtimës. Po punohet nga forcat zjarrfikëse, Policia dhe forcat e armatosura dhe nga ajri. Patjetër që do të ketë hetim për zjarrin nga strukturat, ndërsa nëse mund të themi i qëllimshëm apo gabim njerëzor, këtë do ta përcaktojnë hetimet”,- tha Dredha.
Për shuarjen e flakëve masive në fshatin Hoshtimë të Vlorës, nga të cilat rrezikohen seriozisht dhe fshatrat Kërkovë e Bestrovë, është aktivizuar edhe helikopteri i suhtrisë, i cili po hedh ujë nga lart mbi vatrat e zjarrit.
Zjarri i madh që ka përfshirë fshatin Hoshtimë të Vlorës, ka djegur totalisht varrezat e zonës, ndërkohë që aktualisht është rrezik potencial për banesat.
Kuçovë- Një zjarr ka përfshirë një pus nafte në fshatin Kozare të Kuçovës ditën e sotme.
Zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erës, por fatmirësisht zjarrfikësit arritën ta fiknin.
Burimet zjarrëfikëse konfirmojnë se zjarri është shkaktuar si pasojë e temperaturave të larta.
Fshati Hoshtimë i Vlorës ndodhet nën terrorin e flakëve, të cilat kanë djegur totalisht varrezat e zonës, është përhapur në ullishte, si dhe rrezikon seriozisht banesat aty pranë.
Një banor i fshatit thotë për Report Tv se dëmi është kolosal, ndërkohe që zjarri ende është aktiv.
“U thaftë ajo dorë që ka vënë zjarr dhe dëm I madh na u bë. Të gjitha pyjet u shuan. Po rrezikohen shtëpitë… e të gjitha, ullinjtë po digjen. Varrezat e dogjën, me selvi, e me të gjitha. Është bërë dëm i madh.”
Një zjarr është regjistruar këtë të diel te tregu i hapur në Durrës, në sektorin Hekurudha, por u shua shpejt falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse.
Forcat zjarrfikëse që kontribuan në shuarjen e flakëve erdhën edhe nga Kavaja e Shijaku. Nuk raportohet për dëme në njerëz, vetëm materiale, përfshirë tezgat e tregtarëve ambulantë. Shumica e tregtarëve në këtë treg arritën të zhvendosin në kohë mallin e tyre, duke e shpëtuar nga flakët.
