Politikë

Zgjedhjet/ Beqiri: Berisha do të blejë vota me ‘sheikun’ Gjin Gjoni e Arjan Ndojën! Valteri: Opozita ‘gjellë qensh’, çorbë e prishur dhe aleancë kllounësh! Në Tiranë synojmë 21 mandate!

9 Prill, 18:17| Përditesimi: 9 Prill, 19:10

  • Share

Fushata elektorale në prag, projeksionet se cila forcë do fitojë, aleanca opozitare, partitë e reja dhe të tjera zhvillime, ishin sot temë e diskutimeve në ‘Studio Live’ të Report Tv.

Të ftuar të moderatorit Arbër Hitaj ishin ish-deputeti Halit Valteri, që aktualisht kandidon në listën e hapur të Tiranës për PS-në më 11 maj dhe avokati Idajet Beqiri.

“PS është në fushatë prej kohësh, me dhe për qytetarët, për të dëgjuar dhe përmirësuar çfarë nuk është bërë mirë. Uroj dhe shpresoj të jetë fushatë e qetë. Ata që e kishin humbur rrugën dhe që ndiqnin vjedhjen, vrasjen, kanisje, t’i kthehen rrugës së duhur, t’i kthehen Zotit. Ata që ndjekin rrugën e të fortit, parasë, presionit, sulmit, do përballen me ndëshkimin e ligjit dhe do marrin përgjigjen. PS është në objektivin 20 dhe 21 manadate në Tiranë, ku dhe jam kandidat. Kam marrë më shumë se 3 mijë vota më 2021 kur nuk kisha këtë forcë, isha i ri, kur bëja denoncime dhe njeriut të korruptuar në vend që ndodhet pas hekurave, Ilir Meta. Nëse duan një njeri të pakompromentuar dhe që nuk bëhet palë me të keqen, shpresoj të më votojnë, për të mbrojtur interesat e tyre”, thotë ish-ligjvënësi që kandidon në listën e hapur të PS për Tiranën më 11 maj.

Ai bëri thirrje për shqiptarët se kush voton Berishë, voton firmat piramidale, Gërdecin dhe 21 janarin, për “Gazment karrigen” dhe “Babin Zenit”.

“Nuk ka Gazment, Monikë, Ilir që e ndal Shqipërinë 2030, ky tren është nisur dhe nuk ka kush e ndalon dhe pengon. Vota e çuar dëm për kënetën dhe Sali Berishën, është kundër viktimave të Gërdecit, për mbajtjen e parave të firmave piramidale, për autorët e krimeve të 21 janarit dhe vjedhjet. Populizëm dhe premtime boshe, por shqiptarët e peshojnë gjithçka. Mos eksperimentonin me babin e Zenit dhe me “Gaz Karrigen”, që herë i ipën mbrapsht kariges dhe herë para, sipas interesit që ka”, shprehet Valteri.

Ish-deputeti ndau mendim edhe për aleatët e Berishës në këto zgjedhje.

“Te opozita është bërë si gjellë qensh, çorbë e prishur dhe me gjak të prishur. Qirje Vangjeli thotë Vorio-Epir, por nuk ka atje, ka vetëm gjenocid, është tokë shqiptare, është derdhur gjak. Nocioni Vorio-Epir nuk ekziston, është Shqipëri dhe Çamëri. Pastaj dhe Shpëtim Idrizi, duhet të dalë përballë tyre, se nuk përfaqësohen kështu çamët duke bashkëpunuar me Fredi Belerin. Atje ka koalicion pazaresh, antikombëtar. Këta punojnë kundër Shqipërisë, duan vetëm të vjedhin. Përballë kemi aleancën e kllounëve, që nuk i voton as familja e tyre. Nuk kanë moral dhe kauza, sepse e kanë tradhtuar atë kauzë, duke ruajtur kauzat e tyre. Respekt për komunitetin çam dhe grek, por nuk i përfaqësojnë ata as Idrizi dhe as Dule. Shqiptarët i bashkon e ardhmja e PS-së dhe rruga drejt BE-së”, thotë ai.

