Report Tv ka mundur të sigurojë dëshminë e Ervis Kurtajt, njëri nga të plagosurit e sulmit me armë brenda Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më 6 tetor, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.
Në dëshminë që ka dhënë para grupit hetimor, i plagosuri Ervis Kurtaj ka treguar se sapo u dha vendimi, autori Elvis Shkambi u çua nga karrigia, ju afrua gjyqtarit dhe qëlloi disa herë me pistoletë në drejtim të tij.
Pas tyre, qëlloi edhe ndaj Ervis Kurtajt dhe babait të tij Ragip Kurtaj 65 vjeç, palët e kundërta në procesin gjyqësor, duke i lënë të plagosur.
“Kur gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim që ishte në favorin tonë, në atë moment është çuar nga karrigia Elvisi dhe i është afruar duke qëlluar disa herë më armë zjarri. Në dukje ishte armë e vogël, por sa dëgjova krismat kapa babain tim nga dora dhe nisa të largohem drejt korridorit ku sapo kam kaluar derën e sallës, Elvisi u kthye duke qëlluar drejt nesh”, ka thënë ai ndër të tjera në dëshmi.
Ervis Kurtaj 45 vjeç doli nga spitali një ditë më parë. Plumbi e kishte prekur në krah dhe i doli nga ana tjetër. Ndërsa babai i tij është ende në spital pasi u prek nga plumbi i armës së Elvis Shkambit, por gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut.
Për ngjarjen e rëndë në sallën e gjyqit, Policia e Tiranës ka arrestuar autorin Elvis Shkambi, xhaxhain e tij Gjon Shkambi i cili ishte gjithashtu në sallë, si dhe rojën e sigurisë së gjykatës Banush Koxhaj, i cili nuk veproi pasi detektori metalik sinjalizoi praninë e armës që kishte me vete autori.
Ngjarja e rëndë e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së dy të tjerë brenda sallës së gjyqit ndodhi brenda më 6 tetor 2025 rreth orës 15:30.
Gjyqtari i ndjerë u përcoll për në banesën e fundit ditën e sotme në Shkodër, pas homazheve që u mbajtën në nder të tij paraditen e sotme në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Fisi Shkambi ishte në konflikt pronësie me 31 familje që banojnë në godinën e ish-shkollës së Rezervave dhe Konvikteve në lagjen “Skanderbeg” në Shkodër. Palët janë në procese gjyqësore prej vitesh, pasi fisi Shkambi pretendon pronësinë mbi godinën, ndërsa familjet që banojnë aty thonë se pala tjetër ka dokumente false.
Ambasada amerikane në Tiranë ka dënuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua në krye të detyrës më 6 tetor brenda sallës së gjyqit në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Në një reagim për Top Channel, ambasada e SHBA ka shprehur ngushëllimet për familjen e gjyqtarit të ndjerë, por edhe të dy të plagosurve të tjerë.
“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për viktimat e këtij sulmi dhe familjet e tyre, dhe e dënojmë ashpër përdorimin e dhunës kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, u vra në sallën e gjyqit sapo dha një vendim kundër fisit të autorit Elvis Shkambi, në lidhje me një gjyq civil për çështje pronësie.
Autori u arrestua menjëherë pas krimit. Ai nuk u arratis nga vendngjarja por ju dorëzua vetë policisë. I arrestuar është edhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi pasi ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, si dhe roja privat i sigurisë së gjykatës, pasi nuk u ngrit nga karrigia dhe nuk reagoi kur detektori metalik sinjalizoi për praninë e armës që posedonte autori Elvis Shkambi.
Për gjyqtarin e ndjerë u mbajtën sot homazhet në Pallatin e Kongreseve, ndërsa trupi i tij u përcollën për në banesën e fundit në Shkodër, qytetin e tij, ku dhe do të prehet.
Komente

E ke qellu. E kan perdor
PërgjigjuKy djali duket qe ne pamje dhe qendrim qe eshte komplet Dumbo. Pa babe, e kane patur te thjesht xhaxhallaret ta manipulojne. Ndryshe pse ishte ky ai qe qelloi, pse jo xhaxhai? E kane perdor si vegel pa pike meshire, ashtu sic u shkon per shtat fshatareve tane qe sdine ca eshte empatia apo njerezia, dine vetem babezine dhe lakmine.
PërgjigjuMALOKU DON TE BAHET ZOT NE SHKODER....KUR NUK I TAKON...SEPSW NDERTESA ESHTE BERE NGA SHTETI?,,NE TIRANE KA SHUME PRONARE TOKASH POR AANJERI NUK KA SHKUAR TE NXJERRE BANORET E PALLATEVE NGA SHTEPITE E YYR3....SHTETI DUHEJ TE BENTE TAPITE PER BANORET E KONVIKTIT...OSE TE LARGONTE BANPRET DHE TA RIKTHENTE KONVIKTIN PER NXENESIT E SHKOLLAVE....
Përgjigju