Kronikë

Vlorë/ Zjarr në pyllin me pisha në fshatin Akërni, në ndihmë 4 helikopterë, tymi mbulon zonën! Pamjet me dron (VIDEO)

25 Gusht, 16:13| Përditesimi: 25 Gusht, 20:48

  • Share

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, në fshatin Akërni, Njësia Administrative Novoselë.

Në pamjet me dron të siguruara nga Report Tv shihet se tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe rërës që pengon lëvizjen e automjeteve zjarrfikëse, në pyllin e pishave pranë hidrovorit kanë shkuar 4 helikopterë për shuarjen e flakëve, 2 prej të cilët janë nga Emiratet e Bashkuara dhe dy të Forcave të Armatosura.

Po ashtu, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, deklaroi se zjarri në Pishë-Poro ka përfshirë një gjatësi prej 2-3 km dhe dyshohet se është i qëllimshëm.

Ai tha se operacionet vijojnë nga toka e ajri me mbështetjen e helikopterëve dhe forcave zjarrfikëse, ndërsa bëri thirrje që autori të vihet para drejtësisë.

Dua që ti bëjë thirrje banorëve nëse kanë informacione sepse ka dyshime që mund të jetë zjarrëvënie e qëllimshme, pse jo përgjegjësit të vendosen para përgjegjësisë, sepse është rast i përsëritur dhe rrezikohen jetë njerëzish dhe natyra’, tha ai.

Era e fortë ka bërë zjarri të përhapet në një sipërfaqe më të madhe, ndërsa pjesa më e madhe e pyllit është përfshirë nga zjarri.

Ora 20:13
Zjarri në pyllin me pisha në Hidrovor vijon aktiv, Ermal Dredha: Dyshohet i qëllimshëm, autori të dalë para drejtësisë (VIDEO)

 

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, u shpreh se zjarri në Pishë-Poro të Vlorës vijon dhe është në një gjatësi 2-3 km.

Për Report Tv, Dredha u shpreh se dyshohet që është zjarrëvënie e qëllimshme dhe tha se autori duhet që të dal para drejtësisë.

Ndërkohë tha se sot është operuar nga ajri dhe nga toka me katër helikopterë dhe 34 forca zjarrëfikse. Ai bëri me dije se nesër në mëngjes do të vijnë edhe ndihma shtese nga Forcat e Armatosura.

‘Zjarri ka nisur në Delisuf dhe nga atje ka ardhur deri këtu në hirdovor është 2 deri në 3 km gjatësi zjarri. Terreni nuk është se është shumë i vështirë po ka shumë sipërfaqe pylli me pisha dhe është e vështirë që të operohet janë sjell dy helikopterë nga FA dhe dy nga Emiratet Arabe dhe do të vijohet sërish nesër.

Jemi në terren, por dua që ti bëjë thirrje banorëve nëse kanë informacione sepse ka dyshime që mund të jetë zjarrëvënie e qëllimshme, pse jo përgjegjësit të vendosen para përgjegjësisë, sepse është rast i përsëritur dhe rrezikohen jetë njerëzish dhe natyra.  Nesër në orën 5 në mëngjes do të jetë një grup i organizuar me 40 forca mbështetëse nga Ministria e Mbrojtjes dhe mund të marrim ndihmë edhe nga bashki të tjera’, tha ai.

Ora 17:48
Zjarri në fshatin Akërni, në ndihmë shkojnë 4 helikopterë (VIDEO)

 

Vijon zjarri në pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, ne fshatin Akërni në Vlorë.

4 helikopterët kanë shkuar drejt vendit ku ka rënë zjarri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, 2 prej të cilët janë nga Emiratet e Bashkuara dhe dy të Forcave të Armatosura.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?