Dhe në fund kujton se mazhoranca dhe Rama ikën vetëm me votën e shqiptarëve dhe jo me LaCivita apo pse në SHBA fitoi Trump.

“Rama ikën kur s’e votojnë shqiptarët, kur s’kanë palaço në koalicion dhe jo se fitoi Trump në SHBA dhe do iki Rama. PD është e mbushur me spiunë të Sigurimit të Shtetit. PD është peng e Ilir Metës dhe Sali Berishës që nga 1992 kur nisën bashkëpunimin mes tyre. Shqiptarët s’duhet të votojnë atë klasë të degjeneruar politike”, nënvizoi Valteri për ‘Studio Live’.

Avokati Idajet Beqiri tha se tani Shqipëria pothuajse i ka të dyja këmbët në BE dhe kjo fal qeverisjes së 12 viteve të fundit, pasi më 2013 vendi u mor në një rrënim ekonomik dhe social.

“Duhet thënë se tani kemi një Shqipëri tjetër, ndryshe nga ajo që u mor në vitin 2013. Me sistem drejtësie të kalbur, me të pandëshkueshëm kronikë për vite me rahdë, që kanë bërë kusari të jashtëzakonshme, vrarë , prerë dhe grabitur pasuritë e shqiptarëve, e s’u ka hyrë gjilpërë në këmbë. Kemi Shqipëri tjetër në aspektin e qetësisë dhe kulturës, larg Gërdecit dhe 21 janarit, një mori vrasjesh dhe 1997, grushti i shtetit dhe të tjera. Kemi një Shqipëri që pothuajse i ka të dyja këmbët në BE, ku na u dha dhe afati i konfimuar, negociatat dhe pothuajse jemi në BE. Çfarë do më shumë qytetari shqiptar se kjo? Thonë se PS ka shumë zyrtarë në bug, të akuzuar etj., por kjo nuk ëhstë negativitet, por rezultat i zbatueshmërisë së ligjit dhe ndëshkueshmërisë. Është vetëpastrim i qeverisjes dhe kjo duhet bërë, jo siç e la ai tjetri, në makabritet, në krime, që i nxiste politika e Berishës dhe Metës, justifikonin veprimet e tyre kriminale dhe i mbronin. Që kur thirrej në Prokurori dhe gjyq, vërsuleshin të burgu, sulmonin gjykatën, donin të sulmonin gjyqtarët e prokurorët. Ka marrë fund ajo kohë. Nëse qeveria thotë se nuk i fus hundët te pushteti gjyqësor, duhet mbështetur, sepse është arritje. Politika jonë e jashtme ka fuqi dhe është e pëlqyer kudo në botë. Dikur serbët uleshin këmbëkryq në Shqipërinë tonë, së bashku me grekët, e bënin atapolitikën, e diktonin, na bënin fshesa, na bënin kryqe si varfanjakë, kurse tani ka dinjitet”, thotë avokati për Report Tv.

Beqiri kujtoi bëmat e Berishës, duke iu referuar edhe një episodi me eurodeputeten Doris pack, mikeshë e Berishës, për të cilën tha se ka bërë pasuri nga taksat e shqiptarëve dhe posedon prona.

“E keqja më e madhe e këtyre është se harrojnë, harron Berisha kur sulmonte qytetarët dhe lëvizte me helikopterë dhe u thoshte shqiptarëve se kemi Doris Pack, na mbron ajo, i ka dhënë edhe pasuri të shqiptarëve asaj, minierat e kromit, i çonte Genc Pollon që e merrte në Gjermani dhe e sillte. Iquanin halla e teze”, theksoi ai.

 Dhe në fund iu kthye aleancës së opozitës, partitë erejaqë ajo po përdor dhe listat që i ka mbushur me gjyqtarë dhe prokurorë të pasuruar me korrupsion e krime, si rastet e gjyqtarit “sheik” Gjin Gjoni dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja, për të cilët tha se tani Berisha po u kërkon të blejnë vota, por do ndëshkohen.

“Të futësh në lista siç bën Meta dhe Berisha, psh., me Gjin Gjonin që i thotë ik e bli vota atje, se ke bërë para. Ose me ish-prokurorin Arjan Ndoja, që e ka vënë po në listë dhe o thotë ik ti në Durrës tani, ato paratë që fitove me ne ik bli vota atje”, shprehet avokati për Report Tv.

Ora 19:08
Dosja ‘Partizani’/ Beqiri: Zvarritje antiligjore nga GJKKO! Erjon Bani po bën politikën e Sali Berishës, kujton se do e ndihmojë për zgjedhjet me vota

Gjykata e Posaçme është përfshirë në politikë nga drejtuesi i saj aktual, gjyqtari Erjon Bani, i cili po përpiqet të ndihmojë Sali Berishën në këto zgjedhje duke zvarritur pafund seancën paraprake të dosjes “Partizani”, duke thyer çdo ligj dhe limit.

Kështu u shpreh sot avokati Idajet Beqiri për Report Tv, duke hedhur akuza të forta ndaj Gjykatës, me qëllime deri edhe kriminale e politike. Madje ngre dyshime të forta edhe për lidhje agjenturore nga disa prej magjistratëve që gjithashtu i shërbejnë kreut të PD-së dhe familjes sëtij.

“Gjykata e Erjon Banit po vazhdon të bëjë politikë. Një çëshje që nuk duhet ta kalonte muajin sipas ligjit, ajo po kalon si një gjyq themeli, 9 muaj, edhe pse është seancë paraprake. Për 9 muaj nuk po mbaron dot as gjyqtari i seancës paraprake, gjë që do të thotë se po bëhet politikë me dosjen. Drejtohet GJKKO nga Argita Berisha, që mesa duket është drejtuesja e vërtetë e gjykatës, që edhe pse morën një gjysmë goditjeje nga vetingu, vazhdojnë e s’i ndahen dot as agjenturës së grekëve dhe as serbëve, as krimeve dhe korrupsionit”, thotë avokati.

Madje ai ka edhe dyshime për qëllimet e disa prej magjistratëve, përfshi edhe Banin.

“Ata vzhdojnë të bëjnë politikë, por duan të fuqizojnë Berishën, edhe pse e dinë se nuk ka vota, madje ai nuk kishte mbështetje as kur nuk ishte i akuzuar me krimet ende të pazbuluara, gjithnjë ka qenë humbësi më i madh. Edhe tani që ka gjithë këtë barrë, ai pretendon pushtetin, por nuk e merr kurrë pushtetin. Dhe çfarë bëjnë ca njerëz pa din e iman si këta gjyqtarët e GJKKO, këta mundohen që ta faktorizojnë Berishën për të treguar se ja sa i fortë është ky, i pandëshkueshëm, sa zvarrit edhe gjyqin e tij. Mendojnë se do i shtojnë votat Berishës, por në fakt jep efektin e kundërt sepse i acaron shqiptarët, që kuptojnë se Serbia po vazhdon në Shqipëri apo që kontrollon”, vijon Beqiri.

Ai thekson se disa individë të caktuar po dëmtojnë imazhin e drejtësisë në sytë e shqiptarëve.

“Ka njerëz të padenjë në sistemin gjyqësor, që tallen e krijojnë precedentë të rrezikshëm se ka pabarazi, ku ka ligj që ndëshkon një pjesë të personave, por ka edhe një superligj tjetër të Erjon Banit, që mbrojnë Sali Berishën, që e ka bërë edhe supermiliarder”, përfundon ai.

Ora 18:59
Beqiri: Berisha erdhi në pushtet me dhrahmi greke, ia shiti interesat Athinës e Beogradit! Tani në krah të Belerit! SPAK ta hetojë masakrën e Peshkëpisë, nesër përvjetori

Avokati Idajet Beqiri akuzoi kreun e PD-së Sali Berisha se ka bërë që prej viteve 9-të politikë antikombëtare në favor të Greqisë dhe Serbisë dhe madje po vijon edhe në këto zgjedhje parlamentare, duke pasur në krah Fredi Belerin.

Ai i bëri thirrje edhe SPAK-ut që të hetojë masakrën e Peshkëpisë, pas së cilës tha se qëndron Beleri, teksa vuri në dukje se bashkë me juristët e tjerë do e ‘kopsisin’ dosjen e do ia dërgojnë Prokurorisë së Posaçme,që të zbardhin krimin terrorist, që nesër ka edhe përvjetorin (10 prill 1994), duke mbetur ende i pazbardhur.

Beqiri shprehet se Berisha ka ardhur në pushtet që në fillim me “dhrahmitë greke” dhe u ka shërbyer atyre duke dashur t’i jepte Jugun e Shqipërisë dhe tani mbron dhe kandidon Belerin, madje do që t’i japë Himarën.

“Problemi është se Saliu i ka shitur interesat shqiptare prej kohësh, tek shërbimet greke, është edhe gjenetikisht me ADN si serb, nuk është më thashethem, edhe ndërrimi i datëlindjes, sepse i ra keq Karaxhiçi atij, kjo pjellë serbë dhe e ndërroi. Ai ka ardhur me dhrahmitë greke në pushtet, thoshte do na japin çekun e bardhë dhe i shkatërroi, i dogji të gjitha. Bëri gjullurdinë me bandën e tij kriminale dhe Hajdarin, shiti interesat kombëtare dhe kufirin e Shqipërisë. Është Berisha që qëndron pas asaj që ndodhi në kufi me Fredi Belerin apo masakrën e Peshkëpisë, që cenoi rëndë integritetin kombëtar e territorial dhe ky i dha Himarën bashkë me Metën si kandidat, për t’i thënë që Himara është tokë greke. Krimi më i rëndë që ka bërë Greqia është ai i jugut të vendit një shekull më parë, ku janë vrarë mijëra shqiptarë, Saliu donte t’ia jepte Greqisë jugun e Shqipërisë, ndaj bëri masakrën e Peshkëpisë, kurse ne nuk bëmë as padi. As për gjenocidin grek të 1914 nuk bëmë padi. Nga ana tjetër nuke marrin Belerin që ka dosje hetimore në Greqi për masakrën e tij, edhe këtu është, ku vrau komandantin më 10 prill, ka përvjetorin nesër ajo masakër. Do vrisnin edhe të tjerë, më 10 prill 1994 është bërë. Ishte një 1914 e dytë. E njëtja situatë si me Zervën grek. Jo vetëm nuk mori ndëshkim, por e dekoroi Fredi Belerin, bën mitingje dhe i rri në fushatë elektorale. Grek dhe serb që ka uzurpuar këtë forcë politike bën fushatë me Belerin në Greqi dhe thotë të mos anëtarësohet Shqipëria në BE”, shprehet Beqiri mes të tjerash.

Më tej ai apelon që Prokuroria ta hetojë Belerin për dy krimet e hershme, pushtimin e territorit me armë dhe masakrën e Peshkëpisë, duke paralajmëruar se do përgatisë edhe dosje.

“SPAK duhet të hetojë atë dosje me prova të faktuara, nuk e merr por e mban të mbyllur, nuk parashkruhet kurrë ai krim, kanë dënim me burg të përjetshëm, akt terrorist, një sërë veprash penale që nuk rrinë do pa ndëshkim. Duhet të veprojë SPAK, të bëjë drejtësi dhe të mos bëhet politik. Të ndëshkohet ai krim i rëndë atje, të mos jemi pre e shovinizmave. Do bëhemi një grup kolegësh, juristësh e do e çojmë atë dosjen e masakrës së peshkëpisë te SPAK dhe po deshi le ta mbajë SPAK të luajë me dosjen, të mos e çoj në gjyq, siç bëri me dosjet e tjera, si Gërdeci apo Haklajt. Duhet të veprojë SPAK, ne nuk do e lëmë”, përfundon Beqiri komentin e tij për këtë çështje.

Ora 18:48
Partitë e reja/ Valteri: Pas Lapajt qendron Berisha, s'blihen votat me punësim 2-mujor në Call-Center! Ja pse Tiku vuri familjarët në listë! Beqiri: Pas tyre, ustallarët Sali-Ilir

 

Partitë e reja, përveç asaj të Arlind Qorit, janë në të vërtetë të vjetra, që paguhen dhe mbështeten nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Kështu u shpreh ish-deputeti Halit Valteri sot në Studio Live, duke iu referuar veçanërisht partive të Adriatik Lapaj me “Shqipëria Bëhet” dhe Agron Shehajt, me ‘Mundësia”.

Madje theksoi se tani ata akuzojnë dhe i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit për aferat që kanë bërë, duke iu referuar përplasjes Shehaj-Lapaj.

“Problemi është se 80% e partisë së Tik Lapajt janë punëtorë të Çim Pekës, paguhen prej tij. Kush e paguan, ku i gjejnë, paratë e Zenit. Vetë po i nxjerrin tani mes tyre. Lapaj ka nga pas Berishën dhe familjen e tij. ‘Jam avukat unë’, thotë ai, do marrë 20 mijë metra tokë. Pse s’marrim unë e avokat Beqiri 20 mijë metra tokë?! Parti të reja, me fytyra të vjetra. Se do dalin edhe të reja prej tyre, ka të tjera gjëra, por janë për fushatë... Apo Agron Shehaj, 2 mandate me Bashën, deputet, parti e re thotë! Aty parti e re është vetëm ajo e Arlind Qorit. Nuk janë punëtorët e call-centerit vota, as liket. Nuk marrin dot mandat këta, nuk blihet mandati me punësime në firmat e tyre. Edhe emrat e partive janë si përqindje të firmave piramidale. Nuk blihet mandati me 2 muaj punë në call-center. Tani i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit. Mendo ta lësh Shqipërinë në dorën e Tik Lapajt, që vendos babanë në listë. Këta kanë ego ende pa nisur mirë, janë egoistë me njëri-tjetrin”, thotë ish-deputeti që kandidon për PS-në në këto zgjedhje të 11 majit.

Dhe më tej vijon se pas Lapajt qëndron Berisha, duke shprehur siguri.

“Dhe do shohësh gallat, sepse gjysmën e tyre i ka futur Saliu aty. Sepse më pas nuk e japin dorëheqjen ata të familjes së Lapajt, mandati dorëzohet me vullnet në KQZ. Këta e kanë gjysh Saliun. Si neokomunistë, gërvishten si macet poshtë pallatit, nuk kanë vota dhe mbështetje, do thonë na i vodhi Rama votat. Asnjë nga këta nuk ka synim ardhjen në pushtet. Edhe unë mendoja se do fitonim dhe vija vërdallë kryeministrisë së Ramës me Bashën, se mendoja se do fitohej ndaj tij. Por kuptova se punonim për kunatin e Lulit. Nuk fitohet kështu”, shprehet ai.

Kurse për avokatin Idajet Beqiri, këto janë parti më të vjetra se të vjetrat, që dihet se ku e kanë financimin. Madje sipas tij, drejtuesit e partive të reja janë lidhje shoqërore e njerëzve të Berishës dhe Metës apo pjesë e dikurshme e atyre strukturave.

“Këto janë parti më të vjetra se të vjetrat. Kanë pikëpyetje të mëdha, kush ua jep burimet për financim. Duken se nuk janë të pastra, të ligjshme, por janë për t’i blerë. Këta të partive të reja rrinin gjithë ditën me Salianjin apo njerëzit e Metës, me ata e kishin shoqërinë. Pra ustallarët u dhanë anëtarë partie këtyre që hiqen si parti të reja, si rasti Lapaj. Pas zgjedhjeve këta do bëjnë fajtorë shqiptarët, duke thënë se s’dinë të votojnë”, thotë avokati.

Ora 18:33
Valteri: Berisha e paguan LaCivita me paratë e Mediut në Gërdec dhe gjakun e shqiptarëve! Beqiri: Saliu i dha 50 mln dollarë, po pastron paratë e atij që Trump e shpalli ‘non grata’

 

Një nga pikat e analizës dhe diskutimit në ‘Studio Live’ ishte prania e konsulentit të fushatës elektorale të PD-së, Chris LaCivita dhe pyetja se ku gjenden paratë për tapaguar apo nëse vërtetë mund të ndikojë te rezultati i fushatës.

A është LaCivita një magjistar?

“Unë nuk besoj në magjistar, por në punë, jo që do hamë me lugë floriri apo do ulim dividentin siç thotë Berisha, që nuk e ka haberin së çfarë thotë, flasin çdo gjë të mundshme që ta hanë sapunin për djath shqiptarët. Ne jemi me punën, ka dhe gabime se janë 12 vjet, nuk ka perfeksion, kemi dhe njerëz të përballur me ligjin, por ne bëjmë përpara”, thotë Valteri.

Por ku i gjen paratë opozita që paguan një konsulent kaq të shtrenjtë? Valteri nuk harron të bëjë një listë të gjatë për përgjigjen:

“Berisha ka para tepër, nga të Fatmir Mediut, të Gërdecit, që mbajnë erën e 26 viktimave që u dogjën nga baruti i asaj fabrike. Ka nga Rruga e Kombit, që mbajnë erën e gjakut të shqiptarëve, të 21 janarit që mbajnë erën e gjakut të njerëzve të nënave e familjeve të të vrarëve. Ka erën e Damir Fazlliç, të vajzës së Berishës, ka erën e parave të piramidave, Xhaferrit, Sudes, Popullit, kur thoshte se “paratë e tyre janë të pastra”. Ne nuk jemi me kllounë që vijnë nga Amerika për të zgjidhur problemet. Problemet zgjidhen këtu, me njerëz, apo me njerëz të njëjtë që dalin në fushatë. Nëse zgjedhjet i fiton LaCivita, ata të mos dalin fare në fushatë, le të rrinë në shtëpi, kurse ne kemi fushatën me qytetarët, me rezultatin, me punën, përballja me qytetarët. Ata janë me listat e mbyllura dhe me struc që fshehin kokën”.

Kurse avokati Idajet Beqiri e shoqëroi diskutimin edhe me një ironi, duke e krhasuar LaCivita-n me “Mumjen e Egjiptit”, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndikim në rezultat dhe se qëllimi i tij është të pasurohet vetë nga paratë e Berishës dhe ky i fundit t’i pastrojë paratë e krimit dhe korrupsionit që ka bërë.

“Tani ka sjellë edhe këtë “Mumjen e Egjiptit”, LaCivitan që ka ardhur mbush xhepin, gjen budallenj këtu dhe i ka marrë nja 50 mln dollarë Saliut dhe madje i kërkon më të tjera, se ka edhe disa ndihmësa të tjerë, që i thotë Saliut se do ndihmojnë për zgjedhje. Gjen këta që pastrojnë edhe paratë e atyre që kanë fituar ndër vite këtu. Edhe LaCivita po i ndihmon t’i pastrojnë. Por harrojnë se ishte presidenti i atij LaCivitas që e shpalli “non grata” Sali Berishës për korrupsionin, pasuritë, vrasjet e bëra dhe krimet e tjera, që ia plasën surratit, që me Argitën, dhëndrin, Shkëlzenin, Lirinë, Mediun, e të tjerët. Kanë pasuri të paluajtshme në Holandë, belgjikë, Itali, Greqi. Ata e kanë marrë goditjen, LaCivita mbush xhepin e tij”, shprehet avokati për Report Tv.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?